Sanja Vujaçiç-geopolitika.news
- Ndërsa Francën po e tronditin trazirat sociale, Macroni shkon në Gjirin Persik, ndërsa kërkesat e të rinjve i fsheh me perden tymuese të vandalizmit dhe represionit policor.
- Si dikur prejardhja aristokrate, sot ajo shoqërore, përcaktojnë fuqishëm mundësitë jetësore, disa trashëgojnë pasuri të tëra, të tjerët padrejtësië.
- Përfitimet e globalizimit janë përqëndruar në krye, ndërsa shpenzimet dhe rreziqet e tij u faturohen qytetarëve.
Sikur të ishte një vizitor në kalim e sipër nëpër Francë, dhe jo presidenti i saj, Emanuel Macroni i’u drejtua kombit me një fjalim të shkurtër, pas mënyrës groteske me të cilën qeveria e tij po administron krizën sociale më të re, të cilin Mediapart e përmblodhi me titullin: “17 tetor: mbajtja e trazirave”. Ai e informoi shkurtimisht kombin se ministri i punëve të brendshme Laurent Nunjez i kishte kërkuar dorëheqjen por ai e kishte refuzuar. Pas kësaj vrapoi për një vizitë katërditore në shtetet e Gjirit Persik, ku dukshëm e pret ndonjë punë e madhe. E çfarë të konkludosh pas kësaj veçse: “Fshati digjet e gjyshja krihet”.
Për raportin e Macronit ndaj problemeve të rinisë franceze flet më së miri mënyra sesi vendosi t’a kalonte mbrëmjen në prag të demonstratave të paralajmëruara. Ndërsa të rinjtë përgatiteshin për të dalë nëpër rrugë, presidenti është filmuar teksa argëtohej bukur mirë në llozhën VIP në koncertin e Celine Dion, në shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe asaj të miliarderit Bernard Arnault, pronar i grupimit lukosz LVMH.
Për këtë ishte e pritshme që trazirat, djegijet dhe plaçkitjet e dyqaneve të shenjonin përsëri protestat, krahas vceprimtarisë së grupimeve të dhunshme të cilët, për ndonjëfarë çudie, shërbimet e informimit të policisë dhe aparati mbresëlënës represiv shtetëror ka vite që nuk po arrin t’i neutralizojë në mënyrë të efektshme.
Aparati represiv: i fuqishëm ndaj demonstrantëve, i pafuqishëm para vandalëve
Demonstratat u zhvilluan nën aromën e rëndë dhe mbytëse të gazit lotsjellës me të cilën janë mësuar parizienët dhe me të cilën do të mbesë në kujtesë sundimi i Macronit. Përsëri pati të plagosur rëndë, ndër të cilët më sëpaku gjashtë të mitur në moshën nga 14 deri 17 vjeç: dy humbën shikimin në njërin sy, sy të tjerë mbetën pa pëllëmbë, njëri pati dëmtim të rëndë të syrit, një tjetër thyerje dyfishe të nofullës.
Zellin e veçantë të policisë e ilustron e dhëna se katër të mitur janë sakatuar përfundimisht, në vetëm 13 ditë, nga 5 deri me 7 tetor! Për krahasim, gjatë dymbëshjetë muajve të protestave të Jelekëve të Verdhë janë evidentuar 29 sakatime ndër demostrantët e të gjitha grupmoshave. Kjo do të thotë se shpeshtësia ditore e sakatimeve në periudhën aktuale është afro katër herë më e madhe sesa gjatë 12 muajve të parë të lëvizjës Jelekët e Verdhë – dhe kjo duke përllogaritur vetëm të miturit.
Akoma më domethënëse është statisika e ndalimeve nga ana e policisë. Deri me 13 tetor 2026, në ndalim policor (garde a vue) përfunduan 7.950 persona, ndër të cilët madje 6.773 të mitur, ose 85% . Gjatë pothuajse shtatë muajsh protesatsh të Jelekëve të Verhë, nga muaji nëntor 2018 deri në korrik 2019, policia ka ndaluar gjithsejt 11.202 persona të të gjithë grupmoshave. Pra në më pak se një muaj numuri i të miturve të ndaluar në policia arriti në 60% të numurit të personave të ndaluar gjatë pothuajse tetë muajve të protestave të Jelekëve të Verdhë!
