• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Vendet e BRICS garantojnë fillimin e një epoke të re të zhvillimit global

26 Qershor, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Një ndër ngjarjet më të fundit që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar dhe të kancelarive politike e diplomatike në mbarë botën ishte takimi i nivelit të lartël i vendeve të mekanizmit BRICS në të cilin janë anëtare Kina, Brazili, Rusia, Afrika e Jugut, dhe India, që u përfaqësuan në nivel kryetar shtetesh e qeverish në punimet e tij të drejtuara nga Presidenti kinez Xi Jinping më 23 qershor teksa Kina mban kryesimin e këtij grupi gjatë vitit 2022.

Sikurse u dëshmua ky takim virtual i udhëheqësve të këtij grupimi dhe rezultatet e tij, që do të përpiqemi ti prekim më poshtë, kishin vlera të mëdha sepse mbi të gjitha 5 vendet anëtare të tij kanë një popullsi të marrë së bashku sa rreth 40 përqind e popullsisë së botës dhe ndodhen gjeografikisht në pika kyçe të rruzullit tokësor si hallka lidhëse të mbarë botës, dhe kësisoj zotimi i shprehur në një deklaratë të përbashkët të miratuar në Samit për të ruajtur paqen dhe sigurinë botërore merr vlerë të veçantë.

Si pjesëmarrëse, dhe në këtë rast kryesuese e radhës për vitin 2022, Kina me 1.4 miliard banorë u paraqit në Samit, por edhe në veprimtari të tjera ndërkombëtare të këtij viti, si vendi që i dha fund plagës së varfërisë një arritje jo vetëm për të por për mbarë njerëzimin se kur një populli kaq e madhe sa një e pesta e botës është mirë edhe popujt e tjerë kanë mirë sepse është më e lehtë barra për të luftuar varfërinë në plan botëror.

Në kushtet kur paqa dhe siguria janë si kurrë më parë në rrezik dhe stabiliteti botëror ka marrë goditje serioze udhëheqësit e këtyre 5 vendeve (presidenti kinez Xi Jinping, presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, presidenti rus Vladimir Putin, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa e kryeministri Indian Narendra Modi) në Deklaratën e Samitit të 14-të të BRICS-it të Pekinit u angazhuan për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve dhe theksuan me forcë domosdoshmërinë e zgjidhjes paqësorë të mosmarrëveshjeve ndërmjet vendeve nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve. “Ne angazhohemi të respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve, theksojmë angazhimin tonë për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve ndërmjet vendeve përmes dialogut dhe konsultimit, mbështesim të gjitha përpjekjet që kontribuojnë në zgjidhjen paqësore të krizave”. Po kështu, sipas deklaratës, këto fuqi të mëdha ripohuan angazhimin e tyre për një botë pa armë bërthamore dhe theksuan “përkushtimin e fortë” ndaj çarmatimit bërthamor.

I rëndësishëm është fakti se vendet e BRICS-it vunë në dukje se e njohin rolin e rëndësishëm që ka bashkëpunimi mes tyre për të trajtuar rreziqet dhe sfidat në arritjen e rimëkëmbjes globale të ekonomisë botërore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm çka e përforcoi më tepër vetë tema e tij nën moton: “Nxitja e partneritetit me cilësi të lartë të BRICS-it, fillimi në një epokë të re për zhvillimin global”.

Në deklaratë thuhej se liderët mbështetën bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës dhe diskutuan shqetësimet mbi situatën humanitare në Evropën Lindore dhe rreth saj. Deklarata vinte në dukje se liderët kishin rikonfirmuar “pozicionet e tyre kombëtare” për krizën në Ukrainë, siç është deklaruar në forume të tilla si Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Ky ishte Samiti i parë i BRICS, që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në muajin shkurt të këtij viti, dhe tërheq vëmëndjen fakti se Rusia si anëtare e këtij grupi u përfaqësua nga Presidenti Vladimit Putin.

