• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

    Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

    Konferenca për Ukrainën në Romë/ Rama: Shqipëria, krah partnerëve europianë sa herë që Ukraina ka nevojë

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

100-Vjetori i Luftës së Koplikut/ Presidenti Meta: “Malësia e Madhe është kështjellë e pamposhtur e atdhedashurisë dhe patriotizmit tonë”

10 Tetor, 2020
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Meta vlerëson figura të shquara atdhetare, me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Koplikut: Gjaku i heronjve dhe i dëshmorëve të Atdheut nuk bëhet ujë! Vetëm demokracia dhe sovraniteti i popullit janë garancia për mbrojtjen e përhershme të sovranitetit të Atdheut dhe të interesave kombëtare.

 Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të 100-vjetorit të Luftës historike të Koplikut, të zhvilluar nën kujdesin e veçantë të Kreut të Shtetit, duke nderuar heroizmin dhe sakrificat sublime të 77 dëshmorëve të kësaj beteje heroike për liri dhe mbrojtje të trojeve shqiptare nga coptimi.

Me këtë rast historik Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Deli Meta Çunmulajn (pas vdekjes)“Për veprimtarinë e tij atdhetare si komandant i shquar në Luftën e Koplikut (1920).  Me urtësi, trimëri,  pushkë dhe penë udhëhoqi luftëtarët e Hotit dhe Malësisë së Madhe në betejat për pavarësi dhe  mbrojtjen e trojeve kombëtare”.

 Ndërsa Zef Prelë Martinin (pas vdekjes) Presidenti Meta e nderoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” si “Birit të shquar të Hotit e Malësisë së Madhe, i cili nuk kurseu jetën e vet për lirinë dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare. Legjendë e heroizmit, qëndresës e trimërisë në Luftën e Koplikut (1920). Shembull i lartë vetëmohimi e atdhedashurie për gjithë shqiptarët, veçanërisht brezat e rinj”.

 Gjithashtu me Dekoratën e Artë të Shqiponjës u vlerësua edhe Sulejman Bajram Ramçaj, me të njëjtin motivacion edhe Luc Nishi Dedvukaj si: “Atdhetarin e ushtarakun e shquar që luftoi heroikisht dhe u flijua në Luftën e Koplikut (1920). Prijësit të luftëtarëve të Malësisë së Madhe në betejat e shumta për moscopëtimin e trojeve shqiptare, bashkimin kombëtar dhe mbrojtjen e shtetit shqiptar”.

Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” Presidenti Meta çmoi zotin Rrok Gjelaj “Për mjeshtërinë e lartë artistike në interpretimin e shumë këngëve dhe melodive popullore, në ruajtjen dhe përsosjen e vlerave të traditës e trashëgimisë kulturore të Malësisë së Madhe. Për  shërbimin e çmuar dhe aftësitë drejtuese në dobi të interesit të bashkëqytetarëve”.

Image may contain: one or more people, basketball court and indoor

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë solemne, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Të nderuar motra dhe vëllezër të Malësisë së Madhe dhe të Qarkut të Shkodrës,

Të nderuar miq të shoqatës Kulturore ‘Kënga Jonë’,

E nderuar Kryetare e Bashkisë së Shkodrës, zonja Ademi dhe të gjithë përfaqësuesve të pushtetit vendor e të institucioneve,

Shumë të dashur vëllezër malsorë që keni ardhur nga Tuzi dhe nga Mali i Zi sot këtu me ne,

Të nderuar miq dhe të ftuar!

 Jam i lumtur që ndodhem sot në Malësinë e Madhe, në këtë kështjellë të pamposhtur e të përjetshme të atdhedashurisë dhe të patriotizmit tonë.

Këtu ku betejat për mbrojtjen e trojeve të të parëve kanë qenë lajtmotivi i vetë jetës së burrave të kësaj toke, dhe  ku virtytet e banorëve janë po aq të shndritshme sa majat e maleve të tyre që prekin qiellin.

Bashkësia e vlerave njerëzore dhe virtyteve të Malësisë së Madhe si besa, nderi, burrëria, bujaria, trimëria  dhe mbi të gjitha atdhedashuria janë të njohura brenda dhe jashtë vendit.

Janë të njohura nga miqtë, por akoma më shumë nga armiqtë e këtij vendi.

Malësia e Madhe ka qenë gjithmonë arena e përjetshme të patriotizmit dhe luftërave për liri!

Heroizmi i kësaj treve dhe devotshmëria për lirinë do të shprehej aq bukur  në vargjet e poezisë ‘Nëna Shqiptare” të shkruar njëqind vjet më parë, të cilin poeti Rexh Velaj sapo na e recitoi:

‘Ku luftojnë vllaznit e mi,

për liri t’bukrës Shqypni!’

Pra bëhet fjalë gjithmonë për betejat e kësaj toke.

