Faris Naniç-bosna.hr
Ndërsa elitat perëndimore, nëpërmjet mediave dhe institucioneve, gjithnjë e më haptazi po e përgatitin opinionin publik për konflikt të përgjithshëm, zgjedhësit në metropolet europiane, në fushatat zgjedhore refuzojnë retorikën e luftës duke hapur një hendek të madh mes qytetarëve dhe strukturave qeverisëse. Nga Ngushtica Bab el-Mendeb e cila kundërmon aromë baruti deri te Asambleja e Kombeve të Bashkuara, njerzimi gjëndet në udhëkryq, i kryqëzuar mes asgjësimit nën diktatin e etosit të zgjuar dhe kërkimit për paqen nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe reformës së aleancave globale.
BBC-ja me 19 shtator publikoi artikullin me titull “Lufta mund të vijë” dhe pyeti opinionin publik britanik: “A jemi të gatshëm psikologjikisht?”. Lexuesve u thuhej se qeveria dëshiron të përgatisë për ata rezerva ushqimesh të konservuara dhe uji dhe se “planifikon mundësinë e luftës”. Teksti konkludon me shpjegime nëpërmjet të cilëve u thuhet se Finlanda dhe Norvegjia për realizojnë shërbimin ushtarak të detyruar. Po atë ditë, ministri amerikan i mbrojtjes (i luftës) nisi një turne rekrutimi kombëtar me titull “Send Me” (“Dërgomëni dhe mua”), sipas fjalëve të Dhjatës së Vjetër, Isaia: “Dërgomëni edhe mua të shkoj të luftoj kundër të gjithë rreziqeve që kërcënojnë kombin tonë”.
Natyrisht, Ministri Hegseth, i arsimuar dobët, shtrembëroi tekstin origjinal, por e paraqiti si të ishte citat. Në Paris një brifing treorësh informimi, të cilin e thirri presidenti Macron, përfundoi që një prej krerëve të partiove politike foli për “marrje mendsh” të cilën e përjetuan të pranishmit. Në Kopenhagë kryesuesi në largim i NATO-s deklaroi se “armët janë gati” për konflikt me Rusinë dhe se Aleanca disponon plane lufte prej “4.000 faqesh”. Tambure lufte simoblike dhe reale nga njëra anë.
Një ditë më pas gjermanët, të cilët institucionet e tyre dhe ato të NATO-s i përgatitën për luftë dhe vdekje, dolën në zgjedhje. Në Mecklenburg-Vorpommern partia e Kancalarit Friedrich Merz, Unioni Kristijan-demokrat (CDU) humbi të gjithë vendet e saj në parlamentin krahinor, ndërsa e djathta radikale, partia antiemigratore dhe antiluftë Alternativa për Gjermaninë (AfD) doli në plan të parë, fitoi shumicën relative, gjë e cila nuk do të thotë mundësi për të formuar pushtetin, qoftë edhe nëpërmjet koalicioneve.
Në Berlin, partia tradicionale liberale e majtë, CDU humbi përballë partisë së majtë (Die Linke), të cilët e kanë formuar antarët e udhëheqjes se Partisë social-demokrate gjermane (SDP) e cila në këtë qytet ka udhëhequr pa ndërprerje. As e majta, përveç shumicës relative, nuk ka shumë hapësirë manovrimi për të formuar pushtetin, sidomos nëse SDP nuk pranon ofertën për koalicion. Partitë fitimtare nuk bien dakord rreth shumë çështjeve, por që të dyja kundërshtojë dërgimin e armëve në Ukrainë.
Dy javë më parë, krahina Saska-Anhalt i dha AfD-së 48,5% të votave, gjë e cila kësaj partie ekstremiste me qëndrime kundërthënëse i jep mundësinë relative për të ardhur në pushtet, dhe, është interesant fakti se popullariteti i së djathtës radikale rritet drejt lindjes së Gjermanisë, e cila dikur ishte pjesë e Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGj) dhe Paktit të Varshavës nën kontrollin sovjetik.
Institucionet këmbëngulin të përgatitin popullin për luftë, por populli, sëpaku zgjedhësit, këtë, tani për tani, nuk e pranon. Por se çfarë do të pranojë, është çështje kryesore. Sepse, nuk është e mjaftueshme vetëm të jesh kundër luftës ose të votosh për ata të cilët, sëpaku deklarativisht, në fushatën zgjedhore kanë qënë kundër luftës. Shembulli i Donald Trumpit, i cili gjatë fushatës zgjedhore premtoi përfundimin të gjithë luftërave “të gjata dhe të padobishme”, dhe më pas sulmoi Iranin për llogari të sionistëve, e ilustron më së miri këtë fakt.
