• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Politika e Fuqisë së Gjelbër: Aktorët e Jashtëm dhe Tranzicioni i Energjisë në Ballkanin Perëndimor

13 Dhjetor, 2023
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Përmbledhja e fundit e projektit Gjeopolitika e Tranzicionit të Energjisë së Gjelbër të BiEPAG eksploron rolin e BE-së në promovimin e tranzicionit të energjisë në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht angazhimit të BE-së ndaj veprimit klimatik dhe ndihmës së gjerë financiare, përparimi i rajonit në adoptimin e burimeve të rinovueshme të energjisë mbetet i ngadaltë. Studimi, i bazuar në një anketë gjithëpërfshirëse dhe tre studime të thelluara të rastit të ndikimit të jashtëm në sektorin e energjisë, zbulon një dëshirë publike për tranzicion të gjelbër, por një mungesë ndërgjegjësimi në lidhje me ndikimin negativ të aktorëve të jashtëm si Rusia, Kina dhe Turqia. Analiza nënvizon rolin vendimtar të elitave lokale në ndërmjetësimin e ndikimit të huaj dhe thekson pabarazitë në perceptimet publike. Rekomandimet përfshijnë një fushatë të synuar të diplomacisë publike, mbështetje për aktorët e shoqërisë civile që mbrojnë energjinë e gjelbër, diversifikimin e burimeve të energjisë, stimujt financiarë për liberalizimin e tregut, rritjen e transparencës në investimet e huaja dhe bashkëpunimin rajonal për ndërlidhjen e rrjetit dhe investimet e rinovueshme. Gjetjet theksojnë nevojën për masa të nuancuara të politikave për të siguruar një tranzicion të qëndrueshëm dhe të barabartë të energjisë së gjelbër në Ballkanin Perëndimor. Ne po sjellim konkluzionet  e këtij publikimi nga Biepag,

me autore Dimitar Bechev,Tena Prelec, Nikolaos Tzifakis 

Sektori energjetik në Ballkanin Perëndimor është kryesisht produkt i varësive nga kushtet lokale dhe rrugëve të ndjekura, nga trashëgimia e modernizimit të epokës socialiste deri te përvoja e transformimit postkomunist dhe shpërbërja e shtetit/shtetformimi mes konflikteve në vitet 1990. Aktorët vendorë si partitë politike, udhëheqësit, lobet e biznesit dhe grupet kryesore të shoqërisë kanë luajtur një rol themelor në formësimin e sektorit. Dhe në pjesën më të madhe, ata mbeten në favor të status quo-së, e cila përqendrohet, para së gjithash, te lëndët djegëse fosile dhe qymyri linjiti si dhe te kompanitë e mëdha të mbështetura nga shteti që ofrojnë pagesa të fshehta për grupet e veçanta të interesit dhe që sigurojnë stabilitetin social afatshkurtër. Në të njëjtën kohë, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ekspozuar ndaj ndikimit të huaj, i cili është rritur ndjeshëm në këto 15 vitet e fundit. Ka disa forma se si ndikimit i huaj përshkon sektorin energjetik të rajonit.

Së pari, kompanitë e huaja shtetërore ose kompanitë me mbështetje shtetërore kontrollojnë asetet kritike në nën-sektorët e gazit natyror, naftës dhe energjisë elektrike. Serbia, ku firmat ruse si Gazpromneft, Gazprom dhe Lukoil luajnë një rol të rëndësishëm, është shembulli kryesor, ndonëse vështirë se është për t’u veçuar. Edhe në vendet me prirje perëndimore si Maqedonia e Veriut, Rusia mbetet një aktor i rëndësishëm në shërbimet publike, siç është termocentrali i gazit me cikël të kombinuar pranë Shkupit. Në të njëjtën mënyrë, dhe qeveritë dhe kompanitë në BE dhe SHBA kanë qenë në pararojë të zhvillimit të infrastrukturës së tranzitit të gazit, siç është gazsjellësi Trans Adriatik që kalon nëpër Shqipëri.

