• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Vaksina anti-Covid/ Soreca: I habitur nga kritikat e kryeministrit Rama

12 Janar, 2021
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori BE në Tiranë Luigi Soreca në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se beson që negocitatat me Shqipërinë do të hapen gjatë presidencës portugeze në 6 muajt e parë të këtij viti. Në lidhje me tonet kritike të kryeministrit Edi Rama ndaj B.E.-së për mungesë solidariteti ndaj Ballkanit në proçesin e vaksinimit, zoti Soreca tha se ndjehej i habitur nga ky qëndrim i kryeministrit. Ambasadori i BE-së flet edhe për projekt-ligjin e debatueshëm “antishpifje” për median on-line, për të cilin ai beson se qeveria nuk do të përpiqet ta miratojë përsëri në parlament.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, faleminderit për këtë intervistë! Shqipëria po bën një rrugë të gjatë dhe të mundimshme drejt integrimit. Çfarë mendoni ju se e bën kaq të mundimshme atë?

Ambasador Soreca: Së pari, faleminderit që më ftuat dhe Gëzuar Vitin e Ri, juve dhe gjithë shqiptarëve! Mendoj se viti 2021 është një vit i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Viti 2020 u mbyll me një lajm të rëndësishëm, që ishte plotësimi i tre vendeve në Gjykatën Kushtetuese, çka e bëri atë funksionale pas më shumë se dy vjetësh. Kjo e sjell vërtet më pranë Shqipërinë me atë çka i kërkuan të bënte Shtetet Anëtare dhe Këshilli.

Është një rrugë që kërkon kohë. Kërkon kohë sepse standardet e BE-së janë shumë të larta dhe Shqipëria po bën atë që është e nevojshme për të arritur çastin për nisjen e negociatave. Të mos harrojmë se marsin e kaluar Këshilli kishte vendosur ndërkaq t’i hapte negociatat. Po të shikoni se ku është Shqipëria tani – duke hamendësuar se këtë vit do të ndodhë çelja konkrete e negociatave, siç edhe jam i sigurt – Shqipëria pra mund të arrijë një nisje të shpejtë edhe falë punës së bërë, për shembull, me reformën në drejtësi që mbulon pjesën më të rëndësishme të hapave të parë të këtyre negociatave. Pra, e di që ka njëfarë zhgënjimi, por tani jemi vërtet shumë pranë dhe mendoj se gjatë presidencës aktuale portugeze ka vërtet shumë shpresë se do të thirret Konferenca e parë Ndërqeveritare nga Këshilli.

Zëri i Amerikës: Por Portugalia që mban presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, në prioritetet e saj duket se e ka lënë në hije Ballkanin.

Ambasador Soreca: Kam dëgjuar fjalë shumë të qarta nga ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, i cili do të drejtojë mbledhjet e Këshillit, ku do të merret vendimi.Ai e ka konfirmuar angazhimin e plotë të presidencës portugeze për të ecur përpara drejt nisjes së negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut.

Ne e dimë që muajt e ardhshëm ka takime me rëndësi, zgjedhje në disa Shtete Anëtare, zgjedhje në Shqipëri, dhe unë mendoj se kjo periudhë duhet përdorur nga Shqipëria për të vazhduar punën që është bërë, për të bërë progres të mëtejshëm në fusha të ndryshme që i njohim shumë mirë, në mënyrë që sapo të vijë koha, këtë pranverë, të merret një vendim. Unë kam besim tek presidenca portugeze që punon në një mjedis ku Komisioni Evropian, Veprimi i Jashtëm Evropian dhe gjithë Shtetet e tjera Anëtare vërtet duan të ecin përpara.

Zëri i Amerikës: Mendoni se klasa politike ka përgjegjësi për vonesat, jo vetëm tani në procesin e negociatave, por edhe më herët, gjatë viteve të shkuara?

Ambasador Soreca: Kjo është një përpjekje afatgjatë që shkon përtej shumicës dhe pakicës, është përpjekje e gjithë shoqërisë, që do të thotë se gjithë aktorët politikë, shoqëria civile, media duhet të punojnë së bashku. Nuk është medoemos gjithnjë kështu. Duhet të flasim pozitivisht për BE-në. 90% e shqiptarëve duan t’i bashkohen BE-së dhe po e presin këtë. Ndaj, klasa politike, siç e përmendët, duhet ta bëjë këtë përparësinë numër një.

Unë pres me padurim të shoh shumicën, pakicën, shumicën e ardhshme, pakicën e ardhshme, të punojnë së bashku në një pakt për integrimin evropian. Njerëzit duhet të dëgjojnë udhëheqësit e tyre të flasin për Bashkimin Evropian, sepse kjo është ajo që duan qytetarët shqiptarë. Sondazhet e fundit e konfirmojnë interesin e madh, që e bën Shqipërinë vendin që e do më shumë Bashkimin Evropian në rajon. Ndaj klasa politike duhet të flasë për atë që dëshirojnë qytetarët shqiptarë.