Qytetarët e vendeve të industrializuara në parim janë dinjitozë dhe dhe të moralshëm në jetën private, por si rregull të paaftë të mendojnë më larg se familja e tyre dhe të marrin parasysh fatin e kombit. Njerëz të këtillë nuk e vlerësojnë politikën; ata përcaktojnë raportin e tyre ndaj politikës nëpërmjet institucioneve, partive politike, organizatave fetare, sindikatave dhe shoqatave joqeveritare, dhe gjithnjë e më shumë mediave dhe, për fat të keq, rrjeteve shoqërore. U’a lënë këtyre institucioneve dhe aplikacioneve të ndryshme të vendosin në vend të tyre. Nuk u besojnë me detyrim, por e kanë më të lehrë që përgjegjësia të qëndrojë te tjetri. Për këtë ka një numur tejet të madh shembujsh në histori, madje edhe këtë recente, të pranimit të diktaturave ose pabarazive nën parullat e garancive të rrejshme të sigurisë kolektive e cila shndërrohet në totalitarizëm pa siguri individuale. Çfarë do të thotë kjo?
Nëse janë besnikë, ose u’a lënë në dorë institucioneve të cilët bëjnë një politikë të keqe, njerëzit mund t’i ndryshosh vetëm nëpërmjet reformës së këtyre institucioneve ose në një mënyrë të tillë që te ata të shkaktosh zhgënjim ndaj këtyre institucioneve, nëse ëshjtë e pamundur të reformohen. Por, sa dhe në cilin drejtim mund të reformohen institucionet e sotme, politike, shtetërore, religjoze apo qeveritare? Për këtë ndryshimi jolinear i drejtimit të politikës është i mundur kur krijohen rrethanat e krizës në të cilat të gjithë njerëzit nisin të rishqyrtojnë të gjithë institucionet dhe sjelljen e tyre, jo vetëm gjatë krizës, por edhe historikisht. Në rrethana të këtilla, nëse populli (demos- qytetarët, jo etnosi) frymëzohet, atëherë mund të bëhen vepra të mëdha. Nëse zgjohet vetëm etnosi, nuk ka vepra të mëdha, ka vetëm krime. Zgjim të etnosit ofrojnë edhe AfD-ja edhe klonët e tyre në Francë, Itali, Serbi, Kroaci dhe Bosnjë. Ardhja e nazistëve në pushtet në kushte të tilla, e ilustron akoma më qartë këtë.
Indianët e të gjithë besimeve fetare në fillimin dhe mesin e viteve 40-të të shekullit të kaluar ishin të frymëzuar dhe mendonin për ndërtimin e kombit dhe zhvillimin industrial të vendit të tyre. Sot, pas gjithë atyre eksperiencave, situata është diametralisht e kundërta. Mbizotëron, por edhe qeveria nga besimi fetar ndërtoi etnosin, gjë që është veçanërisht e dukshme në Indinë e sotme. Poeti anglez të cilin e patën shkolluar indianët e mësuar, Percy Shelley, ka shkruar se periudha në të cilat rritet aftësia e marrjes dhe e transmetimit të ideve të thella dhe apasionante është në natyrën e vetë njeriut. Për këtë, në kushtet e krizës, ndodhin paradoske ontologjike.
Një pjesë e publikut të një tubimi të kohëve të fundit në Saska-Anhalt, pasi një folës e Institutit Schiller paraqiti informacione mbi BRICS-in dhe Kinën, u shpreh se ky fjalim kishte ndryshuar plotësisht shikimin e tyre të kufizuar mbi ngjarjet botërore. Madje edhe kryetarja e AFL-CIO, federata më e madhe sindikale amerikane e cila përfaqëson pothuajse 15 miionë punëtorë, tha se enciklika papale mbi dinjitetin njerzor “mund të jetë dokument të cilin e ka shkruar lëvizja sindikale”. Mendjet janë të hapura atje ku para një viti ishin të mbyllura.
