• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Hoxha: Një diplomaci moderne për Shqipërinë evropiane

    Kryeministri Rama: Protesta e Zvërnecit na sfidoi realisht, qeverisja do të përmirësohet

    Rama nis sezonin e ri politik nga Pogradeci: “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania” në provën e mandatit të katërt

    Ministri Hoxha: Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj në Itali. Pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

    Rama për incidentin në Pustec: “Shqipëria nuk do ta ulë monedhën e vlerave në nivelin e parodisë”

    MEPJ: Mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar në Pustec, mungesë serioze

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dosja “Sheholli”: Plani i Serbisë që Kosova të perceptohej shtet radikal

    PDK–AAK protestojnë “koti” para Qeverisë, sepse janë shumë larg zemrës së qytetarit!

    Ramush Haradinaj propozon rikthimin e Thaçit në Presidencë

    Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?

    Mickoski në Pustec, shkelet protokolli: Mungon himni shqiptar

    PSE HESHTIN INTELEKTUALËT MAQEDONAS?

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

“Rubikoni” europian është kapërcyer, kthim prapa nuk ka

27 Janar, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zekerijah Smajiç-geopolitika.news[i]

“Epoka e pafajësisë”, pra, ka marrë fund edhe në aspektin retorik. Ishte një periudhë gjatë së cilës BE-ja e mbështeti për dekada prosperitetin e saj mbi energjinë e lirë ruse, tregun kinez dhe ombrellën e sigurisë amerikane. Të gjitha këto shtylla janë shembur papritur. Dhe jo vetëm kaq. Para syve të UvdL-së dhe liderëve europianë shfaqet një hendek i thellë mes homo-brusseliensis (burokrati që vepron me logjikën e dekarbonizimit të Europës nga viti 2030 deri më 2050) dhe qytetarit të zakonshëm europian, i cili shqetësohet për ardhjen galopante të robotëve në vendin e tij të punës, për çmimet marramendëse të banesave apo për koston e energjisë, që pothuajse dy të tretat e europianëve nuk mund ta përballojnë pa subvencione.

“I dehuri” më në fund u ngrit! Këmbët i dridhen ende, por shikimin e ka rifituar! Dhe e kuptoi se si përfundoi në hendek për shkak të veseve të veta.

Pra, ndonëse gjithmonë ka qenë e ditur se gjeopolitika nuk e toleron përgjumjen dhe inercinë vasale, Bashkimi Europian (BE), si një xhuxh gjeopolitik që nga themelimi i tij, vetëm së fundmi ka arritur të zgjohet nga një gjumë i thellë njëzetvjeçar, si dhe nga një dehje po aq e gjatë me vlerat liberalo-demokratike dhe “arritjet civilizuese”.

Ajo u kthjellua vetëm nga Groenlanda e ngrirë, megjithëse para kësaj kishte skena të panumërta të tjera kthjelluese në të gjithë botën që zhduken para syve të kujtdo që donte të shihte skena të tilla: nga rënia e Murit të Berlinit, rënia e Bashkimit Sovjetik, rënia e Jugosllavisë, përmes shkatërrimit brutal të Irakut (aleatët perëndimorë të udhëhequr nga SHBA-të dhe Britania, atëherë anëtare e BE-së), Pranvera Arabe që synonte zhdukjen e rrënjëve të qytetërimit në Egjipt, Siri, Libi (të gjitha të ashtuquajturat revolucione me ngjyra të drejtuara nga aleatët perëndimorë të cilët më vonë, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të NATO-s, i fragmentuan të gjitha këto vende në sferat e tyre të interesit (të naftës).

Pastaj erdhi agresioni rus kundër Ukrainës, gjenocidi izraelito-amerikan në Rripin e Gazës, demonstrimi i paparë i ‘kodit të vlerave’ hegjemonike mbi Venezuelën… Këto janë vetëm disa nga ngjarjet nga fundi i viteve 1980 deri në fillim të vitit 2026, në të cilat Bashkimi Evropian (në mënyrë aktive ose përmes mosveprimit të habitshëm) mori pjesë.

