• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Zëri i Amerikës/ Erdogan kërkon prerë: Të goditen elementët e Feto-s në Shqipëri

18 Janar, 2022
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Armand Mero

Në Shqipëri, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan foli sonte me tone të prera sa i takon qëndrimit, që Shqipëria duhet të mbajë, sipas tij, ndaj organizatës Feto të klerikut Fetullah Gylen, të cilën Ankaraja e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

“Fakti që Feto është ende në gjendje të gjejë fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla, Shqipërinë, e lëndon thellë popullin tonë, bijtë e bijat, e të cilit kanë rënë dëshmor. Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën, që kemi përpara, të ndërmerren hapa më konkretë, vendimtarë dhe hapa më të shpejtë kundër strukturave të Feto-s në Shqipëri”, – u shpreh presidenti turk gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Kësaj teme zoti Erdogan i kushtoi një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij dhe në parlamentin shqiptar, duke paralajmëruar se kjo çështje do të ishte përcaktuese në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Një mik i vërtetë është ai, që nuk heziton të vërtetën dhe nëse është e hidhur. Çështjen e Feto-s e shohim si parakusht të vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit tonë strategjik”, – deklaroi ai, duke shtuar se pret “që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye. Shpresoj që kjo çështje në vizitat e ardhshme të ketë marrë formë të prerë”, – u shpreh Erdogan.

Pas ngjarjeve të korrikut 2016 në Turqi, të gjitha autoritetet e larta turke që kanë vizituar Tiranën, kanë këmbëngulur në mënyrë të përsëritur në goditjen e strukturave, sipas tyre aktive, të Feto-s në Shqipëri.

“Lufta ndaj Feto-s është një nga ndjeshmëritë tona, së cilës i kushtojmë vëmendje të veçantë. Besojmë se dhe miqtë tanë do të kenë parasysh ndjeshmëritë e Turqisë. Fatkeqësisht anëtarët e kësaj organizate ekzistojnë ende në Shqipëri, dhe tregojnë ekzistencën e tyre në çdo fushë, në institucionet fetare, shëndetësi e arsim, si dhe në një pjesë të konsiderueshme të sektorit privat” – thotë Erdogan.

Turqia ka rritur ndikimin e saj politik dhe ekonomik në rajonin e Ballkanit. Një ekspansion që shumë studiues ndërkombëtar e shohin si pjesë e të strategjisë së Ankarasë për të zgjeruar zonat e saj të influencës.

Por për kryeministrin Edi Rama “përtej të gjitha teorive të konspiracionit, unë mendoj që roli i Turqisë në rajonin tonë është i pazëvendësueshëm, i patjetërsueshëm dhe padiskutim një rol konstruktiv në funksion të paqes. Të gjitha ato hijet e hedhura mbi Turqinë apo presidentin rezultojnë të jenë filma të imagjinatës dhe të interpretimeve të bëra, por që nuk gjejnë përputhje në realitet”.

Sipas kryeministrit shqiptar, “këtu ka vetëm të mira, jo vetëm për marrëdhënien midis Shqipërisë dhe Turqisë, por dhe për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, por dhe për marrëdhëniet midis rajonit dhe Bashkimit Europian. Të mos e harrojmë asnjëherë që Bashkimi Europian pa Turqinë do të ishte në një situatë, që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot, për keq. Turqia është një valvul e pashmangshme, e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme sigurie për Bashkimin Europian dhe unë këtë e kam thënë edhe në NATO, edhe në Bruksel, e kam thënë dhe në të gjitha takimet bilaterale. E them dhe sot sepse e besoj dhe e them publikisht sepse kjo është e vërteta”.

Shqipëria e konsideron Turqinë një prej partnerëve të saj strategjikë. Kryeministri Rama, njihet për raportin e tij të ngushtë me presidentin Erdogan, i cili ka qenë shpesh në qendër të kritikave për metodat e tij autoritariste në udhëheqjen e vendit të tij.

Por, zoti Rama përsëriti sot në të gjitha ndërhyrjet e tij, vlerësimet për zotin Erdogan dhe rëndësinë që ai personalisht i jep miqësisë së lidhur me të, për të cilën u shpreh se ndjehet krenar.

