• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Maqedoni e Veriut/ Ndryshimet kushtetuese varen nga rezultati i zgjedhjeve

5 Maj, 2024
in FOKUS, MAQEDONI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare, më 8 maj do të vendosë dinamikën e ndryshimeve kushtetuese dhe rrjedhimisht integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, thonë njohësit e çështjeve politike në Shkup që kanë përcjellë fushatën elektorale që mbyllet të hënën më 6 maj.

Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues janë kusht për nisjen e bisedimeve ndërmjet Shkupit dhe Brukselit për anëtarësim në BE, ndërsa bazohen në atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut me fqinjin e saj lindor, Bullgarinë.

Bazuar në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajt më 24 prill, zgjedhjet pritet të fitohen nga VMRO DPMNE-ja, e cila ka një qëndrim të fortë kundër ndryshimeve kushtetuese me arsyetimin se ato janë hartuar sipas “diktatit bullgar” dhe dëmtojnë interesat kombëtare maqedonase.

VMRO-ja që drejtohet nga Hristijan Mickoski, thotë se nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por kërkon garanci se Sofja nuk do të paraqesë kërkesa të reja kundrejt Shkupit.

Numri i mandateve mund të ndryshojë qasjen e VMRO-së

Analisti politik, Besim Nebiu, thotë për Radion Evropa e Lirë se qëndrimi i VMRO DPMNE-së mund të ndryshojë varësisht rezultatit që do të arrijë në zgjedhjet parlamentare.

“Ndryshon pasi në periudhën parazgjedhore një pjesë e mirë e strategjisë së kësaj partie është e bazuar në perceptimin te elektorati i saj se ajo i kundërshton ndryshimet kushtetuese pasi prekin identitetin kombëtar maqedonas si rezultat i presionit bullgar. Por, kjo është një llogari parazgjedhore, ndërsa qëndrimi paszgjedhor në masë të madhe do të varet nga rezultati apo shpërndarja e mandateve në Parlament”, thotë Nebiu.

Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me dy të tretat e votave, apo me votat e 80 nga 120 deputetë sa numëron legjislativi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut formohet nga 60 deputetë, ndërsa mandatin për formimin e saj e merr partia me numrin më të madh të votave, apo ajo që arrin të sigurojë shumicën në Kuvend.

“Një VMRO e cila do të ishte në gjendje të formojë qeverinë, por që do të ishte e varur nga partnerët shqiptarë, do të ishte më fleksibile rreth pozitës së saj. Pra, do të mundohej të gjente një formulë më të lehtë për t’i bërë ndryshimet… ndërsa një VMRO që do të fitonte më tepër se 50 deputetë mendoj se në vazhdimësi do të luante me kartën nacionaliste pasi në një situatë të tillë do ta kishte shumë më të lehtë të formonte qeverinë e ardhshme”, shprehet analisti Besim Nebiu.

A mund të ndryshohet korniza negociuese me BE-në?

VMRO DPMNE-ja në disa raste ka thënë se do të angazhohet për një marrëveshje të re me BE-në, apo ndryshimin e kornizës negociuese me qëllim të krijimit të pozicioneve më të favorshme në drejtim të marrjes së garancive se nuk do të ketë kërkesa të reja.

Kjo parti, gjithashtu, ka thënë se do t’’ miratonte ndryshimet kushtetuese me kusht që ato të hyjnë në fuqi me përfundimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian.

Por, Marko Trashanovski, drejtues i Institutit për Demokraci, thotë se vështirë se do të mund të ketë ndonjë marrëveshje të re, me përjashtim të mundësisë për zbatimin e mëvonshëm të ndryshimeve kushtetuese.

“Një ndryshim i kuadrit të negociatave mendoj se është një skenar mjaft i pamundur. Që kjo të ndodhë, duhet mobilizimi i të gjitha vendeve anëtare për këtë çështje. Megjithatë, mbetet të shihet se me çfarë kapitali do të veprojmë në atë kërkesë dhe sa kapital diplomatik dhe gjeostrategjik kemi për të negociuar një temë të tillë. Kështu që, unë mendoj se ky është një skenar shumë i pamundur”.

“Ndoshta mund të ketë përpjekje që amendamentet kushtetuese të hyjnë në fuqi pas ratifikimit të marrëveshjes, për të reduktuar mundësinë që Bullgaria të shantazhojë vendin dhe të përdorë negociatat për t’i imponuar kërkesat e saj revizioniste. Megjithatë, sa i përket ndryshimit të kornizës së negociatave, nuk mendoj se kjo do të ndodhë”, thotë Trashanovski.

A do ta kushtëzojnë partitë VMRO-në me ndryshimet kushtetuese?

Sa i përket rolit të subjektit politik shqiptar, nëse do të ketë kushtëzime ndaj VMRO DPMNE-së, analisti Besim Nebiu thotë se tani situata ndryshon pasi në garë janë dy blloqe të fuqishme, andaj edhe nuk mund të përsëritet periudha e deritashme kur partitë shqiptare më shumë kishin prioritet hyrjen në Qeveri sesa integrimin evropian.

“Veprimet e njërit apo subjektit tjetër politik shqiptar kundrejt VMRO-s, sidomos në kuptim të koalicionit do të duhej të ishin shumë më transparente dhe të kushtëzuara sesa që ishin atëherë kur BDI-ja hynte në Qeveri me VMRO-në pa platformë. BDI-ja në ciklet e kaluara zgjedhore nuk kishte konkurrencë në kampin shqiptar, por kjo situatë tani ka ndryshuar dhe kur ka garë, besoj se palët janë më të kujdesshme rreth artikulimit të tyre politik”, vlerëson Nebiu.

Për shkak të mosmarrëveshjeve me Sofjen, përkatësisht detyrimit për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë si popull shtetformues, Maqedonia e Veriut ende nuk ka nisur bisedimet me BE-në për kapitujt.

Shkupi, më 19 korrik 2022, mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, por ajo u vlerësua si politike pasi bisedimet për kapitujt nuk mund të nisin pa miratimin e ndryshimeve kushtetuese./REL

Related- Posts

FOKUS

Polici dhe syri i humbur

23 Tetor, 2026
FOKUS

“Marshi i Fitores” në Beograd, studentët e kthejnë protestën në sfidë politike ndaj Vuçiçit

22 Tetor, 2026
FOKUS

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026

PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

23 Tetor, 2026

Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

23 Tetor, 2026

Putin: Rusia nuk kërkon luftë me Evropën, por do të përmbushë objektivat në Ukrainë

23 Tetor, 2026

Protesta e studentëve në ditën e 11-të, pedagogë dhe mjekë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.