• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
28 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

    Nga URC 2026, Rama: Ukraina po rindërton guximin e Europës, Europa të ndihmojë të ardhmen e saj

    Hoxha takim me ish-presidentin Hollande: Franca, rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

    Kryeministri Rama pret Ambasadorin e Turqisë, z. Erciyes: Në fokus partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi ekonomik

    Balla pret të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Gjuha shqipe nuk negociohet

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Rama për “Financial Times”: Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë

    Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Maqedonia e Veriut në NATO: Aleat formal, partner i diskutueshëm

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Të pretendosh të (pa)mundurën

11 Prill, 2025
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ditmir Bushati

Ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, njëkohësisht Zëvendëspresidente e Komisionit Europian Kaja Kallas, teksa u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp në Tiranë mbi mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në vitin 2030, theksoi se: “është një objektiv realist, por në mënyrë që të përmbushet duhen ndërmarrë disa hapa, dhe Shqipëria duhet të miratojë e zbatojë reformat në praktikë”.

Në vizitën e parë në Shqipëri, në kuadër të një udhëtimi rajonal, Kaja Kallas na kujtoi me mirësjellje dy prej aspekteve më elementare të procesit të zgjerimit.

E para, ky proces ka tre aktorë: vendet anëtare të BE-së (vendimmarrësit); Komisioni Europian (forca shtytëse e procesit të integrimit europian dhe në të njëjtën kohë miku më i afërt i vendit kandidat); vendi kandidat që synon anëtarësimin (Shqipëria).

E dyta, reformat mund të përmbushen vetëm duke krijuar një klimë politike gjithpërfshirëse.

Është rasti të kujtoj se, në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, krahas rrethanave gjeopolitike, mirëkuptimi politik për miratimin dhe zbatimin e reformave në fushën e sigurisë dhe shtetit të së drejtës ishin vendimtare. Në kuadër të anëtarësimit në BE, kjo merr një vlerë edhe më të madhe, pasi në dallim prej anëtarësimit në NATO, ky proces ka një ndikim të drejtpërdrejtë thuajse në të gjitha fushat e jetës.

Anëtarësimi në BE është një objektiv kombëtar që shtrihet përtej partive politike. Aq më tepër në kushtet e Shqipërisë ku lidhja me Europën ka qenë dhe mbetet organike. Europa është një lloj vatre shpirtërore e shqiptarëve që nga Balshajt e këndej. Apo siç thoshte Ismail Kadare: “një gjendje natyrale e jona”.

Kaja Kallas duhet vlerësuar për vërtetësinë me të cilën përcolli mesazhet, çka nuk është gjithnjë tipar dallues për zyrtarët e Brukselit, duke mos ushqyer iluzione të rrejshme, për të cilat populli shqiptar nuk ka nevojë. Kujtoj këtu zyrtarët europianë që menjëherë pas publikimit të Strategjisë së Zgjerimit të vitit 2018, përcaktuan vitin 2025 si një afat të mundshëm për anëtarësimin e Malit të Zi dhe Serbisë. Parashikime të tilla fjalë-ëmbla pa efekte në praktikë nuk kanë nevojë për shtjellime të mëtejshme.

Për arsye gjeopolitike, e lidhur veçanërisht me luftën në Ukrainë, zgjerimi i BE-së është rikthyer në agjendën politike. Megjithatë, materializimi i këtij procesi nuk është një çështje e mbyllur, pasi BE-ja gjithashtu përballet me vështirësi të panumërta në administrimin e punëve të brendshme. Ndaj, me të drejtë Kaja Kallas iu referua hapave që duhen ndërmarrë në këtë proces, duke nënkuptuar së pari vendet anëtare të BE-së. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë se vendet anëtare nuk do të pranojnë anëtarësime të reja vetëm për arsye gjeopolitike, duke shpërfillur përmbushjen e reformave të shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë.

NËSE NUK DO IA DALIN ATY NUK DO IA DALIN ASKUND

Edhe pse ka më shumë se dy vjet që vendet anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Europian të hartojë një dokument për reformimin e BE-së nën dritën e procesit të zgjerimit, ato nuk janë gati ende për këtë diskutim, dhe as për projektin fundor të BE-së.

Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së ndajnë të njëjtat ide se si duhet bërë BE-ja një organizatë funksionale për të mundësuar anëtarësimin e disa vendeve kandidate, përfshirë edhe vendin tonë, në kontekstin e ri gjeopolitik ku i duhet të veprojë si aktor i rëndësishëm global, krahas SHBA-ve, Kinës, Rusisë dhe Indisë.

