• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Bilanci i Ferit Hoxhës: Shqipëria më e respektuar dhe më e besueshme se kurrë

    Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit 2027–2031 për zhvillim të qëndrueshëm

    Balla: Protestat të influencuara nga shtete armiqësore! Koçeku? Të dorëzojë mandatin e deputetes, ia ka dhënë PS

    Ministri Nufi pritet në Athinë nga homologu Dendias, në fokus bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguria kibernetike

    Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

    Nga URC 2026, Rama: Ukraina po rindërton guximin e Europës, Europa të ndihmojë të ardhmen e saj

    Hoxha takim me ish-presidentin Hollande: Franca, rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

    Kryeministri Rama pret Ambasadorin e Turqisë, z. Erciyes: Në fokus partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi ekonomik

    Balla pret të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Gjuha shqipe nuk negociohet

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    REL: Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gucati flet për Ramën, protestat në Shqipëri dhe Dritan Goxhajn

    Maqedonia e Veriut në NATO: Aleat formal, partner i diskutueshëm

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Si mund të ndikojë në zgjedhjet amerikane pakica kombëtare me rritjen më të shpejtë

5 Tetor, 2024
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Matija Sheriç-[i]

Sipas rezultateve të anketës bërë publike nga Reuters/Ipsos me 24 shtator, në nivel kombëtar të ShBA-ve, Kamala Harrisi është para Donald Trampit në masën 47:40 përqind. Nëse rezultatet e anketës pranohen pak a shumë si shprehje e pamjes reale, këto nuk do të thonë shumë për shkak të sistemit të Kolegjit Zgjedhor. Në shtetet vendimtare swing, që mund që mund t’i përcaktojnë kandidatin demokrat apo republikan, Trampi dhe Harrisi janë baraz dhe këtu dallimet janë të shkallës së gabimit statistikor.

Ka rëndësi çdo votë, përfshirë edhe ato të pakicave kombëtare dhe racore. Në këto zgjiedhje ndikimin të madh do të kenë amerikanët me prejardhje aziatike – pakica kombëtare me rritje më të shpejtë në ShBA. Anketa e Univestitetit të Çikagos tregon se Harrisi ka një përparësi prej 38% në radhët e amerikanëve me prejardhje aziatike. 66% e tyre planifikon të votojë për Harrisin, ndërsa vetëm 28% për Trampin, ndërkohë që 6% janë të pavendosur.

Situata është e ngjashme edhe te rejtingu i kanidatëve për zëvendëspresidentë. Tim Walz fiton 56% të mbështetjes, në raport me JD Vance për të cilin mendojnë të votojnë 21 përqind e aziatikëve amerikanë. Mbi Harisin kanë mendim pozitiv 44% e aziatikëve, ndërsa 42% kanë mendim negativ. Përse i përket Trampit, madje 70% syresh e shohin negativisht, dhe vetëm 28% në dritë pozitive. Anketat gjithashtu tregojnë se aktivistët e Partisë Demokrate janë më aktivë se republikanët në radhët e popullsisë me prejardhje aziatike.

Mbështetja e amerikanëve aziatikë për Harrisin

Anketat tregonin se në radhët e aziatikëve Kamala Harrisi  kishte përparësi ndaj Xho Bajdenit. Anketimi që kreu pranverën e këtij viti nga organizata joqeveritare amerikane e merret me edukimin e aziatikëve, në anketimin e votuese aziatiko-amerikanë (AAVS) tregoi se Xho Bajdeni kishte mbështetjen e 46% të këtij grupi, Trampi 31%, ndërsa 23% ishin të pavendosur. Shifra të ngjashme kishte edhe në vitin 2020. Del se kësijoj Harrisi ka 20% mbështetje më të madhe se Bajdeni. Përse?

