• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Sallatë ruse amerikane

13 Janar, 2025
in Bota, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Miodrag Vlahoviç[i]

Donald Trampi mbeti konseguent me vetveten. Lëvizjet e tij, në kontekstin e dy vatrave të zjarrta në nivel global – agresioni rus në Ukrainë dhe episodet e reja tragjike të krizës shumëvjeçare në Lindjen e Afërt – tregojnë se për presidentin ri/të vjetrin e ShBA-ve, prioritetet janë në anë të tjera të botës.

Në këtë trekëndësh tejet të pazakontë – Kanada, Groenlandë, Panama – hapja e çështjes së kanalit të Panamasë, një çerek shekulli pas nënëshkrimit të marrëveshjes nga ana e presidentit të ndjerë Jimmi Karter, mund të ketë njëfarë logjike, edhe nëse ajo mund të reduktohet në tregim muskujsh përballë “partnerit strategjik, sikurse e ka quajtur Kinën, në mënyrë eufemistike, shumë vite më parë Zbignjev Bzhezhinski.

Dy idetë e tjera – blerja e Groenlandës nga Danimarka (ose marrëveshje me qeverinë indipendentiste në Nuuku, sipas ndonjëfarë arranxhimi, deri tani të panjohur, që mund të vijë më pas) dhe shndërrimin e Kanadasë në shtetit e 51 federal amerikan- thjesht duken sureale.

Është e qartë se me këtë zhvillim të situatës mund të jetë më i kënaquri pikërisht Vladimir Putini. Deklaratat bombastike të Trampit sesi problemin e luftës në Ukrainë do ta “zgjidhë për 24 orë” tani duken akoma më pak serioze – ose më mirë të themi të tepërta, megjithëse po flitet shumë për samitin ruso-amerikan.

Departamenti i Shtetit, me sekretarin e ri të shtetit, Marko Rubio (për të cilën mbretëron mendimi unanim se, në rrethanat e dhëna, është zgjidhje e shkëlqyer për shef të diplomacisë), do të përballet në mënyrë të paevitueshme me probleme të njëjta ose shumë të ngjashme që dikur i pati provuar Reks Tajlersoni, sekretari i parë i shtetit në mandatin e parë të Trampit. Eksperienca e padyshimtë, dijet dhe aftësia e Tajlersonit nuk ishin të  mjaftueshme për të qëndruar gjatë në atë pozicion. Politika kapriçoze dhe jokonseguente (lexo: tipari dhe\ose kuptimi i rolit të vet) kushtëzuan ndryshme të vazhdueshme në pozicionet e rëndësishme.

Sëbashku me faktorin që quhet Elon Musk, qëndrimet e tij ekstreme (ideologjike) të cilët irritojnë adresa të rëndësishme në të dyja anët e Atlantikut, perspektiva e politikës amerikane mbetet enigmë e madhe.

A janë Panamaja, Kanadaja dhe Groenlanda tema serioze, apo vetëm blerje kohe për shkak të situatës në anët e tjera të botës, është një pyetje fillestare në listën e gjatë të të panjohurave të mëdha.

Fundi i politikës së marrjes me të mirë?

Në Ballkanin Perëndimor gjërat janë standartësisht keq.

Politika amerikane e marrjes me të mirë të politikës dhe regjimit të Aleksandër Vuçiçit përjetoi një negacion brutal – në të dyja anët e kësaj medalje. Nëse kriteri ishin synimet e shpallura të politikës amerikane – rezultati është i keq. Nëse parametri i përpjekjeve diplomatike amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor është situata në Serbi dhe në vendet fqinjë – rezultati është akoma më i keq.

