• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Tiranë, Mbyllni Megafonët e Turpit

16 Tetor, 2025
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtësia s’është flamur për selfie; është gjykim. Kosova s’pranon tutorë. Tirana të zgjedhë: mburojë për Prishtinën, apo megafon i Beogradit me grim politik dhe servilizëm.

Nga Vudi Xhymshiti*

Tirana është në zë. Thirrja për tubim më 17 tetor, ora 17:00, “LIRIA KA EMËR”, u përhap si një daulle e gjatë përtej kufijve, nga Kosova e Maqedonia e Veriut te mërgata e çdo cepi ku ka shqiptarë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e shoqëroi jehonën me një ftesë të shkurtër1, të ngrohtë dhe të dykuptimtë njëherësh:

“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje… do të kërkohet njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT.”

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje reagoi më 15 tetor me një kumt të kthjellët2: mbështetje për çdo qytetar që ngre zërin për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë, por me një vijë të prerë ndaj rrëfimit që ngatërron luftën e drejtë me paprekshmëri politike.

“Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu,” kujton LVV-ja, duke risjellë gjenezën nga rezolutat evropiane të pasluftës. Po aq prerë, LVV mohon tezën se UÇK-ja qenka “ndërmarrje kriminale”, dhe e kthen shigjetën tek Serbia si përgjegjëse e krimeve. Më pas vijon një kujtesë e hidhur: shumë nga ata që sot e mohojnë Gjykatën, dje ishin ndër nxitësit e saj, me një përmendje të hapur të Edi Ramës, i cili “kishte ardhur në Kosovë me helikopter për të bindur palët të votonin pro themelimit”.

Rama u përgjigj me një fletë të gjatë shpjegimesh3, të ngarkuar me sarkazëm e vetëmbrojtje:

“Unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo… ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim.”

Dhe pastaj, një distancim i kujdesshëm: ai nuk qenka as organizator, as folës i protestës “Drejtësi për Çlirimtarët”, veçse një përkrahës që do të bashkohej si “pjesëmarrës i thjeshtë”, po të mos frikësohej se politizimi i nisjes do t’ia dëmtonte frytin.

Këtu janë palët dhe këtu është nyja. Përballë kemi një thirrje popullore që mbështetet në kujtesën e një lufte çlirimtare, një qeveri në Tiranë që e shoqëron gjallërisht jehonën e asaj kujtese, dhe një qeveri në Prishtinë, e cila, ndonëse mbron nderin e luftës, i qëndron në krah rendit të drejtësisë që vetë Kosova e themeloi, me gjithë plagët e saj. Midis këtyre dy vektorëve rri në kandar një e vërtetë e thjeshtë por e ashpër, drejtësia nuk është flamur, është gjykim. Nëse kërkohet “drejtësi për çlirimtarët”, ajo nuk mund të jetë drejtësi e rrëfimit, por e provës, e rregullit dhe e gjykatës.

S’ka dyshim se në truallin shqiptar, kujtesa është mall i shenjtë, emrin e UÇK-së e mbartin mijëra varre, shtëpi të djegura, jetë të ngrira në një mars të largët, dhe askush s’ka të drejtë ta përbaltë. Por po kaq i shenjtë është ligji që ndan trimërinë nga pafajësia juridike, rrëfimin nga prova, krenarinë nga paprekshmëria. Këtu ishte dhe mbetet qëndrimi themelor i Vetëvendosjes, se lufta ka qenë e drejtë e domosdoshme, se Serbia është fajtore për krime masive, por se krijimi i një gjykate nën Kushtetutën e Kosovës, i bartur jashtë vendit për mbrojtje të dëshmitarëve, ishte një çmim i hidhur për një të mirë më të madhe, besueshmërinë e shtetit të së drejtës.

Ky qëndrim nuk lindi nga lehtësi. Vetëvendosje nuk votoi kurrë për themelimin e Gjykatës4, e quajti të padrejtë në parim, të ngushtë në objekt, të padrejtë në shpërpjesëtim me krimet e Serbisë. Por megjithatë, pasi u themelua nga Kuvendi i Kosovës, kjo gjykatë hyri në rendin kushtetues të shtetit. Që këtej, LVV ka qëndruar në një vijë të ngushtë, por parimore, të mos shesë kujtesë për paqe të rreme, të mos e prishë rendin që vetë Kosova e vendosi, të mos e ngatërrojë heshtjen e drejtësisë me heshtjen e turpit. E drejta për të kritikuar prirjet selektive të ndjekjes penale bashkëjeton me detyrimin për t’iu bindur rregullit që e kemi pranuar. Kjo është një vijë e vështirë, por e ndershme. Ajo i thotë shoqërisë, po, lufta jonë ishte e drejtë. Jo, kjo nuk na jep kartë të bardhë kundrejt provës, dhe as nuk lejon që politika ta zëvendësojë trupin gjykues.

