• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Speciale/ Kryeministri Rama garanton sipërmarrësit holandezë: Shqipëria ofron stabilitet ekonomik dhe politik.

5 Korrik, 2022
in EKONOMI, Highlights
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, por thjesht jo vetëm mikut që fton, por edhe atij që vjen e të troket në derë. Kështu u shpreh Kryeministri Rama, i cili sëbashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj zhvilluan sot (05.07) një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si edhe me investitorë të tjerë, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Holanda është mjaft e pranishme në Shqipëri edhe pse mund të duket paksa larg.

“Këtu janë disa prej aktorëve kryesorë të kësaj pranie dhe të një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë e zgjerojmë sa më shumë të jetë e mundur”, tha Rama.

Rama theksoi se “ne kemi edhe kënaqësinë e privilegjin për të pasur në vendin tonë SHELL”.

“Ne kemi shumë shpresë se së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik dhe rajonal, por edhe përtej rajonit një zbulim shumë të rëndësishëm që SHELL po aplikon të realizojë në vendin tonë. Si çdo holandez i mirë, ata refuzojnë të flasin por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës, që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por do të luajë rol edhe në të ardhmen energjetike të Europës”, shtoi Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investitoret e mëdhenj në Shqipëri nuk u duhet të trokasin dyerve për dokumentacione apo licenca, pasi kjo sigurohet nga shteti shqiptar.

Po ashtu Rama iu përgjigj interesimit të tyre mbi stabilitetin politik në Shqipëri.

“Shqipëria ka një element specifik, përtej stabilitetit apo jo stabilitetit ngushtësisht politik. Shqipëria është shumë mikpritëse ndaj të huajve. Të huajt që vijnë në Shqipëri, nga qytetarët normalë, tek investuesit e mëdhenj marrin një trajtim shumë të veçantë, në përgjithësi. Nuk po them që nuk ka përjashtime po në përgjithësi Shqipëria është më së shumti një vend i cili përgjatë historisë është zhvilluar me një ndjenjë shumë të fortë mikpritjeje. Në ligjin tonë të parë zakonor, Kanunin, elementi më elementar i bashkëjetesës është mikpritja dhe paragrafi ynë i parë apo po themi fjalia hyrëse në Kanun është; “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, por thjesht jo vetëm mikut që fton, por edhe atij që vjen e të troket në derë. Pse e them këtë? Sepse kjo ka ende vlerë”, tha ai.

Sa i takon stabilitetit politik, Rama pohoi se “kemi ndonjëherë protesta në 2000 metërshin katror të sheshit përballë zyrës së kryeministrit, sepse jemi një vend ku të gjithë janë kryeministra më vete dhe ndonjëherë, kryeministri i vërtetë është shumë bezdi, por nuk çon kurrkund, është thjesht një element spazmatik i jetës sonë”.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar për stabilitetin politik në përgjithësi dhe asgjë për tu shqetësuar për faktin që jeni i huaj apo një kompani e huaj sepse ne kujdesemi mirë për kompanitë e huaja dhe në përgjithësi marrim komente të mira prej tyre”, shtoi ai.

Rama theksoi se “ajo çka kemi bërë dhe bëjmë zakonisht me investuesit e mëdhenj është që kemi krijuar një të ashtuquajtur skuadër të rripit të zi, një skuadër të përbërë nga përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të ndryshme, që merren drejtpërdrejtë me një projekt të caktuar dhe bëhen zyra mbështetëse e kompanisë”.

“Pra, kompanisë nuk u duhet të shkojnë askund, nuk i duhet të shkojë tu trokasë dyerve për dokumentacion, nuk u duhet tu trokasë dyerve për licenca, nuk i duhet të presë, por është kjo skuadër e rripit të zi, që do të thotë nëpunës civilë të shtetit, që punojnë së bashku për të siguruar gjithçka për kompaninë. Nuk mendoj se stabiliteti apo performanca burokratike përben problem për ndonjë kompani serioze”, tha Kryeministri.

