Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Takimi është në ambientet e parlamentit.
Mësohet se në qendër të diksutimeve ka qenë reforma zgjedhore.
Drafti përfundimtar i reformës zgjedhore ka shkuar në parlament, por nga opozita parlamentare kërkohet që të hapen listat.
Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë e një tryezë politike tre palëshe mes qeverisë, opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare, por sipas tij, ajo që është arritur në marrëveshjen e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet.





























