Gjatë diskutimeve për Afganistanin, udhëheqësit e BRICS-it mbështetën një “Afganistan paqësor, të sigurt dhe të qëndrueshëm duke theksuar nevojën për respektimin e sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial, unitetit kombëtar dhe mosndërhyrjes në punët e tij të brendshme”.

Pak javë më parë Kina organizoi një konferencë të vendeve fqinjë të Afganistanit, të cilët shprehën zotimin e tyre për ndihma humanitare për këtë vend të shkatërruar nga pushtimi 20-vjeçar prej SHBA-së dhe disa vendeve të NATO-s trupat e të cilëve u tërhoqën duke lënë prapa dramën tragjike të krimeve të shëmtuara njerëzore dhe një vend të shkatërruar totalisht. E gjendja e një pjese të tij është bërë më e rëndë pas tërmetit të para pak ditëvë ku vdiqën mbi 1500 njerëz e u plagosën më shumë se 3000 tjerë kurse shkatërrimet janë kolosale. Udhëheqësit talibanë në pushtet tani kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare humanitare dhe u janë drejtuar OKB-së dhe organizmave të tjerë të tij.

Duke iu drejtuar Samitit me një videofjalim në ceremoninë e hapjes së forumit Presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se tani bota po përjeton ndikimet e ndërthurura të ndryshimeve të papara në një shekull dhe të pandemisë, ndërsa po shfaqen sfida të shumëllojshme të sigurisë, ekonomia botërore po mëkëmbet me vështirësi dhe zhvillimi global ka pësuar një goditje të rëndë.

Ndër disa pyetjet më jetike mbi të tashmen e të ardhmen e botës mbarë i pararashtroi Xi në formë retorike si më poshtë: “Ku po shkon bota? Drejt paqes apo luftës? Zhvillimit apo recesionit? Hapjes apo mbylljes? Bashkëpunimit apo kundërvënies?”

Dhe, sipas tij, këto ishin pyetjet e kohës sonë dhe në përgjigje të tyre, sipas mendimit të Kinës, Xi theksoi që në krye të herës se duhet të bashkohemi për të mbrojtur paqen e qëndrueshmërinë botërore. Ai vuri në dukje se në shekullin e kaluar, njerëzimi përjetoi dy luftëra botërore dhe periudhën e errët të kundërvënies së Luftës së Ftohtë. Kjo histori e hidhur, sipas tij, vërteton se hegjemonizmi, politika e grupeve dhe konfrontimi ndërmjet kampeve nuk sjellin paqe, por vetëm shkaktojnë luftëra e konflikte.

Kriza e kësaj here në Ukrainë u bie përsëri kambanave të alarmit se zgjerimi i aleancave ushtarake me koston e humbjes së sigurisë së vendeve të tjera patjetër do të çojë në dilemat e sigurisë.

Duke iu referuar Nismës së Sigurisë Globale të shpallur prej tij kohët e fundit, e cila propozon një koncept të sigurisë së përbashkët, përfshirëse, bashkëpunuese dhe të vazhdueshme, Xi u bëri thirrje vendeve të ndryshme të respektojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendeve të tjera, të ngulin këmbë në parimet e Kartës së OKB-së, t’u kushtojnë vëmendje shqetësimeve të arsyeshme për sigurinë të vendeve të tjera, t’i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet bisedimeve e konsultimeve dhe të ruajnë sigurinë në fushat tradicionale e jo-tradicionale. Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të braktisë mendësinë e lojës ku fituesi merr gjithçka, për të ndërtuar marrëdhënie ndërkombëtare të tipit të ri me respekt të ndërsjellë, drejtësi, barazi dhe bashkëpunim me përfitime të përbashkëta.

Sa më shumë kohë që kalon përforcon faktin se tashmë hegjemonizmi i një fuqie ka marrë fund dhe na shpaloset një botë që nuk është më as njëpolare e as dypolare, jetojmë në një komunitet të përbashkët të njerëzimit i drejtuar nga multilaterizmi ku SHBA e kanë humbur prej kohësh rolin e vetpërcaktuar prej tyre si ‘qendra e botës’. Nga ana tjetër shikohet qartë se i tërë sistemi perëndimor, dominues në botë më parë, ka dhënë shenja të qarta se nuk mund të jetë ai dhe vetëm ai drejtuesi i zhvillimeve ndërkombëtare në të gjitha fushat.

