Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Uashingtoni është duke e vëzhguar nga afër situatën “e tmerrshme” në Bjellorusi, ku demonstratat masive të opozitës, po goditën me forcë nga ana e pjesëtarëve të sigurisë.
“Kjo është një situatë e tmerrshme në Bjellorusi. Ne do ta përcjellin atë nga afër,” tha Trump, më 17 gusht.
Në Bjellorusi po mbahen protesta masive që nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale më 9 gusht, për të cilat, Komisioni Zgjedhor tha se u fituan nga presidenti autoritar, Alyaksandr Lukashenka.
Opozita ka thënë që zgjedhjet ishin të manipuluara.
Më 16 gusht, dhjetëra mijëra demonstrues u mblodhën në Minsk në atë që u quajt tubimi më i madh në historinë e vendit.
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka ka thënë se zgjedhjet e reja presidenciale mund të mbahen nëse ky shtet miraton kushtetutën e re.
“Neve na duhet ta miratojmë kushtetutën e re. Duhet ta miratoni atë përmes referendimit, dhe sipas kushtetutës së re mund të mbani nëse dëshironi edhe zgjedhje presidenciale edhe parlamentare, si dhe zgjedhje për autoritetet lokale”, ka thënë Lukashenka të hënën.
Lukashenka është duke u përballur me protestat më të mëdha në 26 vjetët e tij të udhëheqësisë, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, në të cilat është thënë se ka pasur mashtrime.
Më herët gjatë ditës së hënë, ai ka thënë se zgjedhje të reja nuk mund të ketë.
“Nuk do të jetoni ditën kur unë bëj çkado nën presion. Nuk do të ri-zgjedhje sepse në atë rast nuk do të ketë fabrikë të traktorëve në Minsk, nuk do të ketë fabrikë të automobilave dhe fabrikë për uzina. Gjithçka do të shkatërrohet brenda një gjysmë viti”, ka thënë Lukashenka më 17 gusht përgjatë një fjalimi para punëtorëve të një fabrike traktorësh, sipas agjencisë së lajmeve, BelTA.




























































