• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Revolucioni botëror i Coronës

4 Prill, 2020
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Aktualisht pretendohet me obsesion se jemi në një luftë midis njerëzimit dhe virusit Corona. Luftë do të thotë të kesh një armik që vjen nga jashtë. Për Coronën njerëzimi e ka fajin vetë, mendon Carmen-Francesca Banciu.

Mua më duket më tepër se po ne përjetojmë një revolucion. Virusi e detyron njerëzimin që ta shohë veten si një bashkësi të madhe së cilës urgjentisht i nevojiten ndryshime. Virusi na detyron të kuptojmë se ne si pjesë e një organizmi jemi të ndërvarur dhe kemi nevojë për njëri-tjetrin. Çdo komb dhe çdo individ, çdo qenie, qoftë e re, qoftë e moshuar, janë po aq të vlefshme dhe të rëndësishme në zinxhirin që siguron mbijetesën në planet.

Prej kohësh ne ndjejmë në zverk kërcënime nga rreziqe pjesërisht difuze, por që na prekin të gjithëve: pasojat e globalizmit, plakja e shoqërisë, rritja e popullsisë, zhdukja e biodiversitetit, tkurrja e burimeve, ndryshimi i klimës, pasojat e luftërave. Tani ne e dimë se problemet globale nuk mund të izolohen ose të zgjidhen në nivel kombëtar. Sidoqoftë, është e rëndësishme që as qeveritë, as lëvizjet ekologjike, fetare apo politike të mos fitojnë kurrë epërsi për të zbatuar zgjidhje globale me mjete totalitare.

Corona mësuesja jonë

Izolimi po përdoret aktualisht si zgjidhje për të penguar përhapjen e virusit. Por izolimi është iluzor në një botë në të cilën ne të gjithë jemi të ndërvarur. Shumë më tepër sesa të izolohemi ne duhet të mësojmë të vlerësojmë se ç‘është e nevojshme, e dobishme dhe e kotë. Corona është mësuesja jonë edhe në këtë drejtim.

Në vetëm pak javë, virusi Corona (SARS-CoV-2) shkaktoi një revolucion. Një gjë mikroskopike, e padukshme, e pathyeshme e megjithatë e brishtë, delikate (dhe që as mund të shumëfishohet në mënyrë të pavarur) ka arritur t’i kallë datë tërë botës, të gjunjëzojë më të fuqishmit e botës, të kërcënojë gjithë ekzistencën tonë, ta ndryshojë jetën tonë me një ritëm tmerri.

Gjithçka ndryshoi rrënjësisht në vetëm disa ditë. Zakonet, nevojat, kërkesat, pretendimet janë relativizuar. Të gjithë jemi bërë refugjatë të mundshëm. Vetëm se ne nuk mund të marrim askund arratinë nga vetja. Ne na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Urdhëri i momentit është të ndalemi e të mendohemi thellë, dhe të qëndrojmë brenda derisa bota të ketë gjetur ekuilibrin. Të ushtrohemi në durim, të pranojmë rëndësinë e jospektakolares. Të kuptojmë se çfarë ka vërtetë rëndësi për jetën tonë.

Tani ne po mësojmë çdo ditë të vlerësojmë gjërat që kemi injoruar, lënë pas dore, harruar ose konsideruar si të panevojshme: të kalojmë kohë së bashku, të kalojmë kohë me veten, të perceptojmë sensualitetin e jetës, të rigjallërojmë shqisat tona, të ngadalësojmë ritmin e jetës. Të përcaktojmë dhe vlerësojmë rëndësinë e punës, të arsimit, të studimeve, të lidhjeve shoqërore, por edhe të pasurisë. Të gjërave që nuk tregtohen në bursë, por falë të cilave ne ndjehemi tepër të pasur. Ne po mësojmë të vlerësojmë çdo njeri dhe shumë gjëra të tjera.