Megjithatë, edhe në kohë të tilla krize ekziston rreziku. Nëse nuk ekziston një udhëheqja e përgjegjshme, morale dhe e arsimuar e një pjese të njerzimit, njerzimi do të shndërrohet në egërsirë. Të njëjtët njerëz dinjitozë do të asgjësojnë vetveten duke asgjësuar të tjerët dhe tjetrën. Bash ashtu sikurse e tregoi Europa në kohën e fashizmit, nazizmit dhe bolshevizmit. Njerëzit duan të besojnë në diçka, kanë ndjesinë e misionit dhe qëllimit. Citati i shtrembëruar i Hegsethit është i vetmi identitet i cili u ofrohet. Zhvillimi, përparimi, hekurudhat e shpejta, reaktorët bërthamorë, rrjetet ujore dhe lidhjet tokëore ose ndërtimet për çkripëzimin e ujit etj janë përzgjedhje e ofruar.
Kësaj jave që të dy ofertat ishin në tryezë. Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nisi punimet e në Nju Jork, në të cilën vendi mikritës i’a ndaloi hyrjen presidentit palestinez, ndërsa 125 shtete votuan se gjithsesi duan t’a dëgjojnë. Kjo përfaqëson raportin real të vullnetit politik të shumicës së botës dhe ndryshimin e forcës së pakicës. Priten rezultate nga takimi i presidentëve të ShBA-ve dhe Kinës në Uashington. Pra, është e qartë se paqa nuk ka për të dalë nga bisedimet mes palëve të cilat nuk mund të ndryshojnë programet e tyre politike, por nga krijimi i kushteve në të cilat negociatat për paqe bëhen të panevojshme. Zgjedhësit e dy krahinave gjermane e thamë se çfarë dëshirojnë. Se çfarë do t’u ofrohet më tej popujve tyë botës, kjo është çështja, ka thënë poeti tjetër anglez Wlliam Shakspeare. Zgjedhësit gjermanë mundën të dy partitë historike të cilat janë për luftën, në Berlin dhe në Mecklenburg-Vorpommern. Presidenti rus Vladimir Putin pohon se nxitja europiane e luftës është gjethe fiku për mossukseset vendore. Presidenti finlandez bën thirrje që Europa të qetësohet. Ekzistojë zëra arësyeje të cilat paralajmërojnë për spiralen humbëse të cilën e prodhojnë tamburet e luftës.
Ndërkohë, më epiqendrën e krizës botërore dhe mjedisin gravitacional të luftës globale zhvillohet një situatë krejtësisht e re e cila mund të përfshijë luftërave rajonale dhe afrikane në të njëjtin cikël që ka përfshirë, tani për tani, vetëm ai europian.
Për disa të befasuar me marrjen e kontrollit mbi Ngushticën Bab el-Mandeb nga ana e Ensrullah-ut jemenit mes 10 dhe 13 shtatorit, të cilën kontrollojnë kalimin nga Oqeani Indian në detin e Kuq, e prej aty më tej drejt kanalit të Suezit, është penguar, megjithëse ende jo plotësisht e ndërprerë, është gjithsesi një pjesë e transportit botëror detar. Në kryqytetet e botës kërkohet me urgjencë mënyra sesi të gjendet një përgjigje ndaj kësaj krize të re.
Bab el-Mandeb është një prej grykave të ngushta detare më të qarkulluara; nëpërmjet saj kalon pothuajse nëntë përqind e tregtisë botërore detare, përfshirë edhe 20 përqind të tranportit të autromobilëve dhe kontejnerëve si dhe 15 përqind të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj. Kur kësaj i shtohet edhe efekti i mbylljes së Ngushticës së Hormuzit dhe pothuajse ndëprerja e plotë e eksportit rus dhe ukrainas të drithërave dhe plehrave kimike nëpërmjet Detit të Kuq të diskutueshëm, fillon të ftillohet pamja e përmasave të stërmëdha në ekonominë botërore reale.
Strukturat e luftës në Uashington, Londës dhe Tel Aviv kanë nisur menjëherë aksionin. Komanda qendrore amerikane (CENTCOM) pohoi se admirali Brad Cooper ka thirrur një takim urgjent pas dyerve të mbyllura në Gjermani, në të cilin kanë marrë pjesë krerët e shtabeve të forcave të armatosura të Izraelit, Arabisë Saudite, Egjyptit dhe një sërë shtetesh të tjera të Gjirit Persik, në mënyrë që të bisedojnë për hapat luftarakë për rihapjen e Bab el-Mandebit, përfshirë edhe “ofertën për ndihmë” të Izraelit për Arabinë Saudite kundër Iranit, i cili është aleat i Ensarullah-ut. Kryeministri britanik Andy Burnham gjithashtu po shqyrton përfshirjen në konflikt nëpërmjet “ofrimit” të ndihmës.
