• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

Dizinformimi mediatik i “sponsorizuar ” nga BE

2 Prill, 2022
in Editorial, ME TE LEXUARAT
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Editorial

Prej 48 orësh në median shqiptare qarkullon lajmi i censurimit të një emisioni investigativ i financuar nga Bashkimi Europian në një nga mediat më të mëdha kombëtare në vend.

Pikërisht emisioni “Top Story” u largua nga televizioni Top Channel pak ditë para se të publikohej seria e radhës me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”. Menjëherë shpërthyen akuzat publike mes drejtuesit Endrit Habilaj dhe Top Channel për vënie gjobash dhe shantazh apo censurë.

“Me keqardhje njoftojmë publikun, se emisionit investigativ #TopStory, i duhet të ndërpresë transmetimin në televizionin kombëtar Top Channel.

Ditën e djeshme, e mërkurë 30 mars 2022, në mënyrë të pashpjegueshme, është njoftuar stafi për anulimin e emisionit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Channel.

Ky #investigim nxirrte në pah problemet, abuzimet dhe korrupsionin në ndërtimin e qendrave të qyteteve në 8 vitet e fundit.

Në fakt prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndërhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit.

Duhet theksuar se Top Story është vlerësuar me 4 #çmime ndërkombëtare, dy prej të cilëve nga Bashkimi Europian dhe dy të tjerë nga OSBE.

Top Story nisi transmetimin në 19 Shtator 2018, me një ekip gazetarësh profesionistë, të cilët e tejkalonin informacionin bazë të raportimit.

Ky ekip ka realizuar mbi 100 #dokumentarë duke denoncuar afera të të gjitha llojeve nga konçesionet, kompanitë e mëdha, oligarkë, e deri në nivele zyrtarësh të lartë politikë apo drejtësie që cenojnë interesin publik.

Prej 12 muajsh, Top Story gjithashtu kishte fituar një grant mbështetës nga #BashkimiEuropian, me vlerë 165 mijë euro, për të mbështetur pavarësinë editorial të këtij emisioni investigativ. Edhe programi i patransmetuar “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, ishte pjesë e financimit te Bashkimit Europian.

Është ky njoftimi i stafit të Top Storyt që njofton mbylljen e këtij emisioni investigativ që u pasua me një tjetër njoftim, por kësaj radhe nga vetë televizoni Top Channel

“Përzumë gjobaxhinjtë. Emisioni investigativ vazhdon me emër dhe mentalitet tjetër, Top Story rikthehet në “prime time” politik thotë Top Channel.

Ekipi ligjor i Top Channel është duke përgatitur dosjen përkatëse, për t’jua përcjellë autoriteteve, për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore dhe dëmin që i është shkaktuar kompanisë nga këta individë, të cilët kanë përdorur profesionin dhe emisionin, si mjet gjobash dhe kërcënimesh, duke keqpërdorur edhe donacione të huaja.

Emisioni investigativ që mbajti këtë emër për tre vjet, nuk do të mbyllet. Ai do të vazhdojë që javën tjetër. Me emër të ri, me drejtim të ri.

Dhe për më tepër me mision të ri. Misionin e së vërtetës, dhe jo të gjobave,  thuhet ndër të tjera në njoftimin e Top Channel për mbylljen ose tjetërsimin e këtij emisioni .

I menjëhershëm ka qenë reagimi i vetë gazetarit dhe drejtuesit të këtij emisioni Endrit Habilaj, i cili në kundërpërgjigjen ndaj Top Channel, jo vetëm ka kundërshtuar akuzat por është përgjigjur me akuza të reja duke nxjerrë në pah vetëm majën e ajsbergut të llumit në të cilën janë zhytur disa nga mediat shqiptare.

Gazetari Endrit Habilaj hedh disa pyetje therese  ndaj drejtuesve të medias më të madhe në vend;

A keni vënë gjobë  ndaj Samir Manes, duke anulluar emisionin “Kadastra e Vlorës”?!

– Një pyetje për Sokol Ballën, a po i vë gjobë fabrikave të prodhimit të vezëve dhe çfarë gjobash i ke premtuar Vjollca Hoxhës, me ardhjen në Top Channel.