Shok pas shoku

Që nga fillimi i këtij viti, pllakat tektonike të pushtetit kanë nisur të lëvizin shumë më shpejt sesa burokracia në Bruksel arrin të shkruajë njoftime për shtyp, procesverbale dhe direktiva. Realizmi gjeoekonomik dhe “ëndrrat e gjelbra” europiane kanë filluar të përplasen me shpejtësinë e dritës, ndërsa korrelacioni mes rritjes së çmimeve të energjisë dhe forcimit të së djathtës radikale në shtetet kyçe anëtare të BE-së, për shembull, është bërë aq i dukshëm saqë qarqet ekspertësh në administratën mastodonte të Pallatit Berlaymont në Bruksel kanë nisur të dyshojnë se autoriteti më i lartë ekzekutiv i BE-së është realisht i paaftë të njohë si gjerësinë ashtu edhe thellësinë e lëkundjeve tektonike në skakierën globale.

Tronditja që përjetuan liderët europianë në Davos gjatë Forumit Ekonomik Botëror të 55-të “mbi të ardhmen e botës” (21–23 janar) nuk u shkaktua nga vetë fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump, sepse tashmë dihej (për ata që donin ta dinin) se ai jo vetëm që nuk ka simpati për aleatët e tij europianë, por as mëshirë për aleatët në përgjithësi. Po ashtu, ishte e njohur edhe pikëpamja e tij dashamirëse se “Europa nuk është më ajo që ka qenë dikur” dhe se prej kohësh “nuk po ecën në drejtimin e duhur”.

Nëse liderët europianë dhe krerët e institucioneve europiane deri në Davosin e këtij viti nuk e kishin marrë vesh se cilët do të ishin prioritetet e administratës Trump në mandatin e tij të dytë, mund të kujtoheshin për Konferencën e sigurisë në Mynih të marsit të vitit të kaluar, kur zëvendëspresidenti i Trumpit JD Vence i “shokoi” i pari me deklaratën se “kërcënimi më i madh i Europës nuk janë rusët apo kinezët, por kërcënimi asaj i vjen nga brenda nëpërmjet humbjes së vlerave  europiane dhe tëhuajsimit të elitave nga populli”. I porositi gjithashtu se “demokracia europiane nuk duhet të ketë frikë nga zëri i qytetarëve madje edhe atëherë kur ky zë kërkon ndryshime befaseuse”. Akuzoi qeveritë europianoperëndimore se “mbytin lirinë e fjalës në mënyrë që t’u mbyllin gojën atyre që nuk mendojnë njëlloj me ta dhe këndvështrimeve politike mbi realitetin gjeopolitik”. U tërhoqi vëmendjen për mossuksesin “në kontrollin e kufinjve dhe rrymave të emigracionit”, dhe i këshilloi “për më shumë sovranitet në siguri nëpërmjet ndërmarrjes së përgjegjësive më të mëdha për forcimin e sigurisë së antarëve të saj”. Pra, u foli për një botë me një realitet plotësisht të ri vlerash!

Megjithëse shumë analistë të pavarur dhe liderë të rrallë europianolindorë një rrëfim të tilla amerikan për Europën dhe BE-në e vlerësuan objektiv dhe thirrje qëllimmirë për eleminimin e ritualit të jetës në gënjeshtër, në shumicën e kryeqyteteve europianoperëndimore vlerësimet e Vencit u përjetuan si “tejet konfrontuese”, duke shkaktuar, në përputhje me këtë, edhe reaksione shumë të ashpra të Brukselit, Berlinit, Parisit… Askush nga liderët euroianë, me përjashtim të kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe atij sllovak Robert Fico atëbotë nuk e kuptuan se ky fjalim i Vencit ishte pikërisht një këmbanë alarmi për ndërprerjen e qartë amerikane, të ndërgjegjshme dhe të pakthyeshme, të marrëdhënieve transatlantike siç kishin qënë në  vitin 1945.  Ishte ky një moment kyç për zgjimin përfundimtar të Europës nga hibernimi i thellë, tejet i gjatë gjeoekonomik dhe gjeopolitik . Ishte, por atëherë nuk u shfrytëzua.