Rrethanat e plagosjeve dhe përgjegjësia eventuale e nëpunësve të policisë po hetohen akoma.
Nga ana tjetër, janë plagosur përsëri edhe policët, edhe përkundër pajsijeve të fuqishme mbrojtëse dhe arsenalin në dispozicion: shkopinj gome, gaz lotsjellës, autobotë me currilë të fuqishëm uji, granata kontraverse GM2L dhe granatave për shpërndarjen e njerëzve. Tani për tani nuk ka të dhëna nëse ndonjëri ka marrë plagë të përjetëshme nga këto granata.
Ndrësa arrestimi i demonstrantëve ishte kaq i efektshëm, aparati policor ka dështuar seriozisht për parandalimin e vandalizmave. Shërbimi informativ territorial qysh me 16 tetor ka paralajmëruar për rrezikun e lartë nga dhuna urbane, shkatërrimet dhe plaçkitjet, por pushteti i ka nënvlerësuar përmasat e mobilizimit: në vend të 200.000 njërëzve që priteshin të dilnin në rrugë, sipas të dhënave të Ministrisë së punëve të brendshme, dolën afro 550.000 syresh.
Për këtë qytetarët, nëpër rrugët e qyteteve të tyre ose para ekraneve televizive ndiqnin të pafuqishëm pamjet e plakitësve të cilët thyenin vitrinat e dyqaneve dhe merrnin mallrat. Në Paris policia ishte e preokupuar me rioerientimine demonstrantëve me synim mbrojtjen e institucioneve shtetërore, më së pari Pallatin Elize dhe Ministrinë e punëve të brendshme. Përplasjet u afruan gjithsejt 300 metra larg pallatit presidencial, ndërsa plaçkitësit në një sërë lokaliconesh të tjera kishin duar të lira. Soje, në nivel kombëtar u plaçkitën, vandalizuan ose u dëmtuan në mënyra të tjera më shumë se 1.500 dyqane me dëmin e përgjithshëm prej qindra miliona eurosh.
Qeveria pret nga kompanitë e sigurimeve zhdëmtimin e tregtarëve. Nga gjykatat, edhe vetë në kriz të thellë – si edhe të gjithë elementët e tjerë të sistemit administraiv francez, pritet ndëshkimi i kryerësve të veprave penale, të cilët krysisht policia duhet t’i gjejë dhe t’i procesojë. Megjithëse është e vështirë që nga sistemi i tejngarkuar gjyqësor të procesohen shpejt me mijëra raste, dhe akoma më e vështirë është të gjenden vende për të dënuarit në burgjet edhe kështu te tejmbushura. Franca me 1 shtator 2026 kishte 90.020 të burgosur ndër gjithsejt 63.348 vende në dispozicion. Për hir të së vërtetës, ekzistojnë edhe procedurat me gjykim të përshpejtuar si dhe masa dënimi të cilat nuk përfshijnë burgosjen, por me këtë nuk eleminohen problemet strukturore të sistemit gjyqësor francez.
Pjesa tjetër mbetet në pikëpyetje: si ndodhi që aparati shtetëror, kaq i efektshëm për mobilizimin e mjeteve të dhunës kundër demonstrantëve, të mund të jetë kaq i pafuqishëm para plaçkitësve, për veprimtarinë e të cilëve e kishin paralajmëruar vlerësimet paraprake të sigurisë.
Strategjia e Macronit për “kalbjen” e lëvizjes: hipotezë politike
Menjëherë u shfaqën dyshimet se pas paaftësisë së policisë për të neutralizuar vandalët fshihet në fakt strategjia e Macronit për “kalbjen” (pourrisement): çfilitjes së lëvizjës protestuese, tolerimi i përshkallëzimeve dhe instrumentalizimi i dhunës – në mënyrë që lëvizja të bëhet jopopullore, ndërsa lëvizja mobilizueze e demonstrantëve të kufizohet me pretekstin e sigurisë.
