Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të martën për përpjekje të forta për të siguruar një fillim të mbarë të planit të 15-të pesëvjeçar (2026-2030).
Xi, gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në hapjen e një sesioni studimor në Shkollën e Partisë të Komitetit Qendror të PKK-së (Akademia Kombëtare e Qeverisjes) për zyrtarët kryesorë në nivel province dhe ministrie.
Xi Jinping vuri në dukje se Kina ndodhet në një periudhë kur ekzistojnë paralelisht mundësi strategjike dhe sfida, rreziqe e pasiguri të shumta. “Duhet të analizojmë gjendjen konkrete, duke marrë parasysh faktorët e ndryshëm dhe të kontrollojmë si duhet një numër faktorësh kyçe, si situata ndërkombëtare, raundi i ri i revolucionit shkencor e teknologjik dhe i transformimit industrial, si edhe ndryshime të tjera,” u shpreh ai.
Xi theksoi më tej që detyra kryesore strategjike gjatë periudhës së planit të 15-të pesëvjeçar është ndërtimi i sistemit modern industrial dhe realizimi i hovit të gjithanshëm të sistemit industrial.
Falë popullsisë së madhe, tregut gjigant, sistemit të përsosur industrial dhe nxitësve të fortë të zhvillimit, Kina është në gjendje të shpejtojë krijimin e një modeli të ri zhvillimi, me kërkesën e brendshme si forcën kryesore të zhvillimit ekonomik dhe me përmirësimin e jetesës së popullit si theksin e nxitjes së zhvillimit shoqëror, u shpreh presidenti kinez.
Ai tha gjithashtu që, për realizimin me sukses të objektivave në pesë vjetët e ardhshëm, duhet të ngrihet në veçanti aftësia e Partisë në udhëheqjen e zhvillimit ekonomik e shoqëror./cgtn





























