Ai pati një përgjigje ndaj atyre, që e shohin me dyshim këtë marrëdhënie duke u shprehur se “presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk është e lehtë në botën e sotme, edhe në diplomacinë e sotme, që të gjesh njerëz që Po-në e kanë Po dhe Jo-në e kanë Jo, sepse ja ku jemi sot. Këtu është materializimi i të gjithë fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet se çfarë do të thotë presidenti Erdoğan kur thotë “Shqipërinë e kam në zemër dhe çfarë i dhemb Shqipërisë, më dhemb dhe mua”, – u shpreh zoti Rama duke ju referuar një blloku banimi me 522 apartamente, për familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, që u ndërtua nga qeveria turke, përmes një fondi prej 42 milion eurosh.

Ky kompleks banesash ishte dhe ndalesa e parë e vizitës së zotit Erdogan në Shqipëri, menjëherë pasi u prit në në aeroportin “Nënë Tereza” me nderimet më të larta nga kryeministri Rama.

Presidenti turk e cilësoi realizimin e këtij kompleksi apartamentesh një shenjë tjetër të lidhjes së fortë mes dy vendeve.

“Shenja e vëllazërisë nuk është kur t’i vjen pasi të kanë thirrur, por të qëndrosh pranë vëllait tend kur ai ka nevojë. Dhe tani e në vijim ne do të jemi gjithmonë pranë. Shpresoj që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vijojë në pafundësi”, – deklaroi ai gjatë ceremonisë në Laç, ku sheshit pranë pallateve të reja të ndërtuara i është dhënë emri i tij.

Përpara largimit nga Shqipëria, presidenti turk mori pjesë në një tjetër inaugurim, atë të restaurimit të xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës.

Ajo që ra në sy gjatë kësaj vizite ishte anashkalimi i protokollit, me mungesën e takimit të presidentit turk me homologun e tij Ilir Meta.

Në mbrëmje në një intervistë në Syri.TV, kreu i shtetit shqiptar bëri të ditur se nuk kishte patur kërkesë për takim.

“Nuk kam arsye të kem ndonjë keqardhje që nuk kam takuar zotin Erdogan. Ai ka qenë i ftuar i Qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i Qeverisë. Uroj të ketë kaluar sa më mirë në Shqipëri. Nëse do të kërkonte një takim sot, do të bëja një sforcim për ta takuar, sepse kam pasur një agjendë vërtet shumë të ngarkuar. Zoti Erdogan nuk ka qenë i ftuar nga unë”, – u shpreh ai.

Presidenti Meta e nisi ditën duke kujtuar 554 vjetorin e vdekjes së Heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shoqëruar dhe me pjesë nga një film dedikuar atij, ku ai shfaqej në beteja kundër turqve.

Ndërsa më vonë, kur në Laç zhvillohej ceremonia me praninë e presidentit Erdogan, pak kilometra më tutje në qytetin e Lezhës ai zhvilloi homazhe në memorialin e Skënderbeut.

I pyetur nga Zëri Amerikës për koincidencën e vizitës së presidentit turk, në datën e vdekjes së Skënderbeut dhe nëse një koincidencë e tillë përbënte ose jo problem, zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga e cilësoi pyetjen “në rastin më të mirë – të pakujdesshme – dhe në rastin më të keq – provokuese-, sepse nuk ka asnjë lidhje mes Republikës së Turqisë dhe rrethimeve të Krujës apo mes qëndresës së Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut dhe Turqisë së sotme”, duke kujtuar se Turqia është anëtare e NATO-s, një partner strategjik i Shqipërisë që e ka ndihmuar atë në ditë të vështira. “Prandaj – sipas tij – problem në këtë rast nuk përbën vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë, po lidhje të tilla krejt pa lidhje, të cilat padashje nxisin urrejtje mes popujve”, u shpreh zoti Fuga.

Tirana dhe Ankaraja u angazhuan dhe sot të forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre në shumë fusha që nga arsimi, ekonomia, rinia apo dhe turizmi.

Turqia është një nga partnerët e rëndësishëm tregtarë të Shqipërisë, dhe një nga investitorët e huaj më të mëdhenj.

Tags: Edi RamaErdoganfetoshqiepriaTurqia

Related- Posts

POLITIKË

Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

23 Tetor, 2026
NGJARJE

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026
POLITIKË

Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ndryshimi po vjen

23 Tetor, 2026

Rumani, droni fundos anijen e mallrave në Detin e Zi, Bukureshti akuzon Rusinë

23 Tetor, 2026

Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

23 Tetor, 2026

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026

PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

23 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.