• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

REALPOLITIK/ Bomba bërthamore tarifore amerikane! Europa kundërpërgjigjet!

10 Prill, 2025
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

NATO ok, por me apo pa Nenin 5? Kallas kërkon reforma!

REAL POLITIK NR. 105

17 Mars – 10 Prill 2025

Komente “ flash” mbi  4 ngjarjet kryesore diplomatike, shkurt dhe shqip, vetëm me 1000 fjalë nga analisti i njohur,  

 Dr. Jorgji KOTE

1.Bomba bërthamore tarifore amerikane!

Kështu  e cilësojnë personalitete botërore dhe amerikane vendosjen e tarifave nga Trumpi. Alarmin  po e japin dhe  ekspertë të shquar ekonomike dhe mbështetës të Trump, si Elon Musk. Ish Kryeekonomisti i FMN-së, Profesori i shquar i Harvardit, Kenneth Rogoff thotë se “ ky është eksperimenti më i keq ekonomik pas Luftës së II Botërore”. Ndërsa miliarderi Bill Ackman, Kryemenaxheri i Fondeve të Investimeve amerikane dhe mbështetës financiar i Trump thotë se “me këto tarifa Trump po shkon drejt një “lufte atomike” me çdo vend të botës, se ky është  gabimi më i madh që vjen nga një arimetikë e keqe politike”. 

Ca më tepër kur kjo çështje  mund të zgjidhej, si deri tani në forumet ekonomike ndërkombëtare dhe posaçërisht në Organizatën Botërore të Tregtisë ( OBT) me seli në Gjenevë e krijuar qysh në vitin 1947 me nismën dhe mbështetjen amerikane me 166 vende anëtare. 

Sipas ekspertëve, të tre synimet kryesore të Trump me këto tarifa do të dështojnë, sepse  “ balancimi absolut i eksport-importit amerikan me çdo vend është pa kuptim, se ndryshe ajo nuk do të përfitonte nga ndarja e punës”.  Së dyti, tarifat nuk do të nxitin prodhimin vendas, sepse në kushtet e një industrie të dobësuar, ai do të tkurret dhe do të bjerë më tej.  Edhe investitorët e huaj do të ngurojnë të shkojnë në SHBA për shkak të paqartësive dhe situatave të paparashikueshme atje.

Ndërsa sipas ekspertes Samira Sulan ” Nuk është as gabim dhe as problem që SHBA i ka importet më të mëdha se eksportet; kjo tregon se ajo ka aftësi paguese, vlera dhe investime kapitale të mjaftueshme”.  

Ja pse tarifat  e vendosura ditët e fundit kanë shtangur dhe vetë fansat e Trumpit, adhuruesit e tij, kongresmenë dhe senatorë republikanë dhe ekspertët më të shquar të së drejtës ndërkombëtare tregtare, sepse janë pa kuptim dhe me pasoja të rënda për ekonominë botërore dhe për vetë SHBA-të, janë “ fundi i globalizmit” siç pohon Prof. Veronika Grimn.

Mirëpo tani kjo është fakt i kryer dhe pas Kinës, edhe vende të tjera si Japonia, Gjermania, etj kanë paralajmëruar kundërmasat e tyre tarifore bashkë me forma të tjera – bojkot të mallrave dhe shërbimeve amerikane,  ulje të investimeve të huaja në SHBA për shkak të pasigurive të vazhdueshme, rritje të çmimeve dhe inflacionit ose “ stagnacion”, shtrenjtimin e kostos së jetesës dhe për pasojë,  shkeljen e  premtimeve nga Presidenti Trump; gjithashtu,  kjo embargo mund të vijojë, siç dhe ka nisur, me largimin e turistëve nga Amerika, për të mos folur për dëmet e mëdha të imazhit mbi SHBA, si kampione e demokracisë, e globalizmit  dhe tregtisë së lirë.   

Për pasojë,  tarifat amerikane jo vetëm nuk do të jenë “ çlirimi i dytë”, por ato mund të kthehen  në një bumerang apo dhe  vetëvrasje politike, ekonomike dhe financiare për SHBA-të. Shenjat po shihen te krisjet dhe “tërmetet“ në bursat botërore të aksioneve dhe të mallrave, rritja e mundësisë për recesion ekonomik, e cila sipas sondazheve të kompanisë së mirënjohur ndërkombëtare Gold& Sachs është rritur nga 20 në 35 për qind, etj.  Ndaj pezullimi  i tyre tremujor më 9 Prill, me përjashtim të Kinës  u mirëprit kudo.