 Shtatë bajrakët e Malësisë së Madhe nuk e ulën kurrë pushkën dhe kokën para asnjë pushtuesi.

Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Trieshi dhe Koja luftuan deri në sakrificat më sublime për identitetin, gjuhën, flamurin dhe trojet e të parëve, pavarësisht vendimit të dhunshëm të Konferencës së Londrës.

Ne krenohemi me Malësinë e Madhe, për heroizmin shekullor, eposin, identitetin dhe mesazhet e shqiptarisë që ka përcjellë brez pas brezi!

Gjurmët mijëvjeçare të qytetërimit të lashtë të popullit tonë shfaqen shumë mirë jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por edhe në Kastrat, Hot, Koplik, Kelmend e Rrjoll.

Po ashtu  kontributi i dinastisë së Balshajve do të shquhej në luftërat e mëdha të shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut.

Malësia e Madhe ngeli vatër e luftërave dhe përpjekjeve shqiptare edhe përgjatë pushtimit të gjatë osman.

Prijësit e tyre si Dedë Gjo Luli, Çun Mula, Smail Martini, Baca Kurti, Dodë Preçin, Vatë Marrashin, Zyber Bajraktarin, e shumë të tjerë do të ishin në front të Luftërave të Lidhjes së Prizrenit.

Gjatë pushtimit 5-shekullor Malësia e Madhe do të shquhej për qëndresën dhe shpirtin e pamposhtur në të gjitha kryengritjet e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë ku më të fundit i udhëhiqte vetë Prek Cali.

Për të ardhur tek epopeja e ndritur e kryengritjet për pavarësi me ngritjen e flamurit të Gjergj Kastriotit në Deçiç dhe Memorandumin e Gërçës për autonomi të plotë.

Pas pavarësisë, në periudhën më të vështirë e më rraskapitëse për shtetin shqiptar, për të ardhmen e tij, pra në vitet 1912 e deri në vitin 1920, Malësia e Madhe do të ishte një ndër fushat e betejave më të rëndësishme dhe më vendimtare të luftërave për mbrojtjen e kufijve veriorë kundër shovinistëve fqinjë dhe planeve djallëzore të faktorëve të huaj për ta coptuar Shqipërinë!

Përmasa e lavdisë së Luftës së Koplikut të vitit 1920, të cilën sot kemi ardhur ta nderojmë në mënyrë të veçantë, është e së njëjtës rëndësi dhe madhështi me Kryengritjet Dibrane të udhëhequra nga trimi Elez Isuf Ndreu dhe me vetë Luftën e Vlorës si lufta finale për çlirimin e e trojeve shqiptare.

Kjo kryengritje është finalizimi i përshkallëzimit të luftrave 10-vjeçare ndaj shovinistëve serbo-malazez për t’i mbajtur trojet tona autoktone të paprekura dhe brenda atdheut.

Pas rënies së kështjellës së Rozafës në vitin 1479 në duar e osmanëve, Lufta e Malësisë së madhe ka hyrë në historinë shqiptare si e para luftë që u organizua drejtpërdrejti nën miratimin e një qeverie shqiptare, sikurse ishte ajo e dalë prej Kongresit të Lushnjës vetëm disa muaj më parë.

Në kohët më të vështira Shqipërisë nuk i kanë munguar burrat e përgjegjshëm dhe patriotë për t’u bashkuar dhe për t’i dhënë jetë kombit dhe ëndrrës për ta mbrojtur Shqipërinë e për ta bërë atë të fortë!

Është e rëndësishme të vlerësojmë se në krah të luftëtarëve vendas dhe krye të drejtimit të asaj qeverie, të Sulejman Delvinës, ishte ministri i saj i Brendshëm Ahmet Zogu, i cili së bashku me patriotin e madh Bajram Currin, ndërkohë që imzot Luigj Bumçi, Luigj Gurakuqi dhe At Gjergj Fishta po zhvillonin në të njëjtën kohë malësorët luftonin trimërisht këtu, një politikë diplomatike në Lidhjen e Kombeve.

Në këtë qëndresë të pashembullt luftëtarët e komandantët shqiptarë nuk i kursyen heroizmin, sakrificat dhe lumenjtë e gjakut për lirinë e trojeve tona.

U luftua për çdo pëllëmbë tokë të Malësisë së Madhe.

Çdo familje, fis, katund, fshat mal e kodër ka shkruar me gjak historinë e qëndresës së vet dhe të shtetit tonë.

Lufta e Koplikut  ishte shembull i përkryer i vetëmbrojtjes dhe i qëndresës popullore në çdo fshat duke filluar nga Hoti  e Kastrati dhe duke u përhapur si rrufe në Koplik, Malësinë e Madhe, Shkodër dhe më gjerë.

Revista ‘Agimi’ do të shkruante ‘Burra të pjekun, djelm të ri, myslimanë e të krishterë si bijtë të një race, të një fisi, si shqiptarë dhe vëllazën të një gjaku rrokën armët dhe dolën në fushë të nderit’.