Nga Mynihu deri në Davos

Për shkak të liderve europianë qartësisht të paaftë; për shkak të rënies ekonomike të Unionit; të politikës migratore e cila Europën e shndërroi në një kamp global refugjatësh; edhe për shkak të shumë gjërave për të cilat do të bëhet fjalë në fund të këtij teksti, Europa, sikurse u shpreh këtyre ditëve Donald Trumpi këto ditë në Davos “është bërë pjesë e botës që po rrënohet para syve tanë”, ndërsa Amerika e tij e cila “u bë përsëri çudi ekonomike… dhe motori i vetëm i ekonomisë botërore…” (?) Retorikën e tij keqdashëse dhe poshtëruese mbi BE-në dhe “lidershipin” (udhëheqjen) e saj, Trumpi shumë shpejt në Davos e vërtetoi pjesërisht edhe duke refuzuar takimet tradicionale bilaterale me udhëheqësit kryesorë europianë përfshirë edhe presidentin e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Për hir të së vërtetës, edhe disa prej tyre patën në Davos njëfarë distance kritike ndaj presidentit amerikan për shkak të fyerjeve vërtetë të pavend për llogari të tyre. Disa prej tyre (Macroni dhe Merzi) refuzuan  ftesën për t’iu bashkuar Bordit të paqes tejet kontravers. Madje disa prej tyre (Macroni dhe UvdL) u larguan nga Davosi para ardhjes së Trumpit në Zvicër. Është normale që syrit të mprehtë të Trumpit një gjë e tillë nuk kishte si t’i shpëtonte e kësisoj gjatë fjalimit vërejti në mënyrë sarkastike se “disa kanë më shumë dëshirë të shohin rënien e tyre nga dritarja sesa të qëndrojnë në tryezën ku shkruhet e ardhmja”.

Ishte e pritshme që privilegjin për takim kokë më kokë me Trumpin në Davos, ndër të rrallët, ta kishte edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe “i birësuari” dhe “sufleri” i tij europian Mark Rutte, me të cilin, sikurse pohuan  më pas të dyja palët, bisedoi ekskluzivisht mbi Groenlandën. Pas takimit në të cilin u arrit “kuadri i marrëveshjes së ardhshme” mbi këtë ishull Arktik, lideri amerikan tha se kjo do të jetë “marrëveshje e shkëlqyer për ShBA-të dhe të gjithë antarët e Aleancës”, sepse gjoja përfshin bashkëpunimin në të gjithë fushat – që nga ndërtimi i “kupolës së artë” antiraketore dhe deri te shfrytëzimi i mineraleve kritike. Mbeti edhe më tej në qëndrimin hegjemonist se “Groenlanda duhet të jetë amerikane” (në mënyrë që gjoja të mos jetë as ruse dhe as kineze?), por në rrugën  e saj deri te synimi në Arktik “Amerika nuk do të përdorë forcën ushtarake”. Përveç heqjes dorë nga forca ushtarake, Trumpi, gjatë bisedimit me Rutten, hoqi dorë edhe nga kërcënimet e mëparshme për tarifa doganore shtesë (të cilat tani janë 15%) për të gjitha mallrat nga tetë vende europianoperëndimore të cilat i’u kundërvinë planeve pushtuese të Groenlandës. Me tërheqjen e “frenave të dorës” me doganat, shoku në Bruksel gjithsesi nuk u shërua.

“Rubikoni“ europian  është kapëcyer, kthim  prapa nuk ka

Direkt nga Davosi, liderët europianë (ata që nuk kishin  larguar që më përpara) u turrën në “Sheshin Robert Schuman” të Brukselit, ndërsa në udhëtimin nga Zvicra në Belgjikë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u ndal shkurtimisht në Strasburgun francez ku Parlamenti Europian me një shumicë të ngushtë pezulloi procesin e ratifikimit të marrëveshjes tregtare të verës me Donalda Trumpin të nënshkruar me 27 korrik në pronën e tij skoceze të golfit. Një ditë më parë Parlamenti Eurpian dyshoi edhe te marrëveshja e saponënshkruar me antarët amerikanojugorë të Mercosur-it, dhe i’a dërgoi Gjykatës Europiane për të vlerësuar bazën e tij juridike, gjë të cilën e kemi parashikuar (publikuar edhe në portalin tonë: https://www.argumentum.al/arktiku-lindja-e-mesme-e-re-dhe-be-ja-si-nje-menu-nga-e-cila-tre-gjigante-te-uritur-marrin-aq-sa-u-nevojitet/).

Për të gjitha këto nga pak, tubimi i jashtëzakonshëm pesëorësh i krerëve europianë në Bruksel të enjten kaloi me hutim, në heshtje, pothuajse konspirativisht, në gjendje shoku për shumicën e të pranishmëve. Njëkohësisht samiti kaloi në një ton prej fitimtari për ata krerë europianë të cilat janë esëlluar kaherë dhe të cilët kishin bërë më kot thirrje për zgjimin e Europës që në ditën e parë të mandatit të parë të presidentes aktuale të Komisionit Europian.

