“Ky takim ka një rëndësi të madhe, duke promovuar më tej barazinë gjinore globale dhe zhvillimin e gjithanshëm të grave.” Mediat e huaja e kanë vlerësuar Takimin e Liderëve Globalë për Gratë që u hap të hënën në Pekin. Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes së takimit, presidenti kinez Xi Jinping paraqiti katër propozime për përshpejtimin e procesit të zhvillimit të gjithanshëm të grave, duke njoftuar edhe pesë masat e Kinës në mbështetje të zhvillimit të kauzës globale të grave . Udhëheqësit pjesëmarrës në takim shprehën mendimin që Kina ka arritur me sukses zhvillimin e kauzës së grave brenda vendit, duke i dhënë gjithashtu një impuls të fortë kauzës globale të grave.
Në Kinë ka një shprehje të përhapur gjerësisht: “Gratë mbajnë gjysmën e qiellit”, që do të thotë se gratë luajnë një rol po aq të rëndësishëm sa burrat në punë dhe në jetë. Ky vit shënon 30-vjetorin e zhvillimit në Pekin të Konferencës së 4-t Botërore për Gratë të OKB-së. 30 vjet më parë, Konferenca e Pekinit miratoi “Deklaratën e Pekinit” dhe “Planin e Veprimit”, duke arritur përparim të konsiderueshëm në promovimin e barazisë gjinore dhe të zhvillimit të gjithanshëm të grave. Sot, teksa bota përballet me ndryshime të papara dhe qeverisja globale gjendet përpara një udhëkryqi të ri, si mund të përshpejtohet zhvillimi i grave dhe si mund të luhet më mirë roli i tyre?
“Të krijojmë së bashku një mjedis të mirë për zhvillimin e grave”; “Të krijojmë së bashku një hov të fortë për të promovuar zhvillimin cilësor të kauzës së grave”; “Të ndërtojmë së bashku një sistem qeverisjeje për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e grave”; “Të shkruajmë së bashku një kapitull të ri në promovimin e bashkëpunimit global të grave.” Presidenti Xi Jinping paraqiti katër propozime në takim, duke hedhur themelet për zhvillimin global të grave. Në të njëjtën kohë, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar, i cili do të ndihmojë në arritjen e një konsensusi më të gjerë.
Li Mingshun, nëndrejtori i Shoqatës Kineze të Kërkimeve për Martesën dhe Familjen, tha se katër propozimet e paraqitura nga presidenti Xi dhe premtimet e bëra nga Kina treguan qartë që Kina është trashëgimtare dhe promovuese e frymës së Konferencës Botërore për Gratë të Pekinit, është zbatuese e premtimeve për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe praktikuese e Nismës së Qeverisjes Globale. Revista “Forum” e Brazilit komentoi që Kina “ofron një model të ri për zhvillimin e kauzës globale të grave”./CGTN





























































