• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

Personazhet historike nuk vlerësohen nga deklaratat, por nga veprat që bëjnë!

8 Shtator, 2025
in Retrospektive Diplomatike
A A
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 100

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 100

Share on FacebookShare on Twitter

Nga Prof.Dr. Enver Bytyçi*

Personazhet historike nuk vlerësohen nga deklaratat, por nga veprat që bëjnë!

Nuk dua të replikoj përmes emrash të përveçëm me kolegët e mi historianë dhe profesorë në Shqipëri, Kosovë apo gjetkë. Prandaj dhe në këtë elaborim nuk do të përmend emra të tillë. Më së shumti dua të jap mesazhin se historia është shkencë gati identike me matematikën. Nuk është thjesht çeshtje opinioni, interpretimi dhe vlerësimi. Prandaj dhe do të merrem më shumë me raportin e historisë me të vërtetën. Është spekullim imoral dhe joprofesional, psh nëse për vlerësimin e një personazhi historik merr si argument deklaratat e tij. Janë indikatorë të tjerë ato që përcaktojnë rolin e çdo lideri politik dhe personazhi historik në çshtjet madhore të kombit. Dhe nëse marrim një taport të caktuar në këtë fushë, psh lidhjet, qëndrimet dhe kontributet për Kosovën, atëherë për t’i vlerësuar aktorët e personazhet nuk mjafton një fjali e shkëputur nga ndonjë fjalim i tij. Me rëndësi është sjellja politike dhe shtetërore ndaj ngjarjeve dhe fenomeneve nëpër të cilat, në rastin konktet ka kaluar Kosova. Vendimtare nuk është thjesht mendimi, i cili është kontravers sipas klimës politike ndërkombëtare. Vendimtare është obligimi kushtetues, kuadri ligjor, normimi politik dhe juridik i sjelljes dhe raporteve, e përsëris, me Kosovën. Po ashtu përpjekjet për ndikim atdhetar dhe jo ideologjik, pra për ndërgjegjësim të aktivitetit praktik në territorin e Kosovës.

Prof.Dr. Enver Bytyçi

Disa historianë shqiptarë sidomos në Shqipëri, por edhe në Kosovë, janë aktivizuar këto kohë me shumë zell për të rahabilituar personalitete historike, të cilët nuk ngurrojnë t’i cilësojnë si “patriotë”, edhe pse ata kanë shumë dritë-hije në raport me interesin kombëtar e sidomos me Kosovën. Një historian nga Kosova ka dhënë kohët e fundit intervistë në emisionin “Personale” të TV Dukagjini, ku thoshte se “Enver Hoxha e ka ndihmuar dhe ka punuar për Kosovën më shumë se Fadil Hoxha”! Për ta provuar narrativën e tij ai përmendte një letër që ish-udhëqësi komunist shqiptar i paska bërë në vitin 1951 Stalinit lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, si dhe një fjalim të përfaqësuesit shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në vitin 1953. Në fakt Shqipëria është bërë anëtare e OKB-së në vitin 1954. Pastaj historiani në fjalë përmend një deklaratë të fillimit të viteve ’60 të shekullit të kaluar e më tej analizon qëndrimin e shtetit shqiptar dhe PPSH-së për demonstratat e vitit 1968. Kaq deklarime ka zbuluar kolegu im në hilumtimet e tij në një periudhë më shumë se 30 vjeçare.

Qëndrimin ndaj demonstratave të vitit 1968 ai e justifikoi indiferencën e Tiranës zyrtare me disa faktorë. Tha se qeveria e Tiranës nuk kishte besim te elementët që udhëhiqnin demonstratat e vitit 1968, ku kërkohej “Kosova Republikë”! Pra mungoi kjo mbështetje, sepse ato demonstrata nuk u udhëhoqën nga ideologjia staliniste e Enver Hoxhës. Tha se “vetë udhëqheqësit e Kosovës nuk e kishin kërkuar statusin e Republikës për Kosovën dhe nëse ata nuk e kërkojnë, pse ta kërkonte udhëheqësia shqiptare në Tiranë”?! Shkurt, sipas historianit të Institutit të Historisë në Prishtinë, mungesa e mbështetjes së Tiranës së Enver Hjoxhës për demonstratat e vitit 1968 është e justifikuar, ndonëse e motivuar ideologjikisht. Sikur në Kosovë po protestohej kundër “revizionizmit jugosllav” dhe jo kundër politikave anti-shqiptare të Jugosllavisë dhe të Serbisë.