Pandemia me të gjitha pasojat e saj tragjike humanitare dhe shkatërruese ekonomikisht është shembulli më i fundit i pamundësisë, i paaftësisë së SHBA e Perëndimit të përballojnë situatën jo në shkallë botërore por as në vendet e tyre. Mëse 1.2 miliard banorë nga gati 70 vende të botës vazhdojnë të vuajnë nga krizat e pandemisë, të ushqimit, të energjisë dhe borxheve. Se sa alarmante po bëhet gjendja mjafton të ndjekësh shqetësimet e shtuara edhe të vendeve të Evropës, përfshi edhe ata më të zhvilluara, për furnizimin me bukë e ushqime, e mbi të gjitha me burime energjie me ardhjen e vjeshtës e dimrit!

Një vit më parë Presidentit Xi shpalli Nismën e Zhvillimit Global, dhe kjo ishte një ndër pikat që ai preku në fjalimin e tij në Samit sepse është aktuale si rrugëzjidhje. Sikurse ai deklaroi, kjo nisëm synon nxitjen e ndërtimit të partneritetit të zhvillimit global nëpërmjet shtimit të gjithanshëm të bashkëpunimit në fusha si zbutja e varfërisë, shëndetësia, arsimi, ndërlidhshmëria digjitale, industrializimi etj.

“Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin në fushat e ushqimit dhe të energjisë, të ngremë nivelin e garantimit të furnizimit me to, të shfrytëzojmë rastet e sjella prej revolucionit tekniko-shkencor dhe transformimit industrial për të nxitur qarkullimin në përmasë botërore të faktorëve të risive, të ndihmojmë vendet në zhvillim të shpejtojnë transformimin e gjelbër dhe zhvillimin e ekonomisë digjitale, si edhe të zhvillojmë aktivisht bashkëpunimin antipandemik, duke u ofruar më shumë ilaçe vendeve në zhvillim”, tha presidenti kinez.

Nga ana tjetër, Xi tërhoqi vëmendjen se vendet kryesore të zhvilluara duhet të marrin masa të përgjegjshme ekonomike për të parandaluar përhapjen jashtë vendit të efekteve negative të politikave të tyre të brendshme dhe për të mos pasur ndikim serioz mbi vendet në zhvillim. Ai theksoi se faktet kanë dëshmuar shumë herë se sanksionet janë bumerang dhe thikë me dy presa. “Veprimet si politizimi, instrumentalizimi e armëzimi i ekonomisë globale dhe vendosja e sanksioneve sipas dëshirës duke shfrytëzuar pozicionin mbizotërues në sistemin financiar e monetar ndërkombëtar, do të dëmtojnë jo vetëm interesat e të tjerëve, por edhe të vetë atyre që i kryejnë ato, duke u sjellë dëme të gjithë popujve të botës”, vuri në dukje Presidenti Xi.

Kina pa dyshim është vendi që mund të jap përvojë më shumë se asnjë vend tjetër lidhur me përfitimet e zgjerimit të hapjes dhe integrimit në shkallë botërore. Ndër elementët parësor të ‘mrekullisë kineze’ nga 1978 e deri tani – shndërrimi i Kinës në ekonominë e dytë më të madhe në botë me perspektiva të qarta të ngjitjes në lartësi të reja, janë dëshmitë më kuptimplote të efikasitetit të tyre.