Sepse, me 17 tetor, pavarësisht nga ajo nëse ishte fjala për paaftësinë policore, vlerësimin e gabuar apo mosndërhyjen e mundshme me vetëdije, efekti politik është i njëjti: pamjet e vitrinave të thyera, auromobilëve të djegur dhe dyqaneve të plaçkitura, mbiforcojnë mesazhet e protestuesve.
Ndërsa pusheti nuk pati mëdyshje por menjëherë shfrytëzoi pasojat e mossuksesit të ndërhyrjes policore në mënyrë që qendrën e rëndësës së diskutimit publik t’a zhvendoste nga kërkesat sociale të të rinjve në ruajtjen e rendit publik. Por atë ditë u shpejtua të vendoste orën policore lokale (couvre feu) në disa pjesë të Parisit, Lionit, Nicës dhe qyteteve të tjera, diku të kufizuar vetëm për të miturit, gjë me të cilën i’u kufizua akoma më shumë lëvizja protestuesve.
Mediapart zbulon: instrumentalizim politik i shërbimit informativ?
“Gjuhët e këqija” të gazetarëve të Mediapart-it i hodhën benzinë zjarrit. I paraqitën opinionit publik dëshminë e zbuluesit të policisë cili pohoi se nga ana e shërbimit ishin më të dëshiruara interpretimet e ngjarjeve, të kundërta me vlerësimet e tij profesionale:
“Kur nga ne kërkohet që të shkruajmë haptazi se të Panënshtruarit qëndrojnë pas lëvizjes, megjithëse kjo objektivisht është e pasaktë sipas mendimit të përgjithshëm të shërbimeve territoriale të informimit, atëherë është e qartë se kemi të bëjmë me vendime politike”.
Ndërsa qeveria e Macronit, Grumbullimi Popullor i Marinë LePen-it – do të thoshim kështu – edhe e djathta e grumbulluar përreth saj, në deklarimet e tyre përgjegjësinë për dhunën e lidhën menjëherë me të majtën radikale dhe populistët e majtë Të Panënshtruarit (La France insoumise, LFI) të Jean-Luca Mélenchon-it. Megjithëse këto akuza nuk ishte e mundur të vërtetoheshin as me informacionet në dispozicion, as nëpërmjet analizave të gjykatave: Avokatja shtetërore e Parisit Laure Beccau deklaroi se nuk mund të vërtetohen pohimet sipas të cilëve autorët e dhunës kanë qënë njerëz të lidhur politikisht me ultra të majtën.
Pas perdes së tymit të trazirave: interesat e harruara të të rinjve
Përfundimisht – qoftë nëpërmjet instrumentalizimit politik të mossuksesit policor apo nëpërmjet zbatimit të strategjisë reale të kalbjes është arritur rezultati politik që dëshirohej: kërkesat legjitime të demonstrantëve u shtynë në plan të dytë. Qeveria e anashkaloi lëvizjen e nxënësve të shkollave të mesme dhe e reduktoi në pakënaqësi shoqërore të problemit të sigurisë.
Soje, sot hapësirën mediatike dhe politike e dominojnë diskutimet mbi vandalizmin, represionin policor dhe përgjegjësinë për trazirat dhe plaçkitjet, ndërsa çështja e arsimit, fuqisë blerëse, pabarazisë sociale dhe e së ardhmes të të rinjve, të cilat i potencuan protestuesit, mbetën në hije. Cilët janë pra këta të rinj protestues të cilët nuk duhen lidhur kurrsesi me të dhunshmit dhe plaçkitësit dhe çfarë i nxit?
Gjenerata Z: fëmijët politikë të Jelekëve të Verdhë
Rrugët e metropolit francez i përmbytën gjenerata Z – “gjenerata e fëmijëve të Jelekëve të Verdhë”, në kuptimin social-politik. Të lindur afërsiht në vitet mes 1997 dhe 2002, këta të rinj janë rritur me internetin dhe rrjetet shoqërore të cilat për ata nuk janë vetëm mjete, por edhe mjedis shoqëror. Janë rritur me premtimet e globalizimit, arsimimit dhe përparimit shoqëror, ndërsa përballen me një të ardhme gjithnjë e më të pasigurtë me mundësinë e derdhjes së gjakut.