E gjitha kjo narrativë më kujtoi një rast të promovimit të një libri të një ish-ministri, njëkohësisht historian i Kosovës. Bëhet fjalë për promovim në Tiranë diku nga viti 2010. Në atë event folësit gjetën mundësinë që të kritikonin qëndrimet e Fadil Hoxhës dhe të lavdëronin ato të Enver Hoxhës lidhur me Kosovën. Në fakt libri trajtonte qëndrimin e PKJ ndaj Kosovës përmes dokumenteve dhe narrativa për të diskutuar për rolin e Fadil Hoxhës ishte e natyrshme. Por një profesor shumë i njohur i historisë ë Tiranë, anëtar i Akademisë së Shkencave, tha mes tjerash se “Enver Hoxha ishte nacionalist, por nuk e lejoi Stalini që ta dëshmojë në praktikë këtë lloj nacionalizmi”! Edhe ai historian kishte pikëpamjen se Enver Hoxha ishte më nacionalist se sa Fadil Hoxha. Libri nuk kishte të bënte aspak me diktatorin shqiptar.

E përmenda rastin e para 15 viteve për ta ndërlidhur me faktin se edhe sot narrativa e trajtimit në histori e rolit të diktatorit shqiptar ka rrënjë të përbashkëta ideologjike kudo në hapësirën ballkanike ku jetojnë shqiptarët. Por historia ka ligjet e veta të të shkruarit dhe të pasqyrimit të së vërtetës. E vërteta është matësi kryesor i saktësisë në pasqyrimin historik. Dhe e vërteta ka lidhje vetëm me faktet, provat, argumentet e nuk niset nga mitet, paranojat, paragjykimet, fantazitë, dëshirat. Në të dy rastet që përmenda këto ligje u shpërfillën nga të dy profesorët e historisë, njëri në Tiranë dhe tjetri në Prishtinë. Sepse që të krahasosh kontributin historik të dy ose më shumë figurave historike, zakonisht të së njëjtës kohë, si kjo e Enver Hoxhës dhe Fadil Hoxhës, do të duhej një studim përmbledhës. Do të duhej një analizë e bazuar në rrethanat historike, shoqërore dhe politike të asaj kohe. Një studim i tillë fatkeqësisht mungon.

Megjithatë historiani mund të japë mendimin e tij bazuar edhe në studime empirike në këtë aspekt. Historiani mundet gjithashtu të arrijë disa përfundime bazuar në literaturën që ai ka lexuar. Por gjithnjë duhet të nisesh nga thelbësorja, nga veprimtaria dhe vendimmarrja, jo nga teoritë, fjalimet dhe disa fjali të shkëputura madje nga konteksti. Historia nuk është thjesht indicie. Në ngjarjet historike ka fakte periferike, të cilat qëndrojnë te fjalimet dhe ka fakte thelbësore, të cilat shprehin aktivitetin e personazhit historik. Prandaj dhe e vetmja metodë që na lejon të vlerësojmë këto dy figura historike të shqiptarisë është të analizojmë faktet dhe jo fjalimet patetike në periudha të caktuara të njërit ose tjetrit personazh historik, në rastin konkret të dy figurave qendrore komuniste në Shqipëri e në Kosovë. Të nisesh nga një ose dy deklarime në 30 vite qeverisje për ta vlerësuar një figurë historike është jo vetëm inskenim idiotesk i rrënimit ose shtrembërimit të së vërtetës, por kapërcim i palejueshëm i kritereve shkencore që përdoren për këtë qëllim, madje abuzim me fakte teorike, edhe këto selektive. Të dhënat selektive i përdorin kryesisht ata që nuk kanë argumentin thelbësor të përcaktimit të një figure ose nkë personazhi të caktuar historik. Historianët patetikë gëzohen pa masë, kur besojnë se kanë gjetur një “provë” për të provuar tezën, ose antitezën që kanë formuluar në kokë. Në vent që të përpiqen të gjejnë shumë prova, fakte e të dhëna, përdorin ato selektive thjesht që të thonë se “Ia arrita qëllimit ta mbroj Enver Hoxhën”, në rastin e dhënë të diktatorit anti-kombëtar shqiptar!

Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha kanë vepruar dhe knë udhëhequr në rrethana të ndryshme politike, shoqërore dhe historike. I pari si sundimtar fuqiplotë, me mundësi të pakufizuara për ta shpreh karakterin, pikëpamjen dhe logjikën dhe vendimmarrjen e tij edhe në raport me Kosovën. I dyti si një personazh historik i përndjekur nga hija e të plotfuqishmëve të tipit Rankoviç të Serbisë. Kjo është njëra anë, natyrisht jo e plotë për të dhënë vlerësime dhe gjykime. Po e ilustroj këtë me rastin e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. Nëse do t’i vlerësonim personazhet historike nga deklaratat patetike nacionaliste, atëherë Ibrahim Rugova do shkonte diku nga mesi ose fundi i këtyre personazheve. Por kur studiojmë në mënyrë përmbledhëse veprimtarinë atdhetare, patriotike dhe nacionaliste, atëherë na del se Ibrahim Rugova është i papërsëritshëm!

