Presidenti i Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç falënderoi sot Kuvendin e Shqipërisë në një videomesazh në seancën ku diskutohet projektrezoluta për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
Në fjalën e tij, presidenti i Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç ka falënderuar deputetët shqiptarë për miratimin e rezolutës së gjenocidit të Srebenicës
“Falënderoj të gjithë deputetët e parlamentit të Shqipërisë për miratimin e rezolutës për gjenocidin e Srebenisës. Në të vërtetë ky është respekt për viktimat. Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina janë dy vende miqësore”, tha presidenti i Bosnjë Hercegovinës.
Bëhen 27 vite nga gjenocidi në Sebrenicë, krimi i madh masiv në tokën evropiane pas Luftës së Dytë Botërore. Vetëm për disa ditë, pas 11 korrikut 1955, njësitë e Ushtrisë dhe Policisë së Republikës Srpska vranë më shumë se 8000 burra dhe djem.
“Siç konstatohet në vendimin e Gjykatës së Hagës, i i gjithë operacioni i krye nën urdhrat dhe mbikëqyrjen e udhëheqjes politike dhe ushtarake të Republikës Srpska. Veprimi i asaj industrie të habitshme të vdekjes shqetësoi ndërgjegjen e njerëzimit dhe vuri në dukje pasoja katastrofike të komunitetit ndërkombëtar, i cili në mënyrë pasive, për tre vjet, vëzhgoi rrethimin e Sebrenicës, “zonën e sigurt të Kombeve të Bashkuara”. Tragjedia e Sebrenicës është bërë një simbol planetar i vuajtjes dhe krimit në epokën moderne. Edhe sot, 27 vjet më vonë, fjala Sebrenicë jehon me tmerrin dhe dhimbjen më të fuqishme”, theksoi Xhaferoviç.
Presidenti Xhaferoviç shtoi se “me mirënjohje dhe vlerësim mora lajmin për synimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për miratimin e rezolutës për gjenocidin në Sebrenicë. Falenderoj të gjithë deputetë që mbështetën miratimin e kësaj rezolute”.
“Me këtë akt Shqipëria konfirmon përkatësinë e saj në botën e qytetëruar dhe Kuvendi i Shqipërisë i bashkohet Parlamenti Evropian, Kongresit Amerikan dhe shumë parlamenteve të tjera në botë, Evropë dhe rajon që miratuan rezolutën për gjenocidin e Sebrenicës. Ky është një akt shumë thelbësor dhe shumë o rëndësishëm për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rivendosja e besimit në rajon është mundur vetëm me respekt për vërtetën, sepse respekti për të vërtetën është respekt për viktimat. Shpresoj që një ditë rajoni i Ballkani Perëndimor, pa përjashtim, do të fillojë të respektojë viktimat dike pranuar të vërtetën. U takon atyre a di ta bëjnë këtë dhe të sigurojnë një të ardhme normale dhe të shëndetshme ose të vazhdojnë të mohojnë, duke penguar kështu rikthimin e besimit dhe duke mbajtur peng brezat e reja dhe të kaluarën.
Ai theksoi se Republika e Shqipërisë dhe Bosnja dhe Hercegovina janë dy vende të afërta dhe jashtëzakonisht miqësore. Vendet tona kontribuojnë në krijimin e një mjedisi paqësor dhe demokratik në rajon. Popujt tanë janë të lidhur pazgjidhshmërisht më lidhje të shumta historike, kulturore dhe përgjithësish njerëzore. E ardhmja jonë është e përbashkët, dhe ajo është evropiane dhe euroatlantike. Në këtë këndvështrim e shikoj këtë akt të Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i kujtim,i dhe nderimi i viktimave është të sigurohet që tmerri i gjenocidi të mos ndodh kurrë. Ashtu thotë lutja e Potoçarit: Dhimbja të jetë shpresë, në vend të hakmarrjes të jetë drejtësia, lotët e nënës të jenë lutja që Sebrenica të mos i ndodhë më kurrë askujt”, përfundoi ai.
Pas paraqitjes së rezolutës së propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, kryetarja e Kuvendit ftoi të pranishmit të mbajnë një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës./ata