• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Ndikimi i zgjedhjeve presidenciale amerikane në Ballkan

10 Tetor, 2024
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Orhan Dragash*

Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgattien për zgjedhjet presidenciale të radhës, në Ballkan, në mënyrë të veçantë në Serbi, ka shumë pikëpyetje mbi implikimet e ecurisë së zgjedhjeve në rajon. Qoftë fjala për fitoren e Kamala Harrisit apo kthimin e Donald Trampit, ndjesia mbizotëruese e mosnjohjes mbetet e lidhur me atë sesi politika e jashtme e ShBA-ve do të adoptohet, nëse adoptohet, me sfidat afatgjatë në Ballkan. Megjithatë, një analizë e thellë na zbulon se, pa marrë parasysh se kush e merr Shtëpinë e Bardhë, është pak e besueshme që politika e jashtme amerikane ndaj Ballkanit dhe Serbisë të përjetojë ndryshime të ndjeshme. Shkaku nuk qëndron te preferencat politike të liderve të veçantë, por në natyrën ngurtësisht të institucionalizuar të politikës së jashtme amerikane, e cila i jep prioritet stabilitetit, synimeve afatgjatë dhe interesave të përaktuara.

Qëndrimi i politikës së jashtme të ShBA-ve, në mënyrë të veçantë në rajone si puna e Ballkanit, është tashmë i formuar dhe rrënjosur thellë në kuadrin institucional të marrjes së vendimeve. Në ndryshim nga përceptimi sipas të cilit presidenti dikton ekskluzivisht politikën e jashtme, vendimet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkombëtare janë produkt i koordinimit mes shumë aktorëve – Kongresit, Departamentit të Shtetit, Pentagonit, agjensive të sigurisë dhe organeve të ndryshme këshilluese. Këta institucione harmonizohen  mes njëri-tjetrit në mënyrë që të sigurojnë shkallën e kontinuitetit i cili tejkalon ndasitë politike.

Qëndrimi i vazhdueshëm i ShBA-ve për Ballkanin – mbështetja e stabilitetit rajonal, promovimi i qeverisjes demokratike dhe mbështetja e integrimeve euroatlantike – kanë mbijetuar edhe nëpërmjet administratës demokrate dhe asaj republikane. Për shembull, nën presidentin  Xhorxh V. Bush, republikan, ShBA-të mbështetën pavarësinë e Kosovës dhe u përfshinë në mënyrë aktive në bisedimet për të ardhmen e rajonit. Ky qëndrim nuk ndyrshoi gjatë administratës së Obamës, as u lëkund nën presidentin Bajden. Kjo qëndrueshmëri thekson prioritetin strategjik të Shteteve të Bashkuara për parandalimin e konflikteve në këtë rajon historikisht jo të qëndrueshëm.

Kur është fjala për Kosovën, në Uashington ekziston konsensus i qartë dhe shumëvjeçar. ShBA-të njohin pavarësinë e Kosovës dhe kjo njohje përbën gurin  themeltar të politikës së tyre rajonale. Edhe përkundër ndryshimeve periodike në retorikë – sikurse ishte theksi i Donald Trampit te normalizimi ekonomik gjatë mandatit të tij – pozicioni fondamental i ShBA-ve mbetet i pandryshueshëm: Kosova konsiderohet entitet i pavarur, dhe të gjithë përpjekjet e ndërmjetësimit të ShBA-ve orientohen drejt ruajtjes së stabilitetit mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo në rihapjen  e çështjes së statusit.

Po kështu, politika amerikane në lidhje me Bosnjë e Hercegovinën ka mbetur e palëkundur. Administratat e njëpasnjëshme kanë forcuar mbështetjen për Marrëveshjen e Dejtonit, duke qënë dakord për integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës, duke qënë dakord njëkohësisht për reforma në drejtim të përparimit të integrimit të saj në Bashkimin Europian edhe në NATO. Madje edhe nën administratën e Trampit nëpërmjet një qëndrimi më shumë izolacionist të politikës së jashtme, e cila minimizonte pjesëmarrjen e ShBA-ve në institucione të ndryshme ndërkombëtare, ShBA-të nuk e tërhoqën mbështetjen e tyre për shtetësinë e brishtë të Bosnjë e Hercegovinës.

