Të hënën u botua në numrin e 17-të të këtij viti të revistës “Qiushi” artikulli i presidentit kinez Xi Jinping “Promovimi i shpirtit të luftës kundër agresionit japonez, përparimi drejt ringjalljes së kombit kinez”.
Në artikull theksohet se Lufta e Rezistencës e Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez është një luftë e çlirimit kombëtar në kohën moderne që vazhdoi për kohën më të gjatë, me përmasat më të mëdha dhe me sakrificat më të shumta, dhe që arriti fitoren e plotë. Kjo fitore e madhe theu orvatjen e militarizmit japonez për kolonizimin e Kinës, si edhe mbrojti sovranitetin dhe tërësinë territoriale shtetërore. Fitorja e luftës kundër agresionit japonez rivendosi statusin e vendit të madh të Kinës në botë, populli kinez fitoi respektin e popujve paqedashës të botës dhe kombi kinez fitoi një nder të lartë kombëtar. Kjo fitore është një pikë kthese historike për ecjen e kombit kinez drejt rigjallërimit, e po ashtu është edhe pjesë e rëndësishme e Luftës Antifashiste Botërore. Kjo është fitorja e popullit kinez, e po ashtu është edhe fitorja e popujve të botës.
Në artikull vihet në dukje se fitorja e Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe e Luftës Antifashiste Botërore është e padiskutueshme dhe nuk mund të mohohen sakrificat e dhjetëra milionë njerëzve për pavarësinë, lirinë dhe paqen. Populli kinez nuk lejon mohimin, shtrembërimin, e madje zbukurimin e historisë së agresionit. Duhet t’i përmbahemi pikëpamjes së drejtë për historinë e Luftës së Dytë Botërore dhe duhet të mbrohen autoriteti e statusi i OKB-së, dhe rezultatet e fitores së Luftës së Dytë Botërore, vë në dukje kreu i shtetit kinez në artikullin e tij./cgtn