– Zonja Hoxha, përse po i bie Kadastrës përditë, a ke kërkuar legalizimin e objektit Folie tek pedonalja dhe më pas ndërtimin e një kulle aty?

(Klikoni këtu për reagimin e plotë të gazetarit Habilaj)

Nëse do të bazohemi te pyetjet akuzuese të gazetarit të këtij emisioni, për gjobëvënie, atehere duhet zhbërë e gjithë veprimataria e emisionit “Top Story” përgjatë vitit të fundit. Duke marrë parasysh tematikat sensitive që janë transmetuar nga ky emision për publikun. Sikundër është procesi i Vettingut dhe jo vetëm, natyrshëm lind pyetja: A kemi të bëjmë me dizinformim të publikut dhe goditje të disa elementëve nëpërmjet këtij emisioni?

Mesa duket PO.

Kështu edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  në njëfarë mënyrë e konfirmon një fakt të tillë. Unioni ka reaguar, duke thënë se akuzat dhe kundërakuzat e palëve zbulojnë korrupsionin dhe censurën në media, njëkohësisht apelon në mbështetje dhe inkurajim të gazetarëve për të denoncuar realitete të tilla kudo në skenën mediatike të vendit, për të shtuar kurajon dhe vendosmërinë profesionale në luftë kundër kompromentimit të rolit dhe profesionit të gazetarit, në mposhtje të censurës dhe përdorimit të gazetarisë.

“Episodet e kësaj historie që kanë të bëjnë me gazetarë, editor dhe një televizion kombëtar, janë pjesë e një ndjeshmërie të madhe profesionale dhe publike. Ato bëhen sinjale të ekzistencës së një realiteti të shumëpranuar korrupsini dhe aferash mediatike në vend. Njëherësh në këtë përplasje jepen denoncime dhe kundërdenoncime për censurë dhe praktika abuzimesh në marrëdhëniet mes editorit, gazetarëve dhe që indirekt, kompromentojnë edhe donatorët.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apelon në mbështetje dhe inkurajim të gazetarëve për të denoncuar realitete të tilla kudo në skenën mediatike të vendit, për të shtuar kurajon dhe vendosmërinë profesionale në luftë kundër kompromentimit të rolit dhe profesionit të gazetarit, në mposhtje të censurës dhe përdorimit të gazetarisë. Dukuri dhe fenomene të tilla fatkeqësisht përfliten përditshmërisht në bisedat dhe takimet informale të reporterëve të profilit dhe sidomos të atyre që janë pjesë e redaksive investigative në shumë media të vendit”.

(Deklaratë e plotë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë)

Sikundër thuhet dhe në reagimin  e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, në ”këtë përplasje jepen denoncime dhe kundërdenoncime për censurë dhe praktika abuzimesh në marrëdhëniet mes editorit, gazetarëve dhe që indirekt, kompromentojnë edhe donatorët”.

Pra përtej marrëdhënies punëdhënës –punëmarrës, akuzat dhe kundërakuzat ndërmjet tyre prekin një masë të gjerë të medias, interesit publik dhe vetë institucionit të Bashkimit Europian, konkretisht zyrën e Bashkimit Europian në Tiranë.

Dhe ne pikërisht do të ndalojmë tek kjo e fundit.  Është ulëritëse fakti se këto kundërakuza tregojnë  se financimet e BE-së në Shqipëri janë keqpërdorur për gjobvënie mediatike.

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë i ka dhënë një shume të madhe prej 165 mijë euro emisionit “Top Story” në Tv Top Channel, një televizioni kombëtar dhe tejet të fuqishëm nga ana finaciare.

Si i tillë, ky financim nga BE e monopoliozn median dhe gazetarinë, pasi nuk i jep aspak frymëmarrje mediave të tjera të vogla por të pavaruara.

Tek mediat e vogla, kërkohen numrat, sa ndjekës ke, sa klikues ke, por fatkeqësisht askush nuk pyet sa kohë shpenzon një lexues në portalin apo median tënde? Sa i besueshëm dhe i vërtetë është kjo media apo ky gazetarë?

Kërkojnë vetëm klikime, like në rrjete sociale dhe në web.