Shkaku i kësaj konsistence afatgjatë në politikën e jashtme të ShBA-ve qëndron në ndërlikueshmërinë e administrimit amerikan. Në ndryshim nga shumë vende në të cilët lideri ka një kontroll të njëanshëm në punët e jashtme, Shtetet e Bashkuara veprojnë  nëpërmjet një labirinti analizash dhe ekulibresh. Vendimet kyçe të politikës së jashtme kërkojnë jo vetëm kontributin e presidentit, por edhe miratimin dhe pjesëmarrjen e Kongresit, lobeve me ndikim, qendrave kërkimore, madje edhe të drejtësisë në raste të caktuara.

Ky sistem shumështresor siguron që, edhe në raste ndryshimesh në udhëheqje, politika e jashtme e ShBA-ve qëndron e bazuar fort në interesat e gjëra dhe afatgjatë kombëtare. Përshembull, edhe përkundër ndryshimeve në tone dhe qëndrime, politika amerikane në lidhje me përzierjen e Rusisë në Europën Lindore nuk ka ndryshuar në thelb mes administratës së Obamës dhe asaj të Trampit, apo më vonë në atë të Bajdenit. Të dyja palët e pranojnë domosdoshmërinë strategjike të mposhtjes së ndikimit rus, parim që shtrihet edhe në Ballkan, ku politika e ShBA-ve është e ideuar në mënyrë të tillë që të kufizojë ndikimin me synim të keq të jashtëm, sidomos atë nga Moska.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara luajnë një rol vital në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, është gjithnjë e më e qartë se e ardhmja e rajonit është e lidhur me Europën. ShBA-të mbeten aktori kyç, në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për probleme  të sigurisë, por kreatorët amerikanë të politikës prej një kohe të gjatë e shohin Europën si mekanizmi kryesor i integrimit afatgjatë të Ballkanit. Në realitet, mesazhi i vazhdueshëm i Uashingtonit dhe i Brukselit si dhe ai i liderve rajonalë ka qënë se BE-ja është shtëpia natyrale për Ballkanin dhe se integrimet europiane janë mënyra më e sigurtë që të sigurohet paqa, begatia dhe stabiliteti.

Për fat të keq, përgjigja e Europës në këtë rast ka qënë më pak se e kënaqshme. Kriza e lidershipit brenda Bashkimit Europian, e pasuar me mosmarrëveshje të brendshme, ka ngadalsuar procesin e integrimit të Ballkanit. Interesat politike shpesh i’a kanë zënë vendin shqyrtimeve strategjike afatgjatë, gjë për të cilën dëshmojnë bisedimet faktikisht të ndërprera për antarsimin në BE të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndasitë e brendshme në Komisionin Europian në kombinim me lëkundjet në disa shtete të veçantë anëtarë që të marrin detyrimin për zgjerimin e mëtejshëm, e kanë lënë Balkanin në gjendjen e pashpresës.

Kjo pavendosmëri lë vakuumin, të cilin Rusia dhe Kina kanë qënë më shumë se të gatshme ta shfrytëzojnë. Lidhjet e afërta të Serbisë me Rusinë, të nxitura nga indetiteti i përbashkët sllav dhe bashkëpunimi ushtarak historik, si dhe prania gjithnjë e në rritje e Kinës nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, illustrojnë rezikshmërinë e lëkundjes së gjatë të vetë BE-së. Sa më shumë BE-ja e shtyn sigurimin e një rruge të qartë dhe të arritshme për integrimin e Ballkanit, rajoni bëhet gjithnjë e më i predispozuar për ndikimin nga fuqitë e jashtme.

