3 shtatori i këtij viti shënon 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore. Atë ditë, në orën 9 të mëngjesit, në sheshin “Tiananmen” të Pekinit do të zhvillohet një miting përkujtimor. Presidenti kinez Xi Jinping do të mbajë një fjalim dhe do të kalojë në revistë trupat.
Ndërsa në mbrëmjen e po asaj dite do të zhvillohet në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin galaja “Fitorja e drejtësisë”, me rastin e 80-vjetorit të Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore. Presidenti Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë do të shikojnë këtë gala.
Grupi Mediatik i Kinës (CMG) do të transmetojë drejpërdrejt mitingun dhe galanë./cgtn