Numra që për ata që kanë burime të ndryshme financimi, është tejet e thjeshtë ti paraqesin. Psh, një faqe instagrami me mbi 11 mijë followers blihet rëndom 300 euro, apo një faqe facebooku, por sa efektivë janë këta ndjekës për median. A përbëjnë masën e  gjerë publike, kjo është një temë që ia vlen të ndiqet në një moment tjetër.

Ndërsa sa i përket problemit konkret me financimin e Bashkimit Europian për media të ndryshme në Shqipëri, emisioni Top Story na tregon vetëm majën e ajsbergut të keqpordorimit të donacioneve europiane në vend.

Në media dëgjojmë shpesh se BE alokon miliona euro për Shqipërinë, por askush nuk pyet e as nuk ndjek se ku shkojnë këto donacione, cili është eficenca e tyre, çfarë benefitesh të prekshme ka në shoqërinë tonë?

Ambasadat e këtyre vendeve, ndonëse herë pas herë hapin aplikime për median dhe gazetarët e pavarur, janë tejet hermetike në informacione dhe këto aplikime për disa media mbetën peng i burokracisë europiane. Për disa të tjerë fatlumë, hapet “thesi” vetëm sepse kanë një logo të madhe. E kështu donacionet sërish shkojnë tek 2-3 gazetarë “vip”, të cilët kontrollojnë apo menaxhojnë këto projekte dhe kështu pra, financimet  e BE-së për median e lirë mbetën te i njëjti rreth vicioz.

Ndonëse një nga elementët kyç për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është liria e medias dhe shpesh herë në raportet e KE-së tregon një rënie e lirisë së shtypit në Shqipëri, duket se pjesë e cungimit të kësaj lirie është vetë zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri me selektimin  që duket se ka bërë  për të ndihmuar median dhe gazetarët e për tu dhënë atyre një lloj lirie e cila vjen vetëm kur ke pavarësi ekonomike.

Përgjatë dekadës së fundit, tregu mediatik është në katarsis.

Dikush mund të thotë se në Shqipëri ka liri mediatike pasi janë me qindra portale të hapura, (shumë prej tyre të paregjistruar ligjërisht), por a kemi media dhe gazetarë të pavarur ?

Fatkeqësisht Jo!

Vërtet, sot çdokush ka një media, të pakten akses në median online. Pothuajse çdo deputet ka një portal dhe një gazetar që punon për të, çdo biznesmen për të mbrojtur interesat e tij hap një portal se paku ose një media me ndikim për të mbrojtur interesat e tij?

Pra media është përsonalizuar. Po interesin e publikut të gjerë kush e mbulon?

Përse Ambasadat e vendeve të BE-së nuk ndihmojnë median e vogël për tu rritur në mënyrë të shëndetshme larg shantazhit dhe linçimit mediatik?

I vetmi instrument i paanshëm financiar mund të ishte nga BE, nëse vërtet qëllimi i saj do të ishte të ndihmonte mediat me pamundësi financiare duke krijuar kështu një media të fortë, të pavarur dhe të paanshme. Shqipëria ka gazetarë me integritet dhe profesionistë por që rrinë pas tastierës së kompjuterit ashtu të padukshëm dhe nuk ndihen pasi zërin e tyre e mbyt paraja e pisët.

Ky nuk është dështim vetëm i medias, qeverisë, gazetarëve në Shqipëri por dhe Bashkimit Europian dhe të gjithë atyre Ambasadorëve që legjitimojnë “ligjin e xhunglës ” të qënurit me “të fortin dhe pranë të fortit”.

/Argumentum.al

Tags: BEendrit habilajmediasorecatop chaneel

Related- Posts

Editorial

Rama si Neroni

16 Tetor, 2026
Editorial

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026
Editorial

ARGUMENTUM: NJË SEZON I RI, NJË VIZION I RI PËR DIALOGUN GLOBAL

1 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

German Chancellor Friedrich Merz attends the Berlin Global Dialogue at the European School of Management and Technology (ESMT) in Berlin. Photo: Fabian Sommer/dpa

Merz: BE-ja nuk kërkon luftë tregtare me Kinën, por kërkon konkurrencë të drejtë

21 Tetor, 2026

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

21 Tetor, 2026
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Kina mbron trashëgiminë e Marshimit të Madh me klasa patriotike me teknologji të lartë 

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.