• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Regjimi në udhëkryq – zgjedhje të parakohëshme ose represion më i madh

25 Gusht, 2025
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dushan Pavlloviç-Radar[i]

Protestat më të gjata dhe më masive janë si puna e luftës cfilitëse, në të cilën të dyja palët presin që ajo tjetra të heqë dorë. Nëse nuk pranon për zgjedhje të parakohëshme, regjimi mund të rritë tejet më shumë represionin, sepse rritja graduale e tij nuk dha rezultate. Por çfarëdo që të bëjë, kjo do të ndikojë në dy shtylla kryesore të rritjes ekonomike.

Serbia në muajin shtator hyn në muajin e nëntë të protestave të cilat, në periudhën postkomuniste 35 vjeçare, përbëjnë jo vetëm grumbullimin më të madh për nga numuri i pjesëmarrësve, por edhe më të gjatë për nga kohëzgjatja. Që nga shtatori mund të pritet intensifikimi i tyre. Meqënëse protestat e deritanishme kanë dhënë disa rezultate, protestuesit kanë motiv më të fortë për të vazhduar me këtë ritëm me shpresën se vazhdimi do të japë pasoja të prekshme.

Protesta mund të kuptohet në mënyrën më të mirë si luftë cfilitëse  (war of attrition), model i teorisë së lojërave në të cilën të dyja palët presin që tjetri të heqë dorë, ose më mirë të themi të pranojë kërkesat. Në këtë rast, regjimi pret që studentët dhe qytetarët të lodhen nga protestat dhe t’i ndëpresin ato, ndërsa studentët dhe qytetarët presin që regjimi të pranojë zgjedhjet e parakohëshme. Fitoren e merr ai për të cilin çmimi i pritjes është më i ulët (costly waiting).

Momentalisht duket se demonstruesit, në mënyrë të veçantë studentët, kanë një çmim më të ulët të pritjes, ndërsa regjimi, në përpjekje që pas 28 qershorit me rritjen graduale të represionit po e rrit këtë çmim, nuk po arrin të sigurojë rezultatin e dëshiruar. Meqënëse rritja graduale e represionit nuk dha rezultate, regjimi tani përballet me dy mundësi: Skenari A – rritje e ndjeshme e represionit dhe Skenari B – shpallja e zgjedhjeve të parakohëshme

Nga regjimi hibrid deri te ai autokratik dhe eleminimi i zgjedhjeve

Skenari A ka dy nënvariante: në variantin A1 regjimi konsolidohet shpejt dhe largon qytetarët nga rruga, ndërsa varianti A2 ofron rezistencë serioze, gjë që shpie në kaos të mëtejshëm dhe trazira. Në të dy variantet nënkuptohet përdorimi tej mase i forcës, arrestime masive, gjykime më të ashpra, ndalimi i grumbullimeve, brutalitet policor (përfshirë edhe pjesëmarrjen e grupeve të dhunshme joformale të paramilitarëve), si edhe vrasjet dhe torturat nëpër burgje.

Në ecurinë e përshtatshme për pushtetin (A1) qytetarët do të tërhiqeshin shpejt për shkak të dhunës, ndërsa regjimi do të konsolidohej shpejt. Një skenar i tillë është parë tashmë në Iran në vitin 2019, Bjellorusi në vitin 2020, ose në Rusi në vitin 2021. Në skenarin e papërshtatshëm (A2), rezistenca do të ishte veçanërisht e ashpër, gjë që do të shpinte në kaos akoma më të madh nëpër rrugë dhe bllokim të jetës normale.

Që të dy variantet nënkuptojnë vazhdim të nivelit ekzistues të korrupsionit, meqënëse mungesa e ndryshimeve institucionale do të vazhdojë të mundësojë edhe më tej marrjen e vendimeve dhe keqpërdorimin e burimeve publike, me të cilët, një regjim i tillë mund të mbahet në këmbë. Gjithashtu, të dy variantet nënkuptojnë ndryshim të sistemit politik: zgjedhjet hiqen, ndërsa regjimi bëhet autoritar, dhe jo më hibrid.

Pushteti tani për tani eviton zgjedhjet e parakohëshme sepse është i vetëdijshëm për rënien e popullaritetit

Skenari B nënkupton zgjedhje. Deri tani pushteti i ka evituar ato, i vetëdijshëm për rënien e popullaritetit, sidomos pas fillimit të këtij viti kur të gjithë fakultetet hynë në bllokadë, dhe në mënyrë të veçantë që nga 15 marsi, kur në Beograd u mblodhën disa qindra mijë njerëz. Megjithatë, nëse represioni i përforcuar i skenarit A nuk jep rezultate, zgjedhjet mbeten i vetmi obsion.