Meqënëse mes Bajdenit dhe Harrisit, në kuptimin politik, nuk ka dallime thelbësore, ndryshimet janë vetëm në nuanca, është e qartë se prejardhja aziatike e Harrisit ështe elementi kyç që tërheq aziatikët amerikanë. Duke patur parasysh atë se ata e konsiderojnë atë si një prej tyre, do t’ia japin asaj shumicën e votave. Kjo nuk është gjë e papritur dhe nuk do të jetë hera e parë, megjithëse është e çuditshme, që thellë në shekullin e 21-të, zgjedhësit amerikanë të votojnë masivisht sipas rruazave të gjakut. Në zgjedhjet e viteve 2008 dhe 2012, Barack Obama mori votat e shumicës së stërmadhe të popullsisë zezake, 93 dhe 95%.

Duket se, sadoqë në shifra më të vogla, kjo do të  përsëritet edhe për Harrisin e cila ka një prejardhje racore laramane. Nëna e Kamalës, Shyamala Gopalan, ka lindur në Indi, në shtetin federal Tamil Nadu. Ka ardhur si emigrante në ShBA për të vazhduar arsimimin. Është bërë shkencëtare e njohur dhe kërkuese në fushën e kancerit të gjirit. Ka prejardhje nga bashkësia hinduiste-tamile. Ka vdekur në vitin 2009. Babai i Kamalës, Donald Haris, është emigrant nga Xhamajka. Ai është teoricien i ekonomisë dhe prefesor emeritus në Universitetin e Standfordit. Prejardhja e tij është afriko-karaibiane, me rrënjë që e kanë prejardhjen nga diaspora afrikane në Karaibe. Kamal Harrisi, pra, ka prejaredhje të dyfishte indiane dhe afrikano-karaibiane, gjë që e bën kandidaten e parë për presidente me prejardhje afroamerikane dhe aziatiko jugore në historinë amerikane. Pavarësisht nga ecuria e zgjedhjeve dhe nga ajo nëse amerikanët aziatikë do të fitojnë një presidente me prerjardhje nga ata, nuk ka asnjë dyshim se ndikimi i tyre politik në ShBA po rritet gjithnjë e më shumë. Këtë e tregon e kaluara dhe e tanishmja.

Rrjedhat e historisë

Amerikanët me prejardhje aziatike përbëjnë grupimin demografik më të larmishëm dhe më në rritje në Shtet e Bashkuara. Ata vinë nga një hapësirë e gjërë vendesh, përfshirë Kinën, Indinë, Filipinet, Vietnamin, Korenë, Japoninë dhe shtete të tjera. Historia e aziatikëve në ShBA është e mbushur me luftën për pranimin, diskriminimin, por edhe me suksese në fushat shoqërore dhe ekonomike. Valët e para të emigrantëve aziatikë në ShBA janë shënuar në mesin e shekullkit 19, kohë kur kinezët vinin në Kaliforni për të punuar në ndërtimin e hekurudhës, kërkonin  ar dhe merrnin pjesë në sipërmarrjet e biznesit.

Megjithëse shumë veta shpresonin për një jetë më të mirë në “Tokën e njerëzve të lirë”, gjithsesi u përballën me një valë diskriminimi. Një prej shembujve më të mëdhenj të mostolerancës racore ndaj aziatikëve ishte Ligji për përjashtimin e kinezëve i vitit 1862. Nëpërmjet këtij ligji u ndalua ardhja e emigrantëve kinezë, gjë e cila vendosi bazat juridike për diskriminim institucional. Fat të njejtë shijuan dhe japonezët, koreanët dhe filipinasit dhe aziatikë të tjerë që erdhën më vonë në ShBA. Gjatë Luftës së Dytë Botërore japonezët amerikanë u internuan me detyrim në kampe brenda ShBA-ve për shkak të paranojës për joluajalitetin e tyre, pa marrë parasush faktin se shumë prej tyre ishin shtetas amerikanë.

Ky veprim, i cili më vonë u pranua si shkelje e të drejtave të njeriut simbolizon një prej momenteve më të errëta në historinë e azitiakëve amerikanë. Megjithatë, pas vitit 1965 me miratimin e Ligjit për imigracionin dhe nacionalitetin, ShBA-të i’a hapën dyert një numuri gjithnjë e më të madh emigrantësh nga Azia, gjë me të cilën filloi një epokë e re e integrimit dhe e transformimeve demografike. Emigrantët vinin me një numur gjithnjë e në rritje nga pjesë të ndryshme të Azisë, duke sjellë me vete tradita të pasura kulturore, zakone dhe bindje të ndryshme.

