Etiketë: joe biden politika e jashtme

Fjalimi i Presidentit Biden për politikën e jashtme, sinjalizon rikthimin e Amerikës në arenën botërore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbajti të enjten fjalimin e tij të parë në Departamentin e Shtetit që kur mori detyrën, duke e vënë theksin tek sfidat kryesore për diplomacinë amerikane, rikthimi tek aleancat dhe udhëheqja “nga një pozicion force” e Shteteve të Bashkuara në arenën globale. Presidenti Biden e bëri të qartë se bota duhet të presë që Shtetet e Bashkuara të jenë më të angazhuara në arenën diplomatike me administratën e tij. "Amerika u rikthye. Diplomacia është përsëri në qendër të politikës sonë të jashtme", tha zoti Biden Presidenti foli konkretisht për çështjet që kryesojnë programin e tij të politikës së jashtme: grushti i shtetit në Mianmar, bisedimet me Rusinë dhe marrëdhëniet me Kinën. "Ushtria e Mianmarit duhet të heqë dorë nga pushteti që ka marrë me forcë”, tha zotit Biden. "Ditët kur Shtetet e Bashkuara qendronin pasive përballë veprimeve agresive të Rusisë, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet tona, sulmet kibernetike dhe helmimin e qytetarëve të saj, kanë marrë fund," deklaroi presidenti. Zoti Biden tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’u bëjnë ballë abuzimeve ekonomike të Kinës duke "ripërtërirë rolin tonë në institucionet ndërkombëtare dhe duke risjellë besueshmërinë dhe autoritetin tonë moral, një pjesë e mirë e të cilave kishte humbur." Presidenti Biden tha gjithashtu të enjten se ka kërkuar nga Pentagoni në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit një rivlerësim të vendosjes së trupave amerikane jashtë vendit dhe se ndërsa bëhet kjo analizë, ai do të ndalte tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania. Ky vendim ishte një kthesë nga ai i ish-presidentit Trump vitin e kaluar, i cili megjithë kundërshtimin e Kongresit, njoftoi planet për ridislokimin e rreth 9,500 prej afro 34,500 trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, ku ndodhen baza ajrore Ramstein dhe selia e komandës amerikane për Evropën dhe Afrikën. Zoti Biden tha gjithashtu se do t'i jepte fund mbështetjes për ofensivën ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen dhe se ...

Read more

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist