• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Urbi et Orbi, Papa: të heshtin armët! Hapni me guxim bisedime për paqen e drejtë

25 Dhjetor, 2024
in Bota, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga lozha qendrore e bazilikës së Vatikanit, Françesku i jep Romës dhe botës mesazhin tradicional të Krishtlindjes, duke kërkuar guximin që të “heshtohen armët dhe të kapërcehen ndarjet”. Papa lutet për fundin e konflikteve dhe të krizave në Ukrainë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Mianmar, Qipro dhe në disa vende të kontinentit amerikan. Në vitin jubilar, i fton besimtarët të mos kenë frikë, sepse mëshira e Zotit “e davarit urrejtjen”

R.SH. – Vatikan*

         “Të heshtin armët!”: në mesazhin e tij të Krishtlindjes “Urbi et Orbi” – në këtë ditë të dytë të Jubileut të shpresës – Papa Françesku e përsërit disa herë këtë thirrje drejtuar Romës dhe botës, duke i nxitur besimtarët të kenë guximin për të kërkuar paqen, dialogun dhe pajtimin, pa frikë, duke besuar në mëshirën e Zotit. Ja mesazhi i plotë “Urbi et Orbi” i Atit të Shenjtë:

Të dashur vëllezër dhe motra, Gëzuar Krishtlindjen!

Sonte u përtëri misteri, që vijon të na mahnisë e të na emocionojë: Virgjëra Mari nxori në dritë Jezusin, Birin e Zotit, e mbështolli në fasha dhe e vendosi në një grazhd. Kështu e gjetën barinjtë e Betlehemit, përplot me gëzim, ndërsa engjëjt këndonin: “Lavdi Zotit e paqe njerëzve” (shih Lk. 2,6-14).

Po, kjo ngjarje, e ndodhur më se dy mijë vjet më parë, përtërihet përmes veprës së Shpirtit Shenjt, të njëjtit Shpirt të Dashurisë e të Jetës që fekondoi barkun e Marisë e, nga korpi i saj njerëzor, formoi Jezusin. E kështu edhe sot, në kohën tonë, mishërohet përsëri e realisht Fjala e amshuar e shpëtimit, e cila i thotë çdo burri dhe çdo gruaje, e edhe mbarë botës: “Të dua, të fal, kthehu tek unë, dera e zemrës sime është e hapur!”

Vëllezër dhe motra, dera e zemrës së Zotit është gjithmonë e hapur, të kthehemi tek Ai! Të kthehemi te zemra, që na do dhe na fal! Ta lejojmë veten të falemi prej Tij, të pajtohemi me Të!

Ky është kuptimi i Portës Shenjte të Jubileut, të cilën e hapa mbrëmë këtu, në Shën Pjetër: përfaqëson Jezusin, Portën e Shëlbimit, të hapur për të gjithë. Jezusi është Porta që Ati i mëshirshëm e hapi në mes të botës, në mes të historisë, që të gjithë të mund të kthehemi tek Ai. Të gjithë jemi si delet e humbura e kemi nevojë për një Bari e për një Portë, për t’u rikthyer në shtëpinë e Atit. Jezusi është Bariu, Jezusi, Porta.

Vëllezër dhe motra, mos kini frikë! Porta është e hapur, në të dy kapakët! Ejani! Të pajtohemi me Zotin, më pas edhe me veten, e do të mund të pajtohemi edhe me njëri-tjetrin, qofshin edhe me armiqtë tanë. Po, mëshira e Zotit mund të bëjë gjithçka, zgjidh çdo nyje, shemb çdo mur ndarjeje, shkrin urrejtjen dhe shpirtin e hakmarrjes. Ejani! Jezusi është Porta e paqes.

Shpesh ndalemi vetëm në prag; nuk kemi guximin ta kapërcejmë, sepse na vë në pikëpyetje. Hyrja nëpërmjet portës kërkon flijimin për të bërë një hap, për t’i lënë pas mosmarrëveshjet dhe përçarjet, për t’u lëshuar në krahët e hapur të Foshnjës, që është Princi i Paqes. Në këtë Krishtlindje, fillim i Vitit Jubilar, e ftoj çdo njeri, çdo popull e çdo komb të ketë guximin ta kapërcejë portën, të jetë shtegtar i shpresës, t’i bëjë të heshtin armët dhe të kapërcehen përçarjet!

Heshtëshin armët në Ukrainën e munduar! Paçim guximin të hapim derën e negociatave dhe gjesteve të dialogut e të takimit, për të arritur në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Heshtëshin armët në Lindjen e Mesme! Me sytë e mi të ngulur në djepin e Betlehemit, ia drejtoj mendimet bashkësive të krishtera të Izraelit e të Palestinës, veçanërisht Gazës, ku situata humanitare është shumë e rëndë. Pushoftë zjarri, u lirofshin pengjet dhe u ndihmoftë popullata e rraskapitur nga uria dhe lufta. Jam edhe pranë bashkësisë së krishterë në Liban, veçanërisht në jug, edhe asaj të Sirisë, në këtë çast të brishtë. U hapshin portat e dialogut e të paqes në të gjithë rajonin, copëtuar nga konflikti. E dua të kujtoj këtu edhe popullin libik, duke e inkurajuar të kërkojë rrugëzgjidhje, që i hapin udhën pajtimit kombëtar.

