• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

“Versajë” e re greko-polake?

27 Qershor, 2019
in OP/ED
A A
National vector fabric wave flags of Greece and Poland isolated on white background. 1 to 2 proportion.

National vector fabric wave flags of Greece and Poland isolated on white background. 1 to 2 proportion.

Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të muajit Greqia i dorëzoi qeverisë gjermane kërkesën zyrtare për dëmshpërblimet e Luftës së I dhe II Botërore. Rastësi e spikatur pasi 100 vjet më parë, më 28 qershor 2019 u nënshkrua Traktati i Paqes në Versajë. Le të kthehemi shkurt pak prapa në histori. Fuqitë fituese të Luftës së I Botërore, veç zotërimit të 15 për qind të territorit gjerman me 10 për qind të popullsisë së tij, marrjes nën kontroll të gjithë sektorëve ekonomikë, burimeve natyrore dhe ushtrisë me të gjithë armatimin gjigand, vendosën mbi Gjermaninë edhe sanksione të rënda financiare në shumën e sotme rreth 33 miliardë euro. Politika gjermane e “Fulfilment” dmth pagimit të këtyre borxheve sipas Nenit famëkeq 231 u pezullua pas krizës botërore financiare të vitit 1929 -1930. Sapo u ngjit në pushtet, Hitleri denoncoi politikën e mëparshme dhe fuqitë e mëdha për poshtërimin e popullit gjerman. Versaja me sanksionet e saj të papërballueshme shërbeu si “lëndë e parë dhe municion” për nazistët gjermane që shpërthyen Luftën e II Botërore dhe më e përgjakshme se e para.

Pas asaj përvoje të hidhur, fuqitë e mëdha fituese nuk e përsëritën më gabimin e Versajës. Përkundrazi, nëpërmjet formave të reja, dhe sidomos Planit të famshëm “Marshall” të ndihmave, SHBA-të ndihmuan në rimëkëmbjen e vendeve të shkatërruara, duke përfshirë dhe Gjermaninë, për ta futur në trasenë e demokracisë dhe paqes. Gjyqi i famshëm i Nurembergut për herë të parë në histori dënoi përgjegjësit dhe zjarrvënësit kryesorë të asaj lufte. Por, “ kura” më e mirë parandaluese për tragjedi të tilla ishte përfshirja e RFGJ-së në rendin e ri botëror shumëpalësh, në OKB dhe filialet e saj, KiE, NATO, BE, etj. Konferenca e Potsdamit më 1945 dhe Traktati i Paqes i Parisit më 1947, krahas administrimit të territorit dhe pasurive gjermane nga katër fuqitë e mëdha fituese, vendosën që të merrnin në zotërim edhe borxhet/ detyrimet e saj financiare.

Më tej, më 1953, fuqitë fituese dhe shumë kredidhënës perëndimorë, por pa ish-BS nënshkruan Marrëveshjen mbi Borxhet e Jashtme Gjermane në Londër; ajo marrëveshje ku palë ishte dhe Greqia i përgjysmoi borxhet gjermane nga 30 në 15 Miliard Dollarë me afat 30 vjeçar shlyerjeje.

Lidhur me Greqinë, Gjermania ka kontribuar në rindërtimin e sistemit energjetik, infrastrukturë, industri, etj. Gjithashtu në vitin 1960 ajo i ktheu Greqisë shumën rreth 70 Milion Euro. Nga ana e vet, qeveria e Polonisë në vitin 1953 e më tej ia fali të gjitha borxhet RDGJ-së; mirëpo, me ardhjen e nacionalistëve polakë në pushtet, ata pretendojnë se kjo u bë nën trysninë sovjetike dhe se shteti polak nuk ishte legjitim, argumente që nuk qëndrojnë. Në fakt, deri tani vonë, si Greqia dhe Polonia nuk kanë shprehur pretendime të tilla, ndonëse kanë patur marrëdhënie të privilegjuara me Gjermaninë.

Vlen të theksohet se të gjitha këto traktate dhe marrëveshje kanë përcaktuar se zgjidhja përfundimtare e reparacioneve do të bëhej me ribashkimin e vendit.

Kështu ndodhi në vitin 1990 me nënshkrimin e Marrëveshjes mbi Ribashkimin Gjerman nga katër fuqitë e mëdha dhe dy Gjermanitë ose “Marrëveshja 2 plus katër”, siç njihet gjerësisht; ajo e çliroi përfundimisht Gjermaninë nga çdo borxh dhe detyrim i mëtejshëm financiar. Dhe ka konsensus të gjerë se kjo u bë pa kurrfarë presioni nga Gjermania. Kësisoj, nga ana e të drejtës ndërkombëtare, problemi i dëmshpërblimeve gjermane u mbyll gati 30 vite më parë.

