• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

10 Korrik, 2025
in JO VETEM LAJM, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 NGA DR. JORGJI KOTE                                                       

Me krijimtarinë e tij të gjatë dhe të pasur poetike, Daim Iljazi na rikujton thënien e famshme se  “poetët nuk bëhen, ata lindin”!   

Përpara se të hyjmë në përmbajtjen e poezive të këtij vëllimi, vlen të theksojmë se Daimi nuk ka qëndruar i mbyllur në “kullën e fildishtë“ të poezisë së tij. Kursesi! Ai është  dhe aktivist i palodhur, organizator dhe  promovues i letërsisë, krijimeve dhe talenteve të saj  në trojet shqiptare dhe më gjerë. Eshtë themelues dhe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptarë OENEUM me qendër në Tetovë. Ka qenë  anëtar i Bordit të Mbrëmjeve të Poezisë në Strugë, festivalit më të madh ndërkombëtar të poezisë në Maqedoninë Veriore, etj. 

Në “lundrimin”  e tij të gjatë në kohë, nga Vardari në Senë, në Liqenin e Gjenevës, në brigjet e Bosforit dhe në kryeqytetin e Europës së bashkuar, poezia për Daim Ilazin ka qenë dhe mbetet bashkëudhëtare besnike në gjithë veprimtarinë dhe punën e tij plot pathos e pasion; për 2 dekada si mësues në Tetovë dhe pas viteve 90 për  3 dekada të tjera në misionin e  tij si diplomat  i lartë në Shkup, në Bernë, Paris, Bruksel dhe  Ankara. Daimi dallon  se është “mbrujtur me miell” poetik të cilësisë së lartë shqiptare, ballkanike por dhe europiane e sidomos franceze.  Qysh në vitin 1991 ai krijoi dhe drejtoi Klubin Kulturor Francez në Tetovë; në vitin 2006 fitoi çmimin për poezinë Euro-Frankofone në Paris. Po ashtu, Qeveria franceze e ka dekoruar me medaljen “Kalorësi i Palmës Akademike.

Daim Iljazi

Ndaj dhe poezia e tij ka  dhe përcjell natyrshëm ngjyrat dhe aromën e kombinuar të Ballkanit dhe Europës së qytetëruar. Siç e pohon në Parathënien e tij Prof. Dr.  Salajdin Salihu, Daimi është “Poet me një soditje dhe vrojtim të thellë që  i kap imazhet karakterisike të jetës në metropole të ndryshme të Europës, për t’i krahasuar ato me imazhe të zymta dhe botëkuptimet tona ballkanike. Këto paralele ose më drejtë këto diferenca, autori do të dijë t’i shtrojë në vargje me një mjeshtëri dhe stil të veçantë, duke soditur kohën dhe jetën që ka ecur përpara dhe kohën që ka mbetur prapa, e që është vonuar…aq sa në një varg poeti thotë: “paskemi ecur me hapa breshke”!    Këtë e ndjen sapo fillon këtë lundrim poetik në rrjedhat e Vardarit, ku ndien nga afër  afshin dhe aromën e Zhelinës, fshatit të tij të dashur dhe të bukur pranë Tetovës ku lindi 71 vite më parë. Nuk ke se si të mos emocionohesh kur lexon elegjinë për “Zhelinën pa kështjellë”  që ai e shkruante nga Parisi, te kafeneja e Balzakut. Mallin dhe dashurinë për vendlindjen e ndjen veçanërisht te Tetova, ku ai me shumë nostalgji shprehet:“ Fshatrave e qyteteve kam bredhur/në Ballkan, Europë e Azi/ askund nuk gjeta ngrohtësi/ askund nuk gjeta dashuri/ edhe kështu si je/ të dua shumë, e dashura ime Tetovë/ ikonë e skalitur me dashuri!“ Ndërsa te Shi bie në Tetovë” dhe “ Ku shkoni?” ai shprehet me trishtim dhe dhimbje  dhe i qan zemra për vendin tek sheh të rinjtë që ikin e ikin: «  Sytë lotojnë gjak/ autobuzët numërojnë, katër, gjashtë, tetë, dhjetë, njëzet/ si konserva sardele/ me vasha dhe djem të ri. Ndërsa te Pylli i dëndur ai shkruan : « reliev i ashpër/ në pyllin e dëndur/«  pa nuse, pa krushqi, pa dasmorë! Ndërkohë, të gjitha këto ngjarje nuk ia zbehin krenarinë dhe dashurinë për vendlindjen dhe të parët e tij, si te “Kalaja e Tetovës”: E ngujuar në kënd qielli/ nën mjegullimin e errtë/ aty ku lëviz lashtësia/ si Tetova me ardhmninë! Shqip i them lartësou si nuse malsie/Odiseu yt të kërkoj shtigjeve ilirie! Gjithsesi, Daim Iljazi nuk heziton të  fshikullojë problemet, mentalitetet e prapambetura dhe hallet e përditshme. Ndërkohë, nuk mjaftohet me konstatime dhe qortime, por si poet qytetar zotohet se do të luftojë për një jetë më të mirë dhe dinjitoze. Ashtu si  te “ Betohem” këtu më poshtë, mesazhi i gjithë korpusit poetik të Daimit  është ta bëjë  jetën e njeriut më të mirë, më humane, më fisnike, më të denjë për njëri tjetrin, për ta shëruar ”marrëzinë ballkanike”. Betohem për sytë e ballit/ e nesërmja s’do më gjejë në gjumë/ si dita e djeshme shterpë/ betohem shpresa ime/ s’do të jetë leckë e ndyrë/ për ëndrën time shekullore! Në këtë mision ai merr frymëzim nga Gonxhe Bojaxhiu, të cilës i ka kushtuar poezinë tejet prekëse “Flakadan i paqes”: Gonxhe lindi në një fole të Shkupit/ si feniks u ngjit në majë të piramidës/ me një copë diell në dorë : ndriçoj për sytë e botës : si hëna e plotë mesnatës ia piu terrin/ me sy shqiponje fali dashuri/ piu dhimbje e piu uri…