Zëri i Amerikës: Disa vite më parë Bashkimi Evropian kishte vetëm pesë kushte për Shqipërinë. Sot ka disa herë më tepër. A ka ndryshuar qasje BE përmes metodologjisë së re, apo Shqipëria po qëndron në vend?

Ambasador Soreca: Metodologjia e re që u miratua vitin e fundit, sipas mendimit tim, e ndihmon Shqipërinë të përshpejtojë punën drejt integrimit evropian. Shqipëria ka kaluar një nga reformat më të vështira që mund të përfytyrohet, që është reforma e drejtësisë. Kur të nisin negociatat, dhe kjo do të ndodhë shpejt, Shqipëria do të arrijë, sipas mendimit tim, më shumë se të tjerët, dhe po rrezikoj duke e thënë këtë, por mendoj se është shumë e rëndësishme.

Gjithnjë kam qenë shumë i kujdesshëm kur flas për kushtet, sepse ajo që ka rëndësi për mua është ajo që kanë identifikuar Shtetet Anëtare dhe Këshilli, si hapa që duhen ndërmarrë, në konkluzionet për vendin. Deri më sot, Shqipëria i ka ndërmarrë këto hapa, tani topi është kthyer në fushën e BE-së, dhe është shumë e rëndësishme për BE-në në muajt e ardhshëm, që të japë një përgjigje pozitive. Unë kam besim, siç e thashë, që kjo do të ndodhë gjashtë muajt e ardhshëm.

Zëri i Amerikës: Përse disa vende në vijimësi janë skeptike për çeljen e negociatave. A ndikojnë zhvillimet brenda këtyre vendeve në procesin e negociatave me Shqipërinë?

Ambasador Soreca: Politika e zgjerimit është politikë e brendshme e Bashkimit Evropian, sigurisht me elementë të jashtëm të bashkëngjitur. Ndaj, për Shtetet Anëtare është shumë e rëndësishme, që standardet e vendosura të përmbushen nga vendet kandidate. Deri tani Shqipërisë i është dashur të bëjë disa detyra shtëpie.

Tani që këto detyra në perspektivën e Bashkimit Evropian janë bërë, mendoj se është koha të kapërcehet gjithashtu çdo skepticizëm i mundshëm kombëtar. Duhet të marrim gjithashtu parasysh, se zgjedhjet në një vend luajnë rol dhe gjatë përgatitjes së tyre vendit i duhet të përqendrohet shumë tek politika e brendshme. Mendoj se, siç e thashë, në tremujorin e dytë, në pranverë të këtij viti, kam shumë besim se do të jemi në një pozicion që t’i nisim më në fund negociatat.

Zëri i Amerikës: Reforma në drejtësi ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Nëse sot do të ktheheshim pas, në korrikun e vitit 2016 kur ajo u miratua, a ka diçka për të korrigjuar?

Ambasador Soreca: Unë e thashë që e konsideroj reformën në drejtësi një nga reformat më ambicioze, por edhe një nga më të vështirat që mund të ndërmarrë një vend. Unë kam punuar në këtë fushë, dhe e di sa pranë zemrës së pushtetit është gjyqësori. Shqipëria vendosi në vitin 2016 të niste këtë rrugëtim. Ai është i vështirë, sepse duhet hyrë në fushën e sovranitetit të plotë të shtetit.

Bashkimi Evropian, partnerët e tjerë ndërkombëtarë, e kanë mbështetur plotësisht këtë përpjekje dhe tani jemi në një situatë ku, gjithë institucionet janë krijuar. BKH-ja do të bëhet plotësisht funksionale me rekrutimin e disa prej oficerëve operativë, por ndërkaq është krijuar. Gjithë institucionet janë krijuar dhe tani pasi kemi bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese, duhet të përqendrohemi tek Gjykata e Lartë dhe unë kam në plan të punoj shumë ngushtësisht me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, me Gjykatën e Lartë, që të sigurohemi se emërimet në këtë gjykatë të bëhen shumë shpejt. Në lidhje me pyetjen tuaj, nëse mund të bëhej diçka ndryshe, këtë nuk e di, nuk kam qenë këtu në vitin 2016 sepse merresha me çështje të tjera, por është e qartë se nxirren mësime.