 Si në betejat më të mëdha në ndihmë të luftëtarëve të lirisë erdhën edhe gratë, siç e thotë vetë kënga:

 ‘Krisi pushka në dhe të thatë

Në Koplik kanë ardhë dhe gratë…’

 Ne sot përkulemi me nderim të thellë para heroizmit të 77 dëshmorëve të Luftës së Koplikut, të cilët derdhën gjakun për mbrojtjen e lirisë së trojeve shqiptare dhe për moscopëtimin e shtetit tonë.

Kujtojmë me nderim dhe krenari çdo betejë e sakrificë të popullit të Malësisë së Madhe e të gjithë Shkodrës si dhe prijësit Deli Meta, Luc Nishi, Zef Prel Martini, Palok Traboini, Tom Nikoll Hasanaj, Kolë Maçi, Gjok Doçi, Prek Cali, Dedush Marrashi, Sylço Beg Bushati, Zef Serreqi, Hamit Gjylbegu e shumë komandantë të tjerë, të cilët koha në dispozicion ma bën të vështirë t’i përmend.

Por dua t’ju premtoj se ne do t’i rikthehemi sërish edhe kësaj beteje, edhe të gjitha kontributeve që kanë dhënë të gjithë ata burra trima, të cilët i dolën zot vatanit në momentin më të vështirë.

Sot si President të Republikës, po dekoroj ushtarakun e madh Lucë Nishi Dedvukaj, kryetrimin Zef Prel Martinin, dëshmorin e kombit Selman Bajram Ramçaj si dhe komandantin e forcave vullnetare të Malësisë së Madhe, kapedanin Deli Meta.

Falënderoj studiuesit e historianët e kësaj lufte për ndihmën në përzgjedhjen e tyre, si dhe i ftoj në bashkëpunime të mëtejshme për ndriçimin e historisë dhe figurave të tjera të shquara të saj!

Gjithashtu më duhet t’ju them se përkujtimet e betejave të vitit 1920 si Lufta e Vlorës, Lufta e Dibrës dhe sot ajo e Koplikut u ndihmuan nga personalitete dhe veprimtarë të shoqërisë civile, studiues, shkencëtarë, akademikë dhe historianë të pavarur.

Kjo tregon një rritje të përfshirjes dhe ndërgjegjësimit të kësaj shtrese të nderuar në zhvillimet e shoqërisë shqiptare, e sidomos me qëllim mirëedukimin e brezit të ri me ndjenja atdhetare.

Si President i falënderoj të gjithë për mbështetjen.

Me këtë rast kam zgjedhur për vlerësim, krahas figurave të shquara të historisë, edhe aktivistin dhe artistin e shquar Rrok Gjelaj.

 Nderimi më i madh që mund t’u bëjmë heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut është të mbajmë lart aspiratën për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, ta bëjmë vendin tonë të dashur për të jetuar, t’u sigurojmë të ardhme europiane fëmijëve tanë këtu, t’i mbjellim e t’i lulëzojmë fushat e kodrat tona, për të cilat është derdhur aq shumë gjak e janë kryer aq shumë sakrifica nga të parët tanë.

Të mos lejojmë të shtypemi nga padrejtësia shoqërore, apo të vuajmë nga varfëria e pamerituar, nga dhuna shtetërore apo dhe nga papërgjegjshmëria e individëve që abuzojnë me pushtetin.

Sot jemi në një betejë për standarde europiane zgjedhjesh të lira, për liri mendimi e shprehje dhe për një ekonomi konkurruese e më përfshirëse që garanton mirëqenien e të gjithë shqiptarëve.

Vetëm demokracia dhe sovraniteti i popullit janë garancia për mbrojtjen e përhershme të sovranitetit të Atdheut dhe të interesave kombëtare.

Le të jetë shembulli i qëndresës së Kryengritjes së Koplikut një burim frymëzimi për shoqërinë e sotme e sidomos për të rinjtë për t’u përballur me sfidat e kohës.

Dhe njëkohësisht le të punojmë së bashku që të rrëzojmë çdo pengesë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë!

Ju uroj gëzuar 100-Vjetorin e Luftës së Koplikut!

Lavdi përjetë dëshmorëve të Atdheut!

Paqe, lumturi e mirësi në vatrat tuaja!”

Tags: 100 vjetorikelmendimalsi e madhePresidenti meta

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
POLITIKË

Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

10 Korrik, 2025
Kryesore

Konferenca për Ukrainën në Romë/ Rama: Shqipëria, krah partnerëve europianë sa herë që Ukraina ka nevojë

10 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kosova si Srebrenica?!

11 Korrik, 2025

NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

11 Korrik, 2025

Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

11 Korrik, 2025
Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

11 Korrik, 2025

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.