Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) njoftoi të hënën se seanca e katërt plenare e Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së do të mbahet në Pekin në datat 20 – 23 tetor.
Njoftimi u bë gjatë një mbledhje mbi çështjet kryesore që kishin të bënin me formulimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar të vendit (2026-2030) për zhvillimin ekonomik dhe social kombëtar.
Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, kryesoi mbledhjen.
Në mbledhjen u theksua nevoja për të qëndruar të përkushtuar ndaj zhvillimit me cilësi të lartë, për të nxitur forca të reja prodhuese me cilësi të lartë në përputhje me kushtet lokale, si edhe për të thelluar në mënyrë gjithëpërfshirëse reformën, duke zgjeruar më tej hapjen në nivel të lartë.
Kina do të promovojë ndërveprim më të mirë midis një tregu efikas dhe një qeverie që funksionon mirë, duke i dhënë plotësisht rol vendimtar tregut në ndarjen e burimeve dhe duke siguruar që qeveria ta luajë sa më mirë rolin e saj./cgtn





























































