Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ku pretendon se gjatë mandatit të tij kishte arritur të zgjidhte gjashtë konflikte ushtarake brenda vetëm gjashtë muajve, përfshirë një që, sipas tij, rrezikonte të kthehej në katastrofë bërthamore.
Në postimin e tij, Trump nuk kurseu as kritikat ndaj mediave, duke përmendur në mënyrë të veçantë Wall Street Journal, si dhe analistët të cilët, sipas tij, “nuk e kuptojnë aspak se çfarë po bëj”.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Trump e quajti atë si “lufta e Joe Biden-it të përgjumur”, duke theksuar se ai vetë është i pranishëm vetëm për ta ndalur konfliktin, jo për ta përshkallëzuar.
“Kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha president që nga fillimi,” tha Trump, duke shtuar se “e di saktësisht çfarë duhet bërë për ta përfunduar këtë luftë.”
Trump gjithashtu sulmoi ashpër ata që, sipas tij, kanë vite që merren me këtë çështje por pa arritur zgjidhje.
“Janë njerëz pa logjikë, pa inteligjencë dhe pa asnjë kuptim të situatës. Gjithçka që po bëjnë është përkeqësimi i krizës mes Rusisë dhe Ukrainës,” tha ai.
Në mbyllje të deklaratës së tij, Trump iu përgjigj kritikëve, duke theksuar:
“Pavarësisht gjithë kritikëve të mi të xhelozuar dhe të lehtë për t’u hedhur tej, unë do t’ia dal – gjithmonë ia dal.”