Kontributi ekonomik

Aziatikët amerikanë kontribuojnë fuqishëm në zhvillimin ekonomik të Amerikës. Kontributi i tyre është i dukshëm në sipërmarrje, sektorin teknologjik dhe inovacione. Amerikanët me prejardhje aziatike drejtojnë një numur të madh sipërmarrjesh të vogla dhe të mesme. Më saktë, udhëheqin më shumë se 2 milionë sipërmarrje, gjë që përbvën 10% të të gjithë sipërmarrjeve të vogla në ShBA. Punësojnë me miliona njerëz dhe krijojnë të ardhura me rëndësi.

Përveç kësaj, drejtojnë edhe restorante të suksesshme, institucione tregtare dhe shëndetsore, kryesisht në zona të mëdha urbane si puna e San Franciskos, Los Anxhelosit dhe Nju Jorkut. Bëjnë pjesë në grupimin etnik më të arsimuar në ShBA. Sipas të dhënave të vitit 2020, më shumë se 54% e amerikanëve aziatikë më të moshuar se 25 vjeç kanë nga një diplomë fakulteti, gjë që është tejet më shumë se mesatarja kombëtare në rang ShBA-je, me 38%. Arsimimi i lartë u mundëson atyre akses në punë të paguara shumë mirë në sektorë të teknologjisë, mjeksisë, industrisë dhe financave.

Pak a shumë një nga tre punonjës të teknologjisë në Luginën e Silikonit  është amerikan me prejardhje aziatike. Prania e tyre në sektorin e intiligjencës arificiale, shkencave kompjuterike dhe biteknologji është e dukshme. Shumë prej tyre janë ndër themeluesit e kompanive më të dëgjuara teknologjike,  dhe disa nga sipërmarrësit më të njohur si puna e Jerry Jangut (themelues i Youtub-it) dhe Jen Hsuk Huang-ut (themelues i Nvidi). Për shkak të lidhjeve të tyre me Azinë, amerikanët aziatikë luajnë  një rol me rëndësi në lidhjen e ekonomisë amerikane me tregjet azititike që po rriten gjithnjë e më shpejt. Shumë prej tyre punojnë për lehtësimin e marrëdhënieve tregtare, investim dhe transferta teknologjie mes ShBA-ve dhe vendeve si puna e Kinës, Japonisë dhje Korfesë së Jugut.

Kontribut kulturor

Aziatikët amerikanë kanë forcuar ndjeshëm ShBA-të në fushën e kulturës. Janë gjithnjë e më të pranishëm në industrinë filmike dhe të televizonit. Filma si puna e “Crazy Rich Asians” (2018) dhe “Everything Everywhere All at Once” (2022), jo vetëm që ishin të sukseshëm komercialisht, por ndihmuan që rrëfimet aziatiko-amerikane të bëhen aktuale. Aktorë si Henry Golding, Steven Yeun dhe aktore si Michelle Yeoh dhe Awkwafina janë bërë yje ndërkombëtarë. Aziatikët amerikanë kanë ndikim gjithnjë e më të madh edhe në industrinë muzikore në ShBA, kryesisht nëpërmjet zhanreve pop, hip hop dhe indi. Artistë si Bruno Mars  (me prejardhje filipinase dhe portorikane) dhe Stevea Aokija (me prejardhje japoneze) janë bërë tashmë të njohur globalisht për shkak të inovacioneve të tyre muzikore.

Shkrimtarët dhe poetët aziatiko-amerikanë kanë pasuruar letërsinë me perspektivën e tyre mbi identitetin, migracionin, racën dhe raportet ndërmjet brezave. Amy Tan dhe romani i saj “The Joy Luck Club“ (1989) rrëfen shkëlqyeshëm eksperiencën e familjeve kinezo-amerikane dhe sfidat e jetës mes dy kulturave. Libri është bërë best seller ndërkombëtar dhe më vonë është adoptuar edhe në film. Guzhina kineze, japoneze, tajlandeze, indiane, koreane dhe vietnameze janë bërë tashmë pjesë përbërëse e gastronomisë amerikane. Tradita aziatike filozofike dhe shpirtërore kanë gjetur gjithashtu truall të plleshëm në shoqërinë amerikane, kryesisht nëpërmjet budizmit, hinduizmit dhe filozofive të tjera lindore.