Prandaj më duket e kohës thirrja e kreut të shtetit të Kinës drejtuar vendeve të ndryshme të ngulin këmbë në hapjen e përfshirjen, të mbrojnë sistemin tregtar shumëpalësh me OBT-në në qendër, të heqin pengesat ndaj tregtisë, investimeve e teknologjisë dhe të nxisin ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore. “Duhet të qëndrojmë të palëkundur në parimin e ‘konsultimeve, ndërtimit dhe ndarjes së përbashkët’, të forcojmë qeverisjen e ekonomisë globale dhe të shtojmë përfaqësimin dhe të drejtën e fjalës së tregjeve të reja e të vendeve në zhvillim, në mënyrë të garantohen të drejta, rregulla dhe mundësi të barabarta”, theksoi presidenti kinez në fjalimin e rastit të mbajtur në Forumin e Biznesit të BRICS-it

Duke iu drejtuar Samitit kryeministri indian Modi tha se ekonomia globale vazhdon të ndikohet nga kriza Covid-19 dhe bashkëpunimi midis anëtarëve të BRICS mund të forcojë rimëkëmbjen pas pandemisë.

Duke vënë në dukje se liderët e BRICS po takoheshin praktikisht për të tretin vit radhazi mes sfidave të pandemisë, ai tha: “Për sa i përket qeverisjes së ekonomisë globale, ne vendet anëtare të BRICS-it kemi një qasje shumë të ngjashme. Pra, bashkëpunimi ynë i ndërsjellë mund të japë një kontribut të dobishëm në rimëkëmbjen globale pas Covid-it”.

Si një shembull i mekanizmit të bashkëpunimit ndërmjet tregjeve të reja dhe vendeve në zhvillim, BRICS-i po bëhet një fuqi e pamohueshme, me rritje të pandërprerë të ndikimit të tij. Të dhënat statistikore tregojnë se që nga krijimi i këtij mekanizmi, pjesa e ekonomisë së të pesë vendeve anëtare (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë e Jugut) të marra së bashku në vëllimin e përgjithshëm të ekonomisë botërore u ngrit nga 11.7 % në vitin 2006 në 25.9 % vitin e kaluar, ndërsa pjesa e tyre në tregtinë globale u shtua nga 11 % në 19%, duke kontribuar për mbi 50 % të rritjes së ekonomisë globale gjatë së njëjtës periudhë.

Nga ana tjetër është kuptimplot fakti i vlerës së bashkëpunimit të ndërsjellt se në pesë muajt e parë të këtij viti vëllimi i përgjithshëm i eksportit të Kinës në vendet e tjera të BRICS-it – Afrikë e Jugut, Brazil, Indi, Rusi – arriti në 1.31 trilionë juanë, 12.1 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përqindje është më e lartë se rritja e përgjithshme e tregtisë së jashtme të Kinës në të njëjtën periudhë.

Kjo dëshmon se vendet e BRICS-it kanë potencial të madh në zhvillimin ekonomik gjë që ka hapur perspektiva për zgjerimin e radhëve të këtij mekanizmi në të ardhmen aq më shumë kur të 5 udhëheqësit e vendeve anëtare ranë dakord për nevojën për të vazhduar bashkëpunimin “BRICS Plus” dhe për të avancuar procesin e zgjerimit të anëtarësimit në të.

“Si kryetare e BRICS për këtë vit, Kina mbështet aktivisht BRICS në fillimin e procesit të rritjes se anëtarësimit dhe zgjerimin e bashkëpunimit “BRICS Plus”. Të gjithë liderët e BRICS ranë dakord të ecin përpara në bashkëpunimin “BRICS Plus” dhe të avancojnë procesin e zgjerimit të anëtarësimit në BRICS. Konsensusi përkatës pasqyrohet gjithashtu në Deklaratën e Samitit të XIV të BRICS të Pekinit. Kjo tregon plotësisht se bashkëpunimi i BRICS është i hapur dhe gjithëpërfshirës. Kina do të inkurajojë palët në BRICS që të vazhdojnë diskutimet e thelluara për çështjen e zgjerimit të anëtarësimit dhe të hartojnë standarde dhe procedura për këtë proces mbi bazën e konsensusit. Mezi presim që të kemi më shumë partnerë që ndajnë angazhimin tonë t’i bashkohen familjes BRICS”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin më 24 qershor.