Me shpejtësi po kuptojmë se efikasiteti nuk duhet të jetë masa e vetme për të matur vlerën e jetës. Mësojmë të rikuptojmë kohën dhe cilësinë e jetës, të dëgjojmë fëshfërimën e gjetheve, zhurmën e pikave të shiut, të vëzhgojmë ndryshimet e dritës, të vlerësojmë erën dhe ngjyrën e ushqimit dhe shijen e gjellës së sapo gatuar. Ne mësojmë se sa vlerë ka një buzëqeshje spontane. Dhe shumë më tepër. Tani po merr rrugë një rilindje masive emocionale e një shoqërie të sëmurë nga mungesa e vëmendjes.

Koha për një fillim të ri

Para epokës së Coronës ishim të gjithë të kapluar nga një nxitim i gjithanshëm. Askush nuk kishte kohë, madje edhe për të shpëtuar mjedisin koha na dukej shumë e shkurtër. Masat e karantinës e kanë detyruar shumicën prej nesh që në dukje të mos bëjë asgjë. Ne dhe mjedisit na u dhurua kohë. Kohë për të reflektuar për një fillim të ri dhe për ta vënë atë në udhë.

Mjekët, infermierët, punonjësit e pastrimit të qytetit, prodhuesit dhe shpërndarësit e ushqimeve dhe të gjithë ata që mundësojnë vazhdimin e jetës së përditshme duke vënë jetën në rrezik, janë heronjtë e ditës. Ne të tjerët rrimë në shtëpi dhe nëse jemi aq të mençur sa të durojmë veten dhe të mos zhytemi pafund në Netflix & Co. por të hyjmë në bisedë me veten dhe të komunkojmë thellë dhe në mënyrë autentike me të tjerët, shumë shpejt do të kontribuojmë për të gjetur zgjidhje për krizat.

Deri sa të ndodhë kjo ne në të gjithë botën vazhdojmë të pjekim bukë me maja. (Edhe NY Times publikoi një recetë për këtë.) Ne punojmë kopshtin, sistemojmë dollapët, renditim letrat, lexojmë, mësojmë ndonjë gjuhë të re, këndojmë, vizatojmë dhe qajmë. Dhe mbi të gjitha mendojmë dhe krijojmë një rend brenda vetes. Në mendje hartojmë plane për shërimin e të gjithëve dhe një fillim të ri.

Ne na bëhet e qartë që jemi në të njëjtën barkë. Dhe shpëtimi i barkës është i mundur vetëm nëse përpiqemi për të mirën e të gjithëve. Për momentin kjo do të thotë të heqim dorë nga shumë gjëra, të mbajmë distancë fizike, t’u japim mësim fëmijëve tanë në shtëpi dhe t’u mundësojmë atyre të marrin pjesë në mësim përmes internetit. Edhe fëmijët po bëjnë sakrificat e tyre. Si do të ndikojë ky ndryshim masiv jetën e tyre?

Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo gjendje pauze. Por pas ditëve të izolimit, të luftës, të dëshpërimit dhe të reflektimit, ne do të dalim plotësisht të ndryshuar nga krizalidat tona. Një metamorfozë globale. Ne do të rritemi me detyrat tona. Si pas një lufte, ne do të krijojmë plot vrull diçka të re. Dhe krijimtaria e botës do të shprehet në gjëra të qëndrueshme, të rëndësishme, domethënëse. Kush do të dojë të mendojë pas kësaj për jetën e vet të dikurshme?/dw

Carmen-Francesca Banciu ka lindur në Rumani. Që nga nëntori i vitit 1990 ajo jeton në Berlin, ku punon si shkrimtare dhe autore për revista e gazeta dhe ofron seminare për shkrim kreativ. Që nga viti 1996, ajo shkruan edhe në gjuhën gjermane. Libri i saj “Lamtumirë shokë dhe të dashur” u propozua për Çmimin Gjerman të Librit 2018. Së shpejti botohet në anglisht romani i saj “Arratisja e babait”.

Related- Posts

NGJARJE

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026
KOSOVA

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026
KOSOVA

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.