Pikërisht këtu del në pah një lojë e vjetër e Tiranës zyrtare. Edi Rama, herë me fjalor përkëdhelës ndaj kujtesës, herë me gjeste që ngjajnë të guximshme, e ka luajtur për vite një “guralec-kryq” të pafund, sot pajtimtar i rajonit, nesër flamurmbajtës i nderit të luftës, sot zë që i flet Evropës me stermë të qetë, nesër trumbetar i fyerjeve të Hagës5. Nuk diskutohen të drejtat e një kryeministri shqiptar për të shprehur qëndrime, por po kaq e qartë është se kufiri i asaj fjale mbaron atje ku nis ndërhyrja në çështjet e brendshme të Kosovës. Në këtë kufi, Rama e ka shkelur vijën shpesh, kur i dërgoi në Paris e Berlin skica të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe për ta ndihmuar Beogradin të krijoj Republikat e Serbisë në Kosovë pa pëlqimin e Prishtinës, kur e përqafoi “Ballkanin e Hapur” me një gjuhë “pa-status”, duke i kërkuar Kosovës ta zbusë shtetësinë e vet në emër të lëvizjes së lirë, po për ta legjitimuar agresionin politik të Beogradit kundrejt Kosovës, kur, në çaste krize, zgjodhi gjuhë të zbutur që i trete dallimet midis agresionit dhe “tensioneve rajonale”, në vend se t’i dërgonte forcat ushtarake dhe policore shqiptare për ta ndihmuar Kosovën ta shpartallonte përpjekjen e Beogradit për aneksimin e veriut të Mitrovicës6.

Në të gjitha këto, nota është e njëjtë: kujtesa si perde, politika si skenë. “E kam denoncuar farsën,” thotë Rama, por harron të thotë se vetë kërkoi dikur që Kosova ta themelonte këtë gjykatë, harron se pranë thirrjeve për nder të luftës, vinte dorë e ftohtë mbi bozhurët e shtetësisë së Kosovës, duke i shpënë në tryeza ku fjalët “barazi” e “njohje” veniteshin në “pragmatizëm” dhe “gjuhë të përbashkët”. Të thuash se “Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve” dhe jo “për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës” është një përzierje mjeshtërore e dy të vërtetave, po, rrjedha nisi nga akuza të rënda ndërkombëtare, por po, gjykata sot gjykon vepra të përcaktuara në ligj, për të cilat vendos paneli, jo tribuna. Ta kthehësh këtë në një duel nderi midis “kujtesës” dhe “gjykatës” është të zhbësh me një të rënë lapsi pikërisht rendin që i jep kuptim nderit.

Diku tjetër, kjo lojë kryqezon tubimet e shesheve me këmbanat e sallave. Rrethin ku qarkullon thirrja “Drejtësi për Çlirimtarët” e mbushin edhe fytyra të njohura në Prishtinë, disa prej të cilave po hetohen për lidhje të dyshimta me shërbime të huaja. S’ka nevojë për teori komploti për të parë se kur një kryeministër ushqen të njëjtat valë zanash me një rrjet që, ditë pas dite, punon për ta delegjitimuar Gjykatën e Hagës, ai nuk po mbron vetëm nderin, po krijon një mjedis ku gjykimi shndërrohet në ankim publik, prova në thashethem, dhe vendimi në pambuk që shtrihet e shtriqet sipas rrymës. Ky mjedis i shërben kujt? Jo Kosovës, që e ngriti vetë këtë rend për t’u dhënë siguri dëshmitarëve dhe peshë vendimeve. Jo miqve të saj në Evropë, që duan një shtet të drejtës e jo një ilustrim të ngjyrshëm. I shërben Beogradit, që do të bindë botën se Kosova nuk mund të zgjedhë ligjin mbi legjendën.

