Opinioni publik ndërkombëtar i ka kushtuar vëmendje të madhe Nismës së Qeverisjes Globale të paraqitur të hënën nga presidenti kinez Xi Jinping në Takimin “Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) Plus”. Një sërë rezultatesh të arritura në Samitin e OBSh-së shfaqin gjallërinë e kësaj nisme, thekson Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Para 80 vjetëve, bashkësia ndërkombëtare krijoi OKB-në, duke nisur praktikën e re të qeverisjes globale, vë në dukje CMG-ja, duke shtuar që pas 80 vjetëve, fryma e kohës e paqes, zhvillimit, bashkëpunimit dhe përfitimeve të përbashkëta nuk ka ndryshuar, por njerëzimi po përballon sfida më të ndërlikuara globale. Unilateralizmi dhe hegjemonia kanë ndikuar rëndë mbi mekanizmat shumëpalësh, si OKB etj. Ditët e fundit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh që multilateralizmi, ligji ndërkombëtar dhe autoriteti i OKB-së po përballojnë sfida dhe se struktura e qeverisjes ndërkombëtare ka nevojë urgjente për reformë.
Në Samitin e OBSh-së në Tianjin, presidenti Xi Jinping propozoi Nismën e Qeverisjes Globale, ku theksohen “respektimi i barazisë sovrane”, “përmbajtja ndaj sundimit ndërkombëtar të ligjit”, “praktikimi i multilateralizmit”, “vendosja e njerëzve në qendër” dhe “përqendrimi në ndërmarrjen e veprimeve reale”. Këto pesë parime përputhen me parimet e Kartës së OKB-së dhe me shpresat e shumicës së vendeve të botës, shton CMG-ja.
Drejtori i Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës Chen Bo u shpreh se Nisma e Qeverisjes Globale synon rregullimin dhe përsosjen e sistemit të tanishëm të qeverisjes globale, me qëllim që ai të përshtatet më mirë me nevojat e zhvillimit të kohës.
Si organizata më e madhe rajonale në botë, gjatë 24 vjetëve pas themelimit, OBSh-ja ka zbatuar gjithmonë “Shpirtin e Shangait” dhe ka vepruar për mbrojtjen e barazisë dhe drejtësisë ndërkombëtare. Sipas CMG-së, “Deklarata e Tianjin-it”, “Strategjia e zhvillimit në dekadën e ardhshme të OBSh-së”, deklarata për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Dytë Botërore dhe të themelimit të OKB-së, miratimi i 24 dokumenteve të rezultateve, pranimi i Laosit si vend partner dialogu … ky varg rezultatesh do të promovojnë me siguri zbatimin e Nismës së Qeverisjes Globale./cgtn