• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Spiropali në Forumin e Prishtinës: Kuvendi i Shqipërisë, Shtyllë Themelore në Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

2 Qershor, 2025
in KOSOVA, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili u mbajt në Prishtinë më 2 qershor 2025. Në fjalimin e saj, Spiropali theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të grave në proceset vendimmarrëse, duke e konsideruar atë si themel të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi sot se, zgjedhjet e fundit parlamentare rikonfirmuan orientimin e pakthyeshëm proevropian që kanë zgjedhur shqiptarët.

Në fjalën e saj në në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” organizuar me nismën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë, ku morën pjesë politikanë e personalitete të rajonit, Europës e më gjerë, Spiropali tha se, “ky forum, tashmë në edicionin e tij të tretë, është më shumë se një takim. Është një nismë e guximshme, e udhëhequr nga arsyetimi që përfshirja e grave nuk është një element opsional i zhvillimit dhe paqes; por është vetë themeli i tyre”.

“Ne e njohim këtë arritje me admirim dhe jemi të gatshëm të vijojmë ta mbështesim në çdo hap të rrugës”, tha Spiropali.

Ajo theksoi se, “nuk është rastësi që ky forum po mbahet në zemër të Evropës, në një vend ku plagët dhe traumat e luftës, tragjeditë njerëzore, personale e familjare që kanë përjetuar gratë, vajzat dhe fëmijët e pafajshëm të Kosovës, janë ende shumë të gjalla”.

“Nuk janë harruar, e si mund të harroheshin? Në rajonin tonë ne të gjithë e dimë fare mirë çmimin e tmerrshëm të konflikteve, dhe pikërisht për këtë edhe fuqinë e madhe të pajtimit. Megjithatë, ekziston një e vërtetë e hidhur: gratë dhe fëmijët janë ata që paguajnë gjithmonë çmimin e rëndë të luftërave dhe konflikteve”, tha Spiropali.

Por, shtoi ajo, “ne gjithashtu e dimë që gratë, kur i është dhënë mundësia, e për më tepër kur janë fuqizuar, kanë qenë faktor ndryshimi, arkitekte të paqes dhe kompasi moral i shoqërive tona”.

Prandaj, vijoi kryetarja e Kuvendit, “Kosova, me mençurinë e saj, pavarësisht mizorive të tmerrshme që ka kryer regjimi i Millosheviçit, nuk ra kurrë në grackën e hakmarrjes; Përkundrazi, punoi pa u lodhur për ta kthyer dhimbjen në forcë, punoi për ti dhënë fund luftërave dhe për të shmangur konfliktet, investoi tek liria dhe sovraniteti i kombeve dhe popujve”.

“Realiteti i sotëm, ky forum, flasin vetë. Ata përkthejnë dhe pasqyrojnë dëshirën e madhe të Kosovës, ndjenjën e thellë të humanizmit, angazhimin e saj për paqen, për fuqizimin e grave në çdo fushë të jetës, përfshi rolin e tyre si paqebërëse dhe sigurigarantuese”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit kujtoi kontributin e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në periudhën 2022-2023.

“Shqipëria, një vend i vogël me ambicie të arsyeshme, por me një zë të fuqishëm për paqe, e bëri prioritet parësor vendosjen e Grave, Paqes dhe Sigurisë në qendër të agjendës gjatë mandatit të saj”, tha Spiropali.

“Kemi punuar pa pushim për të nxitur zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe të rezolutave të mëpasshme, e cila këtë vit shënoi 25 vjetorin e saj. Kemi avokuar për integrimin e zërit të grave në parandalimin e konflikteve, negociatat e paqes dhe rindërtimin pas konflikteve. Dhe riafirmuam nga skena botërore se barazia gjinore nuk është një çështje dytësore. Ajo është themelore për paqen dhe sigurinë botërore”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit, theksoi se, gjatë Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria e kishte prioritet që zërat e Kosovës të ishin të pranishëm dhe të dëgjoheshin.

“Patëm nderin të kishim të pranishme qytetaren e parë të Kosovës, Ju, Zonja Presidente Osmani, në një seancë të Këshillit në Formulën Arria, që ne organizuam me Shtetet e Bashkuara, për të mbajtur një fjalim kryesor pikërisht për këtë çështje, nga posti i lartë i Presidentes, dhe ku shfaqeshin ngjyrat e Republikës së Kosovës.   Kjo ndodhi në një vend ku thjesht përdorimi i fjalës “Kosova” mbetet ende një çështje e mosmarrëveshjeve të pafundme dhe negociatave të mundimshme. Ishim të lumtur ta bënim këtë për Republikën e Kosovës, por gjithashtu për të fuqizuar zërat e atyre që shpesh janë të heshtur”, tha Spiropali.

Kryeparlamentarja nënvizoi se, “angazhimi ynë nuk përfundoi me mandatin tonë në Këshillin e Sigurimit. Shqipëria vazhdon të forcojë zbatimin në nivel kombëtar të agjendës ËPS (Gratë, Paqja dhe Siguria), edhe përmes Planit Tonë Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili tashmë është në fazën e tij të dytë”.