Kushdo që e ka ndjekur rrugën e Ramës në këto vite, e njeh modelin. Në emër të “hapjes” rajonale, i kërkohet Kosovës të hyjë në skema që e anashkalojnë si shtet të barabartë, me gjuhë që shmang fjalën thelbësore: njohje. Në emër të “zgjidhjes”, i shtyhet një variant i shoqatës komunale që rrezikon të bëhet levë bllokuese brenda rendit kushtetues të Kosovës. Në emër të “nderit”, hidhen dyshime mbi një gjykatë që, me gjithë të metat, është pjellë e ligjit të Kosovës. Përherë, në shpinë të kësaj gjuhe, rri një kalkulim i ftohtë, të dukesh i dinjitetshëm në sytë e jashtëm, ndërsa në shtëpi e kthen drejtësinë në lojë fjalësh.

Këtu s’bëhet fjalë të mbyllet goja e askujt. Kushdo le të thotë se akuzat i duken të padrejta, se provat janë të brishta, se rregullat janë zbatuar ngurtë. Por kushdo që i prin një shteti fqinj nuk ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës, as të bëjë llogaritarin e sovranitetit të saj përpara selive evropiane. Ai mund të jetë mik, mund të jetë avokat i lidhjeve tona, mund të jetë zë i kujtesës së përbashkët, por nuk mund të jetë kujdestar i gjykatave tona e as shpërndarës skicash për rendin tonë të brendshëm. Miqësia nuk është zëvendësim, është mbrojtje e vijave.

Një pjesë e hidhur e kësaj tabloje qëndron te përdorimi i simboleve. E kemi parë se si në Tiranë një flamur i UÇK-së mund të bëhet shkas për ndëshkime të ngutshme, ndërsa në tryeza, nën drita të buta, pranohet pa belbëzim bashkërimi me Beogradin për punë që kërkojnë minimumin e kujtesës. Si mund të jetë flamuri i luftës “i tepërt” në një stadium7, po një skenar sportiv bashkë me Serbinë “urë e mbarë”? Si mund të shtyhen me ngulm nismat që tretin kufijtë e shtetësisë së Kosovës, e në të njëjtën ditë të rrihen telat e nderit të saj? Kjo është fytyra e dyfishtë e politikës së Edi Ramës që i thotë popullit “kujto”, por shtetit “harro”.

Le ta themi troç: LVV ka të drejtë kur kujton se Gjykata është krijuar nga ligji i Kosovës, dhe se sfida është ta ndriçojë të vërtetën me prova, ka të drejtë kur thotë se Serbia duhet të gjykohet për krimet e saj, ka të drejtë kur mban parasysh se shumë prej zërave që sot kërkojnë mbyllje të Gjykatës ishin dje ndër shtytësit e saj. Por LVV do të ketë të drejtë deri në fund vetëm nëse, krahas kësaj, ruan një gjuhë të ftohtë për provën, pranon haptas çdo gabim të vetin të djeshëm ndaj kësaj çështjeje, dhe ruan një vijë të hekurt midis nderit dhe ligjit. Aty ku shoqatat e veteranëve e ngatërruan nderin me paprekshmërinë8, qeveria duhet të flasë gjuhën e shtetit:

“Pranojmë gjykimin; mbrojmë kujtesën tonë me dinjitet; mohojmë barazimin e viktimës me xhelatin; nuk rrëzojmë shtëpinë tonë sepse të tjerët na shihkan si të shtrembër.”

Ndaj, kur dëgjojmë sot thirrjet për turmë në Tiranë, le t’i mbajmë dy mendime njëherësh.

I pari: është e drejtë të kërkosh drejtësi për çdo njeri, edhe për luftëtarët tanë; askush s’duhet bërë shënjestër e fjalës së lirë, e as stigmë pa gjykim të rregullt.
I dyti: është e gabuar të kthejmë sheshin në sallë, e sallën në shesh. Drejtësia nuk mblidhet me daulle, ajo bëhet me provë. Kujtesa nuk mbrohet duke përmbysur rendin; ajo ruhet duke i dhënë të vërtetës mjetet e saj të plota.

Edi Rama ka të drejtë të thotë se nuk është organizator i protestës. Por ai nuk ka të drejtë ta bëjë Shqipërinë megafon të një fushate që, duke ngritur nderin, rrëzon rendin.
Ai nuk ka të drejtë të vijë midis Kosovës e Evropës si rregulltari i një “pragmatizmi” që e argëton Beogradin dhe e lodh Prishtinën.
Ai nuk ka të drejtë t’i përdorë plagët e popullit të vet si grima për të lyer fytyrën e vet politike.

