Katër llojet e pajisjeve të kaluara në revistë në formacionin e luftimit të hapësirës kibernetike mund të zbulojnë, të ndiejnë dhe të marrin kundërmasa kibernetike dhe elektronike.
Pesë llojet kryesore të pajisjeve në formacionin e kundërmasave elektronike mund të zbulojnë dhe monitorojnë të gjitha frekuencat dhe të nënshtrojnë forcat armike me saktësi. Në fushëbetejat e përbashkëta në shumë drejtime, ato janë thelbësore për të siguruar fitoren.
Formacioni i mbështetjes me informacion përbëhet nga automjete të afta për informatikën “cloud”, si edhe për shumë detyra digjitale dhe informative. Automjetet mund të krijojnë lloje të reja të sistemeve të komunikimit në internet, të cilat mbështesin operacionet e përbashkëta.
Formacioni i luftimit tokësor pa njerëz mund të kryejë detyra të ndryshme, si zbulimi, sulmet, çmontimi dhe heqja e minave dhe bombave, si edhe ndihma ndaj skuadrave. Pajisjet pa njerëz mund të vihen në veprim nga distanca dhe janë në gjendje të lëvizin në mënyrë të pavarur dhe të punojnë në mënyrë elastike në grupe. Me to, ushtria mund të kryejë operacione të koordinuara midis forcave të ndryshme me dhe pa njerëz.
Formacioni i luftimit detar pa pilot, duke përfshirë nëndetëse dhe batiskafë pa pilot, si edhe sisteme vendosjeje minash nënujore, është i aftë për vendosje të fshehur dhe bllokim, si dhe identifikim të pavarur të objektivave dhe për sulme në grup.
Armët në formacionin e luftimit ajror pa pilot përfshijnë dronë zbulimi dhe sulmi, aeroplanë me krahë pa pilot, aeroplanë dominimi ajror pa pilot dhe helikopterë pa pilot me bazë aeroplanmbajtëset. Duke mbuluar një gamë të gjerë hapësire, ato mund të sulmojnë në një mënyrë që është e vështirë të zbulohen dhe mund të koordinohen automatikisht me njëra-tjetrën, duke krijuar një model të ri të skenarit të luftimit ajror të orientuar drejt së ardhmes. /cgtn