Por, pavarësisht nga këto zhvillime, krahas Polonisë, qeveria aktuale greke këmbëngul për këto dëmshpërblime mbi bazën e vendimit të Parlamentit të muajit Prill. Madje, fatura e këtyre reparacioneve prej 377 miliardë euro është ndarë e përllogaritur në disa zëra: 171 miliardë euro për dëmtimet infrastrukturore, 10,3 miliardë kredi të Bankës Kombëtare Greke të marra me forcë nga nazistët, 33 miliardë humbje të burimeve natyrore dhe 53,8 miliardë dëme ndaj industrisë greke gjatë pushtimit nazist 1941 – 1944. Veç kësaj, fatura përfshin dhe dëmshpërblime për familjet dhe trashëgimtarët e të vrarëve/ plagosurve prej 700 euro në muaj për 15 vjet për 120.000 persona baras me 151 miliardë euro ose për 558.000 të vdekur të konfirmuar nga Konferenca e Parisit dhe 880.000 të plagosur për 15 vjet me nga 700 euro në muaj ose 107 miliardë euro.

Kurse Polonia, e cila pati shkatërrime shumë më të mëdha se Greqia kërkon 800 miliardë euro!

Këtu është rasti të shprehet nderimi për popujt trima dhe luftëtarët e lavdishëm grekë dhe polakë për rezistencën dhe heroizmin e tyre në fitoren ndaj nazifashizmit gjatë periudhës 1941 – 1944. Për këtë kontribut, Greqia është vlerësuar duke filluar nga vendimi i fuqive të mëdha për ta rreshtuar në anën perendimore, kurse Polonia ishte vendi i parë nga ish-lindja i mbështetur përpara viteve 90 dhe i pranuar ne BE dhe NATO.

Gjithashtu Greqia është kompensuar dhe shpërblyer me solidaritetin ndërkombëtar dhe atë gjerman në momentet më të vështira, nga diktatura ushtarak deri te krizat më të fundit financiare. Në vitin 1981 ajo u pranua anëtare e BE-së dhe me mbështetjen gjermane. Ndërsa katastrofa financiare e viteve të fundit, veç krizës ndërkombëtare të vitit 2007 ishte kryesisht pasojë e keqqeverisjes së vendit nga dinastitë familjare greke, mashtrimi, korrupsioni galopant, politikat e gabuara ekonomike, etj.

Pikërisht në ato kushte të jashtëzakonshme, më 2015, populistët e “Syriza” të Tsipras ndërmorën fushata agresive ndaj Gjermanisë dhe liderëve të saj. Në tentativat e tyre për të fituar shumicën dhe mbajtur popullin “me gajret” veç të tjerash, ata shtruan “pas pilafit” dhe çështjen e reparacioneve të Luftës.

Përfundimisht, po qe se nuk zgjidhet me negociata, diçka e papranueshme për gjermanët, Greqia mund të çojë çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Por aty shanset janë pothuajse zero, për arsyet që u shpjeguan më lart; dhe disa padi të mëparshme për dëmshpërblime për fshatra greke të barbarizuar nga nazistët janë refuzuar nga gjykatat.

Duket qartë se qeveria greke ka synuar kryesisht të fitojë kapital politik dhe vota me këtë çështje; por dhe aty nuk i ka ecur; Tsipras pësoi disfata të vërteta në zgjedhjet lokale dhe evropiane më 25 Maj dhe të njëjtin fat mund të ketë dhe në zgjedhjet parlamentare më 7 korrik.

Gjermania dhe liderët e saj e kanë njohur dhe shprehur qartazi dhe publikisht në Greqi, Poloni e gjetkë përgjegjësinë e tyre ndaj krimeve të nazizmit. Por të gjitha këto përgjegjësi vetëm në planin moral, sepse në aspektin e të drejtës ndërkombëtare reparacionet janë çështje e mbyllur. Gjermania është shprehur kategorikisht kundër reparacioneve, pasi i druhet dhe precedentit; sepse praktikisht, pas Greqisë e Polonisë mund t’u ngjallet oreksi dhe Namibisë që i ka dhënë shenjat plus vendeve të tjera; atëherë gjendja do të kthehej 100 vjet pas. Ja pse “Versaja” e tentuar greke dhe polake, ndonëse moralisht e justifikuar, ligjërisht nuk ka shanse./gsh

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.