Vuçiç në Forumin Ekonomik Botëror, fton Abazoviç të bëhet pjesë e 'Ballkanit të Hapur'

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ftuar sërish kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç që të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, në takimin e radhës që pritet të mbahet në Ohër.

“Edhe një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje dypalëshe me Dritan Abazoviç gjatë Forumit Ekonomik Botëror, por edhe për ta ftuar edhe një herë që të bashkohet me ne në takimin e nismës së Ballkanit të Hapur në Ohër”, shkroi Vuçiç në një postim në Instagram.

Samiti i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në 9-10 qershor në qytetin e Ohrit. Nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina nuk janë pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.