Sfida dhe probleme

Por, edhe përkundër arritjeve, amerikanët me prejardhje aziatike vazhdojnë të përballen me shumë sfida, nga të cilat, ato që bien më shumë në sy janë racizmi dhe stereotipet. Stereotipi mbi “modelin e pakicave” (model minority) i tregon ata si shprehimisht të suksesshëm, të arsimuar dhe të pasur, mund të duket pozitiv në shikim të parë, por në fakt ka efekte të dëmshme. Ky stereotip shpesh injoron realitetin me të cilin shumë aziatikë në ShBA përballen me vështirësitë ekonomike, gjuhët, marginalizimin gjuhësor dhe shoqëror. P.sh. bashkësi si ato të amerikanëve Hmong, të cilët kanë ardhur në Amerikë si refugjatë nga Laosi, përballen me një shkallë të lartë varfërie dhe arsimim të ulët. Më tej, pandemia e koronavirusit tregoi se stereotipet racore mund të çojnë në dhunë. Rritja e numurit të krimeve ndaj aziatikëve, e nxitur kjo nga retorika e cila lidhte pandeminë me Kinën, ka theksuar akoma më shumë rrezikun  nga racizmi. Aziatikët janë bërë shënjestër e sulmeve verbale dhe fizike në mbarë vendin, gjë që ka çuar në një valë të re aktivizmi të kësaj bashkësie. Gjithashtu, përfaqësimi politik i aziatikëve amerikanë, megjithëse në rritje, ende është relagivisht i ulët në krahasim me përqindjen e tyre në popullsi. Megjithëse politikane si Kamal Harri dhe senatorja e Ilinoisit Tammy Duckworth (me prejardhje tailandeze) kanë arritur sukese në skenën kombëtare, aziatikët edhe më tej janë pamjaftueshmërisht të papërfaqësuar në sferat e vendimmarrjes politike amerikane.

Shqetësimi i kinezëve në ShBA

Anketimet tregojnë se kinezët janë shumë të shqetësuar për pozitën e tyre. Anketimi i zhvilluar kohët e fundit nga organizata joqeveritare amerikano-kineze “Komitet 100” dhe Universiteti i Çikagos, tregoi sesi mendojnë amerikanët me prejardhje kineze. Rreth 45% e tyre mendojnë se marrëdhëniet e tanishme mes ShBA-ve dhe Kinës kanë “deridiku ndikim negativ” për mënyrën sesi trajtohen ata. 10% të tjerë thanë se momentalisht mjedisi i tanishëm ka efekt “shumë negativ” në bashkësinë e tyre. Vetëm 30% mendojnë se marrëdhëniet e tanishme mes Uashingtonit dhe Pekinit kanë ndikim pozitiv te ata.

Me shumë se 80% e amerikanëve me prejardhje kineze janë “sëpaku paksa” të shqetësuar për shkak të retorikës që përdorin kandiatët presidencialë kur flasin për marrëdhëniet amerikano-kineze, duke patur frikë se kjo mund të rezultojë në diskriminimin ndaj tyre. Zëdhënësi i Trampit (amerikan me prejardhje kineze) Steven Cheung nuk i komentoi rezultatet, por theksoi se kërcënimi i vërtetë për ShBA-të është partia komuniste kineze e cila “përdor ballonë spiunë për vrojtimin e tokës tonë, blen tokën bujqësore amerikane, sakaton industrinë tonë të prodhimeve, vjedh pronën intelektuale amerikane dhe  gropos punëtorët tanë”.

