• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Roli i shoqatave serbe në tragjeditë njerëzore në Ballkan, sidomos kundër shqiptarëve

31 Tetor, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Aleksandër Vulin është një figurë e njohur në Serbi, në Rusi dhe më gjerë. Për më shumë se një dekadë ka qenë krahu i djathtë i Aleksandër Vuçiq, si dhe kreu i grupeve kriminale serbe që kanë punuar për destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Vulin ka drejtuar jo vetëm ministrinë e Brendshme e të Mbrojtjes të Vuçiq, por edhe BIA-n, pra shërbimin sekret të Serbisë. Njihet si mik i shquar i Rusisë, Putin dhe Lavrov dhe si përkrahës e zbatues i të gjithave planeve anti-BE e anti-SHBA në rajonin tonë. Eshtë një prej njerëzve besnikë të presidentit Vuçiq, i ngarkuar me detyrën e stërvitjes së terroristëve me emrat e Milan Radoiçiq.  

Aq i dukshëm ishte Aleksandër Vulin, sa nuk u fsheh kurrë në lidhjet e tij me Moskën, edhe në kohët e sulmeve ushtarake të saj në Ukrainë. Thuhet se është një prej garantuesve të influencës ruse në Ballkan dhe së bashku me Dodik e Vuçiq përbëjnë treshen më të rrezikshme për destabilizimin e tij. Vulin ishte ministër i Mbrojtjes i Serbisë, kur para disa vitesh shpalli në prezencë të presidentit të Serbisë projektin e “Botës serbe” në Ballkan. Ky projekt u prezantua në modelin e projektit të Aleksandër Dugin dhe Vladimir Putin për “Botën ruse”!

Sipas projektit të “Botës serbe” Serbia duhet të luftojë me vetmohim për të rikthyer brenda kufijve të saj të gjitha territoret ku banojnë serbët, ose ku flitet serbisht e sllavisht, ku aplikohet kultura dhe tradita serbe dhe madje edhe ku gjenden varrezat e “martirëve serbë”! Kjo formulë në fakt është e njohur nga shqiptarët dhe popujt e tjerë jo serbë në Ballkan. Është e njohur nga projekti i Naçertanies së Garashaninit. Po ashtu nga memorandumit 7 marsit 1937 të Vasa Çubrilloviçit. Nga rekomandimet e Vladan Gjoregjeviçit, Nikolla Pashiqit, Raporti për Shqipërinë i vitit 1939 të Ivo Andriç, Aleksandër Rankoviçit si dhe nga fjalimet e Sllobodan Milosheviçit. Por edhe nga memorandimi i vitit 1995 i shefit të presidentit Vuçiq me emrin Vojisllav Shejshel dhe nga Memorandumi i vitit 1986 i Akademisë së Shkencave të Serbisë për të ashtuquajturin “Genocid të shqiptarëve kundër serbëve”!

Në përpjekje për të realizuar “Botën serbe” Vulin këto ditë krijoi Shoqatën Historike Ruse në Serbi me program “ndërtimin paqësor të botës serbe”! Ky hap është shumë i rrezikshëm për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe në kontinentin evropian. Për të kuptuar se pse ky rrezik është vërtetë kërcënues, ne mund të kthehemi mbrapsht në histori dhe të shohim se cili ka qenë roli i shoqatave të tilla të Serbisë nga fillimi i shekullit XX e deri më sot. Gjithmonë Beogradi kur ka planifikuar luftëra, konflikte dhe spastrime etnike, ai fillimisht ka krijuar organizata ekstremiste e terroriste si kjo Shoqata Historike Ruse në Serbi dhe ka nis fushatat e spastrimit etnik, të cilat kanë përfunduar me tragjedi të mëdha humbjen e jetëve të mijëra e dhjetëra mijë njerëzve të pafajshëm.