Është me rëndësi ta kuptojmë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes të lejojnë që Ballkani të shndërrohet në një zonë konfliktesh në Europë. Kreatorët amerikanë të politikës e konsiderojnë stabilitetin rajonal si element kyç për parandalimin e tensioneve më të mëdha gjeopolitike. Ky është themeli i strategjisë amerikanë, pa marrë parasysh faktin  se cili gjendet në Zyrën Ovale.

Përshembull, në drejtimin e republikanëve dhe demokratëve, ShBA-të ndërhynë në mënyrë diplomatike, madje nganjëherë edhe ushtarake, në mënyrë që të parandalojnë shpërthimin e konflikteve në Europë ose ndihmuan në zgjidhjen e konflikteve –që nga ato të Bosnjës në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar deri te kriza e tanishme në Ukrainë. Lufta në Ballkan jo vetëm që do ta trazonte rajonin, por do të kishte implikime më të gjëra edhe për sigurinë europiane dhe transatlantike. Për këtë, çdo administratë e ardhshme, qoftë nëse është fjala për zonjën Harris apo Trampin, do ta ruajë politikën e sigurimit të stabilitetit në Ballkan, me qëllimin gjithëpërfshirës të evitimit të destabilizimit të mëtejshëm të Europës.

Një prej mesazheve kyçe për Ballkanin është se historia e tyre e stuhishme duhet të shërbejë si kujtesë për gabimet e së kaluarës, dhe jo si plan për vendimet e ardhshme. Kujtimet e dhimbshme të konflikteve etnike, nacionalizmi ekstrem dhe ndërhyrjet e huaja duhet t’i inkurajojnë liderët për të kërkuar rrugën e bashkëpunimit dhe integrimit e jo atë të konfrontimit. Historia e ndasive dhe e konflikteve në Ballkan nuk mund të shërbejë më si justifikim për mosveprime apo për bërjen  prapa drejt autoritarizmit. Në këtë moment vendet e rajonit duhet t’i japin përparësi së ardhmes së tyre në raport me të shkuarën. ShBA-të mund të zgjasin  dorën, por nxitja kryesore duhet të vijë nga vetë rajoni – edhe nga Europa.

Në fund të fundit, fati i Ballkanit nuk është në Uashington por në Bruksel. ShBA-të do të vazhdojnë të promovojnë  stabilitetin rajonal dhe do të luftojnë kundër ndikimeve keqdashëse nga Rusia dhe nga Kina, por Europa është ajo që duhet ta marrë në dorë udhëheqjen për integrimet e rajonit në kuadrin e saj institucional. Pa një aksion të vendosur të BE-së, Ballkani rrezikon të bjerë akoma më thellë në orbitën e fuqive të jashtme, interesat e të cilave janë të kundërta me drejtimin demokratik dhe stabilitetin rajonal.

Vendimi politik që Ballkani plotësisht dhe në mënyrë të përshpejtuar të integrohet në BE, nuk është vetëm rekomandim, por domosdoshmëri nëse Europa dëshiron ta sigurojë krahun e saj Jugor nga ndikimi në rritje i Rusisë dhe Kinës. Pa aksione të tilla, ShBA-të do të jenë të detyruara përsëri të spastrojnë pështjellimet gjeopolitike që lë pas vetes pavendosmëria europiane.

*Autori është Drejtor i Institutit ndërkombëtar për sigurinë-Beograd.

[i] https://www.politika.rs/sr/clanak/635813/Pogledi/Uticaj-americkih-izbora-na-Balkan

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Polici dhe syri i humbur

23 Tetor, 2026
FOKUS

“Marshi i Fitores” në Beograd, studentët e kthejnë protestën në sfidë politike ndaj Vuçiçit

22 Tetor, 2026
FOKUS

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ndryshimi po vjen

23 Tetor, 2026

Rumani, droni fundos anijen e mallrave në Detin e Zi, Bukureshti akuzon Rusinë

23 Tetor, 2026

Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

23 Tetor, 2026

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026

PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

23 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.