Kriza financiare, pandemia, inflacioni dhe luftërat kanë shenjuar rritjen e tyre. Kanë parë sesi prindërit e tyre, gjyshërit dhe gjyshet, edhe përkundër dekadave të tëra pune, mezi e mbyllin muajin dhe humbasin gradualisht të drejtat e fituara.
Gjenerata Z nuk është politikisht homogjene as detyrimisht pesimiste. Sipas kërkimeve të INJEP-it të vitit 2025, 60% e të rinjve besojnë në të ardhmen e tyre, përkundër 53% të të moshuarve më të vjetër se 50 vjeç. Të rinjtë pra, nuk e hedhin poshtë të ardhmen, por sistemin i cili gjithnjë e më vështirë po u’a mundëson realizimin e aj. Çfarë tregojnë kërkesat fillestare të cilat i kanë nxitur ata. Nuk është kurrfarë manifesti revolucionar, por një problem shumë prozaik: mungesa e personelit në një shkollë publike të perferisë së Parisit.
Nga mungesa e mësuesve deri te solidariteti i shkollave elitë
Në mesin e muajit shtator mësuesit e gjimnazit Saint-Exupéryu Créteilu shpallën grevë, ndërsa reth 200 nxënës bllokuan shkollën në shenjë mbështetje. Deri me 1 tetor mobilizimi përfshiu afro njëmijë shkolla të mesme, ndër të cilat 222 i’u bashkuan bllokadës. Nxënësit kërkonin më shumë mësues, kushte më të mira shkollimi dhe akses më të drejtë në arsimin e lartë, duke kritikuar në këtë kuptim platformën Parcoursup e cila mundëson këtë akses.
Duke argumentuar me arkën e zbrazët të shtetit, qeveria nuk ofroi përgjigje të kënaqshme për kërkesat e të rinjve për kushte normale të barabarta në shkollim, parime të garantuara të Republikës Franceze. Për hir të së vërtetës, shkolla në të cilën nisi revotla mori mjete shtesë, por problemet më të gjëra të sistemit arsimor francez mbetën të pazgjidhura. Nga ana tjetër, shteti tregoi se gjithsesi disponon mjete financiare të jashtëzakonshme për të pajisur policinë me mjete për thyerjen e pakënaqësisë së shkollarëve të shkollave të mesme- të cilat shfaqen në format legjitime të protestave: greva e mësuesve për shkak të mungesës së personelit dhe demonstrata e nxënësve në shenjë solidariteti.
Mbështetja dhe solidariteti me nxënësit erdhi edhe nga ana e papritur, nga studentët e insitucioneve prestigjoze: Sciences Poa, Paris-Panthéon-Assasa, Centrale Supéleca, ENS-a dhe Télécom Paris –ato të cilat mundësojnë akses në rrjetet profesionale elitë dhe në kariera. Madje edhe studentët e HEC-it, një prej shkollave më të famshme europiane, vendosën parulla, ndër të cilat edhe ato në të cilat shkruhej: “Privilégiés mais pas aveugles” –”Të privilegjuar por jo të verbër”. Me një fjalë, kundër pabarazive në arsim protestuan edhe ata të cilëve sistemi ekzistues u ofron përparësitë më të mëdha.
Revolta digjitale dhe trashëgimia e Jelekëve të Verdhë
Specifika e gjeneratës Z është mobilizimi npërmjet rrjteve shoqërore, pra jashtë partive politike tradicionale si dhe sindikatave. Një organizim i tillë horizontal ka përparësi sepse mundëson grumbulliminn e shpejtë, por njëkohësisht rëndon negocimet me pushtetin: lëvizja nuk ka një udhëheqje të qartë as përfaqësues të autorizuar të cilët mund të artikulojnë kërkesa të përbashkëta, të negociojnë mbi ato dhe të marrin mbi vete përgjegjësinë për marrëveshjen e arritur. Por kjo nuk është e vetmja mungesë: gjatë trazirave të 17 tetorit pamjet virale të vandalizmit në rrjete shqoërore shtynë mënjanë mesazhet e protestuesve.
