Rritja e shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia në krahun lindor dhe juglindor të NATO-s ka nxitur aleatët të mbështeten në një sistem turk të avancuar të mbikëqyrjes ajrore për operacione afatshkurtër dhe monitorim të drejtpërdrejtë.
Polonia dhe Rumania, kohët e fundit kanë regjistruar një valë depërtimesh nga dronët ushtarakë rusë, do të pajisen me system “Multispectral Extended Range Optical Sight (MEROPS” dhe do të trajnohen për përdorimin e tij.
Ky sistem mund të instalohet në helikopterë dhe dronë, dhe ka aftësinë të zbulojë objektet armike edhe përmes reve, pluhurit apo kushteve të tjera të vështira atmosferike.
Sipas informacioneve, trajnimi mbi MEROPS do të organizohet me mbështetjen e Ukrainës, me synimin që të fillojë që nga java e ardhshme. Qëllimi është që vendet e prekura të kenë kapacitete të menjëhershme monitorimi ajror, duke forcuar kështu krahun lindor dhe jug-lindor të aleancës.
Sistemi MEROPS u prezantua për herë të parë në publik në vitin 2022 dhe është projektuar për të ofruar mbikëqyrje optike me shumë spektra, duke i dhënë NATO-s një mjet të sofistikuar për të identifikuar dhe ndjekur aktivitete armike në kufijtë e saj.
Në një kohë kur tensionet me Rusinë po rriten dhe depërtimet ajrore po bëhen më të shpeshta, përdorimi i këtij sistemi turk pritet të rrisë ndjeshëm sigurinë dhe gatishmërinë e aleatëve të NATO-s në rajon.