Këta historianë tanët nisen nga disa deklarata, siç e thashë edhe më sipër. Veprat për ta nuk kanë rëndësi. Mirëpo kjo lloj analize dhe ky lloj hulumtimi është krejt semplist, metafizik, i mangët dhe i njëanshëm. Në këtë rast kolegët e mi përdorin çerek të vërtetat për të thënë “një të vërtetën absolute” për ta se ky personazh ishte më pozitiv ose më negativ se ky personazhi tjetër”! Sidoqë në botën materiale dhe njerëzore asgjë nuk është absolute dhe gjithçka është relative. Pra e vërteta nuk mund të jetë as monopol i historianit. Megjithatë duhet nisur nga një premisë objektive. Le të përmendim disa fakte:

Kur Enver Hoxha zvarritej në këmbët e Dushan Dugoshës dhe Miladin Popoviçit e më pas të Vukmanoviç Tempos, Fadil Hoxha organizonte në Bujan të Tropojës atë që në histori quhet Konferenca e Bujanit. Në Shqipëri Enver Hoxha po merrej me dënimin e “tradhtarëve” që organizuan Konferencën e Mukjes për bashkimin e shqiptarëve. Ndërsa Fadil Hoxha po organizonte në Malësi të Gjakovës konferencën në të cilën u vendos bashkimi i Kosovës me Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore. O historianë të mjerë që jeni fascinuar prej hijes së diktatorit shqiptar! Bëjeni këtë analizë dhe pastaj dilni në përfundime. Historianit nuk mund t’i flasë gjuha para mendjes!

Po ju jap dhe shembuj të tjerë. Eshtë e vërtetë se Fadil Hoxha luftoi me armë nacionalistët shqiptarë të Shaban Palluzhës në Kosovë. Por a nuk qenë edhe partizanët e Enver Hoxhës ata që luftuan kundër “reaksionit” nacionalist shqiptar në Kosovë?! A nuk qenë brigadat partizane që Hoxha i Shqipërisë i dërgoi në Kosovë në fund tël vitit 1944 e gjatë dimrit të vitit 1945, të cilat imponuan me dhunë “bashkim-vëllazërimin” e Kosovës me Serbinë e të shqiptarëve me serbët?! A do të ishte mirë që Instituti i Historisë së Kosovës ta studionte këtë periudhë dhe të mblidhte dëshmitë e kohës për krimet e partizanëve të Shqipërisë për ta nënshtruar Kosovën nën Serbi?! Apo këto akte nuk i vlejnë historisë. Nuk i vlejnë, sepse njollosin diktatorin shqiptar, Enver Hoxha! Ndaj dhe disa historianëve u mjaftojnë deklaratat e ish liderit komunsit të Tiranës!

Shkojmë më tej! Cili ishte qëndrimi i qeverisë së Tiranës kur në shkurt-prill 1945 ndodhi masakra serbe kundër mijëra të rinjve shqiptarë të Kosovës gjatë rrugëtimit prej Prizreni përmes Kukësit, Pukës e Shkodres për në Tivar? A nuk i shihnin autoritetet e qeverisë komuniste këto masakra? Pse nuk reaguan në asnjë rast? Pse nuk bënë së paku një notë për ministrinë e Jashtme të Jugosllavisë! A ka ndonjë historian që mundet ta anashkalojë faktin se në territorin e shtetit shqiptar të Enver Hoxhës, me dijeninë e tij, u masakruan mbi njëmijë e dyqind shqiptarë të Kosovës?! Ndërkohë që ata e dinin se pjesa tjetër, prej 3000 shqiptarësh, do të masakrohej e e betonizohej në aeroportin e Barit në Mal të Zi! Këta historianët pro-komunistë, ende nën ndikimin e ideologjisë enveriste, nuk duan t’ia dinë për fakte të tilla. Lexojnë fjalimet e Enver Hoxhës! Sepse ato fjalime përkojnë me bindjet e tyre! Ndaj dhe ka mundësi që këto fakte t’i trajtojnë si “përdorim tendencioz” kundër idhujve të tyre! Më limd e drejta të bëj me këtë rast edhe një pyetje: – Pse instituti i historisë në Tiranë dhe ai në Prishtinë nuk merren me hulumtimin e kësaj masakre që për nga makabriteti shkon në përmasat e Srebrenicës dhe nga numri i të masakruarve sa gjysma e saj? A nuk do të ishte në interes kombëtar tonin të zbulohej e vërteta tragjike e Tivarit dhe viktimave para tij në territorin shqiptar dhe jashtë tij e më pas të luftohej për ta klasifikuar si genocid serb me dijeninë e qeverisë së Enver Hoxhës?!