E majtja populiste e Jean-Luc Melenchon-it mori menjëherë rolin e mbrojtëses së protestuesve kundër përdorimit tej mase të forcës policore. Për këtë në radhët e protestuesve u shkaktua edhe armiqësi e hapur ndaj policisë, të cilën një pjesë e së majtës e përjeton si ruajtëse e shoqërisë së rendit shoqëror të padrejtë. Simbol i një raporti të këtillë ishte sllogani i njohur me prejardhje britanike ACAB (All Cops Are Bastards) – ”Të gjithë policët janë maskarenj”, e cila ishte e gjithëpranishme gjatë protestave.
E djathta populiste e Marine Lepen-it mori pozicionin e kundërt, duke nënvizuar mbrojtjen e policëve, ruajtjen e rendit publik dhe autoritetin e shtetit.
Në konfliktin politik u bë akoma më e dukshme lidhja sociopatike mes revoltës së nxënësve me lëvizjen e Jelekëve të Verdhë. Të dyja lëvizjet i lidh mobilizimi nëpërmjet rrjeteve shoqërore, pasiguria sociale dhe mosbesimi ndaj institucioneve dhe estabilishmentit politik.
Soje u zbulua përsëri realiteti shoqëror francez: ndërsa Jelekverdhët luftonin për jetë më të denjë nga puna etyre, fëmijët e tyre sot me të drejtë shtrojnë pyetjen nëse puna mund t’u mundësojë në sadopak jetë dinjtoze.
Pabarazi: kush duhet të paguajë për arkën bosh shtetërore?
Te rinjtë shohin prindërit teksa punojnë, dhe mezi e mbyllin muajin, gjithashtu edhe gjyshërit dhe gjyshet të cilëve pas dekadave të tëra që kanë paguar kontributet u shpjegohet se pensionet e tyre janë ngarkesë tepër e rëndë për shtetin. Dëgjojnë pushtetin i cili thotë se arka e shtetit është zbrazur dhese të gjithë duhet të sakrifikojnë. Por shohin se nuk janë bash të gjithë të lidhur me sakrificën. Janë që ç’ke me të, pensionistët, të sëmurët, punëtorët, emigrantët… Nuk janë miljarderët e shenjtëruar francezë, ata askush nuk guxon t’i prekë.
Inflacioni nuk ndalet, por propozimi i qeverisë për buxhetin e vitit 2026 parashikonte ngrirjen e pensioneve dhe shpërblimeve sociale, megjithëse jo të gjitha masat janë miratuar. Pra, qeveria fajtorët për problemet buxhetore i kërkon në radhët e pensionistëve, të punëtorve dhe të përdoruesve të shpërblimeve sociale. Megjithatë, si do t’i paguajë ata kur dihet se llogaritë bankare dhe portofolët e tyre ka kohë që janë bosh?
Dihet se ku gjendet paraja. Sipas Oxfam-it, 53 miliarderë francezë zotërojnë më shumë pasuri sesa 32 milionë banorë sëbashku. Me ardhjen e Macronit në pushtet, pasuria e tyre është dyfishuar, ndërsa pasuria më shumë se 220 miliardë euro është përqëndruar në duart e gjithsejt 32 individëve. Numuri i milionerëve në dollarë është rritur me 22,5%. Njëkohësisht shkalla e varfërisë ka aritur shifrën rekord prej 15,4%.
Natyrisht që rritja e vlrës së pronës private nuk është nëjlloj si paratë e disponueshme në arkën shtetërorë. Vlen edhe konstatimi se shpirtmëdhenjtë e pasur nuk do të ishin bërë milionerë dhe miljarderë. Megjithatë, nuk është e qartë mënyra sesi e djathta, e cila mbron pasurinë e fituar, mendon ta mbushë arkën shtetërore me paratë e atyre që nuk kanë, dhe ndërkohë superborgjezët të mos u’a ballafaqojë linçimit, si puna e aristokratëve në vitin 1789. Është e qartë se francezëve nuk u nevojiten armiq më të mëdhenj sesa miqtë partiakë që i mbrojnë.