Pa vendime të mëdha dhe konfrontime dramatike, samiti i jashtëzakonshëm i krerëve europianë përfundoi me konkluzionin unik se “Rubikoni” europian më në fund është kapërcyer! Me emocione për rendin e vendosur pas Luftës ë Dytë Botërore, ai përfundoi! Bashkimi Europian do të duhet që brenda natës të rritet, dhe pa kthyer kokën prapa në të vjetrën, duhet të mësojë të veprojë në realpolitikisht dhe në mënyrë të pavarur- i vetëdijshëm se hegjemonia ekzistuese transatlantike po shkrihet, ndërsa beteja e vërtetë për caktimin e sferave të ndikimit sapo ka nisur!

Por, a mund të pohohet me siguri: “Alea iacta est“- domethënë zaret janë hedhur? A janë vërtetë të vetëdijshëm liderët europianoperëndimorë se lumi i Cezarit, Rubikoni, është kapërcyer atëherë kur është bërë hapi i parë nga i cili është e pamundur të kthehesh prapa pa ballafaqim me pasoja dramatike?

Marr lirinë këtu të pohoj me ndërgjegje: nëse krerët europioanoperëndimorë, ose shumica e tyre, do të vazhdojnë edhe më tej të besojnë në të pavërtetat shekullore anglosaksone sipas të cilave kërcënimi më i madh për Europën është Rusia Cariste, Republika Sovjetike Ruse, Republika Federative Socialiste Sovjetike –RFSS, Federata e Republikave Socialiste Sovjetike – FRSS, e deri ta Federata Rusë e tanishme (RF) me në krye sot “famëkeqin” president Vladimir Putin – në këtë rast “zaret janë hedhur” në humnerë dhe nuk ka asgjë nga përmbysja fatsjellëse. Vetëm atëherë kur liderët europianë të kuptojnë se armiqtë e Bashkimit Europian janë interesat imperialiste dhe dehja në verbërinë gjeopolitike – atëherë ekzistojnë shanse për rimëkëmbjen gjeoekonomike dhe autonominë e saj gjeopolitike në një të ardhme që është duke lindur. 

“Shpirti i dialogut” apo “Shpirti i vampirit”

Përveç të pavërtetave pesëqind vjeçare anglosaksone mbi “vlerat perëndimore” si masë e gjithçkaje ekzistuese, ka shumë rëndësi që krerët europianë të pushojnë së gënjyeri edhe vetveten.

Përshembull: Forumi Ekonomik Botëror në Davos, qëkur e pati themeluar në muajin janar të vitit 1971 inxhinjeri gjermano-zviceran, ekonomist dhe doktor shkencash i shumfishtë Klaus Schwab si “Forumi Menaxherial Europian” – mbahet në truallin e Europës. Gjithashtu, qysh në fillim, kur ideja e tij ishte promovimi i teknikave amerikane të drejtimit në kompanitë europiane dhe nxitja e bashkëpunimit mes bizneseve, qeverive dhe shoqërisë civile, e deri tani në këtë sesionin e tij të 55-të të tij, përherë në Davos kanë qënë dominuese “syzet” amerikane nëpërmjet të cilave shihej e ardhmja e Europës dhe botës. Pra, Europa, gjithmonë, në vend të foltores ishte në dëgjimore. Pesëdhjetë e pesë vite Europa tundi kokën si dëgjuese e urtë, dhe shtynte përpara objektiva në kujtim të kohëve përrallore. Në favor të këtij pohimi, ju lutem, shihni vetëm titullin e Forumit të sivjetshëm: “Fryma e Dialogut” (anglisht- A Spirit of Dialogue)!? Në përpunimin e këtij titullimi fokusi ishte te “hapja dhe bashkëpunimi si mjete kryesore për zgjidhjen e sfidave globale në kohët e pasigurisë së thellë dhe dinamizmit teknologjik…” “Pikat kryesore të Forumit ishin ‘bashkëpunimi në botën e ndarë; strategjitë për ezistencë ekonomike dhe rritje në mesin e ngatërrimeve në tregun global; investimi te njerëzit dhe zhvillimi i aftësive profesionale të adoptuara me transformimin digjital; zbatimi i përgjegjshëm i inovacioneve me fokus të veçantë në zhvillimin etik të inteligjencës artificiale (AI), kompjuterat kuantikë dhe bioteknologjisë; ndërtimi i begatisë brenda kufinjve planetarë nëpërmjet qëndrueshmërisë rritjes së gjelbër dhe ndryshimeve klimatike..” A mund të ketë tema më të dëshiruara dhe të formuluara më bukur?

