Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, i ka hedhur poshtë si “fëmijërore” akuzat e liderëve evropianë se Rusia ka ndërmarrë një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës.
“[Ka] një mirëkuptim të qartë si nga Presidenti [amerikan Donald] Trump ashtu edhe nga ekipi i tij se ky konflikt ka një arsye. Dhe se ato që disa presidentë dhe kryeministra nga Evropa po përsërisin për sulmin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës janë fjalë fëmijësh. Nuk gjej fjalë tjetër,” – tha Lavrov në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya-24, shkruan TASS.
Ai shtoi:
“Më kryesorja është se ata vazhdojnë të thonë këtë,” vuri në dukje Lavrov.
“Ata vazhdojnë, si në takimin e tyre në Uashington me Presidentin Trump, ku edhe Volodymyr Zelensky u ftua, të kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm. Të paktën disa prej tyre, si Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz, vazhdojnë të thonë se duhet ushtruar presion ndaj Rusisë përmes sanksioneve. Asnjëri prej këtyre zotërinjve nuk përmendi fare frazën ‘të drejtat e njeriut’.”
/Argumentum.al