NATO tha sot se kishte interceptuar avionë luftarakë rusë mbi hapësirën ajrore të Estonisë.
Ky është incidenti i tretë që përfshin avionë luftarakë rusë në krahun lindor të aleancës ushtarake perëndimore, në pak më shumë se një javë.
“Tre avionë luftarakë MIG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë sot në mëngjes pranë ishullit Vaindloo në Detin Baltik pa autorizim dhe qëndruan atje për 12 minuta”, tha ushtria estoneze.
Në një deklaratë në X, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart tha se NATO reagoi menjëherë dhe interceptoi avionët rusë, duke e quajtur ndërhyrjen një tjetër shembull të sjelljes së pamatur ruse dhe aftësisë së NATO-s për t’u përgjigjur.
Talini tha se avionët luftarakë italianë F-35 ishin në veprim.
Vendet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – nuk kanë avionët e tyre luftarakë.
Në rast të shkeljeve të tilla, avionët luftarakë te NATO-s zakonisht ngrihen, identifikojnë avionët e huaj dhe i shoqërojnë ata jashtë hapësirës ajrore