Por, tema kaq të rëndësishme dhe bukur tingëlluese – realiteti i përditshëm, gjeoekonomia e proteksionizmit dhe gjeopolitika e “tigrave” të uritur e shndërruan në përqeshje cinike të së ardhmes. Mbi këto tema vitale për botën globale, në opinionin publik europian dhe botëror, nuk u transmetua pothuajse asgjë. Këto tema vitale as liderve botërorë dhe as mediave nuk i’u dukën të rëndësishme në raport me retorikën e ashpërsuar mbi Groenlandën  dhe retorikën amerikane, të ashpërsuar përsër në adresë të aleatëve tradicionalë.

Nga iluzionizmi te realizmi gjeopolitik

Duke u bërë (së fundmi) i vetëdijshëm për ëndrrat iluzioniste të një doktrine liberal-demokratike globaliste si një njësi matëse për gjithë njerëzimin, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen (të cilën presidenti amerikan gjithashtu nuk dëshironte ta takonte në Davos), arriti në përfundimin se “historia po fillon të shkruhet në një gjuhë tjetër nga më parë”. Dhe se ajo nuk shkruhet vetëm nga aktorët tradicionalë globalë të Perëndimit.

“Me emocionet (lexo: ndaj aleatit tradicionalisht më të fortë Atlantik!?) është mbaruar! Rruga jonë duhet të çojë drejt një Europe të pavarësisë, sigurisë të garantuar dhe sovranitetit ekonomik”, deklaroi UvdL nga podiumi në Davos. Duke folur për tarifat shtesë të shpallura dhe të tërhequra ndaj disa anëtarëve të Bashkimit, ajo shtoi se, nëse administrata Trump ruan një qëndrim të tillë, përgjigjja evropiane do të jetë “e shpejtë, vendimtare dhe proporcionale”.

“Epoka e pafajësisë”, pra, ka marrë fund edhe në aspektin retorik. Ishte një periudhë gjatë së cilës BE-ja e mbështeti prosperitetin e saj për dekada mbi energjinë e lirë ruse, tregun kinez dhe ombrellën e sigurisë amerikane. Të gjitha këto shtylla janë shembur papritur. Dhe jo vetëm kaq. Para syve të UvdL-së dhe liderëve europianë shfaqet një hendek i thellë mes homo-brusseliensis (burokrati që vepron me logjikën e dekarbonizimit të Europës nga viti 2030 deri më 2050) dhe qytetarit të zakonshëm europian, i cili shqetësohet për ardhjen galopante të robotëve në vendin e tij të punës, për çmimet marramendëse të banesave apo për koston e energjisë, që pothuajse dy të tretat e europianëve nuk mund ta përballojnë pa subvencione.

Një ristrukturim i përgjithshëm i eksperimentit europian ka bërë të domosdoshme veprimin! Sa më shpejt të vijë “fundi i një fikcioni të këndshëm” (Kryeministri kanadez Mark Carney në Davos), aq më të mëdha do të jenë shanset për projektin gjeoekonomik të Rilindjes, i cili arriti të standardizojë kurbaturën e kastravecëve, por dështoi në daljen e paralajmëruar prej kohësh nga feudalizmi digjital dhe krijimin e një identiteti të përbashkët europian që të përballonte tronditjet serioze gjeopolitike dhe gjeoekonomike.

[i] https://www.geopolitika.news/analize kraj-starog-saveznistva-i-ere-nevinosti-eu-a-europski-rubikon-je-prijeden-povratka-nema/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Kush po e shtyn përpara projektin e shtetit bektashi në Tiranë?

25 Gusht, 2026
FOKUS

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

24 Gusht, 2026
FOKUS

Ukraina, 35 vjet Pavarësi: nga 1991 në luftën që po ndryshon Europën

24 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Sekretari i Vatikanit viziton Moskën, në fokus Ukraina dhe mundësitë për paqe

25 Gusht, 2026

Dosja “Sheholli”: Plani i Serbisë që Kosova të perceptohej shtet radikal

25 Gusht, 2026

Kush po e shtyn përpara projektin e shtetit bektashi në Tiranë?

25 Gusht, 2026

Kur Londra i frikësohet ndërprerjes së kontakteve me Moskën, është e qartë se ku gjendet Europa

25 Gusht, 2026

Shefi i CIA-s zbarkon fshehurazi në Moskë – çfarë po negociohet me Kremlinin?

25 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.