Zgjedhjet e parakohëshme do të sillnin përfundimin e protestave gjatë fushatës zgjedhore, gjë që pushtetit do t’i mundësonte që të institucionalizojë krizën, dhe, eventualisht, t’a kontrollojë. Megjithatë, një lëvizje e tillë mban në vetvete edhe elementët e bixhozit – mbështetja te manipulimi me kushtet zgjedhore në mënyrë që, edhe përkundër rënies së popullaritetit, të mbahet pushteti. Nëse një gjë e tillë nuk i vjen përdore regjimit. Skenari B ka shumë mundësi të përfundojë me ndyrshim pushteti, gjë që nënkupton dinamikë krejt të ndryshme poolitike dhe ekonomike në vitet 2026 dhe 2027, kur të zgjidhet qeveria e re në të cilën nuk do të jetë Partia Përparimtare Serbe (PPS).

Këta skenarë nuk janë reciprokisht përjashtues, por mund të lidhen njëri me tjetrin. Përshembull, Skenari A2 (spirale e dhunës) mund  të jetë uverturë për në Skenarin B, në të cilin, pushteti, i cfilitur nga konfliktet, shpall zgjedhje të parakohëshme, ose në Skenarin A1, ku pas një periudhe kaosi vjen konsolidimi i shpejtë i regjimit. Ka mundësi që pas A1 të vijë përsëri përshkallëzimi njëlloj me A2, e kësisoj kalimi nne Skenarin B. Këto kombinime flasin për atë se dinamika politike mund të jetë e ndryshueshme dhe shumëfazore, gjë që e ndërlikon akoma më shumë situatën.

Pasojat ekonomike të krizës politike nëpërmjet prizmit të FMN-së dhe agjensive të rejtingut

Çfarë ndikimi mund të ketë në aktivitetet ekonomike në Serbi dhe sidomos në politikën ekonomike, rritjen ekonomike dhe treguesit kyç makroekonomikë? Pastabiliteti politik tashmë e ka dobësuar besimin e konsumatorëve dhe investitorëve, ka ndaluar rritjen ekonomike, ka zvogluar ardhjen e investimeve të huaja direkte dhe ka shpënë në rritjen e deficitit buxhetor. Agjensitë ndërkombëtare të rejtingut dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportet e tyre të paradokohëshme kanë dhënë një pamje pozitive për ekonominë e Serbisë për vitet 2026 dhe 2027.

Agjensia Fiç me 25 qershor publikoi raportin në të cilin thuhet se Serbia duhej të merrte rejtingun BBB – që do të thotë hyrje në rang investues. Megjithatë, për shkak të pastabilitetit politik në vend – në mënyrë të veçantë për shkak të protestave shumëmujore, polarizimit të shoqërisë dhe pasigurisë rreth zgjedhjeve të parakohëshme – Fiç vendosi të zbatojë të ashtuquajturin zvoglim të rejtingut me një shkallë, gjë që shpuri te ajo që rajtingu përfundimtar të mbahet në nivelin BB+, pra nën rangun  investues. Raporti presupozon se protestat kanë ndikim negativ në vitin 2025 po jo në vitet në vijim. Kur jep projeksione për 2026 dhe 2027, raporte sjell parashsikime pozitive, duke nënvizuar se aktivitetet e lidhura me projektin Ekspo 2027 vijojnë në përputhje me afatet e planifikuara, dhe se investimet publike dhe private do të sjellin rritjen me 3,7 përqind në vitin 2026 dhe 4,2 përqind në vitin 2027.

Në mënyrë të ngjashme performancat ekonomike dhe shanset për vitet 2026 dhe 2027 i vlerëson edhe FMN-ja në raportin e korrikut. FMN-ja njeh në mënyrë eksplicite rrezikun momental politik, duke nënvizuar se protestat e zgjatura gjatë vitit 2025 mund të dobësojnë besimin e konsumatorëve, investitorëve dhe vetë investuesve të huaj. Për këtë FMN-ja projeksionin e rritjes për këtë vit e ka ulur në tre përqind. Edhe përkundër kësaj FMN-ja konkludon se cikli investues publik, përfshirë edhe projektet e lidhura me Ekspo 2027, do të zhvillohet sipas planit, gjë që, krahas rritjes së kapacitetit në industrinë përpunuese dhe turizëm, do të përshpejtohet rritja ekonomike në 4 përqind në vitin 2026 dhe në 4,5 përqind në vitin 2027. Pa kurrfarë analize, raporti i FMN-së presupozon në mënyrë implicite se protestat do të shuhen deri në fund të vitit 2025, dhe se shpenzimi publik do të vazhdojë, gjë që do të ndikojë pozitivisht në rritjen ekonomike në dy vitet në vijim.

