Një aktivitet përkujtimor madhështor u zhvillua të mërkurën në Pekin në kuadrin e 80 vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore. Presidenti kinez Xi Jinping, së bashku me 62 krerë shtetesh e qeverish dhe të organizatave ndërkombëtare morën pjesë në aktivitetin.
Kreu i shtetit i Kinës mbajti fjalimin tematik dhe kaloi në revistë trupat që marrin pjesë në përkujtimin e Ditës së Fitores.
Parada ushtarake në vijim, ku morën pjesë 45 formacione filloi nga disa skuadrilje ajrore të mbrojtjes së flamurëve. Helikopterët mbajtën flamujt e Partisë së Komuniste të Kinës, Republikës Popullore të Kinës dhe Ushtrisë Çlirimtare Popullore. Ata u pasuan nga 26 helikopterë që formojnë numrin “80”, duke theksuar 80-vjetorin e fitores. Grupi i fundit i helikopterëve përmbyll skuadriljen e rojave të flamurit me banderola ku shkruhet “Drejtësia do të triumfojë”, “Paqja do të triumfojë” dhe “Populli do të triumfojë”.

Më vonë u zhvillua një paradë ushtarake që përbëhet nga 45 formacione.
Në krye të skuadriljeve ajrore është skuadrilja e avionëve të paralajmërimit dhe komandimit. Të parët vijnë avionët paralajmërues KJ-500A dhe avionët luftarakë J-16. Më pas janë avionët paralajmërues KJ-600 dhe avionët luftarakë J-15T me bazë aeroplanmbajtëset. Zhvillimi dhe vendosja e avionëve më të fundit paralajmërues të prodhuar në vend, ka përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (UÇP) në komandë dhe kontroll, paralajmërim e zbulim të hershëm, si edhe sulm të koordinuar.
Të shoqëruar nga avionët luftarakë J-16, avionët patrullues kundër nëndetëseve Y-9, avionët e zbulimit elektronik dhe avionët që bllokojnë radarët formojnë tre formacione në formë V-je.
Llojet e ndryshme të avionëve me qëllime të veçanta kanë rritur shumë aftësitë e UÇP-së në zbulimin detar dhe ajror, patrullimin dhe mbikëqyrjen, si edhe neutralizimin elektromagnetik.
Aeroplanët transportues Y-20A dhe Y-20B formojnë dy grupe në skuadriljen e mjeteve ajrore të transportit. Këta avionë transportues të tipit të ri dhe shumëfunksionalë, të pajisur me motorë të rinj të prodhuar në vend, karakterizohen nga një rreze e gjatë fluturimi, kapacitet i lartë ngarkimi dhe shpejtësi e madhe. Ata kanë kryer misione të shumta të mëdha brenda dhe jashtë vendit.
Avionët luftarakë J-16D, J-20, J-35A, J-20S dhe J-20A po fluturojnë në dy grupe, pjesë e skuadriljes së avionëve luftarakë.
Avionët luftarakë të tipit J të Kinës po plotësohen me shpejtësi me avionë të ndryshëm të rinj luftarakë të pakapshëm nga radarët. Ata mbrojnë hapësirën ajrore territoriale të Kinës nga çdo lloj agresioni.
Skuadrilja e avionëve me bazë aeroplanmbajtëset përbëhet nga dy formacione në formë V-je të avionëve J-15DH, J-15DT, J-35 dhe J-15T. Nga ngritja në formën e ashtuquajtur të “kërcimit me ski” te ngritja me katapultë, formacionet tregojnë që avionët me bazë aeroplanmbajtëset të Kinës kanë përjetuar një zhvillim të shpejtë.
Së fundmi, skuadrilja e avionëve stërvitorë, i përbërë nga shtatë aeroplanë aerobatikë J-10, u ngrit mbi Pekin duke lënë pas 14 vija tymi me ngjyra, që simbolizojnë 14 vjetët e Luftës së Rezistencës kundër Agresionit Japonez dhe perspektivën e ndritur të popullit 1.4-miliardësh kinez, që përpiqet për përtëritjen kombëtare.




Në paradën ushtarake që përbëhet nga 45 formacione, Kina shfaqi Grupin e Luftimit pa Njerëz.
Formacioni i luftimit tokësor pa njerëz mund të kryejë detyra të ndryshme, si zbulimi, sulmet, çmontimi dhe heqja e minave dhe bombave, si edhe ndihma ndaj skuadrave. Pajisjet pa pilot mund të vihen në veprim nga distanca dhe janë në gjendje të lëvizin në mënyrë të pavarur dhe të punojnë në mënyrë elastike në grupe. Me to, ushtria mund të kryejë operacione të koordinuara midis forcave të ndryshme me dhe pa njerëz.
Formacioni i luftimit detar pa pilot, duke përfshirë nëndetëse dhe batiskafë pa pilot, si edhe sisteme vendosjeje minash nënujore, është i aftë për vendosje të fshehur dhe bllokim, si dhe identifikim të pavarur të objektivave dhe për sulme në grup.
Armët në formacionin e luftimit ajror pa pilot përfshijnë dronë zbulimi dhe sulmi, aeroplanë me krahë pa pilot, aeroplanë dominimi ajror pa pilot dhe helikopterë pa pilot me bazë aeroplanmbajtëset. Duke mbuluar një gamë të gjerë hapësire, ato mund të sulmojnë në një mënyrë që është e vështirë të zbulohen dhe mund të koordinohen automatikisht me njëra-tjetrën, duke krijuar një model të ri të skenarit të luftimit ajror të orientuar drejt së ardhmes.




/cgtn




























