Dhe ndoshta ata që e përgatitën reformën në drejtësi në Shqipëri dhe komuniteti ndërkombëtar, nuk prisnin largimin e një numri kaq të lartë gjyqtarësh, më shumë se 60%. Kjo është diçka, që mendoj se, nuk ishte në mendjet e atyre që bënë reformën. Kjo, sigurisht, ka një ndikim mbi ritmin e reformës, sepse nëse inxhinierët e saj do të kishin menduar për këtë, me gjasë do të kishin përdorur më shumë burime për Shkollën e Magjistraturës, që të sillte më shumë magjistratë ditë pas dite, si dhe do të kishin përfshirë disa masa tranzitore për disa gjykata. Për shembull, tani Ministria e Drejtësisë po diskuton mbi të ashtuquajturën “hartë gjyqësore”, që është numri i gjykatave që duhet të jenë të pranishme në këtë moment të reformës në drejtësi në vend.

Ndoshta disa rregullime janë të nevojshme, deri në çastin kur Shkolla e Magjistraturës të jetë në gjendje në vitet e ardhshme të diplomojë mjaftueshëm gjyqtarë për të mbuluar vendet vakante si pasojë e largimeve nga proçesi i Vettingut. Pra, reforma në drejtësi duhet të vazhdojë me ritëm të qëndrueshëm. Siç e thashë, kjo është pasaporta që i jep mundësi Shqipërisë të kapë shpejt ritmin e negociatave pasi ato të nisin.

Zëri i Amerikës: Proçesi i vettingut po shoqërohet me vonesa dhe zvarritje. Sa janë gjasat që ky proçes të vihet në pikëpyetje?

Ambasador Soreca: Siç e thashë, procesi i vetingut është thelbësor, nuk është i lehtë, sepse prek edhe jetën personale dhe karrierat e njerëzve. Prandaj, gjithë masat mbrojtëse të mundshme duhen ruajtur. Edhe një herë, duke qenë se kam punuar me këtë, e di sa e rëndësishme është që çdo gjyqtar të ketë të drejtën për një proces të drejtë. Mendoj se për momentin janë hapur 650 nga 800 raste dhe gjysma e vendimeve që duheshin marrë janë dhënë.

Vetingu është në vetvete një proçes shumë i vështirë. Mendoj se duhet të kemi besim te proçesi i vetingut. Ne kemi besim tek ky proces dhe së bashku me partnerët tanë i mbështesim plotësisht komisionerët, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ata duhet të punojnë fort, ata duhen mbrojtur nga opinioni publik, nga klasa politike, për të bërë punën e tyre.

Ata nuk duhen frikësuar dhe frikësimi duhet të marrë fund aty ku ndodh. Vettingut i janë dhënë burime të reja nga buxheti i vitit 2021 dhe kjo do ta ndihmojë me gjasë të zgjerojë aftësinë për të marrë vendime. Por është e rëndësishme që ne të gjithë së bashku t’i mbrojmë institucionet e vettingut, që po bëjnë një punë shumë të mirë për të dhënë drejtësi, ajo që duan shqiptarët.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, një prej kushteve, veçoj këtu riformulimin e draftit antishpifje sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, është ekskluzivisht në dorën e qeverisë. Ky draft ende nuk është rishikuar. Si e komentoni hezitimin e qeverisë?

Ambasador Soreca: Siç e thashë, linja që duhet ndjekur është ajo që Këshilli i Shteteve Anëtare i ka kërkuar Shqipërisë të bëjë. Marsin e vitit të shkuar Këshilli i kërkoi Shqipërisë, në rast se ajo do të vendoste të miratonte një ligj mbi median, ta bënte në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias.

Me qëllim që të ndihmojnë autoritetet shqiptare, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, kanë siguruar ekspertizë. Kjo punë ka qenë jashtëzakonisht efikase, sipas mendimit tim, për t’i informuar dhe për t’u dhënë autoriteteve shqiptare të dhëna, se cilat janë standardet evropiane për të rregulluar, kur është e nevojshme, lirinë e shprehjes.

Siç e dini, ne kemi qenë të qartë që ditën e parë, se për ne vetërregullimi është rruga që duhet ndjekur, kur bëhet fjalë për median online apo median e shtypur. Këtë mesazh ia kemi kaluar qeverisë shqiptare gjatë gjithë kohës. Unë e kuptoj tani, se pas këtij proçesi shkëmbimi i praktikave të mira, informacionit, edhe në debatin publik, qeveria shqiptare ka vendosur të mos ndjekë miratimin e një ligji mbi median, por të vazhdojë të shqyrtojë praktikat më të mira.

Nëse qeveria shqiptare vendos të kthehet tek kjo ide që për momentin, me sa kuptoj është lënë mënjanë, ne do të vendosim mbi tryezë të njëjtat parime: nevojën për një konsultim të plotë me komunitetin e medias, shoqërinë civile, si dhe pavarësinë e autoritetit që vendos mbi lirinë e shprehjes. Në nivel mbarëbotëror po zhvillohet një debat i madh për median online dhe ngjarjet më të fundit në SHBA na tregojnë, sa e rëndësishme është, që ky diskutim të bëhet në një debat të hapur.