Qëndrimet publike dhe mesazhet e ambasadorit Christopher Hill, kthimi i të cilit në detyrë nga pensioni u interpretua si paralajmërim i një politike ndryshe nga Uashingtoni, ka shkaktuar, sëpari, mosbesim dhe moskuptim, dhe më tej zhgënjim dhe zënie të kokës me duar. Ambasadori i cili është konsideruar si shefi i pashpallur i rrjetit diplomatik amerikan në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, arriti të antagonizojë edhe simpatizantët më të zjarrtë të ShBA-ve, deri në atë nivel saqë kritikat për qëndrimin e tij tij, ose vërejtjet për qëndrimin e kolegëve të tij të cilët e ndiqnin, praktikisht “këmba këmbës”, u shpallën, dhe kjo jo vetëm nëpër koridore, si njëfarë “antiamerikanizëm i ri”, ose madje edhe “ekstremizëm”!

(Është interesant të vëmë në dukje – jo vetëm për faktin se dy a tri herë, kundërshtoi edhe publikisht deklaratat e Hillit – “më i liri” ndër kolegët e tij në rajonin tonë ishte ambasadori i deri para pak kohëve në Prishtinë, Jeff Hovenier. Vendi pritës – në këtë rast Kosova – luan rol edhe në këto gjëra. Ky, duket ta themi, nuk është rasti i Malit të Zi).

Pika kulmore e këtij angazhimi jokoherent ishin deklaratat dhe qëndrimet qysh nga fillimi i krizës më të re politike në Serbi, që filloi me tragjedinë në Novi Sad. Ambasadori Hill e kaloi vijën e cila ndan qëndrimin diplomatik nga ai emocional pothuajse i tipit tifozllëk, në të cilën as zërat për korrupsion nuk duhen harruar.

Ndërsa dhuna nëpër rrugë dhe propaganda e rrezikshme e mediave të rregjimit ecin nëpër tehun e thikës, ambasadori Hill mburri potencialet demokratike të qeverisë, e cila, si edhe të gjithë sistemet e tjera shtetërore në Serbi, kontrollohen nga Vuçiçi. Ambasadori nuk e pati aspak të vështirë madje as të udhëtonte sëbashku me Vuçiçin dhe oborrin e tij, apo të jetë në shoqërinë e propagandistëve dhe “gazetarëve” më të thekur të këtij rregjimi.

Një qëndrim i tillë i Hillit nuk i ka ndihmuar Serbisë, as demokratizimit të saj, as edhe afrimit me bashkësinë euro-atlantike, apo përparimin në kontekstin e agjendës europiane. Ka ndikuar në anën tjetër, në relativizmin ose madje edhe për injorimin e përgjegjësisë së Serbisë për sulmin terrorist në manastirin Banjska. Mossuksesin e diplomatit amerikan në lidhje me të ashtuquajturin “Ballkan të Hapur” le të mos e përmendim.

Vendimi i fundit amerikan – vënia e sanksioneve NIS-it (Industria e Naftës e Serbisë) është shenja e parë – për hir të së vërtetës ende e pamjaftueshme – e qartë se ShBA-të vetëm në fund të administratës së Bajdenit dhe mandatit të Antony Blinken, vendosën të ndërpresin praninë kyçe të kapitalit rus në Serbi, pasiqë për vite të tëra toleruan refuzimin e Vuçiçit për t’i vënë sanksione Rusisë. (Dërgesat/shitjet indirekte të armëve dhe municioneve serbe në Ukrainë për një kohë të gjatë kanë figuruar si justifikim për atë segmentin e “të marrurit me të mirë” të pushtetit në Beograd. Djathë për para – sikurse thotë populli jonë)

Në intervistën e fundit me përmbajtje para fundit (të supozuar) të mandatit, zëvendësi i sekretarit të shtetit, James O’Brajen, krahas të tjerave, mesazheve shumështresore në lidhje me raportin serbo-kosovar, pohoi edhe se “Nuk dëshirojmë të duket sikurse njëra ose tjetra parti po merr përgjegjësinë, sepse në Amerikë të dyja partitë besojnë se raporti i fortë ka rëndësi – si për vendin tonë, ashtu edhe për Serbinë”.

