• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

Shqipëria dhe Italia do të zhvillojnë samitin e parë ndërqeveritar

17 Maj, 2025
in POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe Italia do të zhvillojnë për herë të parë një samit ndërqeveritar, dakordësi e arritur në Tiranë, gjatë takimit që kryeministri Edi Rama ka pasur me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Në deklaratën e përbashkët të rastit, publikuar në faqen zyrtare të qeverisë italiane theksohet se ky samit do të jetë një mundësi në funksion të forcimit të partneritetit strategjik.

Më poshtë deklarata e përbashkët:

DEKLARATË E PËRBASHKËT NË PRAG TË SAMITIT TË PARË BILATERAL ITALI-SHQIPËRI

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, u takuan më 16 maj 2025, në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian duke riafirmuar interesin e fortë të ndërsjellë në forcimin e mëtejshëm të
marrëdhënieve dypalëshe dhe në perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Për këtë qëllim dhe në kontekstin e marrëdhënieve të privilegjuara midis Romës dhe Tiranës, të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit të 13 tetorit 1995, të Deklaratës së Partneritetit Strategjik të 12 shkurtit 2010 dhe të Protokollit për forcimin e bashkëpunimit në çështjet e migracionit të 6 nëntorit 2023, u ra dakord që brenda vitit të mblidhet Samiti i parë Ndërqeveritar Itali-Shqipëri.

Ky Samit do të shërbejë si mundësi për të bërë një bilanc të bashkëpunimit dypalësh dhe për të rënë dakord për nisma të mëtejshme në funksion të forcimit të partneritetit strategjik midis Romës dhe Tiranës, duke identifikuar disa fusha kyçe, përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë, energjetikën, migracionin, mbrojtjen civile, shëndetësinë, mjedisin, zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor, me një fokus të veçantë tek formimi profesional në secilën nga këto fusha bashkëpunimi.

Takimi i sotëm shërbeu gjithashtu për të identifikuar fusha specifike ku do të përqendrohet puna përgatitore në prag të Samitit ndërqeveritar:

▪ Industria e Mbrojtjes: Në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes të 10 tetorit 1995 dhe Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes të 18 shtatorit 2009, do të forcohet bashkëpunimi për furnizimin me mjete dhe teknologji në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për ndërtimin dhe menaxhimin e infrastrukturave detare dhe të kantiereve detare në Shqipëri, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e njësive detare dhe për zbatimin e nismave të formimit teknik dhe profesional;

▪ Energjetika: Zgjerimi i bashkëpunimit në fushën energjetike, mbi bazën e marrëveshjes tripalëshe Itali–EBA–Shqipëri, të nënshkruar në Abu Dabi, më 15 janar 2025, e cila parashikon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe ndërtimin e një lidhjeje detare për energjinë e rinovueshme midis Italisë dhe Shqipërisë;

▪ Bashkëpunimi në fushën e migracionit: Krijimi i një grupi pune të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe forcimin e kapaciteteve shqiptare të patrullimit detar;

▪ Mbrojtja civile: Arritja e një marrëveshjeje për krijimin e një Sistemi të Mbrojtjes Civile në Shqipëri me qëllim transferimin e dijes profesionale;

▪ Shëndetësia: Forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetit amësor dhe neonatal në Shqipëri, për ndërtimin e një reparti neonatologjie pranë spitalit publik “Gliozheni” në Tiranë;

Zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor:

-Arritja e një Marrëveshjeje Kuadër për njohjen formale të “Cassa Depositi e Prestiti” në Shqipëri si një institucion financiar për zhvillimin, funksional për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën ekonomike dhe infrastrukturore, duke përfshirë edhe mbështetjen teknike italiane për krijimin e Bankës së re të Zhvillimit të Shqipërisë;

-Arritja e një marrëveshjeje për ndërtimin e përbashkët të një qendre panairi në Tiranë, e quajtur “ExpoAlbania”;

-Krijimi i instrumenteve ligjore dhe teknike për forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë detare dhe zhvillimin e projekteve të lidhura me industrinë e peshkimit në Shqipëri;

-Thellimi i bashkëpunimit mes “Simest” dhe Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shqipërisë përmes nismave formuese dhe mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme italiane dhe shqiptare mbi mundësitë në tregjet respektive, duke nxitur partneritetet dhe investimet.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian:

Italia dhe Shqipëria do të përcaktojnë në mënyrë të përbashkët fusha specifike me vlerë të lartë të shtuar për të mbështetur procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në kuadër të asistencës teknike para anëtarësimit, që tashmë është në zbatim.

Duke i hapur rrugë konsultimeve teknike që do të çojnë në përcaktimin e detajuar të objektivave, përmbajtjes dhe formatit të Samitit dypalësh që është objekt i kësaj Deklarate, kryeministrat e Italisë dhe Shqipërisë kujtuan me kënaqësi nisjen në Shqipëri të edicionit të 108-të të ”Giro d’Italia”, më 9 maj në Durrës, si dëshmi e lidhjes së fortë mes dy vendeve, e cila shtrihet edhe në diplomacinë sportive si mjet bashkëpunimi dhe rritjeje të përbashkët./  a.jor.

Related- Posts

NGJARJE

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026
epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL
POLITIKË

Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

4 Nëntor, 2026
Kryesore

Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

3 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

4 Nëntor, 2026

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

4 Nëntor, 2026

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.