• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

    Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

    Rama: Partia Socialiste, zëdhënëse e pajtimit, jo e përçarjes dhe hakmarrjes

    Konferenca Shqipëri-BE, Rama: Krenar për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

    Pesë sfida madhore gjeopolitike të BE-së! 

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

    Tivat 2026: BE-ja përballë zgjedhjes mes integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor dhe bllokimit strategjik të zgjerimit

    Pse diaspora e sheh Albin Kurtin ndryshe nga kosovarët që jetojnë në Kosovë?

    Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

    Montenegro flag waving on the flagpole on a sky background

    20 Vjet Pavarësi e Malit të Zi: Nga Referendumi Historik te Porta e Bashkimit Evropian

    RMV/ Bashkim Selmani heq kollaren në shenjë proteste, studentët po bëjnë atë që ne nuk arritëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

“TA NEA”/ Kryeministri Rama flet për situatën në Ballkan: S’kemi destabilizim por s’janë shenja të mira

8 Nëntor, 2021
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe kriza në Bosnje dhe Hercegovinë nuk janë shenja të mira për Ballkanin Perëndimor, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për gazetën “ TA NEA” me Maria Vasileiou.

Ai u bëri thirrje faktorëve politikë në rajon, por edhe brenda Bashkimit Evropian, që “të jenë të kujdesshëm e që të mos nënvlerësojnë simptoma të tilla”, duke shprehur vlerësimin e tij se “gjërat nuk kanë arritur në një pikë ku t’i frikësohemi destabilizimit”.

Intervista u zhvillua mbrëmjen e së enjtes përmes WebEx, pak pasi Edi Rama u kthye në Tiranë nga Beogradi, ku u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëspresidentin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrof. Rama njofton për progres në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, për të cilën të treja palët kishin diskutuar në Forumin Ekonomik të Delfit, diskutuan për Turqinë, si edhe për marrëdhëniet greko-shqiptare.

Pyetje: A jeni i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor pas zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut, por edhe për shkak të krizës në Bosnje dhe Hercegovinë? A ndani ju të njëjtin mendimin se Ballkani Perëndimor mund të jetë duke hyrë në një gjendje destabilizimi?

Rama: Nuk jam i shqetësuar për momentin sepse nuk mendoj se gjërat kanë arritur deri në atë pikë sa të kemi frikë nga destabilizimi. Njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dijnë se destabilizimi nuk është i mirë për askënd, as për ata që sipas gjasave e synojnë  destabilizim. Megjithatë, ne nuk gjendemi në një fazë të mirë dhe këto nuk janë shenja të mira. Duhet të jemi të kujdesshëm.

Cilët nënkuptoni, se duhet të jenë të kujdesshëm?

Si faktorët politikë brenda Ballkanit Perëndimor ashtu edhe jashtë tij, në Bashkimin Evropian, duhet të jenë të kujdesshëm. Nuk duhet të nënvlerësojnë simptoma të këtij lloji.

A ekzistojnë shqetësime për përfshirjen e forcave të tjera dhe të Turqisë në rajon, të cilat po përpiqen të largojnë Ballkanin Perëndimor nga BE-ja?

Nuk jam në dijeni se ka ndonjë gjë që e lidh Turqinë me ndonjë formë apo trajtë destabilizimi. Unë di se Turqia është një partner strategjik për Shqipërinë, siç është edhe Greqia, siç është edhe Italia. Turqia është një mik i ngushtë i Shqipërisë. Ne duam të forcojmë miqësinë tonë. Nuk shoh Turqinë të ketë një axhendë për të minuar kursin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Kur ju vizitoi në shtator, presidentja e Komisionit Evropian tha se Shqipëria është gati të nisë negociatat e anëtarësimit, duke theksuar se kjo mund të bëhej deri në fund të vitit: Çfarë aspiratash keni pas Samitit të nivelit të lartë mes BE-së  dhe Ballkanit Perëndimor?

Nuk është hera e parë që dëgjoj parashikime të tilla nga zyrtarë të lartë në BE dhe nuk do të jetë hera e parë që ata nuk do të mund të mbajnë premtimet e tyre. Nuk pres asgjë. Mendoj se duhet të vazhdojmë ta bëjmë atë që bëjmë, sepse e bëjmë për ne, për fëmijët tanë, për Shqipërinë, jo për miqtë tanë në Bruksel ose për ata në kryeqytete të tjera. Nuk pres diçka. Mund të realizohet, mund të mos realizohet. Është e njëjta gjë për ne.