Në të vërtetë, gjenerata Z nuk këndon më Internacionalen, por Marsejezën, fjalët e së cila elitat ekonomike dhe politike duhet t’i dëgjojnë me kujdes – premtojnë shumë gjak. Nëse të rinjtë kanë rrëzuar shenjën e Republikës, Marjanën dhe fasadat e zyrave të komunave në të cilat ishte shkruar parulla: liri, barazi dhe vëllazërim, kjo është sepse mendojnë se deputetet që i përfaqësojnë i kanë shkelur këto parime. Si dikur aristokratët, sot prejardhja shoqërore përcakton fuqishëm mundësitë jetësore. Disa trashëgojnë pasurinë, të tjerët padrejtësinë.
Të njëjtat kontradikta i gjejmë edhe të globalizimi i cili duhej të sillte mirëqënie planetare. Ai shërbeu kryesisht për globalizimin e elitave ekonomike perëndimore në kërkkim të krahut të lirë të punës dhe përfitimeve – dhe të cilat deindustralizuan Europën dhe sollën ngritjen e “dragoit kinez”.
Sot, nga të gjithë qytetarët kërkohet financimi i kundërvënies strategjike të ngritjes kineze. Kur kësaj i shtojmë edhe rritjen e buxheteve të mbrojtjes dhe presionin ndaj shërbimeve publike shtrohet pyetja: përse qytetarët duhet të përballojnë shpenzimet e vendimeve në të cilët nuk kanë marrë pjesë në mënyrë direkte?
Dhe këtu është thelbi i krizës politike, si në Francë – ashtu edhe në pjesën tjetër të Europës Perëndimore: përfitimet e globalizimit përqëndrohen në krye, ndërsa shpenzimet dhe rreziqet e tij u faturohen qytetarëve.
Gjenerata Z ka dalë në rrrugë sepse ka trashëguar një marrëveshje shoqërore e cila nuk garanton më atë që premtohet: arsimohu, puno, paguaj kontributet dhe do të jetosh më mirë se prindërit tuaj. Kjo diferencë është problemi më i madh politik për Francën e Macronit: në rrugë nuk kanë dalë vetëm të rinjtë të cilët frikësohen për të ardhmen, por të rinjtë të cilët tashmë e kanë parë se çfarë ka ndodhur me të ardhmen e premtuar të prindërve dhe gjyshërve të tyre.
Zgjehdjet presidenciale të vitit 2027: revolucion institucional apo përmbysje autoritare?
Revolta e të rinjve francezë tashmë ka shkelur thellë në fushatën presidenciale të vitit 2027, ndërsa kriza shoqërore ashpërson konfliktin e dy projekteve populiste: të djathtë dhe të majtë.
Mélenchon: projekti i Republikës së Gjashtë
Jean-Luc Mélenchon dhe të Panënshtruarit e tij (La France insoumise, LFI) mbështetin lëvizjet sociale dhe ofrojnë revolucion institucional – zëvendësimin e Republikës së Pestë, krahas Asamblesë Kushtetuese, forcimin e demokracisë direkte dhe mundësinë e shkarkimit të presidentit të zgjedhur.
Sipas anketimeve të Ipsos BVA–CESI–CEVIPOF-së, të realizuara në fillim të muajit shtator dhe analizës së Le Monde me 9 tetor, Melenchon fiton 40% të votave të synuara në raundin e parë mes të rinjve nga 18 deri 24 vjeç, dy herë më shumnë se Marinë LePen-i. Kjo nuk do të thotë mbështetje e tërë gjeneratës Z, por flet për ngashnjimin e ofertës së tij politike në një masë të madhe të zgjedhësve të rinj të cilët duan më shumë se ndryshime kozmetike të sistemit ekzistues.