2.Europa kundërpërgjigjet! Kjo u pa  qartë dhe  në takimin e ministrave të financave të BE-së më 7 – 8 Prill. Përballë tarifave më të reja të  Presidentit Trump më 2 Prill, ata u shprehën në favor të dialogut; madje ofruan zero tarifa për mallat industriale. Por, nëse kjo nuk do të arrihet, atëhere BE-ja do të  kundërpërgjigjet me masat reciproke si  tregu më i madh ekonomik në botë me efekte dhe për vetë SHBA-të. Nga ana tjetër, BE-ja, siç dhe ka nisur, do të ndërtojë një paradigmë të re të tregtisë botërore dhe aleanca të reja ekonomike me Britaninë, Indinë, Kinën, Japoninë, etj. Gjithashtu, ajo po nxiton të përfundojë marrvëshje të tregtisë së lirë me vendet e  Azisë dhe Amerikës Latine.

Natyrisht kjo gjendje është tejet e rëndë për BE-në, pas COVID 19, pasojave të luftës në Ukrainë dhe tarifat e Presidentit Trump.

Mirëpo, siç ka thënë Jean Monnet, Europa forcohet duke kapërcyer kriza dhe  shumatore e zgjidhjeve të tyre”.

3.NATO ok, por me apo pa Nenin 5?

Më 3 – 4 Prill, ministrat e Jashtëm të NATO-s u mblodhën në Bruksel  ku Sekretari i Shtetit Rubio u mundua të qetësonte kolegët  me garancitë amerikane për sigurinë europiane dhe se  SHBA-të nuk tërhiqen nga NATO.  Mirëpo prapë kjo nuk e  qetësoi Europën. Sepse problemi nuk është thjesht NATO dhe të jetë  apo të mos jetë  Amerika aty. Vendimtare është nëse SHBA do të zbatojë Nenin  5 për mbrojtjen kolektive  nëse do të sulmohet një vend anëtar i NATO-s. Dhe jo thjesht që SHBA-të mjaftohen  duke dërguar atje disa trupa dhe avionë dhe “ u lamë”, por te përgjegjësia madhore strategjike amerikane për të mbrojtur Europën aleate. Mirëpo  Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Rubio nuk kanë përgjigje të qartë, të plotë dhe të besueshme. Ca më keq Akoma, SHBA-të nuk po bëjnë më dallim midis mikut dhe armikut, madje këtë të fundit po e “marrim me të mire”, ndërsa mikut i tregojnë derën, siç ndodhi me Presidentin Zelenski.

4. Kallas kërkon reforma!

Më 8 Prill, Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ndaloi në Tiranë gjatë turit të saj të parë ballkanik. Në takimin me Kryeministrin Rama dhe në Konferencën e  tyre të shtypit, ra në sy se krahasuar me paraardhësit, ajo ishte më e kursyer në komplimenta dhe përgëzime. Lidhur me objektivin Shqipëria në BE 2030, ajo e pranoi, por ndryshe nga propaganda qeveritare ajo nënvizoi se kjo kërkon shumë punë, reforma dhe plot “ detyra shtëpie”. Kallas e bëri të qartë se për këtë nuk mjafton vetëm vota për PS-në, por duhet përfshirja e gjithë forcave politike, shoqërisë civile, etj.

Ky ishte mesazhi i duhur nga BE-ja. Sepse 2030 duket se është marrë si e mirëqenë nga pushtetarët tanë, duke e reduktuar si çështje vote dhe pasaporte, duke e shoqëruar me “karamele dhe tollumbace” zgjedhore! Mirëpo, nëse puna do të ishte për votat për parti, atëhere ne fare mirë ia jepnim ato PS-së dhe anëtarësimi në BE ishte “punë e mbaruar”. Por  “BE 2030” nuk e realizon dot një parti e vetme pa pëfshirjen e të tjerëve, sidomos të opozitës, sepse vërtet në BE nuk do të hyjë vetëm qeveria dhe diplomacia, por gjithë Shqipëria!

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026
Bota

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026
EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.