• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Hill: Nuk shohim prova që e lidhin Beogradin me sulmin në kanalin e furnizimit me ujë në veri të Kosovës

23 Dhjetor, 2024
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha të hënën se nuk sheh prova që Beogradi është përfshirë në sulmin e 29 nëntorit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës, për të cilin autoritetet në Kosovë akuzuan Serbinë.

Ai i bëri këto komente në një intervistë me televizionin shtetëror serb, duke theksuar se ka parë dëshirë nga të gjitha palët që të ndriçohet e vërteta për autorët e sulmit.

“Ne sigurisht nuk shohim prova që do të çonin në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë. Mendoj se është mirë që ne po i ofrojmë mbështetje atij hetimi përmes FBI-së (Byroja Federale e Hetimeve) dhe mendoj se është e rëndësishme. Por, e tëra flet për faktin se ka mungesë besimi dhe tendencë për të akuzuar njëri-tjetrin”, tha ai sipas një përkthimi të televizionit shtetëror serb.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier ka njoftuar se FBI-ja po ndihmon autoritetet në Kosovë për të ndriçuar rastin 29 nëntorit, që ngjalli reagime të shumta.

Kosova akuzoi Serbinë për sulmin të cilin e cilësoi si terrorist, një cilësim që u përdor edhe nga Bashkimi Evropian. Autoritetet në Kosovë dyshojnë se prapa sulmit mund të jenë pjesëtarë të organizatës “Mbrojtja Civile”, e cila vitin e kaluar së bashku grupin “Brigada e Veriut” u shpallën si organizata terroriste nga qeveria e Kosovës. Zyrtarët në Kosovë thonë se këto organizata mbështeten dhe financohen nga Beogradi zyrtar.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka mohuar përfshirjen e shtetit të tij në sulm ndërsa ka theksuar gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për kryerjen e hetimeve.

Sulmi i një muaji më parë vetëm sa shtoi tensionet edhe ashtu të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me gjithë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ripërtërirë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christofer Hill i tha televizionit shtetëror serb se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që Serbia e mbështet procesin e dialogut.

“Është shumë e vështirë, por duhet të them se Serbia vjen e përgatitur në këto bisedime. Në to ndonjëherë nuk arrihet përparim, por nuk mendoj se dikush fajëson Serbinë për faktin se procesi nuk çon në një mirëkuptim më të mirë”, tha ai duke theksuar se një nga shtyllat qendrore të procesit të dialogut është Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Ne e kemi mbështetur atë që kur është rënë dakord për herë të parë rreth 12 vjet më parë dhe duhet të zbatohet. Edhe pse njerëzit e kanë dëgjuar një mijë herë dhe janë të zhgënjyer që nuk është zbatuar, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të flasim për të. Mendoj se duhet të jemi shumë të përqendruar në jetësimin e tij”, tha ambasadori Hill.

Ai tha se me gjithë faktin që Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndrime të ndryshme për Kosovën, kjo nuk duhet lejuar të pengojë proceset tjera të bashkëpunimit.

Ambasadori amerikan tha se nuk ka njohuri se do të vendosen sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), një paralajmërim ky i bërë dhjetë ditë më parë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Mund t’ju them se që kur rusët blenë NIS-in, ka pasur shumë shqetësime për të, sepse është e vetmja rafineri në Serbi dhe meqenëse është në pronësi të rusëve, ka shqetësuar shumë njerëz prej vitesh. Ky shqetësim shtohet nga fakti se Rusia vazhdon të zhvillojë një luftë barbare kundër Ukrainës”, tha ambasadori Hill duke nënvizuar se ka shqetësime nëse Industria e Naftës e Serbisë në duart ruse po ndihmon disi në financimin e luftës dhe se këto janë pyetje legjitime që duhet të shqyrtohen me kujdes.

“Do të shohim se cili do të jetë rezultati. Unë dua t’ju siguroj se vendimi përfundimtar nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në ekonominë serbe. Ne jemi shumë të interesuar që Serbia të vazhdojë të ketë një ekonomi shumë të suksesshme…”, tha ambasadori Hill.

Presidenti i Serbisë Aleksanndar Vuçiç paralajmëroi siç tha sanksione “brenda pak ditësh” Industrisë së Naftës së Serbisë, për shkak se kompanitë ruse janë pronare të shumicës së aksioneve. Ai tha se “ky është ndoshta një nga lajmet më të rënda dhe pjesë e trysnisë më të gjere gjeopolitike ndaj Rusisë”.

Serbia e cila zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ruan marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Serbia është duke negociuar një marrëveshje të re me Rusinë për furnizim me gaz, meqë marrëveshja aktuale skadon në mars të vitit 2025.

Industria e Naftës e Serbisë (NIS), shumica e aksioneve të së cilës u takojnë kompanive ruse Gazprom Neft dhe Gazprom, është furnizuesja e vetme e Serbisë me gaz dhe pronarja e të dy tubacioneve që transportojnë gaz nga Rusia për në Serbi./VOA

Related- Posts

NATO headquarters in Brussels with 32 flags
Bota

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026
EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Kryesore

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026

SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Trump kërcënon me çmontimin e saj

9 Tetor, 2026

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.