E ardhmja e kësaj hapësire shqiptare nuk varet nga buja e fletëve të rrjeteve, por nga kthjelltësia e kokës. Duam një Kosovë që e rrëfen me dinjitet luftën e saj dhe e pranon me burrëri gjykimin, duam një Shqipëri që e mbron Kosovën si mburojë, jo si skenë në të cilën hedh gurë mbi të sa herë ia kërkon Beogradi. Duam që miqtë tanë në botë ta dëgjojnë një zë, se ne s’e ndërrojmë të vërtetën me tinguj, as ligjin me brohoritje. Liria ka emër, po ashtu edhe drejtësia. Nëse i mbajmë bashkë, do të jemi të denjë për të dyja. Nëse i ndajmë, fitojmë vetëm zhurmë, dhe ia lëmë të tjerëve ta shkruajnë historinë në vendin tonë.

Dhe tani, gozhda e fundit: Edi Rama. Njeriu që erdhi me helikopter në Prishtinë për ta shtyrë Gjykatën dhe sot e mallkon, që ngjizi “Ballkanin e Hapur” për ta larë Serbinë me gjuhë të “pa-statusit” e për ta lënë Kosovën jashtë portës, që i dërgoi në Paris e Berlin skica të Asociacionit pa e pyetur Prishtinën, që kur u vra polici në Bajë kërkoi “konferencë paqeje” sikur agresioni të ishte mjegull, jo plumb, që ngriti në piedestal “bashkëpunime” sportive me Beogradin, ndërsa në Tiranë ndalohej kënga e Jasharit dhe u përmbarua flamuri i UÇK-së, që e mbulon servilizmin me poezi dhe e kthen historinë në grima për t’i lëmuar imazhin vetes.

Kjo nuk është diplomaci zt Rama, është dorëzim me buzëqeshje. Është shërbim i bindur ndaj një axhende që kërkon ta zbrazë Kosovën nga sovraniteti me fjalë të ëmbla e nisma “praktike”. Mjaft me kësollën e mashtrimit, Rama s’është mburojë e Kosovës, është levë e Beogradit e veshur me fjalë të bukura. Dhe kur fjala të bjerë, siç bie gjithmonë në fund, do të mbetet vetëm llogaria e ftohtë, ai që luajti me kujtesën, preu shtetin, ai që preu shtetin, shiti të ardhmen.

Televizione të Tiranës, ju them mblidhni mëntë: nuk jeni skenë karnavalesh ku shëtiten ndërmjetës të Beogradit me grima “analistësh”, që këmbejnë monedhë të ftohtë për të rrëfyer Kosovën si përrallë të zbutur. Sa herë i ulni në studio ata që ulin qafën para shërbimeve dhe parasë, ju shlyeni një rresht nga kujtesa kombëtare dhe shtyni vendin drejt humnerës pa kthim. Kosova ka mjaft, më shumë se mjaft gra e burra të ditur, me peshë në vend e në botë, që dinë ta thonë të vërtetën lakuriq e të drejtë: me shenjë, me provë, me ndërgjegje. Kur zgjidhni kukulla të lakmitjes në vend të dëshmitarëve të së vërtetës, bëheni shokfajtorë në luftën mendore të paguar nga Beogradi kundër gjakut tonë, kundër rrëfimit të plagëve tona, kundër nënave që ende presin eshtrat e bijve. Mjaft me salltanetet e “balancës” që barazon viktimën me xhelatin, hapni dyert për mendjen e kthjellët të Prishtinës, për juristë, hetues, gazetarë e studiues që s’e shesin nderin për minutazh. Përndryshe, mos u quani media, quhuni megafonë të turpit, sepse kur ekranet bëhen pasqyra të rreme të Beogradit, kombi sheh veten të përmbysur.

*kronikb.uk/

Related- Posts

Bota

Parlamenti Europian i jep Gjykatës Penale Ndërkombëtare Çmimin Saharov, mes tensioneve me SHBA-në

22 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Merz: Dhuna dhe polarizimi nuk mund të jenë përgjigje ndaj sfidave politike

22 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Kancelari Merz: Gjermania mbështet anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Marshi i Fitores” në Beograd, studentët e kthejnë protestën në sfidë politike ndaj Vuçiçit

22 Tetor, 2026

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

22 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

22 Tetor, 2026

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.