Ballkani me Kutinë e tij të  Pandorës, me gjakun, dramat, luftrat dhe tragjeditë  si në gjithë krijimtarinë poetike të Daimit është i pranishëm dhe te “ Lundrim me kohën”. Kështu, te Drama ballkanike gëlon një protest e fuqishme: Ndërgjegje e tretur nën rrënjë/ shpirtra të molisura/ fërkohen relieve të thyera/ shpirti i tyre/ ujdhesë koralesh me dënesje e ankth/ presin diellin e vonuar/ Nata e Bartolomeut shfaqet/ në Ballkanin e trazuar/ Ndërsa te Lamtumirë Srebrenicë poeti vajton me klithma dhimbjeje: Atje larg në Ballkan, në Srebrenicë, në Vukovar/ tymon Kutia e Pandorës/ lulet nuk lulëzojnë/ bari nuk rritet/ dridhet toka e gjakosur/dhe në Reçak atje larg në Ballkan/ plagët kullojnë gjak/ jeta rrinte varur në qafën e dreqit/ në mes tymit dhe flakës/ të vdekurit i shajnë gjeneralët e harlisur nga varrezat masive! Poeti mendjen e ka te Ballkani dhe kur shkon për homazhe në varrezat e artistëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj botërorë. Dhe meraku i Apolinarit, Beketit, Bodlerit, Sartrit e të tjerë është aty. Shpirti i Molierit i pëshpërin autorit me dhimbje «shkruaj tragjikomedi te re me personazhe shqiptare »! Në një poezi tjetër frymëzuese » Kryqëzimi i Selmës »  ai tregon fatin mjeran të kësaj bukurosheje të ekranit bosnjak : E dhunuar katër herë/ shfaqet Selma në ekrane/ lakuriq e varrur në një lis të Sarajevës/ nën një kryq të Shën Savës/ tatuazh në mes të gjinjve/ shfaqet Selma ëngjëllore/ ah, kjo bukuri  sfiduar/ zanë mali nën ujvarë/ nga djajtë e kafshuar! Këto tone ulëritëse për fatin e rajonit, duke filluar nga Prishtina i ndjen nga afër  te Rekuiem për ata: Kodra e trimave në Prishtinë po digjet/ legjendë flakadanësh/ biblioteka në Sarejevë/ mes librave me hi dhe prush/Bashçarshia në gjak noton/ Srebenica e Vukvari me bajraqe të  zeza/ ngulfaten nën përhyrje tymi dhe marrëzi/ sytë e botës vajtojnë/ lotojnë gjak, për piskamën e fëmijvë boshnjakë !

Më tej, ky lundrim i trazuar poetik vijon natyrshëm në Europë, destinacioni historik i vendeve tona, me vlerat e saj, me forcën tërheqëse pse jo dhe  me padrejtësitë që na ka bërë. Por prapë, siç e thotë në poezinë Të dua Europë ai e do Europën  me shpirt dhe zemër. E do si shembull, si model, si frymë, si garanci, si pikë referuese sidomos për rininë kur shkruan: « Më linde, shpesh më le vetëm/kur frynin furtunat gjithandaj/valsi yt me yjet/nuk është i plotë pa mua/ shromi plagët që mi dhe/edhe lotët e i janë të irour/meë merr nën krahët e tua/ah, Europë, sa shumë të dua ! Kur flet për Europën, poeti nuk mund të mos shkruante me pathos për Ukrainën, këtë viktimë të madhe të pafajshme te Ruleti rus në Ukrainë: Në këtë pjesë të botës/ ndodh eklipsi i trurit/ luhet ruleti rus në valsin e vampirëve/ ndërgjegja e botës në flakë ra/ kundërmojnë kufoma të kalbura/ mish e ëndra njerëzish nëpër rrugë! Në gjithë krijimtarinë e tij poetike, Daimi shprehet kundër luftës së padrejtë, kundër armëve dhe në favor të  artit, letërsisë, kulturës, librit, të gjithë këta elementë që përbëjnë atë që njihet “ fuqia e butë”( soft power) dhe që mungon në Ballkan. Një ilustrim të përkryer të rolit të saj Daimi e ka dhënë te vëllimi i mëparshëm  në shqip dhe frëngjisht “Marrëzi ballkanike”. Pata privilegjin të ligjëroj për vlerat e tij në promovimin e vëllimit në Bruksel më 28 Shkurt 2012, siç tregohet dhe në foton e mëposhtëme; ndaj, këtu po e veçoj poezinë  Komandant Bob Dilani të cilën autori  e ka përfshirë te vëllimi « Lundrim në kohë »:

Dhe kështu…/duke pirë cigaren e fundit/diku pas mesnate, mendova të bëhem/udhëheqës i një revolucioni/Të shpëtoj botën që luhatet/me një ushtri madhështore/zili do të më kishte dhe Napoleoni/nga inati lugat do të ngrihej Hanibaliu/me ushtarë të zgjedhur/poetë, shkrimtarë e këngëtarë/pa gjak, pa dhunë, pa dhimbje/do ta rrëzoja nga froni/çdo lloj diktatori/për komandant brigade/Do caktoja Bob Dilanin/i armatosur me kitarën e tij/betimin do ta bëjmë/me simfonitë e Bethovenit!.

Dr.Jorgji Kote

Lundrimi në kohë nga Vardari në Senë mbyllet me « ëmbëlsi »me  disa poezi lirike kushtuar dashurisë; në kuptimin më të plotë të fjalës, dashurisë për jetën, për babain, për vendlindjen dhe natyrisht për femrën, si vajzë, si grua, si nënë, si motër, si mikeshë, si e dashur. Poezitë janë të shkruara thjesht, me shumë sinqeritet dhe vërtetësi, aty gurgullon dashuria puro, e lirë nga komercialiteti, pa interesa dhe kushte, pa fund, në mot me shi dhe me diell, në vetmi dhe arrati. Daimi ka mbetur siç e pranon në një vjershë « Poet në pasion, dhe mbret në dashuri » Ja shihni si shprehet te Si poezinë! Si poezinë të dua/ herë me pasion, herë me butësi/ herë në jermi, here në zjarrmi/ ndryshe s‘mundem, ndryshe nuk di/ të dua si poezinë/ penë e skalitur që e shkruan  dashurinë! Duke vijuar te poezia tjetër Ku ike !: Me qindra male më ndajnë nga ty/ por shpesh herë tinëz të takoj, ani/ të ledhatoj, të sodis ëndërave nëpër errësirë/ rrugicave të qytetit u jep hijeshi/ je zambak i bardhë e lot për shi! Ndërsa te Ylli Polar: ai i shprehet të dashurës së zemrës me nota epiko-lirike : S’koti të sodita fisnik/Si m’u shfaqe aq magjike/ pikturë madhështore/ e pamposhtura kështjellë»! Dashuria sipas Daimit lulëzon në çdo stinë, me diell dhe me shi, natën dhe ditën, në vuajtje dhe mundime, si te Binte shi: Eja,  qoftë gjunjas si e përmendur/ pa i larë sytë dhe pa makiazh/ ashtu si je/ me flokë të shprishura e shikimin e turbullt/ më mbërthe me krahë, me flatrat e dedalit/ bashkë të fluturojmë qiellit! Notat tejet lirike i ndjejmë dhe te Mjelma në liqen kur dashurinë për vajzën e zemrës e krahason me «  një torturë të ëmbël »: ti je heshtje e ëmbël me klithj/, në zemrën time ke marrë udhë/, je siluetë e trishtë që më ndjek/ herë butë, e brishtë si mjelmë/ fisnikëria me buzeqeshjen tënde/ m’u futën thellësisht në shpirt, më je bërë torturë e ëmbël » Ndërkohë, në dashuri në shumë raste heshtja flet më shumë se fjalët, siç tregohet te Heshtja madhështore: Madhështore është heshtja/ kur në heshtje piqet rrushi/ madhështore është heshtja/ kur në mesnatë të përqafon hëna/ madhështore  është heshtja/kur heshturazi liria e pi robërinë/ madhështore është heshtja/ kur në heshtje të pi dashuria!

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Bota

Parlamenti Europian i jep Gjykatës Penale Ndërkombëtare Çmimin Saharov, mes tensioneve me SHBA-në

22 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Merz: Dhuna dhe polarizimi nuk mund të jenë përgjigje ndaj sfidave politike

22 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Kancelari Merz: Gjermania mbështet anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Marshi i Fitores” në Beograd, studentët e kthejnë protestën në sfidë politike ndaj Vuçiçit

22 Tetor, 2026

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

22 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

22 Tetor, 2026

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.