Lindja e Shëlbuesit u sjelltë një kohë shprese familjeve të mijëra fëmijëve që po vdesin nga epidemia e fruthit në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe popullsive të Lindjes së atij vendi dhe atyre të Burkina Fasos, Malit, Nigerit dhe Mozambikut. Kriza humanitare që i prek, shkaktohet kryesisht nga konfliktet e armatosura dhe plaga e terrorizmit, e rëndohet nga efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike, të cilat shkaktojnë humbjen e jetëve njerëzore dhe shpërnguljen e miliona njerëzve. Mendoj gjithashtu për popullsinë e vendeve të Bririt të Afrikës për të cilën kërkoj dhuratat e paqes, të harmonisë dhe të vëllazërisë.  Biri i të Tejetlartit e ndihmoftë angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare në favorizimin e hyrjes së ndihmave humanitare për popullsinë civile të Sudanit dhe fillimin e bisedimeve të reja, që synojnë armëpushimin.

Shpallja e Krishtlindjes u sjelltë ngushëllim banorëve të Mianmarit, të cilët, për shkak të përleshjeve të vazhdueshme të armatosura, pësojnë vuajtje të rënda dhe detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre.

Krishti Fëmijë i frymëzoftë autoritetet politike dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë në kontinentin amerikan, që të gjinden sa më shpejt zgjidhjet e frytshme në vërtetësi e drejtësi, për të arritur harmoninë sociale, veçanërisht në Haiti, Venezuelë, Kolumbi dhe Nikaragua, e që të punohet, veçanërisht në këtë Vit Jubilar, për të mirën e përbashkët dhe për të rizbuluar dinjitetin e çdo njeriu, duke kapërcyer përçarjet politike.

Jubileu qoftë mundësi për t’i shembur të gjitha muret e ndarjes: ato ideologjike, të cilat shpesh ndikojnë mbi jetën politike, dhe ato fizike, siç është ndarja që prek ishullin e Qipros që prej pesëdhjetë vjetësh e që e shpërbën strukturën njerëzore dhe shoqërore. Uroj që të arrihet  zgjidhja e përbashkët e t’i jepet fund ndarjes me respekt të plotë për të drejtat dhe dinjitetin e të gjitha bashkësive qipriote.

         Jezusi, Fjala e amshuar e Zotit bërë njeri, është Porta e hapur që  ftohemi ta kalojmë për të rizbuluar kuptimin e jetës sonë dhe shenjtërinë e çdo jete dhe për t’i rifituar vlerat themeltare të familjes njerëzore. Ai na pret në prag. E pret secilin prej nesh, sidomos më të brishtët: pret fëmijët, të gjithë fëmijët që vuajnë nga lufta dhe uria; pret të moshuarit, shpesh të detyruar të jetojnë në kushte vetmie dhe braktisjeje; pret ata që humbën shtëpitë e tyre ose ikin nga toka e tyre, në përpjekje për të gjetur strehë të sigurt; pret ata, që humbën punën ose që nuk mund ta gjejnë; pret të burgosurit që, pavarësisht nga gjithçka, mbeten gjithmonë bij të Zotit; pret ata, që persekutohen për fenë e tyre.

Në këtë ditë feste, t’i shprehim mirënjohjen atyre, që bëjnë çmos për të mirën në mënyrë të heshtur dhe besnike: mendoj për prindërit, edukatorët dhe mësuesit, të cilët kanë përgjegjësinë e madhe të formimit të brezave të ardhshëm; për punonjësit e shëndetësisë, policinë, ata që merren me punë bamirësie, veçanërisht misionarët e shpërndarë nëpër botë, të cilët sjellin dritë dhe ngushëllim për shumë njerëz në vështirësi. Të gjithëve duam t’u themi: faleminderit!

Vëllezër dhe motra, jubileu qoftë mundësi për të falur borxhet, veçanërisht ato që rëndojnë mbi vendet më të varfra. Të gjithë janë të thirrur t’i falin fyerjet, sepse Biri i Zotit, i cili lindi në të ftohtin dhe terrin e natës, na i fal të gjitha borxhet. Ai erdhi për të na shëruar dhe për të na falur. Shtegtarë të shpresës, të shkojmë e ta takojmë! T’i hapim dyert e zemrës sonë, ashtu si Ai, që na e hapi në dy kapakët, derën e zemrës së tij.

Të gjithëve u uroj Krishtlindje të qetë e të shenjtë!

/vaticannews/

Related- Posts

Bota

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026
Bota

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS
Bota

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.