“Ne po investojmë në arsim, në mundësi ekonomike, në trajnim liderësh—sepse siguria nuk ka të bëjë vetëm me kufinjtë. Ajo ka të bëjë me dinjitetin, mundësitë dhe drejtësinë në çdo shtëpi dhe në çdo fshat. Fokusi ynë i veçantë përfshin: Forcimin e pjesëmarrjes së grave në institucionet e sigurisë dhe në diplomaci; Shtrirjen e shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarat e dhunës gjinore; Promovimin e edukimit të paqes dhe zhvillimit të lidershipit për gratë dhe vajzat e reja; Përputhjen e politikës së brendshme me angazhimet tona ndërkombëtare sipas Rezolutës 1325”, tha Spiropali.

Ajo theksoi se, “Kuvendi i Shqipërisë, edhe gjatë mandatit tim modest, ka luajtur një rol thelbësor në këtë rrugëtim. Komisionet tona parlamentare për barazinë gjinore dhe punët e jashtme kanë punuar përtej kufijve partiakë për të inkorporuar agjendën WPS në proceset tona legjislative. Ne besojmë se vetëm ligjet nuk janë të mjaftueshme-duhet të sigurojmë llogaridhënie, financim dhe veprim”.

Spiropali u shpreh se, “në çdo demokraci dhe shoqëri të lirë, gratë e kanë treguar veten si një forcë e madhe transformuese”.

“Ne në Shqipëri e kemi kuptuar këtë plotësisht dhe kjo reflektohet në çdo institucion, në qeverisjen qendrore dhe vendore dhe në administratën publike. Shqipëria është sot kampione në mjaft tregues kryesorë për arritjen e barazisë gjinore, sidomos në jetën politike, qeverisëse e parlamentare. Unë mund të them me bindje se, për ne, një pjesë e suksesit në përshpejtimin e zhvillimit, demokratizimit dhe integrimit evropian të vendit mund të shpjegohet me rritjen e pjesëmarrjes dhe kontributit të grave”, u shpreh Spiropali.

Duke folur për zgjedhjet e fundit parlamentare, Spiropali theksoi se, “rikonfirmuan orientimin e pakthyeshëm proevropian që shqiptarët kanë zgjedhur”.

Ndër të tjera, shtoi ajo, këto zgjedhje shënuan një pjesëmarrje të gjerë të grave, të cilat u bënë një komponent konkurrues dhe përcaktues.

“Ne ia arritëm të ruajmë përfaqësimin e grave në Kuvendin e Shqipërisë në të njëjtin nivel që e kishim: 50 gra nga 140 deputetë, ose rreth 36 për qind e trupës parlamentare. Qeveria shqiptare është 50 me 50, dhe në një mandat të kësaj shumice ne ishim nr. 1 në Kartën e Kombeve të Bashkuara me 70% gra në qeveri, dhe me një përfaqësim të lartë në të gjitha nivelet e larta të ekzekutivit. E di që mund të bëjmë më shumë edhe në të gjitha nivelet e shoqërisë, për të luftuar diskriminimin, dhunën gjinore dhe përjashtimin”, tha kryetarja e Kuvendit.

Duke folur për Kosovën, Spiropali nënvizoi se, “rrugëtimi i grave të Kosovës, nga trashëgimia e dhimbshme e konfliktit në pozita udhëheqëse, nuk është vetëm një histori suksesi kombëtar. Ky rrugëtim është një shembull për të gjitha shoqëritë e dala nga konfliktet në mbarë botën. Përzgjedhja e Kosovës nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara si i vetmi vend evropian dhe një nga tre vendet e globit për hapjen e Qendrës së Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është një dëshmi e qartë e këtij angazhimi”.

“Të mos harrojmë që çdo fjalim që mbajmë, çdo rezolutë që miratojmë dhe çdo premtim që japim duhet përkthyer në përmirësime të prekshme në jetën e grave: në Prishtinë dhe Tiranë, në Mitrovicë dhe Gjakovë, kudo, në këtë rajon dhe përtej.

Le të punojmë për të garantuar që asnjë grua të mos ndjehet që zëri i saj është shumë i vogël, që përvoja e saj është e padukshme, apo që lidershipi i saj është i panjohur. Le ta bëjmë këtë Forum jo një vend ku thjeshtë diskutohet-por një katalizator të transformimit. Shqipëria, Parlamenti i saj dhe institucionet e tjera, gratë dhe e gjithë shoqëria janë të gatshme të vijojnë të bëjnë pjesën e tyre, në partneritet të fortë me Kosovën, me të gjithë miqtë dhe aleatët tanë, dhe këdo që beson tek paqja dhe siguria përmes respektit dhe barazisë. Le të angazhohemi për ta mbajtur premtimin tonë të qëndrueshëm për një të ardhme ku gratë jo vetëm ndodhen në tryezë, por dhe dëgjohen teksa janë në krye të saj”, përfundoi Spiropali.

/Argumentum.al

Related- Posts

KOSOVA

PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

3 Tetor, 2026
POLITIKË

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026
POLITIKË

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kroacia ngre shqetësime për armatosjen e Serbisë

3 Tetor, 2026

PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

3 Tetor, 2026

G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

3 Tetor, 2026

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme: Vuçiç kërkon një rol të ri politik

3 Tetor, 2026

3 Tetori 1990: Si u bashkua Gjermania dhe si ndryshoi Europa

3 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.