Kamala Harrisi nuk ka reaguar ndaj këtyre rezultateve, por administrata e saj në vitin 2021, bëri publik memorandumin mbi dënimin e retorikës raciste e cila sulmon aziatikët amerikanë. Edhe përkundër prirjeve negative, shumica e kinezëve me prejardhje amerikane, është optimiste në lidhje me çështjen e raporteve amerikano-kineze. Mendojnë se shtetet duhet të bashkëpunojnë në fushën  e tregtisë, shkëmbimeve studentore, ndryshimeve klimatike dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive

Demografia

Sipas vlerësimeve të Zyrës për rregjistrimin e popullsisë të vitit 2020, në ShBA jetojnë gjithsejt 22,4 milionë amerikanë me prejardhje aziatike, gjë që përbën 7% të popullsisë së përgjithshme.

Popullsia aziatike përfshin njerëz nga grupime të ndryshme etnike dhe kombëtare që janë me prejardhje nga e tërë Azia. Ka më shumë kinezë (5,4 milionë), pastaj vinë indianët (4,6 mil.), filipinasit (4,2 mil.), vietnamezët (2,2 mil.), koreanët (1,9 mil.), japonezët (1,5 mil.), pakistanezët (600 mijë), bangladeshas (400 mijë), tailandezë (300 mijë), etj.

Është mbresëlënëse karakteristika se rreth 75% e aziatikëve jetojnë në zonat e mëdha metropolitane me më shumë se 2,5 milionë banorë në Bregun Perëndimor dhe në atë Lindor të ShBA-ve. Sipas të dhënave të vitit 2020, shteti federal me më shumë aziatikë është Hawai (37%), Kalifornia (17,8%), Uashingtoni (12%), Nevada (11,4%), Nju Xhersi (11,3%), Nju Jorku (10,8%), Virxhinia (8,8%), Alaska (8,4%), Massaçuset (8,3%),Merylend (8,1%) dhe Illinois (6,8%).

Preferenca politike

Historikisht, amerikanët me prejardhje aziatike kanë qënë të ndarë mes dy partive politike kryesore. Në vitin 1990, shumë prej tyre votuan për republikanët për shkak të qëndrimeve të tyre konservatore mbi biznesin, taksat dhe emigracionin. Por, në dhjetëvjeçarët e fundit kanë ndodhur lëvizje drejt Partisë demokrate, sidomos nga radhët e gjeneratave të reja. Kjo prirje u bë e dukshme në zgjedhjet e viteve 2012, 2016 dhe 2020, kur amerikanët me preardhje aziatike mbështetën Back Obamën, Hillari Klintonin dhe Xho Bajdenin. Lëvizja drejt partisë demokrate pjesërisht mund të shpjegohet për shkak të shqetësimit për rritjen e ksenofobisë dhe racizmit, në mënyrë të veçantë gjatë pandemisë, kur amerikanët me prejardhje aziatike u përballën me rritjen e krimeve për shkak të urrejtes. Megjithatë, mes aziatikëve amerikanë ekzistojnë edhe ndasi politike. Përshembull amerikanët me prejardhje vietnameze janë tradicionalisht të prirur për nga partia republikane, pjesërisht për shkak të së kaluarës së tyre antikomuniste dhe vlerave konservatore shoqërore. Nga ana tjetër, amerikanët me prejardhje aziatike në shumicën e rasteve mbështesin demokratët për shkak të qëndrimeve mbi emigracionin, mbrojtjen shëndetsore dhe të drejtat e njeriut.

Roli i tyre në shtetet swing

Tradicionalisht, amerikanët me prejardhje azitike nuk kanë qënë të njohur si grupim politikisht i angazhuar në krahasim me bashkësitë e tjera etnike si puna e Afroamerikanëve apo Latinoamerikanëve. Shkaqet e këtij pasiviteti politik relativ ishin barriera gjuhësore, statusi i emigrantit dhe orientimi drejt punës dhe studimeve në vend të aktivizmit politik. Megjithatë, në dhjetë vitet e fundit ka ndodhur një rritje e angazhimit politik të tyre. Ndryshimi është nxitur nga arsimimi i lartë, përparimi ekonomik i tyre dhe përballja me racizmin në rritje.

