Ushtria Çlirimtare e Popullit Kinez është në vigjilencë të lartë për të kundërshtuar çdo veprim për “pavarësinë e Tajvanit”, duke mbrojtur e palëkundur sovranitetin kombëtar dhe tërësinë territoriale, kështu tha të mërkurën Jiang Bin, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës.
Ai i tha këto kur iu përgjigj një pyetjeje në konferencë shtypi që thotë se në fjalimin e së mërkurës, lideri i autoriteteve të Tajvanit Lai Ching-te promovoi ngritjen e forcës luftarake asimetrike për të shtuar “reziliencën e mbrojtjes popullore”.
Lidhur me këtë, Jiang vuri në dukje se para pritjes së pashmangshëm drejt ribashkimit të atdheut, Lai Ching-te mbetet i mashtruar nga fantazia e realizimit të “pavarësisë së Tajvanit” të mbështetur te forcat e jashtme. Nën maskën e të ashtuquajturës “paqe”, ai përhap gjerësisht konceptin e “pavarësisë”, duke nxitur përpjekjet për të kundërshtuar ribashkimin me anën e përdorimit të forcës së armatosur.
Tajpei, kryeqendër e Tajvanit/Foto nga CMG
Sipas tij, administrata Lai, që shpërfill plotësisht interesat e kombit kinez dhe opinionin publik në Tajvan, duke provokuar me forcat e jashtme për “pavarësinë” është fajtore thelbësore e tensioneve ndër Ngushticën e Tajvanit. Duke u kapur me kokëfortësi pas një ideje të parealizueshme, administrata e tij po shpërdor paratë e fituara me mundime të popullit, duke e çuar Tajvanin drejt rreziqeve të luftës.
“Ne i paralajmërojmë autoritetet e Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit, pavarësisht se sa fonde shpenzon për të blerë armë, përpjekjet e tilla janë të kota. Synimi i ‘pavarësisë së Tajvanit’ është një rrugë pa krye dhe ribashkimi i atdheut është drejt një të ardhmeje të ndritur”, u shpreh zëdhënësi./cgtn



























