Analistët thonë se zhvillimet në Maqedoninë e Veriut mund të mos kishin ndodhur nëse BE-ja do të kishte vazhduar me negociatat e anëtarësimit.

Po, është e vërtetë, por në të njëjtën kohë nuk varet nga ne. Analistët duhet të shkruajnë, por vendimet i marrin të mëdhenjtë në Këshillin e Evropës. Evropa në këtë kohë duket se nuk mund të ketë kohezion dhe të marrë vendimet që i nevojiten, jo vetëm për ne, por edhe për veten e saj.

Në Beograd keni pasur një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe me zëvendës presidentin e Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Deri në çfarë pike keni ecur në këtë nismë dhe çfarë diskutuat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor?

Kemi bërë progres, por jo aq sa do të donim. Në takimin e radhës në Tiranë në dhjetor, do të kalojmë në disa objektiva që lidhen me  lirshmërinë e lëvizjes së produkteve. Për sa i përket situatës, jemi mësuar me situata të tilla, nuk është diçka e veçantë.

Greqia ka vendosur dy kushte shtesë në kuadër të procesit tuaj të anëtarësimit. Ndryshimin e legjislacionit për regjistrimin e popullsisë, në mënyrë që të garantohet e drejta e vetëpërcaktimit së anëtarëve të minoritetit grek dhe e mbrojtjes së të drejtave të tyre pronësore. Cili është progresi i kryer për sa më sipër?

Nuk kemi pasur problemin e mbrojtjes së pronës së minoritetit grek në Shqipëri. Kemi pasur problem me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë në përgjithësi. Minoriteti grek vuajti për shkak të këtij problemi, sikundërse gjithë të tjerët. Ne e kemi trajtuar këtë çështje përmes një legjislacioni të ri, po shohim rezultate pozitive dhe po vazhdojmë përpara përsa i përket kësaj çështjeje. Për çështjen e dytë kemi diskutuar me miqtë tanë grekë.

Greqia dhe Shqipëria kanë vendosur të referojnë delimitimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Cilat janë hapat e ardhshëm dhe në cilat fusha prisni bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve?

Kemi rënë dakord t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare, por gjetja  e zgjidhjes ka mbetur ende pezull. Nuk është gjetur ende zgjidhje. Shpresojmë se do ta gjejmë. Është e qartë se ka energji pozitive në marrëdhëniet tona, ka një predispozitë të mirë nga të dyja palët për ta zgjidhur çështjen në mënyrë të qartë, përmes përcjelljes në Hagë, duke treguar besim tek një palë e tretë. Është një arritje e madhe, por ende nuk e kemi gjetur zgjidhjen.

Jam më tepër optimist sesa isha përpara se të fillonim me kryeministrin z. Mitsotakis dhe me ministrin e jashtëm z. Dendias. Ata janë sinqerisht të gatshëm të vazhdojnë në këtë marrëdhënie, gjë që është e mirë për të dyja palët. Unë kam thënë që politika nga të dyja palët nuk ka arritur të ndjekë popujt, të cilët kanë marrëdhënie të mira. Shqiptarët në Greqi janë integruar, flasin me punën e tyre dhe respektin ndaj vendit. E njëjta gjë edhe këtu, grekët që jetojnë këtu si qytetarë janë në shtëpinë e tyre. Politika nuk ka arritur të sjellë marrëdhëniet mes dy vendeve në të njëjtin nivel. Këtë gjë duhet të bëjmë dhe mendoj se këtë synon edhe kryeministri grek dhe ministri i jashtëm.

Tags: ballkaniEdi Ramagazeta ta nea

Related- Posts

POLITIKË

Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

3 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

“Revolucioni i Flamingove”/ Në zemër të protestës për Zvernecin: Të rinjtë sfidojnë shiun, barrikadat dhe heshtjen

3 Qershor, 2026
POLITIKË

Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

3 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti i NATO-s në Ankara, Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, 

3 Qershor, 2026

Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

3 Qershor, 2026

Po ndryshon raporti i forcave në botë

3 Qershor, 2026

“Revolucioni i Flamingove”/ Në zemër të protestës për Zvernecin: Të rinjtë sfidojnë shiun, barrikadat dhe heshtjen

3 Qershor, 2026

Të paktën 1 i vrarë dhe 63 të plagosur në sulmin e Iranit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit

3 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.