Në nivel evropian, Komisioni Evropian po paraqet një propozim të ri, siç është Akti i Shërbimit Digjital, që hap debatin. Unë do të doja që kjo të ndodhte edhe këtu. Nëse qeveria do të vendoste t’i kthehej kësaj, tani apo në të ardhmen, kjo duhet të ndodhë, duke marrë parasysh që nuk do të ketë kurrë një mekanizëm që të mos e përfshijë komunitetin e medias në vendimmarrje.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, Kryeministri Edi Rama ka qenë kritik në lidhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë dhe rajonit për proçesin e sigurimit të vaksinave. Një koment nga ju?

Ambasador Soreca: Më duhet ta pranoj se u habitëm nga deklarata e dhënë nga kryeministri në fillim të vitit, veçanërisht pasi solidariteti i Bashkimit Evropian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020. Pas disa ditësh kemi përvjetorin e parë të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, kur Bashkimi Evropian mblodhi aq shumë aktorë për të vënë në dispozicion të Shqipërisë më shumë se 1 miliardë euro dhe menjëherë 115 milionë euro nga Komisioni Evropian, që tani, pas një viti, po japin rezultate konkrete në terren, në fushat e kulturës dhe arsimit.

Më pas, vjen ndihma e Bashkimit Evropian gjatë pandemisë sëCovid19. Të gjithë e kanë parë sasinë e pajisjeve mjekësore. Unë vetë kam bërë shtatë dhurime pajisjesh, që u kanë mundësuar shqiptarëve ta përballojnë këtë periudhë. Pastaj Plani Ekonomik dhe i Investimeve, me 9 miliardë euro për tre vitet e ardhshme. Në çastin kur nisi vaksinimi, ndryshe nga partnerët e tjerë, Bashkimi Evropian nuk e mbylli derën për ndihmën me vaksinimin, përkundrazi, vuri menjëherë në dispozicion 70 milionë euro që janë të disponueshme për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, që do të marrë një sasi të rëndësishme të kësaj kuote, për t’u siguruar që Shtetet tona Anëtare që dëshirojnë ta bëjnë këtë mund t’i përdornin këto para për t’ia dhuruar apo rishitur vaksinën Shqipërisë.

Unë e kuptoj zhgënjimin, por ky është një proçes jashtëzakonisht i ndërlikuar. Zhvillimi i një plani vaksinimi i ka angazhuar gjithë shtetet e botës, si dhe Shtetet Anëtare, dhe kjo ka rezultuar shumë e vështirë. Ne po shohim se situata e Covid19 në Europë është ende shumë e vështirë dhe numri i vaksinave që janë të disponueshme, është ndoshta më i vogël nga sa shpresonim. Ka një pengesë për prodhimin e vaksinës. Pavarësisht kësaj, jemi gati t’i japim ndihmë Shqipërisë. Dje Shqipëria nisi vaksinimin, dhe ne jemi gati t’i japim ndihmën tonë Shqipërisë.

Unë jam takuar me Ministren e Shëndetësisë, do të takoj edhe ambasadorët e Shteteve Anëtare, për të punuar të gjithë së bashku, për t’u siguruar që javët e ardhshmetë ketë më shumë vaksina të disponueshme për qytetarët shqiptarë. Por duhet të kuptojmë se Shqipëria duhet të përgatisë një plan vaksinimi për t’i mundësuar BE-së të ndërhyjë, por edhe Covax-it, më vonë gjatë vitit, që të vazhdojë vaksinimin. Ky nuk është një moment i vetëm, plani i vaksinimit do të kërkojë muaj, me qëllim që të mbulojë gjithë komunitetin këtu. Kështu që Bashkimi Evropian është këtu, siç ka qenë pranë shqiptarëve gjatë gjithë kohës./VOA

Tags: Kryeministri Ramasorecavaksina anti-covid

Related- Posts

POLITIKË

Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

3 Korrik, 2025
POLITIKË

Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

3 Korrik, 2025
KOSOVA

Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

2 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Arsyet kryesore për sulmin e Moskës ndaj Bakusë – Çfarë ndodhi në korridorin e Zangezurit?

3 Korrik, 2025
German Chancellor Friedrich Merz speaks at the Banking Conference of the Federal Association of Volksbanken and Raiffeisenbanken. Photo: Michael Kappeler/dpa

Merz i kundërpërgjigjet reagimeve për uljen e taksave, ndërsa në Berlin vërshojnë akuzat kundër njëri-tjetrit

3 Korrik, 2025

Ndërsa të varfërit vuajnë urie, të pasurit argëtohen: tregtia globale e mallrave luksoze nuk ndërpritet

3 Korrik, 2025
Libya flag on map of Libya

“Hija e profecisë së kobshme të Gadafit përndjek sot Evropën…”

3 Korrik, 2025

Mandati që nuk përfaqëson…

3 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.