Kjo do të duhet të implikojë se politika amerikane, domethënë të kuptuarit nga ana e saj e konstelacionit në Ballkanin Perëndimor, do të mbetet e pandryshuar, edhe pas kthimit të versionit trampist të republikanëve në pushtet: Serbia është për ShBA-të vendi kyç i Ballkanit Perëndimor, gjithçka tjetër ka rëndësi të dorës së dytë.

Nga zhgënjimi në zhgënjim

Në këtë politikë dhe të kuptuarit e rajonit, e cila nuk përbën risi, dhe e cila mund të kritikohet fillimisht për boshllëk në të kuptuarit e pozitës, rëndësisë dhe implikimeve të mundshme për tolerimin e formave më të këqija të nacionalizmit serb (e bashkë me këtë edhe ndikimit malinjë rus), ndër fqinjët e Serbisë, Mali i Zi është më i brishtë se të gjithë.

Kritikat për llogari të ambasadores inerte dhe të pamjaftueshme Xhudi Rajzing Rajnke nuk duhet t’i marrim të shkëputura nga realiteti që ka të bëjë me pozicionin e Malit të Zi në listën amerikane të prioriteteve në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kuptim, ambasadorja ka lëvizur në territorin që e ka kontrolluar për një kohë të gjatë tandemi Gabrijel Eskobar-Kristofer Hill. Hapësirë manovrimi jashtëzakonisht e ngushtuar, do të mund të thuhej. Rëndësia sekondare e Malit të Zi ka kushtëzuar efekte të tilla të mandatit tashmë gjashtëvjeçar të zonjës Rajnke.

Misioni i saj i parë diplomatik dhe ky në funksionin e ambasadores, nisi me një vlerësim thellësisht të gabuar të karakterit politik të të ashtuquajturave litije (procesione fetare). Roli emancipues dhe demokratik e Kishës së Serbisë ishte premisë plotësisht e gabuar – hyrje në trenin e gabuar në udhëkryqin e historisë malazeze. Kur i shtohet kësaj ideja se “serbët” vërtetë “ishin të kërcënuar” në Mal të Zi (?!), nga e cila ambasadorja e nderuar kurrë nuk u çlirua, as anekdota/gafa e famshme mbi tanket e Gjukanoviçit nëpër rrugë, nuk është se tingëllon fort qesharake.

Me një bazë të këtillë – domethënë sipozim, ose tejbindje – nuk ishte e lehtë të evitohej gabimi kyç amerikan në raport me proceset politike në Mal të Zi. Diplomacia amerikane në këtë mënyrë, sadoqë në shikim të parë mund të duket e çuditshme, humbi fuqinë për të ndikuar qënësishëm në vendimet magjistrale të aleates së vogël ballkanike – e cila bash në administratën e parë të Trampit pati obstruksione të ditura për antarsimin në NATO.

Kujtesa nuk është e vështirë të freskohet: shpresat e mëdha në qeverinë apostolike të Zdravko Krivokapiçit, i pasuan pritmëritë e mëdha nga kabineti i pakicës së Abazoviçit, e më vonë, këta dy zhgënjime të rënda dhe tragjikomike, hyri në lojë tani edhe një eksperiment me improvizimet e Millojko Spajiçit banal.

Zbarkimi i partive serbo-ruse të ish Frontit demokratik as që u pengua, edhe përkundër përpjekjeve të Bllnkenit dhe Eskobarit të lartpërmendur, madje kujtojmë edhe Derek Shollin dhe deklaratën e ndarë të ambasadoreshës Rajnke. Kjo është e lehtë të shpjegohet – pa kurrfarë brerje ndërgjegje: nëse për Hillin, sëpaku zyrtarisht dhe publikisht, Vuçiçi është shembull dhe model, përse Rajnke të kishte vështirësi ta pakalueshme me bashkëputorët më të afërt të Vuçiçit (dhe të Putinit!) në Mal të Zi.