Protestat e 17 tetorit doli se ishin veçanërisht të rëndësishme për populistët e majtë. Në fakt, convergencedesluttes – lidhja e lufërave të ndryshme shoqërore në një lëvizje të përbashkët – tashmë ka marrë një shprehje konkrete, meëgjithëse rritja e saj në një forcë politike të qëndrushme ende është e pasigurtë.
Revoltës së nxënësve të shkollave të mesme iu përbashkuan edhe studentët, përfshirë edhe ata nga shkollat elitë, mësues, punëtore dhe sindikata si puna e CGT-së, të cilët bëjnë thirrje për luftë të përbashkët të të rinjve dhe punëtorëve kundër masave të kursimit. Janë mobilizuar edhe Jelekverdhët, duke lidhur soje pakënaqësinë sociale të gjeneratës së tyre me kërkesat e të rinjve. Të gjithë grupimet u takuan në protestat e 17 tetorit.
Piëkrisht në këtë konvergjencë ndërgjeneratë, Mélenchon sheh shansin që revoltën popullore t’a shndërrojë në mbështetje për projektin e tij të revolucionit institucional. Por, dalja e përbashkët nëpër rrugë ende nuk do të thotë program i përbashkët politik.
Në këtë rast është interesante edhe përmbysja historike e së majtës franceze ndaj emigracionit. Ndërsa Partia Komuniste e udhëhequr nga Zhorzh Marshé, në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar, kërkonte kufizimin emigracionit, duke e konsideruar atë si instrument të punëdhënësve për damping shoqëror – presion ndaj pagave dhe kushteve të punës – e majta e sotme e Melenchonit këmbëngul të lidhë punëtorët, të rinjtë dhe popullsinë me prejardhje emigrantësh- sepse ata janë tashmë aty – në një luftë të përbashkët kundër padrejtësive shoqërore.
Soje, 17 tetori, para zgjehdjeve presidenciale të vitit 2027, modeloi pyetjen nëse është i mundur që, solidariteti mes gjeneratave të ndryshme, të shndërrohet në forcë politike të aftë për të ndryshuar jo vetëm, pushtetin por edhe institucionet e Republikës së Pestë,
Populistët e djathtë: prapa në bankat e shkollës!
Kandidatja e cila, sipas anketave, ka numurin më të lartë ndër forcat e djathta, nuk e kundërshtoi 17 tetorin, por Grumbullimi Popullor i saj për grumbullimin e “fëmijëve në rrugë”, akuzoi menjëherë Melenchonin dhe të Panënshtreuarit. Një pjesë e gjeneratës Z u përgjigj pozitivisht ndaj, duhet thënë thirrje shumë e pakuptueshme e një figure të Grumbullimit Popullor, Marion Marechal. Ajo porositi me shpejtësi nxënësit e shkollave të mesme të “kthehen në bankat e shkollës, të mësojnë dhe të përgatiten për të ardhmen”, duke shtuar se Francës “nuk i nevojiten dembelë dhe demonstrues”. Sikur nuk ishte vullneti për të punuar dhe për t’u përgatitur për të ardhmen e tyre motivi që i nxorri nxënësit në rrugë.
Kjo prirje vazhdoi, e soje Grumbullimi Popullor i’u përgjigj grumbullimit për revoltë të të rinjve me kërkesën për vendosjen e rendit publik dhe mbrojtjen e policisë. Megjithëse ishte pikërisht policia e cila dështoi në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe të mbrojë protestuesit dhe qytetarët nga grupimet e dhunshme. Ndër forcat e djathta ndaj kërkesave të nxënësve të shkollave të mesme shumë shpejt doli në sipërfaqe dënimi i dhunës, për të cilën partia e LePEn-it menjëherë dënoi partinë e Melenchonit, ndërsa e djathta radikale e Eric Zemmour-it, të majtën radiukale dhe emigrantët. Megjithëse të gjithë vëzhguesit patën rastin të ndjekin rregjistrimin e ngjarjeve, të cilat nuk i vërtetuan këto pohime.