Ndërsa Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se qeveria shqiptare e ka vënë fokusin në investimet në energji dhe infrastrukturë, si dy nga shtyllat kyesore që i japin hov zhvillimit ekonomik dhe turizmit në vend.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku

Sipas ministres Balluku, Porti i ri në Porto Romano, Durrës, ndërtimi i aeroportit të Vlorës, korridori Blu që lidh Kroacinë me Greqinë,si dhe termocentali me gaz të lëngshën natyror që do të jetë zgjidhje, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet fqinje, apo vende të tjera që po përballen me një problem të madh me gazin rus, janë disa nga projektet që po zbatohen në vend.

“Shqipëria prodhon energji 100% të ripërtërishtme, 99% prodhohet nga hidrocentralet. Ajo që po bëjmë tashmë është diversifikimi i burimeve tona, që janë parqet diellore apo edhe mullinjtë e erës. Por po punojmë fort për të krijuar burime energjetike të besueshme në kontrollin tonë, duke pasur parasysh se burimet e ripërtëritshme nuk janë në kontrollin e njeriut”, deklaroi Balluku.

Ministrja theksoi në paketën e energjisë po hidhen hapa shumë të rëndësishpm përpara. “Jemi të angazhuar, jo vetëm të respektojmë agjendën e gjelbër, por dhe të krijojmë siguri”, tha ajo.

Lidhur me infrastrukturën, Balluku u shpreh se Shqipëria po rritet dita-ditës dhe se zhvillimi i infrastrukturës është në një moment dinamik.

“Kemi nisur të transformojmë sektorin e aviacionit civil duke siguruar në fund të 2024 të kemi tri aeroporte ndërkombëtare nga 1 që kishim deri në 2021-shin. Një prej aroporteve më të mëdha në Ballkanin Perëndimor ka nisur të ndërtohet në zonën e Vlorës në jug të Shqipërisë, i cili synon të jetë aeroporti që do t’u ofrojë shërbime fluturimeve përtej oqeanit, që nuk është diçka që bëhet në rajon, as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut. Vlora do ta ofrojë këtë. Në një pistë prej 3.2 km vlora do të mund të presë fluturimet nga përtej oqeanit dhe ta kthejë Shqipërinë në një qendër për Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Balluku u shpreh se ka nisur procedura e tenderit për korridorin Blu që lidh Kroacinë me Greqinë.

“Infrastruktura është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe ne po japim rezultate çdo ditë nga kantieret e ndërtimit që kanë nisur prej kohesh dhe synojmë të hapim e zhvillojmë projekte të tjera të reja që do të ndihmojnë turizmin”, u shpreh ministrja.

Ministrja Balluku teksa fton investitortë holadezë të vijnë në Shqipëri, prezantoi edhe dy kompanitë holandeze që tashmë operojnë në vendin tonë, SHELL-in (gaz dhe nafte) dhe Royal Haskoning (kompania që projektoi Portin e ri tregtar e ushtarak në Porto Romano)

  Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj

Edhe  Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ftoi  investitorët holandezë të vendosen në tregun shqiptar, pasi sipas saj, është bërë një punë e madhe gjatë viteve të fundit, për të krijuar procedura të lehta, të aksesueshme dhe transparente.

Ibrahimaj renditi infrastrukturën, por edhe bujqësinë, turizmin, apo sektorin automotive, atë të prodhimit të makinerive, por edhe përpunimit të metaleve si sektorë me potencial.

Ministrja theksoi po ashtu, se Shqipëria punon ngushtë me fqinjët përmes nismës së “Ballkanit të Hapur”, dhe se dhe pasja e marredhënieve tregtare me Shqipërinë do të nënkuptojë mbërritjen te rreth 16 milionë qytetarë dhe jo te 2.8 milionë qytetarë, që janë në Shqipëri.

“Punojmë tashmë ngushtë me fqinjët tanë përmes nismës së “Ballkanit të Hapur”, me perspektivën për tu integruar më tej, në BE. Investimi në Shqipëri dhe pasja e marredhënieve tregtare me Shqipërinë do të nënkuptojë se ju do të mbërrini te rreth 16 milionë qytetarë, dhe jo te 2.8 milionë qytetarë, që janë në Shqipëri. Duke punuar për të krijuar tregun e përbashkët rajonal ne po e shtojmë dhe zgjerojmë potenciain e tregtisë për rajonin tonë”, u shpreh Ibrahimaj.

