Agjentët e FBI-së kanë kontrolluar sot shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Donald Trump, sipas ”New York Post” duke cituar burime që thonë se kontrolli ndodhi si pjesë e një hetimi të urdhëruar nga Kash Patel, drejtori i FBI-së.
Thuhet se hetimi ka të bëjë me dokumente të klasifikuara që Bolton dyshohet se i përfshiu në librin që shkroi pasi u largua ngaShtëpia e Bardhë.
Bolton është bërë armik i Trump gjatë viteve, duke kritikuar ashpër vendimet e tij.