Në numrin e 20-të të revistës “Qiushi” që do të dalë të enjten, përfshihet edhe artikulli i rëndësishëm nga presidenti kinez Xi Jinping “Promovimi i zbatimit të nismave globale të zhvillimit, të sigurisë, të qytetërimit dhe të qeverisjes”. Artikulli përmban pjesë nga fjalimet e rëndësishme përkatëse të Xi Jinping-ut të mbajtura gjatë periudhës nga shtatori 2021 deri në shtatorin e këtij viti.
Në artikull theksohet që, në botën e sotme, po shtohen deficitet e paqes, zhvillimit, sigurisë dhe qeverisjes. Propozimi i konceptit për krijimin e një të ardhmeje të përbashkët për njerëzimin dhe i nismave globale të zhvillimit, sigurisë, qytetërimit dhe qeverisjes ka për qëllim zgjidhjen e deficiteve të sipërpërmendura, ndërtimin e një bote më të bukur dhe krijimin e një jete më të lumtur për popujt e vendeve të ndryshme./CGTN





























