Duke ftuar investitorët holandez, Ibrahimaj tha se Shqipëria prej vitesh ofron stabilitet ekonomik dhe politik.

“Çdo kompani kur merr vendimet e veta për të investuar hedh sytë në vendet që kanë stabilitet ekonomik dhe politik dhe Shqipëria prej vitesh ka dëshmuar që i ka të dy këto stabilitete. Sa i takon stabilitetit ekonomik dhe pse kemi pasur tri kriza, kemi pasur një rritje mjaft të mirë ekonomike dhe kemi pasur ulje të papunësisë, rritje të pjesëmarrjes së forcës së punës, duke ruajtur sërish një forcë pune me kosto të ulët. Sa i takon stabilitetetit të përgjithshëm, kemi punuar shumë gjatë viteve të fundit për të krijuar procedura të lehta, të aksesueshme dhe transparente dhe investimi që qeveria ka bërë në dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve ka kontribuar për të gjithë këtë gjë“, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se Shqipëria ka një kuadër ligjor miqësor sa i takon mbrojtjes së investuesve.

“Investuesit në një vend shohin edhe kuadrin ligjor Ne kemi hartuar një kuadër ligjor, miqësor, sa i takon mbrojtjes së investuesve, por edhe dhënies së stimujve për ta. Kemi një ligj për investimet strategjike që është i mbështetur në vlerën e investimit dhe numrin e vendeve të punës që krijon ky investim, por edhe llojin e investimeve. Kemi një sërë sektorësh strategjik, por kemi stimuj tatimor dhe lehtësira edhe në bujqësi prodhim dhe teknologji informacioni dhe novacion. Po kështu kemi zhvilluar një sërë zonash të lira të zhvillimit tregtar dhe tashmë po miratojmë një ligj për zonat e lira teknologjike, sepse ne besojmë se për vende si i yni investuesit përqendrohen në përpjekjen për të marrë lehtësira sa u takon taksave”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Kujtojmë se Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri, për të tretin vit radhazi, përkatësisht për vitet 2019, 2020, 2021, sipas MONITOR

Investimet e-huaja direkte sipas shteteve- Banka e Shqipërisë

Por kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet shumë me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Disa prej kompanive më të rëndësishme që kontrollohen nga investitorë të regjistruar në Holandë janë Devoll Hydropower, Vodafone Albania apo Spitali Amerikan.

Ekspertët e shpjegojnë me dy arsye kryesore faktin pse Holanda është një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, përmes të cilave ushtrohet kontrolli mbi investimet e kryera në vende të ndryshme të botës.

Arsyeja e parë është se Holanda ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Arsyeja tjetër pse Holanda është një vend i preferuar për regjistrimin e kompanive është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve mbi një kompani.

Në këtë pikë, Holanda ka karakteristika të ngjashme me vende të tjera që njihen si juridiksione offshore. Pikërisht kjo është arsyeja kryesore pse disa prej kompanive që kanë fituar kontrata koncesionare në Shqipëri rezultojnë të regjistruara në Holandë.

Megjithatë pas këtij takimi të Kryeministrit Rama me sipërmarrës dhe investitorë holandezë presim që të kemi investime direkte nga ky vend dhe jo nga kompani ofshore që regjistrohen në Holandë. Të paktën kështu do të dime nëse janë vërtetë investime nga një vend Europian apo jo.

/Argumentum.al

Related- Posts

EKONOMI

Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

29 Tetor, 2026
Bota

Tragjedia hekurudhore në Spanjë: 69 të vdekur, hetimet nisin pas dështimit të sistemit të sinjalistikës

29 Tetor, 2026
Kryesore

Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

28 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

29 Tetor, 2026

Katër të vdekur dhe 11 të plagosur nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak italian në Bosnjë

29 Tetor, 2026

Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

29 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Izrael: Netanyahu kryeson, por pa shumicën parlamentare; negociatat për qeverinë e re në fokus

29 Tetor, 2026

Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

29 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.