Si grupim etnik, amerikanët me prejardhje aziatike kanë shënuar rritjen më të madhe të rregjistrimeve për zgjedhje që nga janari deri në qershor të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Përshembull në vitin 2020 më shumë se 11 milionë amerikanë me prejardhje aziatike kanë qënë rrëegjistruar për votime. Pjesa e tyre arriti në 4% të trupit zgjedhor në shkallë kombëtare. Këtë vit 15 milionë aziatikë me prejardhje amerikane kanë të drejtën për të votuar që do të thotë rreth 6% të trupit zgjedhor. Kjo ka shumë rëndësi, sidomos në garat e ngushta.

Aziatikët amerikanë kanë ndikim me rëndësi në shtetet swing në të cilat mund të japin fitoren për kandidatin republikan apo demokrat për president. Shtetet swing me pjesën më të madhe të azitikëve në të cilët ata mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, nëse kanë pjesëmarrje të mirë në zgjedhje janë: Nevada (11,4%), Xhorxhia (5,3%), Arizona (4,9%), Kolorado (4,9%), Pensilvania (4,6%), Karolina e Veriut (4,1%), Miçigani (4,1%), Florida (3,9%) i Viskonsini (3,7%). Në këto shtete vota e tyre mund të jetë vendimtare në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Për këtë, nuk është çudi se nga Shtabi zgjedhor i Harrisit në javët e fundit janë rritur përpjekjet për bërjen për vete të votuesve me prejardhje aziatike në shtete si Karolina e Veriut. Në këtë shtet federal amerikanët me prejardhje aziatike përbëjnë 4% të popullsisë së tij, por kanë rritje të shpejtë. Mes viteve 2010 dhe 2020, popullsia aziatiko-amerikane e këtij shteti është rritur me 68% deri në masën 450.000 veta. Përqindje të madhe ka edhe indianë dhe kinezë. Demokrati me prejardhje nga Bengali Jay Chaudhuri është politikani i parë me prejardhje aziatiko-jugore që është bërë senator nga Karolina e Veriut. Anketimet tregojnë se për azitikët tri tema janë më të rëndësishmet: emigracioni, barazia racore dhe arsimimi, shnëdetsia dhe përparimi industrial.

Për ata ka rëndësi që refugjatët të marrin me lehtësi shtetësinë amerikane dhe/ose vizën e punës, që të mbrohen nga dhuna e bashkësive të tjera racoro-etnike dhe të kenë mbrojtje shëndetsore dhe lehtësira taksore për klasën e mesme. Duke marrë parasysh prioritetet dhe prejardhjen e saj racore është logjike që ata të jenë të prirur për nga Harrisi, por gjithsesi nuk mund të thuhet se priren në mënyrë plebishitare. Nëse fushata e Trampit arrin të bëjë për vetë shtresa të caktuara të popullsisë amerikano-aziatike kjo mund ta ndihmojë dhe që të fitojë ndonjë prej shteteve swing si puna e Arizonës apo Miçiganit.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.geopolitika.news/analize/sve-na-kocki-kako-bi-najbrze-rastuca-manjinska-zajednica-mogla-odluciti-americke-izbore

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Skepticizëm në Iran lidhur me marrëveshjen Izrael-Liban

30 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

Protesta hyn në ditën e 30-të, gjashtë eurodeputetë i bashkohen protestuesve në Tiranë

29 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! 

29 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

NATO Secretary General Mark Rutte meets with Sir Keir Starmer, Prime Minister of the United Kingdom

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Mbretërinë e Bashkuar për të diskutuar samitin e udhëheqësve aleatë

30 Qershor, 2026

Paqe me diplomaci lufte! Protesta rrit imazhin dhe turizmin! Përse hesht Komisioni dhe Këshilli Europian? Ujdi apo pauzë?

30 Qershor, 2026

Aleanca të vogla, vendosmëri e madhe: Koha që Bullgaria dhe Sllovenia t’u bashkohen Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës për të frenuar Rusinë në Ballkan

30 Qershor, 2026

Skepticizëm në Iran lidhur me marrëveshjen Izrael-Liban

30 Qershor, 2026

Bilanci i Ferit Hoxhës: Shqipëria më e respektuar dhe më e besueshme se kurrë

30 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.