Çfarë u ofron të rinjve “Grumbullimi Popullor”? Ai hedh poshtë kërkesat sociale, por e sheh zgjidhjen në politikën kombëtare të mbrojtjes së fuqisë blerëse, kufizimin e emigracionit, parimin e përparësisë nacionale dhe forcimin e autoritetit shtetëror. Në vend të zëvendësimit të Republikës së Pestë, propozon riorientimin e institucioneve të saj drejt projektit të saj kombëtar të sigurisë. Revolta e nisur me kërkesat për kushte më të mira shkollimi mbi të gjitha shërbeu si shkak që në selitë politike të vihen në rend të ditës siguria, emigracioni dhe autoriteti i shtetit.
Ku janë të rinjtë në këtë rrëfim parazgjedhor?
Gjenerata Z: inteligjenca e së ardhmes para institucioneve të së kaluarës
Nëpër rrugë dhe në ekranet e televizorëve përfaqësuesit e gjeneratës Z jo rrallë, në analizat që i bëjnë situatës, shfaqin pjekuri më të madhe politike në krahasim med të rriturit të cilët i falenderojnë por edhe i mallkojnë. Në mënyrë paradoksale, kjo është mbresë e cila është e vështirë të pajtohet me rezultatet gjithnjë e më të këqija të nxënësve francezë në testet ndërkombëtare PISA. Përse bëhet fjalë në të vërtetë?
Ndoshta gjenerata Z mendon më shpejt dhe ndryshe nga gjeneratat paraardhëse. Duke u rritur në një mjedis digjital, ka zhvilluar mënyra të reja informimi, lidhjeje dhe të përpunimit të informacioneve të cilët sistemi mësimor tradicional nuk i njeh përherë. Kjo nuk do të thotë se ka zhvilluar ndonjë lloj të ri inteligjence të vërtetuar shkencërisht, por aftësitë e saj nuk mund të reduktohen në rezultatet shkollore.
Në kundërshtim me supozimet sipas të cilëve socializimi digjital i ka vërfëruar intelektualisht të rinjtë, paraqitjet e tyre publike tregojnë se, sëpaku një pjesë e kësaj gjenerate, disponon dije të gjëra, artikuli të mirë politik dhe aftësi për të menduarit kritik. Në vend që të hedhin poshtë arsimimin, luftojnë pikërisht për kushte më të mira për fitimin e dijeve.
Besimin e tyre ka për t’a fituar projekti politik i cili nuk do të luftojë kundër fantazmës së inteligjencës artificiale, por do të ofrojë model të qëndrueshëm arsimor dhe social në të cilin inteligjenca arificiale merr mbi vete një pjesë të punëve të “jakave të bardha”, sikurse robotizimi paraprakisht e ka shndërruar tregun e punës së “jakave blu”.
Një projekt i këtillë do të duhet t’u ofrojë zjgidhje të rinjve dhe të vjetërve: arsimim për tërë jetën, ndarje më të drejtë të përfitimeve nga përparimi teknologjik, forma të reja të mbrojtjes sociale, deri te diskutime serioze mbi të ardhurat themeltare universale ose të ardhurat universale të larta, sikurse mbështet Elon Masku në kontekstin e inteligjincës aritificiale.
Gjenerata Z mdoshta nuk kërkon vetëm një politikë ndryshe. Ajo tashmë jeton në një botë ndryshe, ndërsa elitat politike dhe arsimore ofrojnë me kokëfortësi përgjigje nga ajo paraardhëse. Duket se Franca po përjeton ndryshimin e mënyrës së të menduarit e cila zbulon paadoptueshëmrinë e institucioneve të saj me botën e cila po vjen.
Shresojmë se ky ndryshim gjeneracional i mënyrës së të menduarit nuk ka për të marrë përmasat e revolucionit të vitit 1789, të cilin protestuesit e rinj e evokojnë me Mersejezën.
___________________
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
© 2026 Argumentum





















