Organizata e parë çetnike serbe u krijua në vitin 1902. Duke nuhatur shpërbërjen e Perandorisë Osmane Beogradi mori të gjitha masat për të realizuar idetë e tij të Serbisë së Madhe, e cila sot përshfaqet me projektin e “Botës serbe”! Këshilli kryesor i organizatës së parë çetnike të Serbisë u themelua në Beograd. Atëherë u tha se çetnikët nuk kishin të bënin me qeverinë e Serbisë, por në fakt organizata u financua nga shteti serb dhe prapa saj qëndronte ish-ministri i atëhershëm i Luftës, Millovan Pavlloviç. Në organizatën çetnike në fjalë bënin pjesë ushtarakë, politikanë, tregtarë e biznesmenë, intelektualë dhe njerëz të tjerë me autoritet, të cilët ishin gjithashtu përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe organizimin e akteve terroriste kundër popujve jo serbë në Ballkan, sidomos kundër shqiptarëve. Në këshillin kryesor të organizatës ishte edhe gjenerali Jovan Atanaskoviç dhe kapiteni i ushtrisë, Dimitroje Aspiç. Ky i fundit më pas u bë shef i zbulimit të ushtrisë së Serbisë, sigurisht për merita të veçanta në angazhimin e tij në organizatën ekstremiste të çetnikëve.

Në vitin 1908 ishte marrë vesh se Perandoria Osmane do të shkatërrohej. Ndaj dhe shteti serb po përgatitej që me çdo kusht e me çdo mjet të përfitonte territore nga rënia e kësaj perandorie. Këto territore i shihte në jug, në drejtim të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe Maqedonisë dhe në Perendim në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës. Për të realizuar këto synime, qeveria serbe mbështeti dhe financoi krijimin dhe veprimtarinë e organizatës “Narodna Obbrama” (Mbrojtja Popullore). Qendra ishte në Beograd. Por veprimtaria e saj u orientua në Kosovë dhe Maqedoni. Kryetari kësaj organizate u caktua gjenerali në pension ,Bozha Jankoviç, një njeri i afërt dhe besnik me kryeministrin serb, Nikolla Pashiq.

Ky gjeneral e udhëhoqi organizatën e lartpërmendur deri në tetor të vitit 1912, kur filloi sulmi i ushtrisë serbe për pushtimin e Kosovës dhe të Shqipërisë së Veriut dhe siguruar daljen e Serbisë në Adriatik (Durrës dhe Lezhë). Në këtë moment gjenerali Jankoviç emrohet komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë së Serbisë, e cila ishte ngarkuar për të asgjësuar popullsinë shqiptare në Kosovë, Shkup, veri të Shqipërisë (Lumë) dhe territore tjera ku jetonin shqiptarët. Aleksandër Leo Freundlich në librin e tij, “Golgota e Shqipërisë” flet për 25 mijë shqiptarë të masakruar të kësaj periudhe, shumica dërmuese fëmijë, gra dhe pleq.

Pas kësaj organizate, nën kujdesin dhe me financimin e qeverisë së Beogradit u themelua në vitin 1911 edhe një organizatë tjetër famëkeqe. Ajo mori emrin “Ujedinjenje ili Smrt” (Bashkim ose Vdekje). Ndryshe thirrej edhe si organizata “Dora e Zezë”! Identik si edhe Shoqata Historike Ruse në Serbi, edhe organizata “Bashkim ose Vdekje” e vitit 1911 kishte në programin e saj bashkimin e serbëve në një perandori të vetme. Brenda kësaj “perandorie” ajo përfshinte Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë e Veriut. Të njëjtat territore synon gjithashtu projekti i “Botës serbe”, të lansuar vitet e fundit.