Shembujt e Francës dhe Gjermanisë, që tradicionalisht konsiderohen si forca shtytëse e BE-së, janë pasqyra më e mirë e këtij realiteti. Kështu, pak javë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, presidenti francez Emmanuel Macron parashtroi vizionin e tij për krijimin e Komunitetit Politik Europian, me bindjen se, “BE-ja nuk mund të mbetet platforma e vetme për të strukturuar kontinentin europian”. Një ide e ricikluar kjo nga ish-presidenti francez Francois Mitterrand, pas rënies së Murit të Berlinit, që synonte të shmangte një zgjerim masiv dhe të shpejtë të BE-së me shtete të sapodala nga zgjedha komuniste.

Në të dy rastet shqetësimi i Francës në thelb ka të bëjë me shmangien e procesit të zgjerimit. Për këtë arsye, Komuniteti Politik Europian tenton të krijojë “intimitetin strategjik” (intimité stratégique) ndërmjet shteteve europiane përballë agresionit rus. Por, në fakt është kufizuar në një platformë dialogu, ku shtetet mund të diskutojnë gjëra bashkërisht, edhe pse nuk ndajnë vlera e qëllime të përbashkëta, larg së qeni një forumi europian ku merren vendime.

Nga ana tjetër, programi i qeverisë gjermane në ikje zotohej për ‘përshpejtim’ të procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Katër vite më pas, është e pamundur që ky zotim të konsiderohet i përmbushur. Ndërsa në marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës mes CDU/CSU dhe social-demokratëve gjermanë, zgjerimi konsiderohet si ‘një domosdoshmëri gjeopolitike’ dhe mbështetet qasja e ‘integrimit gradual’, por nuk ka asnjë angazhim shoqëruar me afate për përfundimin e procesit të negociatave dhe pranimin e shteteve të reja. Në tekstin e marrëveshjes konsolidimi i BE-së përmes reformimit të saj, përcaktohet si parakusht për çdo zgjerim të mundshëm.

Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të gatshme të kontribuojnë financiarisht apo të heqin dorë nga përfitimet financiare në një BE më të madhe. Për këtë arsye, në raportin e hartuar nga ish-kryeministri italian Enrico Letta, “Për të ardhmen e tregut të brendshëm të BE-së”, propozohet një mekanizëm solidariteti për zgjerimin, që do të zbuste frikërat e vendeve që janë përfituese neto, në një anëtarësim të mundshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë.

Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së janë në një mendje nëse mund të bëhen pjesë e BE-së vendet të cilat janë të pushtuara apo në gjendje konflikti të papërfunduar. Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të gatshme të sakrifikojnë paketat financiare të mirëqenies shoqërore dhe të shpenzojnë më shumë për sigurinë.

Vlen të përmendet fakti se në raportin e shumëdiskutuar të ish-kryeministrit italian Mario Draghi, “Për të ardhmen e konkurrueshmërisë së Europës”, Ballkani Perëndimor nuk përmendet aspak për sa i përket procesit të zgjerimit. Madje, fjala ‘zgjerim’ përdoret në kohën e shkuar dhe jo në të ardhmen. Vlera prej tetëqind miliardë euro përmes të cilës Draghi mendon se Europa do të bëhet konkurruese, është shumë e madhe krahasuar me vlerën gjashtë miliardë euro që BE-ja ofron për Ballkanin Perëndimor përmes Planit të Rritjes, çka nuk zbut hendekun zhvillimor mes BE-së dhe vendeve të rajonit.

Këtë vit nis puna për hartimin e buxhetit shumëvjeçar të BE-së, i cili është gjithashtu një tregues i gatishmërisë politike për zgjerimin. Mbetet të shihet nëse në këtë buxhet do të harmonizohen propozimet e Draghi-t dhe Letta-s për vendet e BE-së dhe ato që synojnë anëtarësimin.

Pavarësisht kontekstit të ri gjeopolitik që jetojmë dhe propozimeve të mësipërme, duhet pranuar se ‘motori i zgjerimit’ me efekte motivuese tek vendet kandidate vijon të jetë i fikur. Vendet anëtare të BE-së kanë në dorë çelësin e ndezjes së ‘motorit të zgjerimit’, sikundër vendet kandidate kanë në dorë që të përdorin ‘kushtëzimet’ në këtë proces, si mundësi për të ndryshuar e reformuar cilësinë e qeverisjes dhe jetës.

Në tekstin e këngës së famshme “New York, New York” ndër të tjera thuhet: “nëse ia dal aty, mund t’ia dal kudo”. E kundërta është e vërtetë në rastin e zgjerimit, ku vendet anëtare të BE-së duhet të kuptojnë se “nëse nuk ia dalin aty (të zgjerohen me Ballkanin Perëndimor), nuk do ia dalin askund”.