Kjo është recetë për luftë të përgjithshme ne mbarë Azinë Jugperëndimore, në krahun Jugperëndimor të Rusisë, në kontekstin strategjik në të cilin Shtetet e Bashkuara sapo kanë deklaruar për nisjen e garës së armatimeve në kozmos, duke futur njëkohësisht ndryshimin e doktrinës bërthamore në të cilën promovohet përdorimi i armëve bërthamore taktike për gjoja luftë bërthamore të “kufizuar”, gjë e cila është një oksimoron, nëse ka ekzistuar ndonjëherë.
Megjithatë, po nis të përvijohet edhe alternativa e mundësisë në rritje të luftës bërthamore.
Samiti i BRICS-it, i mbajtur me 12 dhe 13 shtator i përballoi synimet e Londrës dhe Uashingtonit për të përçarë këtë grup politik, i cili përfaqëson gjysmën e popullsisë së botës, bash si edhe Samiti i Organizatës së Shangait për bashkëpunim (SCO) dy javë më parë. Janë bërë bisedime serioze në të cilët ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov tha se kishin të bënin me “krijimin e platformave alternative për pagesat, mekanizmat e barazisë dhe ato depozitare, mekanizmat e risigurimit, platformës investues dhe bursës së drithërave”. Me fjalë të tjera për dedollarizimin e tregtisë botërore.
Takimi i presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit amerikan Donald Trump duhej të përfshinte edhe vazhdimin e ofertave kineze për ShBA-të mbi mundësinë e punës së përbashkët në infrastrukturë dhe në projekte të tjera të mëdha në Jugun Global, gjë e cila do të ishte e dobishme për të dyja palët. Në prag të takimit ministri kinez i punëve të jashtme Wang Yi u takua me kolegun iranian Abbas Araghchi dh i tha atij se Pekini “është i gatshëm të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin me Iranin dhe të mbrojë të drejtat legjitime dhe interesat e Iranit”. Pritet që Xi t’ia përcjellë këtë mesazh edhe Trumpit në dritën e kërcënimeve amerikane dhe kërkesave që të gjithë shtetet të ndërpresin lidhjet ekonomike me Iranin, sikurse ka urdhëruar Ministria amerikane e financave nëpërmjet operacionit “Economic Outcast“.
Xi dhe Trumpi gjithashtu shqyrtuan mundësinë për zgjidhjen paqesore të krizës së përgjithshme në Azinë Jugperëndimore, si dhe krizën në Ukrainë. Wang Yi u takua me 16 shtator edhe me Celsoo Amorimon, këshilltarin e veçantë të presidentit brazilian, në lidhje me marrëveshjet e nënshkruara. Brazili, sëbashku me Ruinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, është një prej themeluesve të BRICS-it. Gjatë rrugës për në Kinë, Amorimo ndaloi në Nju Delhi, mikpritës i samitit të BRICS-it, në lidhje me bisedimet strategjike me qeverinë e Narendra Modit.
Diskutimi i përgjithshëm vjetor në nivel të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nisi me fjalimin hyrës të presidentit braziliar Ignacio Lula da Silva. Përveç që kërkoi, njëlloj si edhe shumë të tjerë, forcim sa më të madh të vendeve të Jugut Global, reformën e Organizatës botërore nëpërmjet heqjes së të drejtës së vetos dhe zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shprehu edhe qëndrim të fuqishëm mbështetës për Palestinën. Da Silva paraqiti alternativa të dobishme ndaj luftës globale në ardhje e sipër, obsione të bazuara në idenë se zhvillimi është emri i ri për paqen. Pikërisht kjo do të duhej të ishte rendi i ditës botëror për diskutime serioze. Simbolik, zhvillimore, por me këtë, nga ana tjetër ofrohen shanse për paqe.
© 2026 Argumentum





















