Korrupsioni si pjesë përbërëse e politikës ekonomike

Mëgjithëse të dy këto raporte e njohin korrupsionin se pjesë përbërëse e politikës ekonomike, ata më shumë e trajtojnë atë si problem strukturor, domethënë si rrezik latent, dhe jo si faktor aktiv makroekonomik në dy tre vitet e ardhshme. Përderisa vazhdon rrjedhja e fuqishme e investimeve të huaja, projektet kapitale përparojnë, ndërsa treguesit fiskalë mbeten nën kontroll, në analizat e tyre korrupsioni nuk shfaqet si çështje qendrore, por si kritikë e shprehur me të butë.

Sikurse shihet, nga raportet e agjensisë së rejtingut dhe FMN-së efektet negative të krizës politike kufizohen në vitin 2025 dhe, në projeksione në vitet 2026 dhe 2027, nisen nga “normalizimi” i situatës në të cilën nuk ka protesta. Në ndryshim nga këta projeksione, pikënisja e kësaj analize është e kundërta – nuk është reale të pritet normalizimi. Kriza politike nuk do të shuhet deri në funmdin e vitit 2025, por do të kalojë edhe në vitet 2026 dhe 2027.

Nisur nga politika aktuale e politikës ekonomike në Serbi, e cila në mënyrë dominuese mbështetet në investimet e huaja dhe në shpenzimin publik, mendojmë se tre skenarët politikë mund të ndikojnë në politikën ekonomike, shpenzimet publike (projektet kapitale), ardhjen e investimeve të huaja, rezervat devizore, kursin, deficitin e buxhetit si dhe borxhin publik, lehtësinë e hyrjes në borxh nëpërmjet euroobligacioneve, me fokus “çmimin” e korrupsionit. Nxitësi kryesor i rritjes ekonomike në Serbi që nga mesi i dhjetëvjçarit të kaluar kanë qënë investimet e mëdha të huaja (IMH) dhe shpenzimi publik (investime të mëdha në projekte kapitale). Që nga vitit 2015, IMH erdhën në nivelin e 2,5 përqind të PPB-së ose afro katërmiliardë euro në vit dhe me këtë mbuluan plotësisht deficitin buxhetor. Njëkohësisht shpenzimet publike për projektet kapitale janë më shumë se dyfishuar, duke arritur kësisoj në rreth shtatë përqind të PBB-së, të udhëhequra nga projektet  e mëdha energjetike dhe infrastrukturore dhe përgatitjet për Ekspo 2027.

Një ardhje e tillë e IMH-së ul presionin ndaj rezervave devizore, sepse deficiti i jashtëm mbulohet nga burimi i qëndrueshëm. Me këtë ruhet një kurs stabël devizor dhe ulet nevoja për hyrje të mëdha në borxhe. Njëkohësisht, invetsimet e larta publike nxitin rritjen dhe japin pamje pozitive për investitorët që të mund të vazhdojnë të investojnë, sepse edhe shteti gjithashtu vazhdon të investojë. Meqënëse të ardhurat nga brenda nuk janë të mjaftueshme, shteti i drejtohet huazimit në tregun ndërkombëtar, përfshirë edhe emtimin e euroobligacioneve. Derisa rritja të mbetet e fortë, ky model e mban borxhin publik dhe deficitin buxhetor nën kontroll.

Megjithatë, nëse ardhja e IMH-ve apo shpenzimi publik (kapital) ngadalsohet, ky model dështon, sepse këto dy shtylla veprojnë sëbashku në ruajtjen e ekuilibrit të jashtëm dhe atij fiskal. Humbja në secilin prej tyre hap shumë shpejt valvolën e presionit ndaj rezervave devizore, kursit, deficiti buxhetor dhe borxhit publik, duke e shndërruar stabiltetin e tanishëm në dobësi.

Si do të ndikojnë pra në vitin 2026 dhe 2027 tre skenarët e lartpërmendur në politikën ekonomike, nxitësit e rritjes ekonomike dhe një sërë treguesish tjerë (rezervat devizore, kursin, deficitin buxhetor, borxhin publik) të cilët momentalisht janë të përshtatshëm?