Sa më shpejt të arrihet konsensusi për këtë gjë, aq më e lehtë do të jetë puna edhe për Komisionin Europian. Në mungesë të një drite të gjelbër nga ana e vendeve anëtare të BE-së për këtë proces, Komisioni Europian është treguar kreativ për ta mbajtur gjallë atë. Megjithatë, kjo nuk mjafton për të ndikuar në transformimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik e social të vendeve kandidate.

E VËRTETA ËSHTË RRUGA MË E MIRË PËRPARA

A është viti 2030 një objektiv i arritshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Kjo pyetje më sjell ndër mend 1 majin e vitit 2004, teksa në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, organizonim një debat mbi këtë temë së bashku me ambasadorët e vendeve që sapo ishin pranuar në BE. Interesimit nga salla se ‘kur do të pranohet Shqipëria në BE’ iu përgjigjëm me njëfarë optimizmi: ‘mbase brenda një dekade’, duke zhgënjyer pritshmëritë e pjesëmarrësve në debat që një dekadë u dukej më tepër një horizont sesa një objektiv i prekshëm.

Po kështu, në 12 qershorin e vitit 2006 kur Shqipëria firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, që edhe sot e kësaj dite vijon të jetë kontrata kryesore mes Shqipërisë dhe BE-së, pyetjes së një televizioni kombëtar se kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE, iu përgjigja se: “nëse gjithçka zbatohet sipas parashikimeve të marrëveshjes, brenda një dekade”.

Në të vërtetë, rruga jonë drejt BE-së, që prej 1990-ës, i ngjan një rruge të thepisur, e cila, nuk e justifikon entuziazmin dhe mbështetjen popullore për këtë proces. Ajo ka lidhje me procesin e shtetkonsolidimit demokratik, ku pasqyrohen dobësitë e traditës sonë demokratike, vështirësia e kultivimit të vlerave më të mira europiane të shtetit të së drejtës, polarizimi i tejskajshëm dhe prishja e njëanshme e rregullave të lojës politike.

Ne humbëm një shans në rrugën tonë drejt BE-së, që dukej e vrullshme në fillim të viteve ’90 dhe disa të tilla në fillimin e viteve 2000. Ne qëndruam për më shumë se tre vjet në tryezë për nënshkrimin e MSA-së, na u deshën pesë vjet për të marrë statusin kandidat dhe trembëdhjetë vjet për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përthithjen e fondeve të BE-së në formën e granteve, ku Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën. Apo të investimeve europiane në trajtën e kredive dhe granteve, ku jemi në të njëjtin nivel me Maqedoninë e Veriut dhe lëmë pas Malin e Zi e Kosovën.

Kemi humbur shumë kohë rrugës. Dhe në të shumtën e rasteve kemi penguar veten në këtë proces. Historia e mësipërme nuk është thjesht mësimi i së kaluarës, por çelësi i përballimit të sfidave të së tashmes dhe parashikimit të së ardhmes. Vështruar në këtë kontekst, përcaktimi i një afati kohor brenda të cilit synojmë anëtarësimin në BE, nëse nuk shoqërohet me një platformë sa më përfshirëse e përbashkuese që nxit një cilësi e shpejtësi tjetër për reformat e shtetkonsolidimit demokratik dhe përthithjen e fondeve të BE-së, është në rastin më të mirë të pretendosh të (pa)mundurën.

Analiza është botim i Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Integrim pa anëtarësim: Komisioni Evropian propozon model të ri për vendet kandidate

26 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

Mbështetëse e regjimit të Teheranit/ Ministria e Brendshme shpall “non grata” Ikballe Hudutin

25 Qershor, 2026
Bota

Merz mbledh E5 në Berlin para Samitit të NATO-s: Ukraina, Irani dhe mbrojtja evropiane në fokus.

24 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Hezbollahu refuzon marrëveshjen e sigurisë SHBA–Izrael

27 Qershor, 2026

Kina krijon sistemin e kualifikimit profesional për përkujdesjen ndaj të moshuarve

27 Qershor, 2026

Parashikimet kineze për valët e të nxehtit detar mbulojnë globin

27 Qershor, 2026

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me Teheranin

26 Qershor, 2026
FILE - In this Nov. 9, 2016 file photo, President-elect Donald Trump speaks during a rally in New York. Here’s the idea: Swiftly pass a repeal of President Barack Obama's health care law, perhaps so Donald Trump can sign it the day he takes the presidential oath. Then approve new legislation restructuring the nation’s huge and convoluted health care system despite Republican divisions, Democratic opposition and millions of jittery constituents. (AP Photo/ Evan Vucci, File)

Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz/ Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

26 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.