Kjo sallatë ruse amerikane në Mal të Zi nuk u bë aspak më e shijshme edhe me futjen në të të partive të pakicave – shqiptare dhe boshnjake – në kabinetin e improvizuesit Spajiç. Politikanët e pakicave janë aty vetëm për të krijuar imazh dhe mbushur numurat.

Përfundimisht: përpjekja diplomatike amerikane (megjithëse në këtë përpjekje amerikanët nuk janë të vetmit) që të pengohet, ose të shtyhet maksimalisht rikthimi i PDS-së (Partia e demokratëve socialiste e themeluar nga Gjukanoviçi. Shën. i përkth.) dhe partive të Aleancës Europiane në pushtetin ekzekutiv, jo vetëm në nivel shtetëror, dalngadalë po kalon në farsë me pasoja të paparashikueshme.

Kjo politikë po e humbet thelbin në mënyrë të paevitueshme. Tregues për këtë është situata politike në Mal të Zi- në të gjithë nivelet dhe në të gjithë segmentet.

Mali i Zi po afrohet pikës nga ku nuk ka më kthim prapa – domethënë implozionit të rrezikshëm social dhje politik. Barometri 26 (platforma politike e qeverisë aktuale të kryeministrit Millojko Spajiç. Shën. i përkth.) dhe konstruksione të ngjashme me të kanë humbur tashmë çdo kuptim, dhe shkatërrimi i stabilitetit shtrihet nga mosrespektimi dhe shkelja e Kushtetutës, nëpërmjet qëndrimit prej fodulli dhe të paskrupullt si dhe sjelljes së rrezikshme të krerëve të sektorit të sigurisë, e deri te bllokada në ndërtimin e ligjshëm të pushtetit lokal…

Është e pamundur që diplomatët amerikanë të mos e shohin dhe të mos e kuptojnë margjinalizimin dhe komprometimin e plotë të Presidentit dhe Kryeministrit, sëbashku dhe veçmas, e akoma më shumë edhe uzurpimin e pushtetit nga ana e vojvodës çetnik dhe favoritit ruso-serb, Andrija Mandiç, i cili është instaluar – zytarisht përkundër dhe nën hundën e Amerikës – në postin e kryetarit të parlamentit.

Do të ishte jokorrekte dhe aspak diplomatike ta mbyllja këtë tekst me spekulimin e sesa do të zgjatë akoma mandati i Shkëlqesisë së Saj Rajzing Rajnke. Për të gjithë ne, por edhe për miqtë amerikanë, ka më shumë rëndësi çështja nëse Mali i Zi do të duhet ta paguajë faturën e improvizimeve, moskoherencës, mospërputhjeve dhe miopisë së diplomacisë amerikane në territoret tona.

Jemi absolutisht të sigurtë dhe kemi besimin e plotë se një finale e tillë e procesit negativ historik në vendin tonë, i cili tani (gjithashtu!) po hyn në vitin e gjashtë, nuk i’a bën qjefin qejfi as ambasadores së respektuar. Suksesi jonë, kjo është e logjikshme, është edhe suksesi i saj. Shpresojmë se kjo vlen edhe vice-versa.

Edhe e kundërta, pra.

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.pobjeda.me/clanak/americka-ruska-salata

*Autori është analist i politikës së jashtme të gazetës “Pobjeda” dhe ish ministër i jashtëm i Malit të Zi.

Related- Posts

Kryesore

 65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

13 Gusht, 2026
Bota

Presidenti Trump: Forcat amerikane në kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

12 Gusht, 2026
Bota

Putin: Moska do të kundërpërgjigjet nëse Perëndimi konfiskon anije tregtare ruse

12 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trumpi refuzon t’i japë Kievit licencën për Patriotët. Në lojë është lufta ose paqja me Rusinë

12 Gusht, 2026

Albin Kurti po “lufton” për “Republikën e tretë”, fakt ky që s’po e kupton as opozita e as mediet!

12 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.