Së dyti, financimet e huaja (ndihma e drejtpërdrejtë, kredi, investimet e huaja të drejtpërdrejta) janë me rëndësi tejet të madhe për zhvillimin e infrastrukturës dhe të kapaciteteve gjeneruese. Si Rusia ashtu edhe BE-ja kanë investuar për kalimin te përdorimi i gazit me synim përmbushjen e objektivave të tyre: mbylljen e tregjeve rajonale ose liberalizimin e tregut dhe promovimin e diversifikimit të furnizimeve. Kina, por edhe ShBA33, janë përfshirë në përdorimin e qymyrit, p.sh., duke dhënë kredi të buta dhe duke bërë investime për rehabilitimin e TEC-eve të vjetra dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja.

Edhe sektori i burimeve të rinovueshme po tërheq më shumë interes, ku kompanitë e BE-së dhe ato turke po sjellin investime në Ballkanin Perëndimor dhe ku Kina po ofron teknologjinë kyçe (p.sh. panele diellore dhe turbina me erë). Të marra së bashku, marrja e pronësisë nga të huajt dhe flukset financiare nga jashtë ndikojnë shumë në politikën dhe planifikimin strategjik. Siç tregohet edhe nga interesi i Kinës për TECet në Serbi, Bosnjë dhe Mal të Zi, perspektiva e kredive të buta për të mbështetur industritë vendase me interes për elitat politike ka sjellë vonesa në marrjen e vendimeve kryesore që lidhen me trajektoren e ardhshme të sektorit. Së treti, aktorët e huaj ndihmojnë në krijimin e mjedisit rregullator. BE i ka nxitur vazhdimisht vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor që të harmonizojnë legjislacionin e tyre me acquis për energjinë dhe klimën.

Në krahun e kundërt, Rusia ka përfituar nga mungesa e progresit të Serbisë dhe Bosnjës në përafrimin e legjislacionit vendas me rregullat e BE-së duke konsoliduar pozicionin e saj dominues në treg e duke shtuar kontrollin mbi infrastrukturën tranzite me monopolin e saj aktual si furnitor i vetëm në treg. Në të njëjtën linjë, investimet në qymyr nga Kina u bënë të mundura nga fakti se Ballkani Perëndimor ende nuk ka zbatuar skemat e çmimit të karbonit që respektojnë kuadrin e BE-së. Kjo reduktoi stimujt e nevojshëm që vendimmarrësit të mundësonin harmonizimin e kuadrit të tyre ligjor, pavarësisht qëllimit të shpallur haptazi për t’u anëtarësuar në BE.

Së fundi, fokusi i vendeve të Ballkanit Perëndimor tek lëndët djegëse fosile krijon varësi nga importet. Kjo është më e dukshme me gazin natyror për shkak të veçorive të tregut dhe mbështetjes në interkoneksionet fizike dhe kontratat afatgjata. Por kjo gjë vlen edhe për naftën bruto dhe gjithnjë e më shumë për qymyrin, pasi minierat vendase nuk arrijnë të përmbushin kërkesën maksimale. Kjo është arsyeja pse duhet një strategji që i jep prioritet energjisë së rinovueshme, një sektor ku Ballkani Perëndimor ka një avantazh për shkak të burimeve të tij vendore. Kjo strategji ofron një rrugë më të mirë drejt së ardhmes si për sigurinë e furnizimit ashtu edhe për qëndrueshmërinë mjedisore. Nuk ka dyshim se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në energjinë e rinovueshme. Megjithatë, efekti i kombinuar i varësisë për një kohë shumë të gjatë nga lëndët djegëse fosile, institucionet e dobëta dhe ndikimi i huaj ka bërë që rajoni të jetë në ngërç jo vetëm për Evropën në tërësi, por edhe në krahasim me pjesët e tjera të Evropës Juglindore. Për të mbyllur këtë hendek dhe për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër, BE duhet të punojë më ngushtë me aktorët kryesorë vendorë, si me qeverinë, përfaqësuesit e biznesit, shoqërinë civile dhe komunitetin e ekspertëve.

Lexoni të plotë publikimin: Green-Power-Politics-External-Actors-and-Energy-Transition-in-the-Western-Balkans

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

“Marshi i Fitores” në Beograd, studentët e kthejnë protestën në sfidë politike ndaj Vuçiçit

22 Tetor, 2026
FOKUS

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026
FOKUS

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Marshi i Fitores” në Beograd, studentët e kthejnë protestën në sfidë politike ndaj Vuçiçit

22 Tetor, 2026

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

22 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

22 Tetor, 2026

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.