Shteti i Palestinës dënon ashpër vrasjen e gazetares së Al Jazeera-s nga Izraeli

Shteti i Palestinës dënon në termat më të ashpër vrasjen e dhunshme të Izraelit dhe shënjestrimin e qëllimshëm të gazetares veterane të Al-Jazeera, Shireen AbuAqla, në kampin e refugjatëve Jenin.

Vrasja e Shireen nga Izraeli është pjesë e luftës dhe nxitjes së tij të mirë-dokumentuar dhe të pranuar gjerësisht kundër gazetarëve palestinezë dhe lirisë së shprehjes dhe shtypit. Izraeli dhe zyrtarët e tij, haptazi dhe publikisht, i shpërblejnë ushtarët e tyre për vrasjen e palestinezëve, duke përfshirë gazetarët, me pandëshkueshmëri të plotë dhe një ndjenjë të guximshme imuniteti“, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe e Mërgimtarëve të Shtetit të Palestinës.

Ndërsa kanë dhe një thirrje për gjithë gazetarët në botë që të ekspozojnë krimet e Izraelit, përfshirë krimet kundër gazetarëve. Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale duhet të hapë menjëherë dhe urgjentisht një hetim për krimet e Izraelit kundër gazetarëve dhe personelit të medias.

Reagimi i plotë:

Shteti i Palestinës
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Mërgimtarëve

Shteti i Palestinës dënon në termat më të ashpër vrasjen e dhunshme të Izraelit dhe shënjestrimin e qëllimshëm të gazetares veterane të Al-Jazeera, Shireen AbuAqla, në kampin e refugjatëve Jenin.

Forcat okupuese izraelite qëlluan Shireen AbuAqla në kokë. Ajo u vra ndërsa raportonte krimet e Izraelit. Ajo kishte veshur jelekun e saj PRESS. Sot zëri i Palestinës u vra, por jehona është e përjetshme.

Për dekada, Shireen AbuAqla ekspozoi me guxim krimet e Izraelit kundër popullit palestinez. Me raportimin e saj të patrembur dhe këmbënguljen e saj të fuqishme, Shireen u bë një ikonë e së vërtetës. Një hero kombëtar për ata, zërat e të cilëve u shuan nga krimet e Izraelit.

Vrasja e Shireen nga Izraeli është pjesë e luftës dhe nxitjes së tij të mirë-dokumentuar dhe të pranuar gjerësisht kundër gazetarëve palestinezë dhe lirisë së shprehjes dhe shtypit. Izraeli dhe zyrtarët e tij, haptazi dhe publikisht, i shpërblejnë ushtarët e tyre për vrasjen e palestinezëve, duke përfshirë gazetarët, me pandëshkueshmëri të plotë dhe një ndjenjë të guximshme imuniteti.

Shireen AbuAqla është një tjetër viktimë e mosveprimit të qëllimshëm të komunitetit ndërkombëtar për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për krimet e tij të vazhdueshme. Krimet e luftës dhe terrorizmi i Izraelit duhet të ndalen. Të lejosh vrasjet mizore të gazetarëve palestinezë nga Izraeli të kalojnë të pakontrolluara do të thotë të sanksionosh vrasjen e gazetarëve.

Shteti i Palestinës u bën thirrje gazetarëve në mbarë botën që të ekspozojnë krimet e Izraelit, përfshirë krimet kundër gazetarëve. Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale duhet të hapë menjëherë dhe urgjentisht një hetim për krimet e Izraelit kundër gazetarëve dhe personelit të medias. Po kështu, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të marrë përgjegjësinë e tij dhe të sigurojë mbrojtjen e popullit palestinez, në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Teksa mbajmë zi për këtë tragjedi shkatërruese kombëtare, përshëndesim gazetarët dhe personelin e medias për trimërinë dhe këmbënguljen e tyre për t’i transmetuar botës të vërtetën për atë që po ndodh në Palestinë, pavarësisht se i vë në shënjestër ata nga regjimi brutal, koloni dhe racist i Izraelit.

/Argumentum.al