“Bashkim ose Vdekje”, më pas e quajtur edhe si “Dora e Zezë”, u organizua më mirë se dy organizatat e përmendura më parë. Në Prekuplje, afër Nishit, ajo hapi një shkollë dhe përgatiti çetnikët serbë për luftën terroriste kundër shqiptarëve dhe popujve të tjerë jo serbë. Të njëjtën gjë kanë bërë dekadën e fundit Vuçiq dhe Vulin në Nish, ku ngritën kampin rus të përgatitjes së akteve terroriste në Ballkan, më i njohur prej të cilëve është tentativa e grushtit të shtetit në Mal të Zi (2015).Në shkollën e Prekupljes e kanë fillin shumë prej emrave të njohur të terrorit serb në periudhën e Luftërave Ballkanike dhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Dora e Zezë ishte ekzekutuesja e atentatit të 28 qershorit 1914 kundër princit të kurorës së Austro-Hungarisë, Franz Ferdinand dhe gruas së tij, Sofisë, në Sarajevë. Atentatori ishte Gabriel… , por në aksionin terrorist mori pjesë dhe i riu, Vasa Çubrilloviç, i cili më vonë, do të bëhej ministër në qeverinë e Beogradit dhe akademik i Serbisë, madje mendja djallëzore e asgjësimit të shqiptarëve.

Është shumë interesant fakti se në periudhën e Milosheviçit këto organizata morën thjesht emra të tjerë, si Tigrat e Arkanit ose Beretat e Kuqe. Po ashtu sot kemi përtëritjen e traditës përmes Shoqatës Historike Ruse në Serbi me autor dhe drejtues ish-ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Dugin. Shoqata dhe organizata të tilla janë shumë të rrezikshme për rajonin dhe paqen në Europë. Nëse vrasja e Franz Ferdinandit çoi në vitin 1914 në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, nuk duhet injoruar fakti që Serbia përpiqet të bëjë të njëjtën gjë në këto kohë të vështira për të.

Edhe në dekadat e fundit kanë ndodhur ngjarje të ngjashme me atë të fillimit të shekullit të XX. P.sh vrasja e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Xhinxhiç (2003) i ngjan vrasjes së ish-mbretit të Serbisë, Alesandër dhe mbretëreshës Draga Mashin, natën e 28-29 majit 1903. Ishte asokohe togeri Dimitrije Aspiç me 120 ushtarakë që sulmuan Pallatin Mbretëror dhe msakaruan çiftin mbretëror. Ose i ngjan vrasjes më 20 qershor të vitit 1928 të katër deputetëve kroatë në parlamentin e Beogradit nga një anëtar radikal serb i këtij parlamenti. Ndërkohë duhet kujtuar se viktimë e terrorit të organizatave ekstremiste të Serbisë ishte edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Anna Lind, e cila u vra në Stokholm më 10 qershor 2003 nga një ekstremist e terrorist serb me emrin Mihajloviç!

Beogradi është prezent sot në Kosovë përmes agjentëve sekretë të saj, ndër ta edhe jo pak shqip-folës. Madje eksponentë të shërbimit sekret në Beograd mburren publikisht për këtë prezenzë në Kosovë. Prandaj dhe Europa sidomos, por edhe SHBA-të dhe vende të tjera që duan paqen, stabilitetin dhe sigurinë duhet t’i druhen pasojave të tilla nga një organizatë e tillë, si kjo Shoqata Historike Ruse e Serbisë, themeluar nga njeriu më i afërt i presidentit Aleksandër Vuçiq e me të njëjtin emër, por me mbiemrin Vulin!

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026
FOKUS

Quo vadis, Albania et albaniens?-Ku po shkoni, Shqipëri dhe shqiptarë?

20 Tetor, 2026
FOKUS

Shqipëria mbi të gjitha

19 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026

ODIHR kërkon hetim të pavarur për dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri

20 Tetor, 2026

Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

20 Tetor, 2026

Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

20 Tetor, 2026

Kina në Ballkanin Perëndimor: Wang Yi forcon diplomacinë me Malin e Zi, Kroacinë dhe Bullgarinë

20 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.