Presidenti Xi kryesoi gjithashtu Dialogun e Nivelit të Lartë mbi Zhvillimin Global mbajtur më 24 qershor. “Të gjithë mund të presim me padurim një dialog produktiv. Ne besojmë se me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha palëve, bashkëpunimi i BRICS do të gëzojë një të ardhme edhe më premtuese, do të mbledhë sinergji të jashtëzakonshme për rritje dhe do të sjellë një të ardhme më të mirë për zhvillimin global”, tha Wenbin.

Pjesëmarrësit në Samit shprehën në deklaratë mirënjohjen për qeverinë dhe popullin kinez për mbajtjen e Samitit të 23 qershorit dhe u njoftua se Afrika e Jugut do të marrë kryesimin dhe do të organizojë Samitin e 15-të të BRICS-it në vitin 2023.

Samiti BRICS 2022 mund të konsiderohet se hyn në kategorinë e momenteve historike të zhvillimeve më të fundit në arenën ndërkombëtare, që japin shpresë se njerëzimi ka një të ardhme për të kapërcyer qorrsokakun e sfidave me të cilat po përballet mbarë njerëzimi. Pa asnjë politizim Kina, si vend organizator, ashtu sikurse edhe vendet e tjerë të BRICS, shpalosën imazhin se si një mekanizëm i hapur dhe i çliruar nga ambiciet hegjemoniste, që përfaqëson gati gjysmën e popullsisë së botës, mund të funksionojë në të mirë të vendeve anëtare por edhe të mbarë njerëzimit.

BRICS nuk është grupim i mbyllur, përkundrazi alternativa ‘BRICS Plus’ është përgjigja më e mirë e me pak fjalë konkrete ndaj çdo fuqie sado e madhe të jetë se koha e numrit një ka perënduar dhe përpjekjet për të rikthyer historitë e hidhura të luftërave të ‘ftohta’ apo të ‘nxehta’ janë të destinuara të dështojnë. Përvoja e rrugëtimit të BRICS e kontributi i secilit vend në këtë mekanizëm nuk kanë asgjë të përbashkët me platformën as të ‘pesë e as të 100 syve’ apo të aleancave të tjera të errëta të këtij lloji të ngritura nga SHBA, që janë vënë në veprim te ethshëm tani për të njollosur imazhin ndërkombëtar të Kinës me synimin e frenimit të rritjes së saj. E shkuara e hidhur e veprimtarisë konspirative të SHBA-së e shprehur në fakte të tilla të njohura botërisht se pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ata kanë provuar të rrëzojnë më shumë se 50 qeveri të huaja dhe kanë ndërhyrë në zgjedhjet e të paktën 30 vendeve, nuk harrohet, përkundrazi dënohet. E sa më shumë kohë që kalon kundërshtimi ndaj veprimtarive të tilla konspirative bëhet më i madh dhe çdo përpjekje e re ekspansioniste po ndesh në solidaritetin e popujve e vendeve liridashës, iniciativave të shumta si BRICS, që kanë në themel të veprimtarisë së tyre përballimin e sfidave të shumëfishta të kohës së tanishme tejet të vështirë dhe ecjen përpara drejt zhvillimit harmonik të njerëzimit./cri

Related- Posts

FOKUS

PROTESTA SI PASQYRË E DEMOKRACISË SHQIPTARE 

19 Qershor, 2026
FOKUS

Nuk mjafton ta duash atdheun! Duhet ditur ta mbrosh ate!

18 Qershor, 2026
FOKUS

Bëhet publike marrëveshja mes ShBA-ve dhe Iranit

17 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

PROTESTA SI PASQYRË E DEMOKRACISË SHQIPTARE 

19 Qershor, 2026

Forumi “Lujiazui” 2026 dërgon një sinjal të fortë për financat teknologjike të Kinës

19 Qershor, 2026

Porti Hengqin regjistroi rritje të mbërritjeve të huaja sipas politikës së tranzitit pa viza

19 Qershor, 2026

Këshilli Europian vendos kontakt diplomatik me Rusinë

18 Qershor, 2026

“Revolucioni i Flamingove” vijon për të nëntëmbëdhjetën mbrëmje radhazi

18 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.