Rektorët e universiteteve te ftuar sot në Komisionin e Medias dhe Edukimit kanë dhene detaje per situaten aktuale ne universitetet qe drejtojne, duke u ndalur edhe ne protesten e studenteve.
Para deputeteve te komisionit, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni u shpreh hapur ne mbeshtetje te kerkesave te studenteve.
“Kërkesat e studentëve i mbështesim dhe kemi ofruar bashkëpunim. Unë personalisht si rektor të gjithë qëndrimet e asambleve i mbështesë për shkak se kërkesat e Asambleve kryesore kanë marrë në analizë situatën dhe janë shprehur me kërkesa”- ka thene Koni.
Koni: Siç e thatë edhe ju, gjatë dhjetorit dhe në janar të vitit 2019, institucionet e arsimit të lartë u përfshin në disa protesta. Kërkesat e studentëve i mbështesim dhe kemi ofruar bashkëpunim. Unë personalisht si rektor të gjithë qëndrimet e asambleve i mbështesë për shkak se kërkesat e Asambleve kryesore kanë marrë në analizë situatën dhe janë shprehur me kërkesa. Universiteti i Tiranës ka një buxhet shumë të vogël në nivelin e pagave. Kam kërkuar rritjen e vazhdueshme për kërkimet shkencore dhe mungesa e fondeve dëmton punën e kërkimit shkencor në këto vite.
Nderkohe qe rektori i Mjekesise, Arben Gjata ka theksuar se “Kjo protestë e studentëve shkundi universitetin, administratën dhe qeverinë dhe i beri ato të reflektojnë. Kaluam një situatë të vështirë me universitetet”.
Debat Vokshi-Ylli
Nuk kane munguar replikat ne mbledhjen e sotme. Kryetarja demokrate Albana Vokshi ka replikuar me deputetin e PS, Fidel Ylli.
“Mos e ngri zërin, se është turp i madh, je përballë profesorëve, nuk e dështon dot seancën, mos fyej”- tha Vokshi.
“Nuk jemi për të dëgjuar ty, po ata, boll tani, kemi therritur rektoret, t’i degjojme”- ka thene ai.