Përse nuk është e favorshme për pushtetin  shtrirja e dhunës në një periudhë afatgjatë

Skenari A1 nënkupton konsolidim të shpejtë pas rritjes së ndjeshme të represionit. Në fakt ky është skenari i vetëm që mund  t’i përgjigjej atyre që shkruhet në raportet e Fiça-s dhe FMN-së për vitin 2026 dhe 2027. Tregu do të reagonte me një kërcim të shpejtë të çmimit të rrezikut, pas të cilit vjen qetësimi. Të ardhurat nga euroobligacionet do të rriten me t’u shfaqur lajmet e para për dhunën, por do të kthehen  në nivelin paraardhës nëse protestat shuhen deri në fund të vitit 2025, ndërsa jeta e përditëshme normalizohet. Kontrolli më i fortë politik pas njëfarë kohe do të mundësonte vazhdimin e shpencimeve publike dhe projektet kapitale. Stabiliteti ekonomik do të kthehej atje ku ishte në fundin e vitit 2024.

Skenari A2, i cili nënkupton spirale dhune, mbart rrezik tejet më të madh makroekonomik për vitin 2026. Konsumi publik për projekte kapitale do të ngadalsohet ose do të orientohet për blerjen e paqes sociale. Rritja ngadalsohet për shkak të projekteve kapitale të ngadalsuara. Ardhja e investimeve të huaja ngadalsohet derisa situata të mos rregullohet. Kjo do të rëndonte financimin e deficitit të buxhetit, gjë e cila – nëse nuk kompensohet nga burime të tjera – do të kryejë presion akoma më të madhe në rezervat devizore dhe ndoshta edhe në politikën e kursit fiks. Meqënëse nuk dihet se sa mund të zgjasë ky skenar, investitorët do të fillonin shitjen e euroobligacioneve nën çmimin minimal, ndërsa të ardhurat do të rriteshin dhe mbeteshin në nivel më të lartë, gjë që mund të shtrenjtojë huazimin. Borxhi publik do të rritet dhe ky në kushte të papërshtatshme.

Çfarë mund të pritet nëse në zgjedhje fiton lista studnetore

Skenari B nënkupton zgjedhje të parakohëshme dhe rikthim në institucione. Tregjet do ta përshëndesnin zgjidhjen institucionale. Megjithatë, shanset për këtë skenar varen nga fituesi i zgjedhjeve dhe programi i tij ekonomik.

Në këtë skenar fillimisht do të ndodhë eksplozioni i shpenzimeve publike për shkak të fushatës zgjedhore. Kjo ishte e mundur të shihej në zgjedhjet lokale në Zajeçar dhe në Kosjericë në muajin qeshor 2025 kur në mikronivel u shënua një shpenzim i madh i mjeteve publike që të bliheshin votat. Ky do të ishte efekti negativ por gjithsesi afatshkurtër në treguesit makroekonomikë. Nëse PPS pas zgjedhjeve mbetet në pushtet – modeli ekonomik do të vazhdonte deri në vitin 2027 si skenari A1. Nëse fiton Lista studentore (me opozitën ose pa atë), ndryshimi më i madh do të ishte në zvoglimin radikal të korrupsionit, por e panjohura më e madhe do të ishte politika e ardhshme ekonomike. Pasiguria ka të bëjë më së shumti me fatin e projekteve kapitale.

Përshembull, nëse qeveria antivuçiç ndërpret Ekspo 2027, kjo nuk do të kishte ndikim vetëm në shpenzimin publik, por edhe në investimet e huaja idrekte, të cilët do të ngadalsoheshin akoma më shumë, sepse një pjesë e tyre është pikërisht për projetet e Ekspo-s. Treguesit e tjerë makroekonomikë përkohësisht do të gjendeshin si në skenarin A2, por në një nivel shumë më benevolent.

Por, ky ndryshim ka anën e tij pozitive, sepse nëse ndalen projekte kapitale të tilla, ndalon edhe korrupsioni. Nga qeveria e ardhshme gjithsesi mund të pritet forcimi i institucioneve dhe zvoglimi i korrupsionit, gjë që parë në një periudhë afatgjatë do të rritë besimin e investitorëve, do të përpaojë efikasitetin e shpenzimit publik dhe do të krijojë baza të qëndrueshme për rritje ekonomike. Pikërisht ky do të ishte thelbi i ndryshimeve të politikës ekonomike. Nëpërmjet tij do të ulej çmimi i modelit të tanishëm të rritjes, sepse shpenzimi i lartë publik në një masë të madhe vjen nga shpenzimet korruptive të ndërfutura në projektet kapitale. Politika e re ekonomike, megjithëse në fillim me një vëllim më të vogël të investimeve publike, do të ishte më e qëndrushme nga ana fiskale dhe e çliruar nga barra shtesë që korrupsioni i imponon buxhetit.

[i] https://radar.nova.rs/politika/tri-scenarija-politickog-raspleta-srbija/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Bota

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara
Bota

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026
Bota

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.