Po shkojmë pak më tej. Pse shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët u arratisën dhe shkuan në Shqipëri për t’i shpëtuar terrorit serbo-maqedonas u torturuan në burgje, hetuesi dhe u përndoqën shumë më egër sesa torturoheshin prej UDB-së jugosllave?! Dhe kjo praktikë ka vazhduar deri në grahmat e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Në fakt historiani nga Kosova që dha intervistë te TV Dukagjini e sqaron arsyen e kësaj sjelljeje, kur arsyeton mospërkrahjen e demonstratave të vitit 1968 në Kosovë. Dyshimi i Enver Hoxhës se shqiptarët e Kosovës do të ishin rrezik serioz për pushtetin e tij është një fakt i pamohueshëm, i pakontestueshëm dhe shkaku kryesor i kësaj dhune kundër shqiptarëve të arratrisur nga ish-Jugosllavia e të strehuar në Shqipëri.! Natyrshëm që kur një diktator rrojti për shumë dekada me dyshimin se bashkëpunëtorët e tij “janë tradhtarë”, nuk kishte se si të besonte se shqiptarët në Kosovë të ishin stalinistë dhe enveristë, pra besnikë të tij. Unë njoh plot patriotë të persekutuar, dënuar e torturuar nga regjimi hoxhist. Esat Myftari dhe Myrteza Bajraktari janë dy prej tyre, me të cilët kam patur konkakte të shumta.

Ndërkohë e shoh të udhës të ndalemi pak te fakti që qeveria e Tiranës nuk i përkrahu demonstratat më të fuqishme dhe më të sukseshme të periudhës komuniste në Kosovë, ato të vitit 1968. Histotiani nga Kosova përpiqej në emisionin “Personale” ta justifikonte këtë qëndrim të Tiranës te mosbesimi te inteligjencia drejtuese e atyre demonstratave. Kjo mund të shërbejë edhe si indicie për të kuptuar se pse qeveria e Enver Hoxhës i përkrtahu protestat e vitit 1981. Derisa ato të vitit 1968-ës nuk i mbështeti për shkak se nuk i kishte nën kujdestari organizatorët e tyre, atëherë mos ato të 1981-shit i mbështeti (verbalisht) për shkak se i dominonte vetë me elementë stalinistë brenda tyre?! Kjo paradigmë kërkon studim dhe shpjegim. Unë thjesht po e shtroj si përqasje.

Nga ana tjetër shpjegimi i historianit të Institutit të Historisë së Kosovës i disa ditëve më parë për arsyetimin e mos-mbështetjes së Shqipërisë për Kosovën në vitin 1968, çon automatikisht në deduksionin se ishte ideologjia ajo që përcaktonte raportin e shtetit shqiptar të Enver Hoxhës ndaj Kosovës dhe fatit të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Pra, pushteti prevaloi gjithmonë në raport me interesat kombëtare dhe sidomos ato të Kosovës. Në cilën metodologji të studimeve historike në botë thuhet se një regjim, një persnazh historik, mund të vlerësohet pozitivisht në raportet e tij me kombin e tij, kur ky regjm apo personazh ka përparësi pushtetin, dhe jo lirinë e kombit të vet?!

Dua ta mbyll këtu, pa hyrë në vlerësime për personazhin tjetër të krahasueshëm prej historianëve të ideoligjizuar, pra për Fadil Hoxhën. Nuk mund të bëj krahasime midis tyre, sepse veprimtarinë e Fadil Hoxhës nuk e njoh. Aq sa e njoh nuk mendoj se është mjaftueshëm për të dhënë mendime racionale për të. Nuk dua që apriori të ngutem dhe të them të pavërteta ose gjysëm e çerek të vërteta, sa i përket gjykimit dhe vlerësimit të kësaj figure historike me dritë-hijet e veta. Por dua të shtoj se do të ishte mirë që historianët të shkëputen nga ideologjitë, si dhe nga influencat dhe ndikimet politike. Ndryshe nesër këta historianë do ta lexojnë si nancionaliste deklaratën e Edi Ramës të nëntorit 2014 në Beograd, kur kërkoi që Serbia ta njohë Kosovën. Ndërkohë që veprimet e kryeministrit shqiptar pas asaj deklarate përbëjnë thelbin e qëndrimeve të tij ndaj Kosovës, aq sa unë në këtë moment besoj se deklarata në Beograd ishte maska e një veprimtarie anti-shqiptare të Edi Ramës!

/Botasot– Argumentum.al

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

Në 80 Vjetorin e Konferencës së Paqes në Paris !

21 Gusht, 2026
Kryesore

65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

13 Gusht, 2026
Retrospektive Diplomatike

Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

22 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.